{"id":9791,"date":"2015-06-27T22:37:25","date_gmt":"2015-06-27T20:37:25","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9791"},"modified":"2015-06-27T22:37:25","modified_gmt":"2015-06-27T20:37:25","slug":"cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-24","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/06\/cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-24\/","title":{"rendered":"CILET NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE? Nga Artan Kristo"},"content":{"rendered":"<p>EDI RAMA<br \/>\nNatyrisht q\u00eb zotin Rama do ta p\u00ebrg\u00ebzonim p\u00ebr fitoren e tij, po t\u00eb kishim mund\u00ebsi ta intervistonim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Nuk i thon\u00eb shaka. Ka fituar plot 46 bashki nga 61 q\u00eb ishin gjithsej. Madje, koalicioni i drejtuar nga ai ka, ka marr\u00eb edhe rreth 300 mij\u00eb vota m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb zgjedhjet e 2013-\u00ebs. E vetmja v\u00ebrejtje q\u00eb do t\u2019i b\u00ebnim zotit Rama do t\u00eb ishte p\u00ebr thirrjen q\u00eb u b\u00ebri ai shqiptar\u00ebve dit\u00ebn e fundit t\u00eb fushat\u00ebs. E mbani mend si tha? \u201cShkoni n\u00eb votime se kush nuk voton, nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ankohet!\u201d. \u201cPo mosvotimi nuk \u00ebsht\u00eb ankes\u00eb, zoti Rama?!\u201d, desh\u00ebm ta pyesnim ne at\u00eb. A nuk tregon edhe abstenimi q\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur?! A nuk \u00ebsht\u00eb edhe kjo nj\u00eb shenj\u00eb proteste q\u00eb pun\u00ebt nuk jan\u00eb mir\u00eb?! Pastaj, pse doni patjet\u00ebr q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb marrin pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb votime? Jeni t\u00eb bindur q\u00eb do t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr ju?! Apo jeni t\u00eb sigurt q\u00eb, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shpesh shqiptar\u00ebt koh\u00ebt e fundit, do t\u00eb zgjedhim mes dy t\u00eb k\u00ebqiave dhe do t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, dometh\u00ebn\u00eb, juve?! K\u00ebshtu do vazhdojm\u00eb ne shqipot, duke zgjedhur mes t\u00eb k\u00ebqinjve?! Shpresojm\u00eb q\u00eb jo. Shpresojm\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr mir\u00eb dhe k\u00ebshtu duket. Se, k\u00ebsaj here, njer\u00ebzit nuk e d\u00ebgjuan zotin Rama p\u00ebr t\u00eb votuar masivisht. Votuan rreth 300 mij\u00eb m\u00eb pak se m\u00eb 2013-\u00ebn. E mor\u00ebt vesh k\u00ebt\u00eb, zoti Rama? Si mendoni, nuk votuan se jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur, apo kan\u00eb ikur nga Shqip\u00ebria? Cilado q\u00eb t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjigjja juaj, mendoj se kjo pyetje duhet t\u2019ju v\u00ebr\u00eb n\u00eb mendime&#8230;<\/p>\n<p>LULZIM BASHA<br \/>\nEdhe pse kryetari i PD-s\u00eb, Lulzim Basha, k\u00ebt\u00eb jav\u00eb \u00ebsht\u00eb personazh i rubrik\u00ebs satirike t\u00eb Kaso Kos\u00ebs, ne desh\u00ebm t\u2019i merrnim edhe nj\u00eb intervist\u00eb serioze atij. Na b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebrshtypje deklarata e tij pas zgjedhjeve, prandaj\u2026 Edhe me ju, t\u00eb dashur lexues, besoj se ka ndodhur k\u00ebshtu, apo jo? Edhe ju, besoj, u habit\u00ebt kur d\u00ebgjuat at\u00eb q\u00eb, me nj\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb ngrir\u00eb dhe pa at\u00eb buz\u00ebqeshjen e tij q\u00eb e mban gjithnj\u00eb ngjitur n\u00eb buz\u00eb, tha se, zgjedhjet e 21 qershorit jan\u00eb nj\u00eb fitore e madhe p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, se, sipas tij, kjo parti n\u00eb k\u00ebto zgjedhje \u00ebsht\u00eb ringritur. Si mund t\u00eb flitet p\u00ebr fitore kur nga 61 bashki, opozita e drejtuar nga zoti Basha ka fituar vet\u00ebm 14?! Ku e shikoni fitoren k\u00ebtu ju, zoti Basha, desh\u00ebm t\u00eb pyesnim? Apo te numri i votave?! Di t\u2019i b\u00ebj\u00eb llogarit\u00eb zoti Basha? N\u00eb 2013-\u00ebn, kur partin\u00eb e kishte zoti Berisha, p\u00ebr PD-n\u00eb votuan 680 mij\u00eb shqiptar\u00eb, nd\u00ebrsa tani, 470 mij\u00eb, pra, 210 mij\u00eb m\u00eb pak&#8230; Apo, n\u00eb fjalimin e tij ai imitoi at\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsin afrikan q\u00eb i tha popullit t\u00eb tij: \u201cKur e mora un\u00eb pushtetin, vendi yn\u00eb ishte n\u00eb prag t\u00eb gremin\u00ebs. Tani, ne b\u00ebm\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara&#8230;\u201d!<\/p>\n<p>SALI BERISHA<br \/>\nDesh\u00ebm t\u00eb intervistonim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb edhe zotin Sali Berisha, por nuk mund\u00ebm. At\u00eb desh\u00ebm ta pyesnim p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb na b\u00ebri p\u00ebrshtypje teksa lexonim gazet\u00ebn e partis\u00eb s\u00eb tij, \u201cRilindja Demokratike\u201d. Gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve, pasi ndodhja vrasja e oficerit t\u00eb Reneas, kjo gazet\u00eb ka patur n\u00eb faqen e par\u00eb vet\u00ebm shkrime kund\u00ebr policis\u00eb, shkrime ku flitet p\u00ebr terrorin n\u00eb Lazarat, terror i shkaktuar jo nga bandit\u00ebt, por nga policia, sipas gazet\u00ebs. Interesant \u00ebsht\u00eb fakti se gjith\u00eb artikujt ku flitet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb terror t\u00eb policis\u00eb, gabimet e saj, etj. jan\u00eb marr\u00eb nga statuset e zotit Berisha n\u00eb Facebook. Dhe nuk i merren pjes\u00ebt ku ai mb\u00ebshtet policin\u00eb, por pjes\u00ebt ku flet p\u00ebr lazaratasit e traumatizuar, p\u00ebr polic\u00eb q\u00eb hedhin nga shkall\u00ebt nusen shtatz\u00ebn\u00eb etj. Pse ndodh k\u00ebshtu? Pse gazeta nuk shkruan asnj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb policis\u00eb, por vet\u00ebm e kritikon at\u00eb? \u00c7far\u00eb do t\u00eb thoshte zoti Berisha p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>HALIM KOSOVA<br \/>\nAs kandidatin e PD-s\u00eb p\u00ebr zgjedhjet bashkiake, zotin Halim Kosova, nuk e takuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb. Ne desh\u00ebm ta p\u00ebrg\u00ebzonim p\u00ebr fushat\u00ebn e tij t\u00eb qytet\u00ebruar, shum\u00eb ndryshe nga ato q\u00eb kemi par\u00eb deri m\u00eb sot, pa sharje e sulme t\u00eb kund\u00ebrshtarit, pa p\u00ebrmendur komunizmin e Enver Hoxh\u00ebn, por duke u marr\u00eb me njer\u00ebzit, me problemet e hallet e tyre. Por, n\u00eb fund fare, desh\u00ebm ta pyesnim edhe p\u00ebr di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn na erdhi shum\u00eb keq. E kemi fjal\u00ebn p\u00ebr \u00e7astin q\u00eb ai deklaroi humbjen dhe p\u00ebrsh\u00ebndeti p\u00ebr fitoren madje edhe kund\u00ebrshtarin e tij, zotin Veliaj. E vut\u00eb re se ai ishte fare vet\u00ebm n\u00eb ato momente?! Asnj\u00eb, as zoti Lulzim Basha, ish- kryetari i bashkis\u00eb, as n\u00ebnkryetar\u00ebt e saj e asnj\u00eb nga drejtuesit e PD-s\u00eb nuk e shoq\u00ebroi at\u00eb n\u00eb ato momente. Pse ndodhi k\u00ebshtu? Pse e lan\u00eb vet\u00ebm n\u00eb fund t\u00eb fushat\u00ebs? Apo k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb ai gjat\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebs? Ja, nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sinqert\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj pyetjeje do t\u00eb donim nga zoti Kosova k\u00ebt\u00eb jav\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>GENT STRAZMIRI<br \/>\nDesh\u00ebm t\u00eb intervistonim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb edhe deputetin e PD-s\u00eb, Gent Strazimiri, por nuk mund\u00ebm. Na b\u00ebri p\u00ebrshtypje deklarata e tij n\u00eb Facebook, pas zgjedhjeve, se \u201cNj\u00eb band\u00eb kriminale nuk mund t\u00eb neutralizohet me vot\u00eb\u201d. Na lindi shum\u00eb pik\u00ebpyetje kjo deklarat\u00eb. S\u00eb pari, p\u00ebr cil\u00ebn band\u00eb e kishte fjal\u00ebn, p\u00ebr PS-n\u00eb, apo p\u00ebr PD-n\u00eb?! Se kjo pyetje, duke u nisur nga debatet e shumta q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr dekriminalizimin, shkon p\u00ebr t\u00eb dyja partit\u00eb&#8230; S\u00eb dyti, a e di zoti Strazimiri se, n\u00eb demokraci, e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr nj\u00eb parti nga pushteti, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin, pra, \u00ebshte vota?! T\u00eb gjitha m\u00ebnyrat e tjera, p\u00ebrfshi edhe drurin q\u00eb h\u00ebngri ai n\u00eb parlament nga deputet\u00ebt e PS-s\u00eb, jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnueshme nga ligji?! Dhe, d\u00ebnimi p\u00ebr thirrje t\u00eb tuilla \u00ebsht\u00eb me gjob\u00eb, deri edhe me burg&#8230;<\/p>\n<p>(Gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, t\u00eb plot\u00eb, mund ta blini online, q\u00eb dit\u00ebn e daljen n\u00eb treg, vet\u00ebm p\u00ebr\u00a089\u00a0cent, n\u00eb:\u00a0<a href=\"http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista\">http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista<\/a>, ndersa n\u00eb Greqi, n\u00eb kioskat ku shitet shtypi i huaj. N\u00ebse nuk e gjeni n\u00eb kiosken pran\u00eb jush, na d\u00ebrgoni nj\u00eb sms n\u00eb 6938691274)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>EDI RAMA Natyrisht q\u00eb zotin Rama do ta p\u00ebrg\u00ebzonim p\u00ebr fitoren e tij, po t\u00eb kishim mund\u00ebsi ta intervistonim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Nuk i thon\u00eb shaka. Ka fituar plot 46 bashki nga 61 q\u00eb ishin gjithsej. Madje, koalicioni i drejtuar nga ai ka, ka marr\u00eb edhe rreth 300 mij\u00eb vota m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb zgjedhjet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,101],"tags":[542,744],"class_list":["post-9791","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-ata-qe-nuk-intervistuam-dot","tag-artan-kristo","tag-gazeta-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9791","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9791"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9791\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9791"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9791"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9791"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}