{"id":9780,"date":"2015-06-25T18:42:13","date_gmt":"2015-06-25T16:42:13","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9780"},"modified":"2015-06-25T18:42:13","modified_gmt":"2015-06-25T16:42:13","slug":"fitore-apo-disfate-pas-disfate-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/06\/fitore-apo-disfate-pas-disfate-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Fitore, apo disfat\u00eb pas disfate&#8230; Nga Agron BERDAJ\u00a0\u00a0"},"content":{"rendered":"<p>Ajo q\u00eb u d\u00ebgjua m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb zgjedhjesh ishte fjala, fitore. T\u00eb gjitha subjektet konkuruese shprehnin sigurin\u00eb e padiskutueshme se ata do t\u00eb ishin forca e par\u00eb politike, fitimtar\u00ebt. E pohonin k\u00ebt\u00eb dinosaur\u00ebt e politik\u00ebs shqiptare, por edhe xhuxhmaxhuxh\u00ebt politik\u00eb t\u00eb ngjitur pas t\u00eb m\u00ebdhenjve si hijena, edhe t\u00eb pavarurit, kur p\u00ebr ndonj\u00eb prej tyre, nuk votuan as t\u00eb af\u00ebrmit e familjeve t\u00eb tyre dhe jo m\u00eb elektorati i gjer\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb optimist\u00eb p\u00ebr fitore. Por \u00e7udia \u00ebsht\u00eb se fjala fitore po p\u00ebrmendet akoma m\u00eb tep\u00ebr tani, kur sovran foli dhe e p\u00ebrcaktoi fituesin ashtu si edhe humb\u00ebsin. Madje m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr fitore tashm\u00eb po flasin humb\u00ebsit. &#8220;Ne fituam&#8221;, thot\u00eb kryetari i pozit\u00ebs. Ne nuk kemi humbur e p\u00ebrforcon mendimin shefi i kalkulimeve dhe p\u00ebrllogaritjes s\u00eb shifrave zgjedhore n\u00eb kampin demokrat, madje ai shton se Partia Demokratike n\u00eb k\u00ebto zgjedhje \u00ebsht\u00eb e para, kur statistikat thon\u00eb se n\u00eb krahasim me zgjedhjet e 2013-t\u00ebs, k\u00ebsaj force politike i kan\u00eb firuar mbi 210 mij\u00eb votues. P\u00ebr fitore flet edhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e k\u00ebtij subjekti politik, pasi nuk humb\u00ebm, shton ajo, me 100 mij\u00eb vota, si\u00e7 thoshte kund\u00ebrshtari yn\u00eb politik, por humb\u00ebm me 40 mije vota. Dhe p\u00ebr t\u00eb, kjo qenka fitore. Por, \u00e7menduria e tyre shkon edhe m\u00eb tej, kur babai i kaosit shqiptar, Berisha, pa th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr humbjen tragjike n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, pohoi se fituesi moral i zgjedhjeve p\u00ebr Tiran\u00ebn ishte Dr. Kosova. Pra, t\u00eb mundurit flasin p\u00ebr fitore. Nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb e keqe q\u00eb brenda disfat\u00ebs t\u00eb k\u00ebrkosh edhe ndonj\u00eb element apo tendenc\u00eb pozitive ku do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr ringritje, p\u00ebr rilindjen, ku do t\u00eb mb\u00ebshteten projektet e s\u00eb ardhmes, riorganizimi, alternativat e reja, prioritetet e zhvillimit. Por q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet mir\u00eb kjo, para s\u00eb gjithash k\u00ebrkohet t\u00eb pranosh humbjen, t\u00eb analizosh shkaqet q\u00eb shpun\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb disfat\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, t\u00eb njoh\u00ebsh publikisht gabimet e drejtimit dhe t\u00eb ekipeve, ti k\u00ebrkosh falje publike popullit dhe elektoratit t\u00eb zhg\u00ebnjyer. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ky subjekt politik xhonglon me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ku t\u00eb bardh\u00ebn p\u00ebrpiqet ta quaj\u00eb t\u00eb zez\u00eb, disfat\u00ebn ta vler\u00ebsoj\u00eb si fitore, dhun\u00ebn ta shesi si urt\u00ebsi, korrupsionin si mekaniz\u00ebm zhvillimi, tradhtin\u00eb komb\u00ebtare si element t\u00eb patriotizmit dhe atdhedashuris\u00eb, autokracin\u00eb dhe shtetin diktatorial t\u00eb nd\u00ebrtuar prej tyre si mjet t\u00eb domosdosh\u00ebm t\u00eb forcimit t\u00eb demokracis\u00eb, dhunimin e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut si rrug\u00eb t\u00eb vetme p\u00ebr forcimin e shtetit ligjor, etj. Nj\u00ebanshm\u00ebria dhe hiperbolizimi i dukurive dhe faktor\u00ebve an\u00ebsor\u00eb dhe t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb taktik\u00eb tep\u00ebr djall\u00ebzore dhe hipokrite p\u00ebr t\u00eb mbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, disfat\u00ebn, krimet dhe korrupsionin t\u00eb kryer nga drejtuesit e k\u00ebtij subjekti politik.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ata, n\u00eb gjendje t\u00eb tilla disfate nuk analizojn\u00eb ndodhin\u00eb, fenomenin sot, por m\u00eb nj\u00eb lloj akrobacie flasin p\u00ebr t\u00eb ardhmen, p\u00ebr projektet e reja, alternativat konkurruese dhe reformat e s\u00eb ardhmes. Me ndjesin\u00eb p\u00ebr t&#8217;u shfaqur si human\u00eb, t\u00eb urt\u00eb, t\u00eb preksh\u00ebm, q\u00eb nuk duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb koka turku apo gjueti shtrigash me lidershipin q\u00eb e ka shpur\u00eb k\u00ebt\u00eb subjekt politik nga disfata n\u00eb disfat\u00eb, ata nuk b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se n\u00eb bashk\u00ebsi, n\u00eb unison t\u00eb plot\u00eb mbrojn\u00eb humbjen, shnd\u00ebrrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb parti n\u00eb nj\u00eb bisht n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb elitave dhe njer\u00ebzve t\u00eb korruptuar, t\u00eb trafiqeve, t\u00eb dinastive feudale, n\u00eb mbrojtje t\u00eb krimit shtet\u00ebror. Humbjet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb PD-s\u00eb, q\u00eb me sa duket do t\u00eb vazhdojn\u00eb gjat\u00eb, nuk lidhen vet\u00ebm me gabime teknike, organizative, me dob\u00ebsin\u00eb e kryetarit si drejtues i k\u00ebsaj partie n\u00eb zgjedhjen e kandidaturave, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e zhvillimit t\u00eb fushat\u00ebs, etj. Gabime t\u00eb tilla b\u00ebri edhe kund\u00ebrshtari i tyre politik, por ai fitoi thell\u00eb. Shkaqet e v\u00ebrteta t\u00eb humbjeve kjo forc\u00eb politike duhet ti k\u00ebrkoj\u00eb te kriminalizimi i elit\u00ebs s\u00eb saj drejtuese q\u00eb ende nuk i kan\u00eb pastruar llogarit\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb, t\u00eb prirjet e tyre anti shtet si m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr sundim, te agresiviteti dhe p\u00ebrqendrimi n\u00eb duart e nj\u00eb elite t\u00eb privilegjuar t\u00eb t\u00eb gjitha pushteteve duke e shp\u00ebn\u00eb vendin disa her\u00eb n\u00eb pragun e luft\u00ebs civile, te shkelja e sovranitetit t\u00eb vendit dhe b\u00ebrja e pazareve t\u00eb turpshme me integritetin komb\u00ebtar duke e kthyer territorin shqiptar si pla\u00e7k\u00eb tregu q\u00eb edhe mund ta shisje p\u00ebr 30 aspra, nj\u00eb euro, apo edhe mund t&#8217;ua falje t\u00eb tjer\u00ebve. Shkaqet e humbjes kjo forc\u00eb politike nuk i k\u00ebrkon te vetvetja, por te kund\u00ebrshtari i saj politik, i cili me fitoren n\u00eb k\u00ebto zgjedhje provoi se populli e mb\u00ebshtet n\u00eb reformat e nisura p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar shtetin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast elektorati, zhvleft\u00ebsoi edhe k\u00ebrkes\u00ebn e opozit\u00ebs p\u00ebr referendum dhe ca m\u00eb shum\u00eb tregoi se sa pa vler\u00eb dhe antidemokratike ishin premtimet e b\u00ebra prej tyre n\u00eb fushat\u00ebn e zgjedhjeve, si ato p\u00ebr faljen e faturave t\u00eb dritave, se do t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrbleheshin ata q\u00eb kishin grabitur pjes\u00eb nga territori shtet\u00ebror dhe kishin nd\u00ebrtuar pa leje, se uji, sa t\u00eb vinin ata n\u00eb pushtet do t\u00eb jepej falas. Pra, dje kur ishin n\u00eb pusht\u00ebt kjo forc\u00eb politike e shkat\u00ebrroi shtetin n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb tij, dhe sot n\u00eb opozit\u00eb po kjo forc\u00eb politike do ta rimarri p\u00ebrs\u00ebri pushtetin me metoda anti shtet, me m\u00ebnyra t\u00eb neveritshme, populiste. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje populli provoi se e do shtetin si garanci t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, t\u00eb demokracis\u00eb dhe siguris\u00eb komb\u00ebtare, se pa t\u00eb ai do t\u00eb ndodhet i ekspozuar p\u00ebrpara krimit, pasiguris\u00eb dhe frik\u00ebs, ashtu si\u00e7 u ndodh n\u00eb ngjarjet tragjike t\u00eb &#8217;97-t\u00ebs, ato t\u00eb 98-t\u00ebs, t\u00eb 2004-tr\u00ebs, etj., ku populli i pagoi me shum\u00eb gjak. N\u00eb kushtet e humbjes n\u00eb zgjedhje, nga mafia e politik\u00ebs shqiptare me siguri do t\u00eb inskenohen ngjarje qoft\u00eb edhe tragjike p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e publikut shqiptar edhe atij nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Z\u00ebrat thon\u00eb se nj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe ngjarja kriminale dhe e paprecedent\u00eb e Lazaratit, ku kriminel\u00ebt godit\u00ebn shtetin dhe demokracin\u00eb, ku u derdh gjak shqiptari. Suksesin e k\u00ebtyre zgjedhjeve kishte koh\u00eb q\u00eb forca t\u00eb err\u00ebta politike n\u00eb vend donin ta err\u00ebsonin duke improvizuar situat\u00eb fiktive parregullsish, denoncimesh dhe referencash ndaj faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, thirrjesh p\u00ebr bojkotin e zgjedhjeve dhe mos certifikimin e tyre, por se do t\u00eb mb\u00ebrrihej deri n\u00eb ushtrimin e dhun\u00ebs me arm\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7menduria dhe urrejtja njer\u00ebzore e autor\u00ebve t\u00eb ngjarjes \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrshkrueshme. Th\u00ebnt\u00eb Zoti, q\u00eb kjo ngjarje t\u00eb mos jet\u00eb inskenuar dhe v\u00ebn\u00eb n\u00eb veprim nga segmente t\u00eb err\u00ebta t\u00eb politik\u00ebs shqiptare. Ishim m\u00ebsuar se sa her\u00eb Berisha, p\u00ebrmes strukturave t\u00eb verbra t\u00eb komanduara prej tij, vidhte votat, ai p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e publikut shkonte p\u00ebr pushime n\u00eb Borsh dhe atje niste garat e notit duke na dh\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb rekord t\u00eb ri, natyrisht jo n\u00eb not, por n\u00eb koh\u00eb q\u00ebndrimi n\u00eb uj\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pra, Berisha thyente rekorde n\u00eb q\u00ebndrimin n\u00eb ujin e kripur dhe t\u00eb nxeht\u00eb t\u00eb Borshit, kurse vjedh\u00ebsit e votave n\u00eb Tiran\u00eb, thyenin rekordin n\u00eb grabitjen e kutive t\u00eb votimit dhe p\u00ebrmbysjen e rezultatit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb favor t\u00eb notarit rekordmen. Por nj\u00eb t\u00ebrheqje v\u00ebmendje nga zgjedhjet si n\u00eb rastin e ngjarjes s\u00eb Lazaratit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim i paprecedent q\u00eb k\u00ebrkon nd\u00ebshkim t\u00eb kriminel\u00ebve dhe t\u00eb atyre q\u00eb i kan\u00eb frym\u00ebzuar ata. Drejt\u00ebsia duhet t\u00eb flasi dhe duhet t\u00eb flasi shqip. Nuk \u00ebsht\u00eb slogan politik, por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se n\u00eb k\u00ebto zgjedhje fituan t\u00eb gjith\u00eb, fitoi Shqip\u00ebria, alternativa europiane, rilindja e vendit, shpresa p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Fitoi edhe opozita pasi ka shansin p\u00ebr reforma dhe ndryshime t\u00eb thella n\u00eb gjirin e saj duke u distancuar nga e shkuara e err\u00ebt dhe e kompromentuar e saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ajo q\u00eb u d\u00ebgjua m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb zgjedhjesh ishte fjala, fitore. T\u00eb gjitha subjektet konkuruese shprehnin sigurin\u00eb e padiskutueshme se ata do t\u00eb ishin forca e par\u00eb politike, fitimtar\u00ebt. E pohonin k\u00ebt\u00eb dinosaur\u00ebt e politik\u00ebs shqiptare, por edhe xhuxhmaxhuxh\u00ebt politik\u00eb t\u00eb ngjitur pas t\u00eb m\u00ebdhenjve si hijena, edhe t\u00eb pavarurit, kur p\u00ebr ndonj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-9780","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9780","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9780"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9780\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9780"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9780"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9780"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}