{"id":9774,"date":"2015-06-25T18:00:17","date_gmt":"2015-06-25T16:00:17","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9774"},"modified":"2015-06-25T11:59:10","modified_gmt":"2015-06-25T09:59:10","slug":"seksi-ka-ndryshuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/06\/seksi-ka-ndryshuar\/","title":{"rendered":"Seksi, ka ndryshuar&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Kur b\u00ebn dashuri, mund t\u00eb \u201cthyesh\u201d penisin!<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebsh dashuri nganj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e rrezikshme. Nj\u00eb studim i botuar n\u00eb revist\u00ebn &#8220;Advances in Urology&#8221;, i \u00ebsht\u00eb rikthyer tem\u00ebs s\u00eb rreziqeve t\u00eb fraktur\u00ebs s\u00eb penisit te burrat. Shkaktar i k\u00ebsaj &#8220;thyerjeje&#8221; mund t\u00eb b\u00ebhet edhe nj\u00eb pozicion seksual. Ky aksident i dhimbsh\u00ebm u ndodh edhe m\u00eb t\u00eb zot\u00ebve n\u00eb shtrat, n\u00eb jet\u00eb, ashtu si n\u00ebp\u00ebr filma! P\u00ebr fat t\u00eb keq, disa burra nuk i shp\u00ebtojn\u00eb dot thyerjes s\u00eb penisit. Kjo ndodh n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi gjat\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje seksuale dhe shkakton shum\u00eb dhimbje. Nj\u00eb situat\u00eb e bezdisshme, q\u00eb k\u00ebrkon menj\u00ebher\u00eb ndihm\u00eb mjek\u00ebsore, gj\u00eb q\u00eb i fut burrat n\u00eb ankth. Ata ndjehen n\u00eb siklet sepse u duhet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb spitalin m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, p\u00ebr t&#8217;u ekzaminuar. Ky aksident \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt i nj\u00eb studimi mbi 13 vje\u00e7ar n\u00eb Brazil. Studimi, i botuar n\u00eb revist\u00ebn &#8220;Advances in Urology&#8221;, ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb tregoj\u00eb kushtet q\u00eb mund t\u00eb shkaktojn\u00eb thyerjen n\u00eb fjal\u00eb. Deri tani dyshohej se seksi ishte shkaktar i saj, por nuk dihej se cili pozicion. P\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim, studiuesit brazilian\u00eb jan\u00eb bazuar te 44 burra t\u00eb mjekuar n\u00eb tre spitale t\u00eb ndryshme nga vitet 2000-2013. Ata ishin t\u00eb gjith\u00eb rreth mosh\u00ebs 35 vje\u00e7 dhe paraqisnin t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn thyerje (me shkall\u00eb t\u00eb ndryshme). T\u00eb gjith\u00eb kishin ndjer\u00eb nj\u00eb k\u00ebrcitje dhe m\u00eb pas nj\u00eb dhimbje t\u00eb madhe, gjat\u00eb incidentit. Nd\u00ebrmjet tyre, 28 ishin l\u00ebnduar gjat\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie heteroseksuale, 4 gjat\u00eb nj\u00eb lidhjeje homoseksuale dhe 6, gjat\u00eb masturbimit. Shkaqet e l\u00ebndimit t\u00eb kat\u00ebr pacient\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb nuk jan\u00eb komunikuar.<\/p>\n<p><em>Pozicioni gruaja sip\u00ebr shton rreziqet<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr shumic\u00ebn e t\u00eb l\u00ebnduarve gjat\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje heteroseksuale, thyerja kishte ndodhur kur gruaja ishte sip\u00ebr. Me nj\u00eb fjal\u00eb, ky pozicion mund t\u00eb jet\u00eb i rreziksh\u00ebm p\u00ebr burrin. &#8220;Kur gruaja \u00ebsht\u00eb sip\u00ebr partnerit, ajo kontrollon l\u00ebvizjet dhe gjith\u00eb pesha e trupit t\u00eb saj bie mbi penisin n\u00eb ereksion&#8221;, sakt\u00ebson studimi. N\u00eb pozicionet e tjera, burri mund t\u00eb kontrolloj\u00eb penetrimin dhe ta ndaloj\u00eb, n\u00eb rast dhimbje t\u00eb fort\u00eb. Nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb? Mos ia lexoni k\u00ebt\u00eb shkrim partnerit para se t\u00eb shkoni n\u00eb shtrat!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Sms-t\u00eb seksi jan\u00eb loj\u00ebrat paraprake t\u00eb adoleshent\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Zakonet evoluojn\u00eb, praktikat ndryshojn\u00eb&#8230; Edhe seksualiteti i t\u00eb rinjve sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb evolucion t\u00eb vazhduesh\u00ebm. Sms-t\u00eb me p\u00ebrmbajtje seksuale, apo sexting, si\u00e7 quhen, jan\u00eb kthyer tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb zakonshme. Para 70 vjet\u00ebsh, Zhorzh Sand u d\u00ebrgonte mesazhe t\u00eb nxehta dashnor\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb letra t\u00eb shkruara me boj\u00eb blu. Sot, t\u00eb dashuruarit e rinj kan\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb komunikuar: celularin, i cili \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb &#8220;lodr\u00ebn seksuale&#8221; t\u00eb privilegjuar t\u00eb brezit t\u00eb ri. N\u00eb fakt, nj\u00eb studim i publikuar n\u00eb revist\u00ebn shkencore &#8220;Pediatrics&#8221;, tregon se adoleshent\u00ebt q\u00eb e p\u00ebrdorin telefonin e tyre p\u00ebr t&#8217;i d\u00ebrguar mesazhe me karakter seksual t\u00eb dashurit\/\u00ebs t\u00eb tyre jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb num\u00ebr.<\/p>\n<p>Foto, mesazhe t\u00eb nxehta, kjo praktik\u00eb e mbiquajtur sexting, vetvetiu t\u00eb shtyn t\u00eb b\u00ebsh pyetjen: T\u00eb rinjt\u00eb po i z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet reale, me ato virtuale? \u201cJo, kjo m\u00ebnyr\u00eb sjelljeje nuk \u00ebsht\u00eb e re; ajo \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e re komunikimi&#8221;, ka deklaruar Xhef Temp\u00ebll, profesor dhe psikolog n\u00eb Universitetin e Teksasit dhe autor i studimit n\u00eb fjal\u00eb. Ajo q\u00eb ai ka konstatuar \u00ebsht\u00eb se praktika e sexting-ut mund t\u00eb &#8220;veproj\u00eb si nj\u00eb ur\u00eb, ose nj\u00eb prelud i marr\u00ebdh\u00ebnieve seksuale dhe zakonisht, shpie n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale m\u00eb t\u00eb parakohshme&#8221;. Studimi i b\u00ebr\u00eb me 1000 adoleshent\u00eb, n\u00eb fakt, ka treguar se ata q\u00eb kan\u00eb d\u00ebrguar sexting, jan\u00eb seksualisht aktiv\u00eb m\u00eb her\u00ebt se t\u00eb tjer\u00ebt. &#8220;Sextingu futet n\u00eb praktik\u00ebn e zhvillimit seksual t\u00eb adoleshent\u00ebve dhe mbase \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues p\u00ebr aktivitetin seksual n\u00eb t\u00eb ardhmen&#8221;, p\u00ebrfundon raporti.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, sextingu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sjellje e rrezikshme? T\u00eb dashur prind\u00ebr, qet\u00ebsohuni, nj\u00eb adoleshent q\u00eb praktikon sextingun nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i ekspozuar se nj\u00eb tjet\u00ebr ndaj sjelljeve seksuale t\u00eb rrezikshme m\u00eb von\u00eb. Megjithat\u00eb, autor\u00ebt e studimit paralajm\u00ebrojn\u00eb se sextingu ka rreziqet e veta. &#8220;Sextingu nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e sigurt\u00eb, sepse l\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb cilat mund t\u00eb shp\u00ebrndahen m\u00eb pas, p\u00ebr t&#8217;u par\u00eb edhe nga t\u00eb tjer\u00eb&#8221;, shpjegon Xhef Temp\u00ebll. Nj\u00eb studim i publikuar n\u00eb revist\u00ebn &#8220;Archives of Sexual Behavior&#8221;, qershorin e kaluar, tregonte se afro 1 n\u00eb 5 t\u00eb rinj kishte d\u00ebrguar foto &#8220;seksualisht eksplicite&#8221; t\u00eb vetes n\u00ebp\u00ebrmjet celularit, afro 40% e t\u00eb rinjve kishin marr\u00eb nj\u00eb sexting dhe, nd\u00ebrmjet tyre, 25% e tyre ia kishin shp\u00ebrndar\u00eb m\u00eb pas nj\u00eb ose shum\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb. Edhe skandali i para disa koh\u00ebve me fotot e VIP-ave lakuriq q\u00eb u shfaq n\u00eb internet, provon se intimiteti i dhom\u00ebs s\u00eb gjumit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb relativ kur nj\u00eb celular apo kompjuter futet n\u00eb t\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00c7iftet e sotme b\u00ebjn\u00eb m\u00eb pak dashuri se m\u00eb par\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Jeta profesionale me probleme dhe shqet\u00ebsimet financiare ndikojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb private dhe n\u00eb intimitetin ton\u00eb. Sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb fundit, libidoja jon\u00eb po vihet n\u00eb sprov\u00eb, deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa edhe lumturia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik.<\/p>\n<p>Po fillon pra nj\u00eb lloj r\u00ebnieje n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb seksuale dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb n\u00eb \u00e7ift? K\u00ebt\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet rezultatet e nj\u00eb sondazhi t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, t\u00eb botuar n\u00eb sitin Daily Mail. Sipas tij, m\u00eb shum\u00eb se 40% e \u00e7ifteve t\u00eb marra n\u00eb pyetje kishin pohuar se kishin pasur m\u00eb pak marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale q\u00eb prej fillimit t\u00eb vitit, sesa n\u00eb vitin 2014. Pyetjes: &#8220;Sa her\u00eb n\u00eb jav\u00eb b\u00ebni dashuri, mesatarisht?&#8221;, shum\u00eb britanik\u00eb i ishin p\u00ebrgjigjur \u201c2 her\u00eb n\u00eb jav\u00eb\u201d, shif\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se ajo e vitit t\u00eb shkuar. M\u00eb shqet\u00ebsues nuk \u00ebsht\u00eb numri i her\u00ebve t\u00eb b\u00ebrjes s\u00eb seksit, por fakti se shumica e atyre q\u00eb u mor\u00ebn n\u00eb pyetje pohuan se ishin m\u00eb t\u00eb lumtur dhe ndjeheshin m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyre n\u00ebse b\u00ebnin dashuri m\u00eb shpesh. P\u00ebr pasoj\u00eb, 43% e tyre kishin frik\u00eb se mos mungesa e seksit e shtynte partnerin\/en e tyre t\u00eb humbiste interesin dhe t\u00eb shkonte t\u00eb k\u00ebrkonte gjetk\u00eb.<\/p>\n<p><em>Stresi dhe jeta profesionale, shum\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm<\/em><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sondazhet e fundit duket se konfirmojn\u00eb faktin q\u00eb \u00e7iftet e sotme b\u00ebjn\u00eb m\u00eb rrall\u00eb dashuri, ose fare p\u00ebr 1 \u00e7ift n\u00eb 7, si mund t\u00eb shpjegojm\u00eb k\u00ebt\u00eb r\u00ebnie dhe a \u00ebsht\u00eb ajo e pandreqshme? Sipas p\u00ebrgjigjeve t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr k\u00ebt\u00eb studim t\u00eb ri, n\u00eb krye t\u00eb klasifikimit t\u00eb arsyeve q\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb libidon ton\u00eb, q\u00ebndrojn\u00eb shqet\u00ebsimet financiare (37%). M\u00eb pas vijn\u00eb or\u00ebt e shumta t\u00eb kaluara n\u00eb pun\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb kalohen n\u00eb shtrat me partnerin\/en (34%) dhe nj\u00eb jet\u00eb shoq\u00ebrore mbase shum\u00eb aktive, q\u00eb t\u00eb merr gjith\u00eb fuqit\u00eb (29%), por edhe z\u00ebnkat e shkaktuara nga gjith\u00eb k\u00ebto shqet\u00ebsime (20%).<\/p>\n<p>&#8220;Nuk \u00ebsht\u00eb surpriz\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh q\u00eb \u00e7iftet e shqet\u00ebsuara ose q\u00eb punojn\u00eb shum\u00eb nuk kan\u00eb m\u00eb koh\u00eb, forc\u00eb dhe d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dashuri rregullisht&#8221;, shpjegon nj\u00eb nga autor\u00ebt e sondazhit. &#8220;Ne duhet ta detyrojm\u00eb veten t\u00eb distancohemi dhe t\u00eb relativizojm\u00eb situat\u00ebn, p\u00ebr t&#8217;i dedikuar m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb \u00e7iftit ton\u00eb. N\u00ebse kemi shansin e madh t\u00eb gjetjes s\u00eb njeriut t\u00eb duhur n\u00eb jet\u00eb (ndryshe nga aspektet e tjera t\u00eb jet\u00ebs suaj), ai meriton m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje&#8221;.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, puna, parat\u00eb dhe shqet\u00ebsimet e tjera nuk jan\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb e &#8220;vrasin&#8221; dashurin\u00eb. 31% e atyre q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se prania n\u00eb shtrat e nj\u00eb kafshe sht\u00ebpiake ndikon negativisht. K\u00ebshtu, pra, qeni apo macja q\u00eb futen n\u00eb shtratin ton\u00eb nat\u00ebn, jan\u00eb rreziqe t\u00eb mundshme p\u00ebr \u00e7iftin ton\u00eb. Ju e dini tashm\u00eb se \u00e7&#8217;duhet t\u00eb b\u00ebni n\u00ebse qeni apo macja k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb futen n\u00eb shtrat nat\u00ebn!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Kur b\u00ebn dashuri, mund t\u00eb \u201cthyesh\u201d penisin! T\u00eb b\u00ebsh dashuri nganj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e rrezikshme. Nj\u00eb studim i botuar n\u00eb revist\u00ebn &#8220;Advances in Urology&#8221;, i \u00ebsht\u00eb rikthyer tem\u00ebs s\u00eb rreziqeve t\u00eb fraktur\u00ebs s\u00eb penisit te burrat. Shkaktar i k\u00ebsaj &#8220;thyerjeje&#8221; mund t\u00eb b\u00ebhet edhe nj\u00eb pozicion seksual. Ky aksident i dhimbsh\u00ebm u ndodh edhe m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[50],"tags":[],"class_list":["post-9774","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intimitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9774","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9774"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9774\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9774"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9774"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9774"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}