{"id":9760,"date":"2015-06-24T17:00:21","date_gmt":"2015-06-24T15:00:21","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9760"},"modified":"2015-06-24T12:50:59","modified_gmt":"2015-06-24T10:50:59","slug":"si-na-e-demtojne-organizmin-emocionet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/06\/si-na-e-demtojne-organizmin-emocionet\/","title":{"rendered":"Si na e d\u00ebmtojn\u00eb organizmin emocionet?"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Mjek\u00ebsia moderne ka tendenc\u00eb ta shoh\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mekanike trupin dhe funksionet fiziologjike t\u00eb organeve q\u00eb e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb at\u00eb, por n\u00eb mjek\u00ebsin\u00eb e lasht\u00eb greke dhe n\u00eb at\u00eb tradicionale kineze, mendohet se organet e brendshme ndikohen nga emocionet tona. Emocionet p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrgjigjen e trupit ton\u00eb ndaj ndjenjave. Mjek\u00ebsia greke i konsideronte emocionet t\u00eb afta t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb mir\u00ebqenien e organeve, ose n\u00eb r\u00ebndimin e problemeve t\u00eb tyre. Mjek\u00ebsia tradicionale kineze ia bashkangjit 7 emocione organeve respektive. <\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Ja, lidhja mes organeve dhe emocioneve, sipas mjek\u00ebsis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb greke dhe asaj tradicionale kineze. <\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Mjek\u00ebsia e lasht\u00eb greke<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Zemra<\/strong><\/p>\n<p>Zemra \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ndjeshme ndaj gjendjeve emocionale. Emocionet e ashtuquajtura fisnike, si guximi, trim\u00ebria, ndershm\u00ebria dhe altruizmi e forcojn\u00eb zemr\u00ebn dhe shpirtin, nd\u00ebrsa emocionet m\u00eb pak fisnike, si ndjenja e fajit, brerja e nd\u00ebrgjegjes dhe tendenca p\u00ebr t\u2019u dor\u00ebzuar para v\u00ebshtir\u00ebsive, e dob\u00ebsojn\u00eb. Dashuria dhe d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb jetuar jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr zemr\u00ebn. Sipas mjek\u00ebsis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb greke, mund t\u00eb vdes\u00ebsh v\u00ebrtet nga problemet e dashuris\u00eb. Zemra konsiderohej e brisht\u00eb ndaj pasioneve t\u00eb vrullshme, q\u00eb mund ta shqet\u00ebsojn\u00eb dhe t\u00eb krijojn\u00eb edhe ethe akute.<\/p>\n<p><strong>Mushk\u00ebrit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Mushk\u00ebrit\u00eb jan\u00eb nj\u00eb organ shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb ngusht\u00eb me zemr\u00ebn dhe q\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb ndjeshme e t\u00eb brishta ndaj emocioneve t\u00eb nj\u00ebjta. N\u00ebse ke ndjesin\u00eb se po t\u00eb kufizojn\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn t\u00ebnde fizike dhe jet\u00ebsore, mund t\u00eb kesh probleme n\u00eb frym\u00ebmarrje dhe astm\u00eb. P\u00ebrkundrazi, ndjenjat e dinjitetit dhe krenaris\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb zgjerimin e gjoksit dhe t\u00eb mushk\u00ebrive, duke i b\u00ebr\u00eb ato t\u00eb punojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Emocionet q\u00eb reduktojn\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb jetuar, ve\u00e7an\u00ebrisht dhimbja dhe zija, jan\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr mushk\u00ebrit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fyti<\/strong><\/p>\n<p>Fyti konsiderohet qendra e komunikimit t\u00eb trupit ton\u00eb. Paaft\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u ekspozuar e shprehur n\u00ebp\u00ebrmjet fjal\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, mund t\u00eb shkaktojn\u00eb probleme n\u00eb fyt. Emocionet e forta, si ankthi dhe tensionet, mund t\u00eb shkaktojn\u00eb probleme, si ndjesia klasike e \u201cl\u00ebmshit n\u00eb fyt\u201d dhe mund t\u00eb shkaktojn\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u g\u00eblltitur. Fjal\u00ebt e path\u00ebna mund t\u00eb ken\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin efekt.<\/p>\n<p><strong>M\u00ebl\u00e7ia dhe fshik\u00ebza e t\u00ebmthit<\/strong><\/p>\n<p>Vreri prodhohet n\u00eb m\u00ebl\u00e7i dhe mblidhet nga fshik\u00ebza e t\u00ebmthit. K\u00ebto dy organe jan\u00eb t\u00eb brishta ndaj emocioneve kolerike, si zem\u00ebrimi, irritimi, zhg\u00ebnjimi, m\u00ebria, xhelozia dhe zilia. Emocionet kolerike e kan\u00eb vendin n\u00eb k\u00ebto organe, q\u00eb, sipas mjek\u00ebsis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb greke, edhe mund t\u2019i d\u00ebmtojn\u00eb ato. Zem\u00ebrimi dhe t\u00ebrbimi mund t\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb papritur, duke kaluar nga m\u00ebl\u00e7ia n\u00eb kok\u00eb dhe duke shkaktuar k\u00ebshtu migrena, tension n\u00eb qaf\u00eb, n\u00eb kurriz dhe stres. Mund t\u00eb shfaqen probleme n\u00eb tretje, t\u00eb shkaktuara nga funksionimi i keq i m\u00ebl\u00e7is\u00eb dhe i fshik\u00ebz\u00ebs s\u00eb t\u00ebmthit.<\/p>\n<p><strong>Stomaku<\/strong><\/p>\n<p>Stomaku, ashtu si m\u00ebl\u00e7ia, mund t\u00eb ndikohen nga emocionet kolerike, si zem\u00ebrimi, t\u00ebrbimi, urrejtja dhe zhg\u00ebnjimi. Ato, kur grumbullohen n\u00eb stomak, mund t\u00eb shkaktojn\u00eb ul\u00e7era dhe gastrite. Pasiviteti, shqet\u00ebsimi, ankthi, tensioni dhe stresi bllokojn\u00eb l\u00ebvizjen e energjive dhe mund t\u00eb shkaktojn\u00eb probleme t\u00eb stomakut, dhimbje dhe fryrje, deri n\u00eb t\u00eb vjella dhe \u00e7rregullime t\u00eb oreksit.<\/p>\n<p><strong>Zorr\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Zorr\u00ebt jan\u00eb t\u00eb lidhura me shqet\u00ebsime psikologjike dhe \u00e7rregullimet e tretjes, q\u00eb shkaktohen nga emocionet q\u00eb kan\u00eb lidhje me m\u00ebl\u00e7in\u00eb dhe stomakun. N\u00eb pjes\u00ebn e sip\u00ebrme dhe t\u00eb mesme t\u00eb zorr\u00ebve z\u00ebn\u00eb vend emocionet melankolike. Zorra e trash\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e brisht\u00eb ndaj tyre. Ajo mund t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb efektet negative t\u00eb shqet\u00ebsimit, stresit, tensionit dhe nervozizmit.<\/p>\n<p><strong>Veshkat<\/strong><\/p>\n<p>Tmerri, frika dhe shoku jan\u00eb emocionet m\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr veshkat. Fluksi energjetik i k\u00ebtyre emocioneve drejtohet nga posht\u00eb dhe mund t\u00eb minoj\u00eb forc\u00ebn dhe sigurin\u00eb ton\u00eb, por edhe mund t\u2019i inkurajoj\u00eb ato. Forca dhe siguria jan\u00eb t\u00eb lidhura me funksionimin e ekuilibruar t\u00eb veshkave n\u00eb funksionet e tyre t\u00eb mbajtjes dhe evakuimit t\u00eb urin\u00ebs. Frika dhe tmerri ekstrem mund t\u00eb shkaktojn\u00eb humbjen e kontrollit mbi funksionet e veshkave.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Mjek\u00ebsia tradicionale kineze<\/strong><\/p>\n<p><em>Organet kryesore dhe emocionet q\u00eb u korrespondojn\u00eb atyre.<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>G\u00ebzimi-Zemra<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mjek\u00ebsin\u00eb tradicionale kineze, g\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb emocion i k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb thell\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb i lidhur me zemr\u00ebn. Kur nj\u00eb person ndjehet super i eksituar, mund t\u00eb ket\u00eb shqet\u00ebsim, pagjum\u00ebsi, ethe dhe rrahje t\u00eb forta zemra. Me zemr\u00ebn ka lidhje edhe dashuria.<\/p>\n<p><strong>Zem\u00ebrimi-M\u00ebl\u00e7ia dhe t\u00ebmthi<\/strong><\/p>\n<p>Zem\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb emocion i bashk\u00ebngjitur me m\u00ebrin\u00eb, zhg\u00ebnjimin, irritimin dhe t\u00ebrbimin. Mjek\u00ebsia kineze pohon se k\u00ebto lloj emocionesh t\u00eb tipit kolerik kan\u00eb lidhje me m\u00ebl\u00e7in\u00eb dhe t\u00ebmthin. Zem\u00ebrimi mund t\u00eb shkaktoj\u00eb rritje t\u00eb presionit t\u00eb gjakut dhe marrje mendsh.<\/p>\n<p><strong>Ankthi-Mushk\u00ebria dhe zorra e trash\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ankthi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb emocion i lidhur me shqet\u00ebsimin e tepruar dhe mund t\u00eb ndikoj\u00eb sidomos te mushk\u00ebrit\u00eb dhe zorra e trash\u00eb. Ankthi mund t\u00eb pengoj\u00eb nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb si duhet energjin\u00eb e vet dhe t\u00eb vuaj\u00eb nga marrja e frym\u00ebs, koliti, ul\u00e7era dhe inflamacioni i zorr\u00ebs s\u00eb trash\u00eb. Shqet\u00ebsimi ka lidhje me stomakun. Ankthi lidhet edhe me shpretk\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Trishtimi-Mushk\u00ebrit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Dhimbja emocionale mund t\u00eb shkaktoj\u00eb munges\u00eb harmonie n\u00eb mushk\u00ebri, probleme n\u00eb qarkullimin e energjis\u00eb n\u00eb gjith\u00eb trupin. Dhimbja mund t\u00eb pak\u00ebsoj\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb jetuar, t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb mushk\u00ebrit\u00eb dhe t\u00eb shkaktoj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb frym\u00ebmarrjes, sipas mjek\u00ebsis\u00eb tradicionale kineze. Me mushk\u00ebrit\u00eb lidhen edhe emocionet e dhimbjes dhe t\u00eb trishtimit.<\/p>\n<p><strong>Melankolia-Shpretka<\/strong><\/p>\n<p>Melankolia dhe shqet\u00ebsimet e shumta, deri edhe ankthi, ndikojn\u00eb te shpretka dhe mund t\u00eb shkaktojn\u00eb lodhje, letargji e paaft\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrqendruar. Melankolia mund t\u00eb pengoj\u00eb edhe sistemin tret\u00ebs dhe t\u00eb ndikoj\u00eb te stomaku, me grumbullimin e gazrave dhe fryrje.<\/p>\n<p><strong>Frika-Veshkat<\/strong><\/p>\n<p>Sipas mjek\u00ebsis\u00eb tradicionale kineze, frika mund t\u00eb shkaktoj\u00eb munges\u00eb harmonie te veshkat. Frika ekstreme mund ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb person t\u00eb humbas\u00eb papritur kontrollin e fshik\u00ebz\u00ebs dhe funksionit t\u00eb veshkave.<\/p>\n<p><strong>Trembja-Zemra<\/strong><\/p>\n<p>Trembja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb emocion shoku dhe paniku, shkaktuar nga nj\u00eb ngjarje e papritur. Sipas mjek\u00ebsis\u00eb tradicionale kineze, shoku godet n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb par\u00eb zemr\u00ebn (le t\u00eb mendojm\u00eb, p\u00ebr shembull, p\u00ebr palpitacionet) dhe, kur b\u00ebhet kronik, mund t\u00eb godas\u00eb edhe veshkat, t\u00eb cilat kan\u00eb lidhje me frik\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mjek\u00ebsia moderne ka tendenc\u00eb ta shoh\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mekanike trupin dhe funksionet fiziologjike t\u00eb organeve q\u00eb e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb at\u00eb, por n\u00eb mjek\u00ebsin\u00eb e lasht\u00eb greke dhe n\u00eb at\u00eb tradicionale kineze, mendohet se organet e brendshme ndikohen nga emocionet tona. Emocionet p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrgjigjen e trupit ton\u00eb ndaj ndjenjave. Mjek\u00ebsia greke i konsideronte emocionet t\u00eb afta t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[],"class_list":["post-9760","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9760","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9760"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9760\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9760"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9760"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9760"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}