{"id":9740,"date":"2015-06-23T15:00:03","date_gmt":"2015-06-23T13:00:03","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9740"},"modified":"2015-06-23T12:10:35","modified_gmt":"2015-06-23T10:10:35","slug":"fisniku-une-dhe-tea-donim-te-merrnim-leket","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/06\/fisniku-une-dhe-tea-donim-te-merrnim-leket\/","title":{"rendered":"Fisniku: Un\u00eb dhe Tea, donim t\u00eb merrnim lek\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Blerina \u00c7izmja: &#8211; Fisnik, kur u takuam, m\u00eb the se eksperienca n\u00eb Big Brother, n\u00eb total, ishte&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>Fisniku: <\/strong>&#8211; Shum\u00eb e bukur, nj\u00eb eksperienc\u00eb q\u00eb duhet ta jetoj\u00eb \u00e7do njeri dhe q\u00eb m\u00eb vlejti p\u00ebr t\u00eb njohur m\u00eb shum\u00eb veten. E dija q\u00eb kisha durim, por jo aq shum\u00eb, pash\u00eb te vetja disa an\u00eb q\u00eb edhe mund t\u2019i eliminoj, si\u00e7 pash\u00eb edhe ca an\u00eb q\u00eb duhet t\u2019i zhvilloj akoma m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Do m\u2019i thuash ato an\u00ebt q\u00eb do t\u2019i eleminosh?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, ato jo! (Qesh) Duhet t\u00eb eliminoj ato debatet q\u00eb na jan\u00eb b\u00ebr\u00eb refleks n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi, debatet q\u00eb u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e dit\u00ebs son\u00eb atje. Duhen b\u00ebr\u00eb diskutime dhe jo debate.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju keni b\u00ebr\u00eb debate p\u00ebr aryse nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, por kryesisht p\u00ebr gj\u00ebra shum\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; &#8230;banale! Jam p\u00ebrpjekur t\u00eb mos marr pjes\u00eb te k\u00ebto debate, por rrjedha t\u00eb p\u00ebrfshin. Un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb b\u00ebheshin debate konstruktive.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po pse ndodh gjithmon\u00eb q\u00eb debatet degjenerojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb, ku ti nuk e kujton dot as pse u b\u00eb debati?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, degjenerojn\u00eb sepse debati b\u00ebhet q\u00eb ta kapim tjetrin sa m\u00eb keq, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb vet\u00eb mir\u00eb. Gjith\u00e7ka b\u00ebhet p\u00ebr ta nxjerr\u00eb tjetrin keq sepse nuk mund ta fitojn\u00eb sfid\u00ebn me njeriun m\u00eb t\u00eb mir\u00eb te vetja, por duan t\u00eb fitojn\u00eb sfid\u00ebn me njeriun m\u00eb t\u00eb keq te tjetri.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nj\u00eb taktik\u00eb, q\u00eb un\u00eb nuk arrij ta kuptoj atje, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebsh debat me nj\u00eb person, p\u00ebr ta \u201cmbrojtur\u201d at\u00eb, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, e v\u00eb at\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes&#8230; <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb nuk e kam par\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, por kam par\u00eb q\u00eb ata duhet t\u00eb b\u00ebhen dyshe ose treshe n\u00eb debate q\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb. Kjo ndodh sepse debatet nuk nisin nga nj\u00eb pik\u00eb standarde apo nga nj\u00eb tem\u00eb, por jan\u00eb debate p\u00ebr gj\u00ebra nga m\u00eb banalet dhe p\u00ebr ta mbajtur gjall\u00eb, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb ket\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ti ke par\u00eb njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb e kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi. Mendon se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur njeri deri m\u00eb tani p\u00ebr ta ngritur pak k\u00ebt\u00eb nivel?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jan\u00eb p\u00ebrpjekur derisa kan\u00eb patur nerva, por pastaj jan\u00eb ezauruar t\u00eb gjith\u00eb. Un\u00eb jam p\u00ebrpjekur t\u00eb ngre pak nivelin, ka qen\u00eb zysha&#8230; Edhe Fatjoni ka qejf t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb debate, edhe Tea ka qejf t\u00eb b\u00ebj\u00eb diskutime. Pastaj, varet nga niveli i personit se sa ka p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb te ky diskutim dhe se \u00e7far\u00eb mesazhi do t\u00eb jap\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Meq\u00eb jemi te Tea&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Opa! (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ajo asnj\u00ebher\u00eb s\u2019ka qen\u00eb e qart\u00eb n\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndjer\u00eb. Ti, je i qart\u00eb? \u00c7far\u00eb ndjen ti p\u00ebr Tean?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Tea s\u2019ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb e qart\u00eb?! Te publiku ndoshta, sepse p\u00ebr mua Tea ka qen\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb n\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndjer\u00eb dhe un\u00eb kam qen\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb gjithashtu. Se, kjo gj\u00ebja jon\u00eb k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb, shum\u00eb e paqart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, por shum\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr ne. Ne e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb q\u00ebndron mes nesh. \u00cbsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb lidhje shpirt\u00ebrore. Jemi dy njer\u00ebz q\u00eb e kemi njohur nj\u00ebri-tjetrin dhe na jan\u00eb p\u00ebrshtatur shum\u00eb gj\u00ebra. Pastaj, s\u2019ka nevoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb kjo ndjenja e madhe, dashuria e madhe, ka edhe ca gj\u00ebra t\u00eb tjera mes miq\u00ebsis\u00eb dhe dashuris\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Prap\u00eb edhe ti q\u00ebndron te mesi&#8230; jo, \u201cun\u00eb e dua, po nuk e dua\u201d, \u201c\u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu dhe jo ashtu&#8230;\u201d&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, \u201ce dua\u201d, un\u00eb s\u2019kam th\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb! (Qesh) Kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb e p\u00eblqej, por asaj i kam th\u00ebn\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq dhe m\u00eb vjen keq q\u00eb nuk jan\u00eb transmetuar te publiku.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ti, e ke ndjekur Tean tani q\u00eb \u00ebsht\u00eb brenda?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si t\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Si Tea! Asgj\u00eb s\u2019ka ndryshuar. Shpresoj t\u00eb marr\u00eb pak zem\u00ebr nga kjo mungesa ime dhe, un\u00eb e shoh edhe fituese.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A ishte i v\u00ebrtet\u00eb ai trek\u00ebnd\u00ebshi q\u00eb u krijua mes teje, Teas dhe Veselit?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; At\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin mund ta quash t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb po qe se do t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr dy meshkuj dhe nj\u00eb fem\u00ebr. N\u00ebse do t\u00eb flas\u00ebsh pastaj p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet q\u00eb jan\u00eb krijuar aty n\u00eb mes, s\u2019kishte trek\u00ebnd\u00ebsh. Ishin dy pal\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniesh q\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb ndara nga nj\u00ebra-tjetra.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb ishte sipas teje, marr\u00ebdh\u00ebnia e Teas me Veselin?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Marr\u00ebdh\u00ebnie p\u00ebr t\u00eb kuptuar se pse Veseli drejtohej te Tea. Pastaj, interpretimet q\u00eb ka marr\u00eb jan\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, por un\u00eb e di shum\u00eb mir\u00eb dhe e kam shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb jan\u00eb ata t\u00eb dy me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Dometh\u00ebn\u00eb, nga ana jote s\u2019ka xhelozi p\u00ebr Veselin?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, s\u2019ka.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kur Tea t\u00eb dal\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrpiqeni t\u00eb krijoni nj\u00eb lidhje ju t\u00eb dy? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nj\u00eb lidhje n\u00eb \u00e7ift po thua? Po, s\u2019ka&#8230; kjo q\u00eb kemi ne \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se lidhja n\u00eb \u00e7ift! (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po mamin e Teas e ke takuar?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, nuk e kam takuar dhe nuk e di se pse duhet ta takoj. E di q\u00eb ka folur llafe shum\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr mua&#8230; (Qesh) Realisht, nuk e di se \u00e7far\u00eb ka mami i Teas. Shpresoj t\u00eb mos jet\u00eb serioze ajo \u00e7far\u00eb tha, se un\u00eb \u201ce kam p\u00ebrdorur Tean\u201d se n\u00eb fakt, nuk ka qen\u00eb k\u00ebshtu dhe asaj ia ka th\u00ebn\u00eb edhe Tea.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po motra si t\u00eb ka par\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Motra \u00ebsht\u00eb shum\u00eb krenare p\u00ebr v\u00ebllain, edhe pse ka iden\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb ca veprime ndryshe. Megjithat\u00eb, un\u00eb sikur prap\u00eb ta filloja, prap\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb do t\u00eb b\u00ebja.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Me sa u kuptua, ajo sikur nuk ishte shum\u00eb pro q\u00eb ti t\u00eb q\u00ebndroje me Tean&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, sepse kishte par\u00eb nj\u00eb lloj fokusimi timin te Tea dhe kjo s\u2019ishte mir\u00eb p\u00ebr loj\u00ebn. K\u00ebt\u00eb e kisha diskutuar edhe m\u00eb p\u00ebrpara. Edhe me Tean, nj\u00eb nga arsyet pse ne e shk\u00ebput\u00ebm \u201clidhjen\u201d ishte kjo, pasi q\u00ebllimi ishte t\u00eb merrnim lek\u00ebt dhe gj\u00ebrat e bukura q\u00eb mund t\u2019i kishim gjat\u00eb rrug\u00ebtimit, t\u2019i linim p\u00ebr diku tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb ju afroi m\u00eb shum\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin dhe \u00e7far\u00eb ju prishi me nj\u00ebri tjetrin, ty dhe Eleonor\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Na afroi m\u00eb shum\u00eb vala e mendimit, e kishim pothuajse t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb. Ishim mir\u00eb sa ishim mir\u00eb dhe un\u00eb e dija se do t\u00eb ishim shum\u00eb keq po t\u00eb ishim keq, sepse t\u00eb dy k\u00ebshtu funksionojm\u00eb. Na prish\u00ebn shum\u00eb gj\u00ebra, ca inate t\u00eb vogla t\u00eb mbajtura fshehtur. \u00c7far\u00eb ndodhi mes nesh \u00ebsht\u00eb m\u00eb komplekse nga \u00e7\u2019duket. \u00c7do koh\u00eb ka patur ngacmime nga t\u00eb dyja krah\u00ebt. Kemi patur edhe p\u00ebrballje me matje pulsi, edhe diskutime gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, por mbase nuk jan\u00eb dukur, p\u00ebr shkak t\u00eb tonit t\u00eb ul\u00ebt q\u00eb kemi p\u00ebrdorur me nj\u00ebri-tjetrin. Kulmin e quaj te misioni q\u00eb kisha, q\u00eb nuk ia dhash\u00eb zysh\u00ebs, por Marsuel\u00ebs. N\u00eb fakt, prap\u00eb Marsuel\u00ebs do t\u2019ia jepja po t\u00eb m\u00eb jepej mund\u00ebsia.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mendon se e ke tepruar me debatet me t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Patjet\u00ebr q\u00eb e kam tepruar dhe kam k\u00ebrkuar ta pranoj k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb un\u00eb dhe zysha, se edhe ajo e ka tepruar me mua. S\u2019kam marr\u00eb konsensus nga ajo dhe e kemi l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu, por besoj se do t\u00eb flasim shum\u00eb gjat\u00eb kur t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Fisnik, a shpresove deri n\u00eb momentin e fundit q\u00eb mund t\u00eb ishe fitues?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, kisha shkuar n\u00eb Big Brother p\u00ebr t\u00eb m\u00eb njohur njer\u00ebzit dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ca sinjale q\u00eb un\u00eb mendoja se duhet t\u2019i jepja nga nj\u00eb mikrofon m\u00eb i madh se ai q\u00eb kisha. Big Brother besoj se e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe un\u00eb jam krenar p\u00ebr sinjalin q\u00eb kam arritur t\u00eb p\u00ebr\u00e7oj te njer\u00ebzit. Deri tani kam marr\u00eb komente shum\u00eb pozitive dhe kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb k\u00ebto sinjale jan\u00eb p\u00ebr\u00e7uar n\u00eb veshin e duhur.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si vazhdon jeta jote tani?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Me bi\u00e7iklet\u00eb! (Qesh) Kam ca projekte q\u00eb dua t\u2019i v\u00eb n\u00eb zbatim, p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb televizion, One man shovv dhe Stand up comedy. Do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u2019i mbaroj sa m\u00eb shpejt dhe t\u2019i realizoj. Si ide i kam t\u00eb qarta dhe, n\u00ebse do t\u00eb gjej nj\u00eb shtys\u00eb t\u00eb mir\u00eb, do t\u2019i b\u00ebj.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cili do ti q\u00eb ta fitoj\u00eb Big Brother sivjet?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Dua ta fitoj\u00eb Fatjoni dhe Tea, por nuk e di sa forc\u00eb do t\u00eb gjejn\u00eb k\u00ebta t\u00eb dy. T\u00eb pakt\u00ebn ata i njoh dhe ua kam par\u00eb vlerat. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, duhet t\u00eb fitojn\u00eb vlerat, q\u00eb edhe ne t\u00eb mbahemi mend si njer\u00ebz q\u00eb kemi qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb format q\u00eb ka p\u00ebr\u00e7uar vlera. Se kush do ta fitoj\u00eb, me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, nuk e di, por besoj se n\u00eb finale do t\u00eb jet\u00eb Alba, Xhesi, Fatjoni, Tea dhe zysha.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ka ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb do ta shtosh tani n\u00eb fund?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Dua t\u2019u them \u201cfaleminderit\u201d t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb po m\u00eb mb\u00ebshtesin fort dhe q\u00eb kan\u00eb par\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb mir\u00eb tek un\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Blerina \u00c7izmja: &#8211; Fisnik, kur u takuam, m\u00eb the se eksperienca n\u00eb Big Brother, n\u00eb total, ishte&#8230; Fisniku: &#8211; Shum\u00eb e bukur, nj\u00eb eksperienc\u00eb q\u00eb duhet ta jetoj\u00eb \u00e7do njeri dhe q\u00eb m\u00eb vlejti p\u00ebr t\u00eb njohur m\u00eb shum\u00eb veten. E dija q\u00eb kisha durim, por jo aq shum\u00eb, pash\u00eb te vetja disa an\u00eb q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[415],"tags":[],"class_list":["post-9740","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-showbiz"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9740","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9740"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9740\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9740"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9740"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9740"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}