{"id":9719,"date":"2015-06-20T22:37:54","date_gmt":"2015-06-20T20:37:54","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9719"},"modified":"2015-06-20T22:37:54","modified_gmt":"2015-06-20T20:37:54","slug":"cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-23","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/06\/cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-23\/","title":{"rendered":"CILET NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE? Nga Artan Kristo"},"content":{"rendered":"<p>EDI RAMA<br \/>\nK\u00ebt\u00eb jav\u00eb, n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve, desh\u00ebm t\u2019i merrnim nj\u00eb intervist\u00eb kryeministrit ton\u00eb, Edi Rama, n\u00eb lidhje me ca shifra q\u00eb nuk po u japim dot drejtim, si\u00e7 thot\u00eb populli. Sipas Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb bazohet n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, n\u00eb zgjedhjet e 21 qershorit do t\u00eb votojn\u00eb 3.164.859 votues. Nd\u00ebrsa sipas INSTAT, q\u00eb \u00ebsht\u00eb institucioni shtet\u00ebror i specializuar p\u00ebr statistikat, m\u00eb 1 janar 2015 vendi yn\u00eb num\u00ebronte 2.893.005 banor\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dihet se jo t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt votojn\u00eb. Duhet t\u00eb jesh mbi 18 vje\u00e7 q\u00eb t\u00eb kesh t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs. Thuhet se 800 mij\u00eb banor\u00eb jan\u00eb n\u00ebn mosh\u00ebn 18 vje\u00e7. Pra, sipas Institutit t\u00eb Statistikave, jan\u00eb rreth 2 milion\u00eb votues, rezident\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Pra, rreth 1 milion\u00eb e 165 mij\u00eb votues m\u00eb pak sesa parashikon KQZ-ja. Pse Shqip\u00ebria ka m\u00eb shum\u00eb votues sesa banor\u00eb t\u00eb saj?! Dikush mund t\u00eb justifikohet se k\u00ebta jan\u00eb emigrant\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb. Dakord, por shum\u00eb prej tyre vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb votuar, apo jo? Nuk llogariten ata?! Po ata q\u00eb ikin nga Shqip\u00ebria (rreth 45 mij\u00eb n\u00eb vit \u00ebsht\u00eb shifra zyrtare) ku futen?! Mos ka ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb mendja jon\u00eb nuk e kap dot?! Po ajo juaja, apo e zotit Meta, kap gj\u00eb, zoti Rama?!<\/p>\n<p>ERJON VELIAJ<br \/>\nE keni v\u00ebn\u00eb re, t\u00eb dashur lexues, se gjithnj\u00eb, n\u00eb mitingjet p\u00ebrmbyll\u00ebse t\u00eb fushat\u00ebs, kandidati p\u00ebr t\u00eb cilin zhvillohet mitingu del n\u00eb sken\u00eb e p\u00ebrsh\u00ebndet bashk\u00eb me bashk\u00ebshorten e tij (kuptohet, kur \u00ebsht\u00eb i martuar)? K\u00ebshtu ndodh n\u00eb bot\u00eb, por k\u00ebshtu ka ndodhur, vazhdimisht, edhe te ne. Por k\u00ebt\u00eb radh\u00eb, Erjon Veliaj nuk b\u00ebri k\u00ebshtu n\u00eb mitingun e s\u00eb enjtes n\u00eb kryeqytet. Edhe pse bashk\u00ebshortja e tij, Ajola, ishte n\u00eb miting, ajo nuk u ngjit n\u00eb sken\u00eb t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeste. Pse ndodhi k\u00ebshtu, desh\u00ebm ta pyesnim zotin Veliaj? Kush e mori k\u00ebt\u00eb vendin? Duke ditur se n\u00eb fushat\u00eb elektorale \u00e7do veprim \u00ebsht\u00eb i kotrolluar e i mir\u00ebmenduar, desh\u00ebm ta pyesnim zotin Veliaj se mos kishte lidhje kjo \u201cfshehje\u201d e Ajol\u00ebs me faktin q\u00eb Veliaj k\u00ebrkon t\u00eb mos u kujtoj\u00eb votuesve t\u00eb Tiran\u00ebs dasm\u00ebn e tyre n\u00eb kalan\u00eb e Gjirokastr\u00ebs, das\u00ebm q\u00eb ai tha se u b\u00eb me kursimet e mamas\u00eb s\u00eb tij?! Apo mos kishte lidhje me p\u00ebrfoljen e Ajola Xoxes si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e biznesmenit gjeorgjiano-izraelit, Amiran Dzanazhvilli dhe italianit Fran\u00e7esko Beketi?! Apo me vil\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn thuhet se ajo ka prenotuar n\u00eb Mullet?!<\/p>\n<p>LULZIM BASHA<br \/>\nEdhe kryetarin e PD-s\u00eb Lulzim Basha desh\u00ebm ta intervistonim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve lokale. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, desh\u00ebm ta pyesnim se p\u00ebrse nuk doli asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrpara tiranasve p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb bilancin e pun\u00ebs s\u00eb tij gjat\u00eb fushat\u00ebs?! Apo \u00ebsht\u00eb pyetje kot kjo, se p\u00ebrgjigja dihet\u2026?! Nejse, ne do t\u2019ia b\u00ebnim k\u00ebt\u00eb pyetje, si\u00e7 do t\u2019i b\u00ebnim edhe pyetjen lidhur me deklarat\u00ebn e zotit Kosova p\u00ebr keqmenaxhim t\u00eb fondeve t\u00eb bashkis\u00eb gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs nga zoti Basha. \u201cMe kaq fonde sa ka Bashkia e Tiran\u00ebs, po t\u2019i mir\u00ebmenaxhosh ato, si\u00e7 kam b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb kur kam pasur mund\u00ebsi, jam i sigurt se do t\u00eb b\u00ebja 30-40% pun\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa jan\u00eb b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb sot\u201d, tha zoti Kosova. \u00c7\u2019mendon zoti Basha p\u00ebr k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb? Ka t\u00eb drejt\u00eb kandidati q\u00eb ai ka caktuar p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebs? Dhe pyetja e fundit q\u00eb do t\u2019i b\u00ebnim do t\u00eb ishte p\u00ebr lejet e nd\u00ebrtimit. Pse e \u201cliroi\u201d dor\u00ebn ai muajt e fundit p\u00ebr dh\u00ebnien e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit? Pse shkeli edhe fjal\u00ebn q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb se nuk do jepte leje p\u00ebr nd\u00ebrtime t\u00eb liqeni, apo n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs?! Ai do justifikohet, si\u00e7 b\u00ebri edhe n\u00eb emisionin \u201cOpinion\u201d se p\u00ebr nd\u00ebrtimin te liqeni ishte marr\u00eb leja nga komiteti i digave i qeveris\u00eb Rama-Meta. Por ne do t\u2019i thoshim se zoti Basha se harroi t\u00eb thot\u00eb q\u00eb komiteti i digave jep leje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar af\u00ebr digave e jo leje nd\u00ebrtimi. Edhe p\u00ebr vil\u00ebn e fundit, monument kulture q\u00eb u prish n\u00eb Tiran\u00eb, ai tha se ajo nuk ishte klasifikuar si e till\u00eb kur ai firmosi lejen. Po kur u klasifikua si e till\u00eb, a nuk e t\u00ebrhiqte dot lejen zoti Basha, do ta pyesnim ne?!<\/p>\n<p>SALI BERISHA<br \/>\nDesh\u00ebm t\u00eb intervistonim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb edhe zotin Sali Berisha. Na ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje se n\u00eb gjith\u00eb intervistat e fundit, ai nuk ka folur asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr zotin Lulzim Basha, p\u00ebr pun\u00ebn e tij, p\u00ebr drejtimin e fushat\u00ebs nga ana e tij, etj. Apo e kan\u00eb fajin gazetar\u00ebt q\u00eb nuk e kan\u00eb pyetur? Ja, ne do ta pyesnim p\u00ebr shembull, se a \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur ai me pun\u00ebn e zotit Basha si pasardh\u00ebs i tij? Cila \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ai gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve? Po gabimet e tij? A \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur ai me fushat\u00ebn e Lulzim Bash\u00ebs p\u00ebr kandidat\u00ebt p\u00ebr kryetar\u00eb bashkie t\u00eb PD-s\u00eb? A i ka p\u00ebrmbushur zoti Basha parashikimet e zotit Berisha kur e projektoi si z\u00ebvend\u00ebs? Apo q\u00ebllimi i zotit Berisha ishte i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb q\u00eb kishte Enveri kur caktoi Ramizin si pasardh\u00ebs? Q\u00eb ai t\u00eb ishte besnik e t\u00eb mos dilte kund\u00ebr Komandantit&#8230;<\/p>\n<p>BLEDI \u00c7U\u00c7I<br \/>\nE pat\u00eb faqen e internetit t\u00eb Ministrit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Vendore, Bledi \u00c7u\u00e7i, k\u00ebt\u00eb jav\u00eb?! Po ta keni par\u00eb, me siguri do t\u00eb jeni habitur dhe do ta kishit dashur t\u00eb pyesnit ministrin, ashtu si edhe ne: Me nj\u00eb num\u00ebr telefoni p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb mesazhe mburret ministri? \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb status t\u00eb tij ku ai i b\u00ebn jehon\u00eb nj\u00eb shkrimi t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore dhe Forumit Ekonomik Bot\u00ebror p\u00ebr fushat\u00ebn e sms-ve q\u00eb po zbatohet nga Ministri p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Vendore dhe Koordinatori Komb\u00ebtar kund\u00ebr Korrupsionit dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb financuar nga Banka Boterore. P\u00ebrmes sms-ve qytetar\u00ebve u k\u00ebrkohet t\u00eb shprehen p\u00ebr sh\u00ebrbimin q\u00eb marrin n\u00eb spitale apo n\u00eb zyrat e regjistrimit t\u00eb pasurive. K\u00ebshtu luftohet korrupsioni zoti minist\u00ebr, me mesazhe?! Ja, e z\u00ebm\u00eb se luftohet k\u00ebshtu: A mund t\u00eb na thoni sesa sms keni marr\u00eb dhe sesa punonj\u00ebs t\u00eb korruptuar keni hequr k\u00ebto muajt e fundit?! Asnj\u00eb, se po t\u00eb kishit, me siguri, do ta b\u00ebnit t\u00eb bujshme n\u00eb Facebook, apo jo?! At\u00ebher\u00eb mos tregon kjo se korrupsioni nuk luftohet k\u00ebshtu?! Se, nuk mund t\u00eb thuash se nuk ka korrupsion, apo jo, zoti minist\u00ebr?!<\/p>\n<p><strong><em>(Gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, t\u00eb plot\u00eb, mund ta blini online, q\u00eb dit\u00ebn e daljen n\u00eb treg, vet\u00ebm p\u00ebr\u00a089\u00a0cent, n\u00eb:\u00a0<a href=\"http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista\">http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista<\/a>, ndersa n\u00eb Greqi, n\u00eb kioskat ku shitet shtypi i huaj. N\u00ebse nuk e gjeni n\u00eb kiosken pran\u00eb jush, na d\u00ebrgoni nj\u00eb sms n\u00eb 6938691274)<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>EDI RAMA K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve, desh\u00ebm t\u2019i merrnim nj\u00eb intervist\u00eb kryeministrit ton\u00eb, Edi Rama, n\u00eb lidhje me ca shifra q\u00eb nuk po u japim dot drejtim, si\u00e7 thot\u00eb populli. Sipas Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb bazohet n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, n\u00eb zgjedhjet e 21 qershorit do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,101],"tags":[542],"class_list":["post-9719","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-ata-qe-nuk-intervistuam-dot","tag-artan-kristo"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9719","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9719"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9719\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9719"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9719"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9719"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}