{"id":9691,"date":"2015-06-18T22:07:19","date_gmt":"2015-06-18T20:07:19","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9691"},"modified":"2015-06-18T22:55:30","modified_gmt":"2015-06-18T20:55:30","slug":"cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-22","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/06\/cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-22\/","title":{"rendered":"CILET NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE? Nga Artan Kristo"},"content":{"rendered":"<p>SAIMIR TAHIRI<br \/>\nKishim koh\u00eb pa e intervistuar Ministrin e Brendsh\u00ebm, Saimir Tahiri, ndaj menduam ta intervistonim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Desh\u00ebm ta pyesnim, jo vet\u00ebm se si do t\u2019u vej\u00eb halli krimeve e vrasjeve q\u00eb s\u2019kan\u00eb t\u00eb ndalur, por edhe p\u00ebr krimin ekonomik. N\u00eb fakt, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, policia dhe prokuroria meritojn\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mira. Se, k\u00ebto jav\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb arrestarit p\u00ebr korrupsion dhe vjedhje t\u00eb shtetit. T\u00eb fundit fare ishin kokat e asaj q\u00eb u quajt si \u201cMafia e ila\u00e7eve\u201d q\u00eb u arrestuan k\u00ebto dit\u00eb&#8230; Mir\u00eb q\u00eb k\u00ebta u arrestuan, desh\u00ebm ta pyesnim ministrin, por a u konfiskuan miliardat e lek\u00ebve q\u00eb ata kishin grabitur?! P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk thuhet asnj\u00eb fjal\u00eb. Ashtu si\u00e7 nuk thuhet asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb u arrestuan p\u00ebr t\u00eb famshmen \u201cskem\u00eb t\u00eb mashtrimit me TVSH-n\u00eb\u201d. Edhe ata kishin futur n\u00eb xhepat e tyre miliona nga shteti, por nuk u konfiskua asnj\u00eb lek. Ashtu si\u00e7 nuk u konfiskua asnj\u00eb lek nga ato miliona lek\u00eb t\u00eb vjedhura n\u00eb Bank\u00ebn e Shtetit. Ashtu si\u00e7 nuk u konfiskua asnj\u00eb lek nga vjedhja e floririt n\u00eb thesar vite e vite m\u00eb par\u00eb&#8230; K\u00ebshtu do vazhdohet? Duke i vjedhur shtetit miliona e miliarda, duke b\u00ebr\u00eb ca vite burg e duke g\u00ebzuar m\u00eb pas lek\u00ebt e vjedhura?!<\/p>\n<p>AJOLA XOXA, MAJLINDA BREGU, ARGITA BERISHA<br \/>\nKur d\u00ebgjuam k\u00ebt\u00eb jav\u00eb se bashk\u00ebshortja e Erion Veliajt, ish-ministrit dhe kandidat i PS-s\u00eb e aleat\u00ebve t\u00eb saj p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, ka qen\u00eb avokatja e Beketit p\u00ebr t\u00eb cilin ka nj\u00eb urdh\u00ebr arresti, ashtu si edhe e izaraelito-armenianit Amiran p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb hapur nj\u00eb proces penal p\u00ebr pastrim parash, na u kujtua&#8230; Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb edhe nj\u00eb ish-ministreje t\u00eb PD-s\u00eb, Majlinda Bregut, i doli emri n\u00eb shtyp sepse familjar\u00ebt e saj ishin t\u00eb lidhur me nj\u00eb personazh t\u00eb krimit n\u00eb Italin\u00eb e Jugut, Anxhelo Prudentinon. Por, na u kujtua se edhe vajza e ish-kryeminstrit Berisha \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur p\u00ebr lidhje me nj\u00eb njeri t\u00eb p\u00ebrfolur p\u00ebr korrupsion e pastrim parash si Damir Fazlli\u00e7i&#8230; Na u kujtuan edhe shum\u00eb e shum\u00eb raste t\u00eb tjera kur mafioz\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm u ka dal\u00eb emri p\u00ebr lidhje me politikan\u00ebt shqiptar\u00eb e t\u00eb af\u00ebrmit e tyre, ndaj menduam q\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt pik\u00ebrisht me k\u00ebto t\u00eb treja q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart, me Ajol\u00ebn, Majlind\u00ebn dhe Argit\u00ebn. \u201cSi shpjegohet q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mafioz\u00ebt lidhen m\u00eb pushtetar\u00ebt e familjet e tyre k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri?\u201d, desh\u00ebm t\u2019i pyesnim ato. Apo, t\u00eb dashur lexues, mos \u00ebsht\u00eb shtruar gabim k\u00ebshtu pyetja? Mos duhet t\u2019i pyesnim: \u201cSi shpjegohet q\u00eb pushtetar\u00ebt k\u00ebtu te ne lidhen gjithmon\u00eb me mafioz\u00eb e njer\u00ebz t\u00eb p\u00ebrfolur apo d\u00ebnuar p\u00ebr korrupsion e pastrim parash?\u201d&#8230;<\/p>\n<p>XHEZAIR ZAGANJORI<br \/>\nK\u00ebt\u00eb jav\u00eb, Gjykata e Lart\u00eb pushoi \u00e7\u00ebshtjen ndaj dy deputet\u00ebve socialist\u00eb, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, q\u00eb akuzoheshin p\u00ebr dhun\u00eb ndaj kolegut t\u00eb tyre demokrat, Gent Strazimiri. Gjykata e Lart\u00eb argumentoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje nuk ka pasur vep\u00ebr penale. \u201cP\u00ebrdorimi i fjal\u00ebve dhe shprehjeve fyese, si edhe kryerja e veprimeve t\u00eb tjera faktike a t\u00eb dhunshme nga ana e deputet\u00ebve, t\u00eb cilat c\u00ebnojn\u00eb veprimtarin\u00eb normale dhe autoritetin e Kuvendit, personin dhe dinjitetin e deputetit, etj., t\u00eb kryera gjat\u00eb veprimtarive parlamentare dhe\/ose brenda ambienteve t\u00eb Kuvendit ose aty ku ai ushtron veprimtarin\u00eb e tij, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb tejkalime t\u00eb liris\u00eb parlamentare, shkelje t\u00eb cilat gjykohen dhe nd\u00ebshkohen nga vet\u00eb Kuvendi\u201d, theksonte njoftimi i Gjykat\u00ebs. \u201cNuk d\u00ebnohet rrahja, apo fyerja, sipas Gjykat\u00ebs?\u201d, desh\u00ebm t\u00eb pyesnim zotin Xhezair Zaganjori, kryetar i saj. Po n\u00eb rast se n\u00eb nj\u00eb institucion apo kompani dy punonj\u00ebs dhunojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb tret\u00eb, nuk i kap ligji, n\u00ebse i d\u00ebnon me ndonj\u00eb v\u00ebrejtje pronari apo pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi?! Po k\u00ebshtu, i bie q\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjimnaz, kur nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs p\u00ebrdhunon n\u00eb ambientet e shkoll\u00ebs dhe t\u00eb d\u00ebnohet me p\u00ebrjashtim nga shkolla, nuk futet n\u00eb burg? Apo jo, zoti Zaganjori?!<\/p>\n<p>GENT STRAZIMIRI<br \/>\nK\u00ebt\u00eb jav\u00eb do t\u00eb donim t\u00eb intervistonim edhe deputetin e PD-s\u00eb Gent Strazimiri. Donim ta pyesnim n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ajo q\u00eb thuhet se tani, pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr mosd\u00ebnimin e agresor\u00ebve t\u00eb tij ai ka filluar, jo vet\u00ebm t\u00eb b\u00ebj\u00eb st\u00ebrvitje me shtanga e t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb arte marciale, por edhe t\u00eb flas\u00eb si \u201ci fort\u00eb\u201d. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb ai kishte deklaruar se \u201cun\u00eb nuk protestoj si Gandi, nuk e b\u00ebj dot. Un\u00eb jam malok dibre e jo indian\u201d. A e di zoti Strazimiri se Gandi jo vet\u00ebm q\u00eb njihet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn p\u00ebr men\u00e7urin\u00eb e tij dhe mbahet si shembull urt\u00ebsie, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shprehja \u201cmalok dibre\u201d edhe nga vet\u00eb dibran\u00ebt mbahet si sharje? E di ai, gjithashtu, se paguhet nga taksat tona si deputet, q\u00eb t\u00eb sillet si Gandi e jo si malok?! Ndaj, ngaq\u00eb si Gandi nuk b\u00ebhet dot, t\u00eb pakt\u00ebn, t\u00eb sillet si mal\u00ebsor&#8230;<\/p>\n<p>ISA BOLETNI<br \/>\nSikur shkenca t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur intervistimin e atyre q\u00eb s\u2019jan\u00eb m\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, ne do t\u00eb kishim dashur t\u00eb intervistonim Isa Boletinin, eshtrat e t\u00eb cilit u rivarros\u00ebn k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb Boletin t\u00eb Mitrovic\u00ebs, n\u00eb Kosov\u00ebn q\u00eb ai e deshte aq shum\u00eb. Na b\u00ebri p\u00ebrshtypje fakti se n\u00eb ceremonin\u00eb e rivarrimit nuk mori pjes\u00eb asnj\u00eb nga politikan\u00ebt e lart\u00eb shqiptar\u00eb, ndaj desh\u00ebm ta pyesnim bac\u00ebn Is\u00eb se p\u00ebrse ndodhi k\u00ebshtu kur, sipas kreut t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Mitrovic\u00ebs, t\u00eb gjitha personalitetet e larta shteterore k\u00ebndej e andej kufirit si dhe n\u00eb t\u00eb gjitha trojet ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb patur ftes\u00eb zyrtare p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni? Pse nuk ishte aty Edi Rama? Thjesht\u00eb se nuk u plot\u00ebsua d\u00ebshira e tij q\u00eb rivarrimi t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb Vlor\u00eb?! T\u00eb merret me inate e vog\u00eblsira ky kryeministri yn\u00eb?! Po Presidenti?! Apo nuk donte t\u00eb shtr\u00ebngonte duart me kryeministrin n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb eg\u00ebr fushate?! Po kryetari i Kuvendit q\u00eb e ka portretin e Isa Boletinit n\u00eb zyr\u00ebn e tij? Do t\u00eb ishim kurioz\u00eb t\u00eb dinim se \u00e7\u2018mendonte baca Is\u00eb p\u00ebr k\u00ebto&#8230;<\/p>\n<p><em><strong>(Gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, t\u00eb plot\u00eb, mund ta blini online, q\u00eb dit\u00ebn e daljen n\u00eb treg, vet\u00ebm p\u00ebr\u00a089\u00a0cent, n\u00eb:\u00a0<a href=\"http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista\">http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista<\/a>, ndersa n\u00eb Greqi, n\u00eb kioskat ku shitet shtypi i huaj. N\u00ebse nuk e gjeni n\u00eb kiosken pran\u00eb jush, na d\u00ebrgoni nj\u00eb sms n\u00eb 6938691274)<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SAIMIR TAHIRI Kishim koh\u00eb pa e intervistuar Ministrin e Brendsh\u00ebm, Saimir Tahiri, ndaj menduam ta intervistonim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Desh\u00ebm ta pyesnim, jo vet\u00ebm se si do t\u2019u vej\u00eb halli krimeve e vrasjeve q\u00eb s\u2019kan\u00eb t\u00eb ndalur, por edhe p\u00ebr krimin ekonomik. N\u00eb fakt, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, policia dhe prokuroria meritojn\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mira. Se, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,101],"tags":[542],"class_list":["post-9691","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-ata-qe-nuk-intervistuam-dot","tag-artan-kristo"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9691","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9691"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9691\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9691"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9691"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9691"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}