{"id":9687,"date":"2015-06-18T17:30:05","date_gmt":"2015-06-18T15:30:05","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9687"},"modified":"2015-06-18T12:41:54","modified_gmt":"2015-06-18T10:41:54","slug":"djali-im-ka-lindur-pa-tiroide","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/06\/djali-im-ka-lindur-pa-tiroide\/","title":{"rendered":"Djali im ka lindur pa tiroide"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Doktor Dashamiri! Kam nj\u00eb djal\u00eb 2 vje\u00e7 i cili ka lindur pa gjendrra tiroide. Dua t\u00eb di, a do t\u00eb ket\u00eb ai nj\u00eb jet\u00eb normale kur t\u00eb rritet? A do t\u00eb ket\u00eb probleme me riprodhimin seksual? Jam n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrgjigjes suaj. Faleminderit.<\/strong><\/p>\n<p><strong><em><u>Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog:<\/u><\/em><\/strong> &#8211; E nderuar zonj\u00eb! E lexova me kujdes shqet\u00ebsimin tuaj. Edhe pse nuk jepni detaje klinike, laboratorike apo imazherike, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb nga ana ime t\u00eb kuptoj diagnoz\u00ebn dhe mbi t\u00eb gjitha, shqet\u00ebsimin tuaj si prind. S\u00ebmundja q\u00eb manifeston f\u00ebmija juaj, n\u00eb terminologjin\u00eb mjek\u00ebsore njihet si hipotiroidiz\u00ebm congenital ose munges\u00eb e lindur e gjendrr\u00ebs tiroide. Si rregull, kjo \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje e rrall\u00eb, por sigurisht, n\u00ebse nuk diagnostikohet shpejt, ka pasoja ekstremisht t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr jet\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs, zhvillimin psiko-emocional dhe fizik t\u00eb tij. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb vendet e zhvilluara, t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb momentin e lindjes u merret krahas analizave t\u00eb ndryshme edhe analiza e gjakut, p\u00ebr t\u00eb matur nj\u00eb nga hormonet kryesore q\u00eb reflekton pun\u00ebn e tiroides. Kjo analiz\u00eb njihet ndryshe si TSH, hormoni stimulues i tiroides. Ky paramet\u00ebr funksional i tiroides te t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, si n\u00eb rastin tuaj, del i lart\u00eb, gj\u00eb q\u00eb tregon se organizmi vuan munges\u00ebn e hormoneve t\u00eb tiroides. Kjo s\u00ebmundje paraqitet jo vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb mungesa e pjesshme apo totale e gjendrr\u00ebs tiroide, por ka raste q\u00eb defekti mund t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebr shembull n\u00eb hipofiz\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Raste t\u00eb nj\u00ebjta njihen edhe ato ku hormonet prodhohen si\u00e7 duhet te f\u00ebmij\u00ebt normal\u00eb, por nuk arrijn\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb qelizat p\u00ebrkat\u00ebse. N\u00eb raste shum\u00eb t\u00eb rralla kemi edhe d\u00ebmtime t\u00eb m\u00ebl\u00e7is\u00eb, veshkave apo strukturave t\u00eb tjera indore t\u00eb domosdoshme p\u00ebr t\u00eb kthyer hormonet e tiroides n\u00eb gjendje pune apo funksionale. Si m\u00eb lart trajtuar, problemi \u00ebsht\u00eb kompleks. R\u00ebnd\u00ebsi k\u00ebtu ka diagnostikimi n\u00eb koh\u00eb i k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje dhe fillimi sa m\u00eb shpejt i mjekimit i cili \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi i art\u00eb i korrigjimit dhe i zbutjes s\u00eb k\u00ebtij fenomeni te k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb. Ideale do t\u00eb ishte q\u00eb kjo s\u00ebmundje t\u00eb diagnostikohej para lindjes, ose fill pas lindjes, meq\u00eb k\u00ebto hormone jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb domosdoshme. Viti i par\u00eb i jet\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zhvillimin e tij. Tiroidja \u00ebsht\u00eb gjend\u00ebrr kryesore endokrine q\u00eb mban barr\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb mir\u00ebzhvillimit fizik e psikik t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs. N\u00ebse te djali juaj kjo gjend\u00ebrr nuk funksionon pjes\u00ebrisht apo totalisht, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kemi nj\u00eb frenim t\u00eb zhvillimit e p\u00ebr pasoj\u00eb, do t\u00eb manifestohen defi\u00e7ite t\u00eb m\u00ebdha fizike e mbi t\u00eb gjitha, psikike te f\u00ebmija. N\u00eb vendet e pazhvilluara ku n\u00ebnat dhe f\u00ebmij\u00ebt ekspozohen n\u00eb zona me defi\u00e7it t\u00eb jodit, s\u00ebmundjet e tiroides jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shprehura. Si form\u00eb e k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje paraqitet edhe kreatinizmi ose prapambetja e r\u00ebnd\u00eb mendore si shkak i mosfunksionimit t\u00eb tiroides n\u00eb moshat f\u00ebminore dhe n\u00eb t\u00eb rritur. N\u00eb praktik\u00eb, rastet q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrcaktuar shpejt si t\u00eb s\u00ebmur\u00eb nga kjo s\u00ebmundje dhe q\u00eb kan\u00eb filluar mjekimin e mir\u00eb n\u00eb koh\u00eb, kan\u00eb patur ecuri t\u00eb mir\u00eb dhe pa asnj\u00eb ndryshim nga moshatar\u00ebt e tyre n\u00eb \u00e7do aspekt jetik. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr djalin tuaj, q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe pa asnj\u00eb problem riprodhimi p\u00ebr sa koh\u00eb defi\u00e7iti i tiroides do t\u00eb kompensohet si\u00e7 duhet dhe sa koh\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb probleme t\u00eb tjera t\u00eb palidhura me tiroiden. F\u00ebmij\u00ebs suaj i uroj sh\u00ebndet dhe suksese n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Doktor Dashamiri! Kam nj\u00eb djal\u00eb 2 vje\u00e7 i cili ka lindur pa gjendrra tiroide. Dua t\u00eb di, a do t\u00eb ket\u00eb ai nj\u00eb jet\u00eb normale kur t\u00eb rritet? A do t\u00eb ket\u00eb probleme me riprodhimin seksual? Jam n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrgjigjes suaj. Faleminderit. Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: &#8211; E nderuar zonj\u00eb! E lexova [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[89,219],"tags":[],"class_list":["post-9687","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-mjeku","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9687","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9687"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9687\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9687"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9687"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9687"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}