{"id":9654,"date":"2015-06-17T14:00:00","date_gmt":"2015-06-17T12:00:00","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9654"},"modified":"2015-06-17T11:40:03","modified_gmt":"2015-06-17T09:40:03","slug":"i-duket-sikur-e-pergjojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/06\/i-duket-sikur-e-pergjojne\/","title":{"rendered":"I duket sikur e p\u00ebrgjojn\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; Mamaja ime ka pak koh\u00eb q\u00eb ka shfaqur nj\u00eb problem. Asaj i duket gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs sikur fqinj\u00ebt tan\u00eb, q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb kat m\u00eb sip\u00ebr, e p\u00ebrgjojn\u00eb. I \u00ebsht\u00eb fiksuar sikur ata d\u00ebgjojn\u00eb \u00e7do muhabet q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb sht\u00ebpi, madje edhe sikur na shikojn\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb aq problematike sa m\u00eb duket sikur ajo jeton me k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim gjith\u00eb dit\u00ebn, madje dyshon edhe sikur d\u00ebgjon z\u00ebrat e tyre q\u00eb i flasin direkt asaj, pasi gjasme shikojn\u00eb l\u00ebvizjet e saj dhe, sipas saj, komentojn\u00eb. Do t\u00eb doja nj\u00eb kontakt me psikologun pasi e shoh shum\u00eb problematike k\u00ebt\u00eb gjendje&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong><em><u>Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist:<\/u><\/em><\/strong> &#8211; Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr letr\u00ebn dhe m\u00eb vjen shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb, e shqet\u00ebsuar p\u00ebr maman\u00eb tuaj, i drejtoheni psikologut para psikiatrit. N\u00ebse v\u00ebrtet ajo vuan nga psikoza q\u00eb manifeson delir, at\u00ebher\u00eb k\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me s\u00ebmundje ose \u201chalu\u00e7inacione t\u00eb tipit d\u00ebgjimor ose pamor\u201d, ndaj s\u00eb pari p\u00ebr rastin tuaj duhet \u201ctrokitur\u201d te psikiatri e pastaj te psikologu. Psikozat jan\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb nuk kalojn\u00eb pa ila\u00e7et e psikiatrit t\u00eb tipit rispolept apo alanzapin\u00eb (zyprex) t\u00eb cilat jepen n\u00eb dozat e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb shmangur efektet an\u00ebsore q\u00eb ato kan\u00eb. Prandaj duhet hequr nga letra juaj fjala \u201cpsikoz\u00eb\u201d dhe at\u00ebher\u00eb \u201cbujrum\u201d te psikologu, pasi psikozat jan\u00eb s\u00ebmundje shpesh t\u00eb r\u00ebnda e q\u00eb zgjasin dhe duhen mjekuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, duke patur parasysh k\u00ebtu edhe mjekimin mbajt\u00ebs, pra edhe kur i s\u00ebmuri e ka kaluar s\u00ebmundjen e duket plot\u00ebsisht mir\u00eb. Deri k\u00ebtu dakord, por m\u00eb ndiqni edhe pak me v\u00ebmendje. Ndoshta u \u201ctremb\u00ebt\u201d pak nga fjal\u00ebt e mia, por mundet q\u00eb k\u00ebto q\u00eb do t\u00eb them m\u00eb posht\u00eb, p\u00ebr ju jan\u00eb nj\u00eb lajm i mir\u00eb.<\/p>\n<p>Mundet q\u00eb mamaja juaj dyshon aq shum\u00eb, sa i b\u00ebjn\u00eb vesh\u00ebt apo i b\u00ebjn\u00eb syt\u00eb nga meraku i madh, por nuk \u00ebsht\u00eb se ajo d\u00ebgjon z\u00ebra (si \u201creale\u201d, edhe aty ku nuk ka) apo shikon \u201cfigur\u00ebn\u201d aty ku t\u00eb tjer\u00ebt nuk e shohin at\u00eb. Prandaj, sado i madh q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ky lloj dyshimi (obsesioni i cili n\u00eb gjuh\u00ebn e popullit quhet \u201cvesves\u201d) p\u00ebrs\u00ebri ai po obsesion mbetet dhe si i till\u00eb trajtohet n\u00eb kuadrin e \u00e7rregullimeve t\u00eb ankthit (\u00e7rregullime obsesive-kompulsive, t\u00eb shoq\u00ebruara edhe me keqp\u00ebrshtatje, si: p\u00ebrgjime, ulje t\u00eb z\u00ebrit, mbyllje t\u00eb perdeve, kanateve etj. t\u00eb cilat quhen kompulsione, sepse pa k\u00ebto sjellje keqp\u00ebrshtat\u00ebse (si sjellje sigurie) asaj nuk i ulet ankthi pik\u00ebllues). Pastaj ky \u201csinjal alarmi\u201d i vazhduar, asaj ndoshta i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201ckronik\u201d dhe ka krijuar disa ide derealizimi, porse gjithsesi ato mbeten vet\u00ebm ide, ndaj edhe nuk duhen trajtuar si s\u00ebmundje, pasi vet\u00eb ajo mund t\u00eb jet\u00eb e nd\u00ebrgjegjshme q\u00eb s\u2019duhet t\u2019i ket\u00eb, pra, \u00ebsht\u00eb si n\u00eb \u201cluft\u00eb\u201d me to. Pastaj, jo t\u00eb gjitha halu\u00e7inacionet mund t\u00eb jen\u00eb s\u00ebmundje, pasi ka edhe \u201chalu\u00e7inacione\u201d t\u00eb induktuara, si p\u00ebr shembull, nj\u00eb n\u00ebn\u00eb i ka besuar fjal\u00ebt kur i thot\u00eb djali se e ndjekin e duan q\u00eb ta vrasin dhe asaj,nga ky merak, i duket sikur kudo \u201cshikon\u201d vras\u00ebsit\u201d e tij (t\u00eb mundsh\u00ebm), edhe pse njer\u00ebzit po ikin n\u00eb pun\u00eb t\u00eb vet.<\/p>\n<p>&#8211; Ju mund t\u00eb gjeni n\u00eb internet nj\u00eb p\u00ebrgjigjen time me titull \u201c\u00c7\u2019jan\u00eb deluzionet\u201d, n\u00eb faqen ueb t\u00eb gazet\u00ebs: <a href=\"http:\/\/www.intervistal.al\">vvvvvv.intervistal.al<\/a> (Psikologu p\u00ebrgjigjet) dhe e gjeni k\u00ebt\u00eb dallim. Iluzionet nuk jan\u00eb deluzione sepse at\u00ebher\u00eb do t\u00eb dilnin t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, se iluzione kemi t\u00eb gjith\u00eb si p\u00ebr shembull, mund t\u00eb trembemi nga nj\u00eb rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb uj\u00eb q\u00eb na duket si gjarp\u00ebr, apo t\u00eb na duket lapsi n\u00eb nj\u00eb got\u00eb n\u00eb uj\u00eb si i p\u00ebrthyer, ose si\u00e7 mund t\u00eb na duken si \u201cul\u00ebrima ujq\u00ebrish\u201d kur v\u00ebrsh\u00ebllen era po t\u00eb jemi n\u00eb pyll (ama, jo n\u00eb qytet) ose si\u00e7 fjala vjen, nga meraku se mos m\u00eb \u201ctallin\u201d apo p\u00ebrflasin gati sa nuk u sulem dy vetave q\u00eb mu duk sikur m\u00eb than\u00eb: \u201cJashar-gjel deti(!)\u201d, kur ata paskan th\u00ebn\u00eb \u201cdo ikim n\u00eb Kashar p\u00ebr gjel deti\u201d (p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb etj.). Njer\u00ebzit me obsesion shum\u00eb t\u00eb axhituar e duksh\u00ebm n\u00eb ankth, mund t\u00eb p\u00ebrngjajn\u00eb fare leht\u00eb me t\u00eb s\u00ebmuret nga psikoza dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gabim jo i rrall\u00eb i mjek\u00ebve n\u00ebp\u00ebr rrethe, sidomos i mjek\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, por q\u00eb kushton shum\u00eb sepse fodull\u00ebku dhe kryelart\u00ebsia n\u00eb profesionin ton\u00eb t\u00eb fikin der\u00ebn, pasi nuk t\u00eb l\u00ebn\u00eb as t\u00eb thellohesh e as t\u00eb bashk\u00ebpunosh p\u00ebr t\u00eb mos gabuar, sidomos n\u00eb diagnostikimin e sakt\u00eb.<\/p>\n<p>Kam folur diku edhe p\u00ebr rastin \u201cJurikova\u201d, nj\u00eb doktoresh\u00eb psikiatre bullgare e cila e p\u00ebrjashtoi vajz\u00ebn nga diagnoza skizofreni pasi e diktoi se halu\u00e7inacionet e saj ishin t\u00eb autosugjestionuara dhe t\u00eb sugjestionuara fuqish\u00ebm. Vajza e saj kishte par\u00eb se si vajzat \u201cktheheshin\u201d n\u00eb mjellma te nj\u00eb balet (\u201cLiqeni i mjellmave\u201d). Po ashtu, kishte par\u00eb \u201chinduit\u00ebt\u201d t\u00eb mposhtnin gravitacionin e t\u00eb ngriheshin n\u00eb aj\u00ebr para kamerave, pra, fluturonin. Nga dashuria e malli p\u00ebrv\u00eblues p\u00ebr babain t\u00eb cilin e donte jasht\u00eb mase e q\u00eb, kur vdiq, i than\u00eb se ka ikur zog n\u00eb qiell, ajo e qet\u00ebsonte shpirtin duke menduar sikur po \u201cfluturonte\u201d p\u00ebr te babai i saj. Madje edhe e thoshte si t\u00eb \u201cv\u00ebrtet\u00eb\u201d k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, porse kur Jurikova e v\u00ebrtetoi se thell\u00eb-thell\u00eb vajza nuk e besonte se mund t\u00eb ndodh\u00eb kjo, at\u00ebher\u00eb diagnoza e r\u00ebnd\u00eb \u201cskizofreni\u201d u p\u00ebrjashtua. Kujdes, pra, se k\u00ebto jan\u00eb gabime q\u00eb peshojn\u00eb shum\u00eb. Edhe obsesionet, kur jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb sistematizuara, p\u00ebrngjajn\u00eb shum\u00eb me halu\u00e7inacionet dhe nga dyshimet e lehta, ato kthehen dal\u00ebngadal\u00eb n\u00eb t\u00eb r\u00ebnda e pastaj njeriut i mbushet mendja se k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb e pik\u00eb. Pra, ai shpik me mendje lloj-lloj shpjegimesh (p\u00ebr t\u00eb cilat i vjen n\u00eb ndihm\u00eb \u201cshejtani\u201d si\u00e7 thot\u00eb populli) dhe ec e binde at\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn&#8230; Nuk \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb skizofreni, por ka ndodhur q\u00eb t\u00eb ken\u00eb plasur aq sherre me pasoja ndoshta m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija se vet\u00eb skizofrenia, nj\u00eb \u201c\u00e7menduri\u201d nga njer\u00ebzit me llogjik\u00eb, q\u00eb s\u00ebmundjet i kan\u00eb \u00e7uar edhe deri tek arm\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duhet patjet\u00ebr syri i mpreht\u00eb \u201cv\u00ebzhgues\u201d i psikologut me p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb dalluar s\u00ebmundjet nga jos\u00ebmundjet, dyshimet (q\u00eb megjithat\u00eb jan\u00eb brenda normales) nga patologjit\u00eb, iluzionet (jo s\u00ebmundje) nga deluzionet e halu\u00e7inacionet (s\u00ebmundje) etj. Dua ta vizitoj vet\u00eb n\u00ebn\u00ebn tuaj q\u00eb t\u00eb flas me kompetenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Mamaja ime ka pak koh\u00eb q\u00eb ka shfaqur nj\u00eb problem. Asaj i duket gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs sikur fqinj\u00ebt tan\u00eb, q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb kat m\u00eb sip\u00ebr, e p\u00ebrgjojn\u00eb. I \u00ebsht\u00eb fiksuar sikur ata d\u00ebgjojn\u00eb \u00e7do muhabet q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb sht\u00ebpi, madje edhe sikur na shikojn\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb aq problematike sa m\u00eb duket sikur ajo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86,219],"tags":[],"class_list":["post-9654","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9654","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9654"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9654\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9654"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9654"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9654"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}