{"id":9614,"date":"2015-06-12T18:00:27","date_gmt":"2015-06-12T16:00:27","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9614"},"modified":"2015-06-12T16:13:46","modified_gmt":"2015-06-12T14:13:46","slug":"cdo-grua-mund-te-vuaje-nga-fibriomat-e-mitres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/06\/cdo-grua-mund-te-vuaje-nga-fibriomat-e-mitres\/","title":{"rendered":"\u00c7do grua mund t\u00eb vuaj\u00eb nga fibriomat e mitr\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Fibriomat n\u00eb mit\u00ebr jan\u00eb rritje jokancerogjene t\u00eb indeve t\u00eb mitr\u00ebs. Fibriomat ndryshojn\u00eb n\u00eb num\u00ebr dhe madh\u00ebsi, pra, mund t\u00eb kesh nj\u00eb apo shum\u00eb, t\u00eb vogla apo t\u00eb m\u00ebdha. Afro 70-80% e grave kan\u00eb fibrioma n\u00eb mit\u00ebr deri n\u00eb mosh\u00ebn 50 vje\u00e7are. Termi mjek\u00ebsor p\u00ebr fibriomat \u00ebsht\u00eb: liomioma ose mioma. <\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Simptomat e fibriomave<\/strong><\/p>\n<p>Ato mund t\u00eb shkaktojn\u00eb simptoma shum\u00eb t\u00eb lehta, ose mund t\u00eb mos shkaktojn\u00eb fare. Te grat\u00eb q\u00eb ndjejn\u00eb simptoma, fibriomat mund t\u00eb shkaktojn\u00eb: Presion n\u00eb fshik\u00ebz\u00ebn e urin\u00ebs, apo zorr\u00ebn e trash\u00eb, urinim t\u00eb shpesht\u00eb, kapsll\u00ebk ose dhimbje gjat\u00eb daljes jasht\u00eb, dhimbje n\u00eb fund t\u00eb barkut. N\u00ebse fibriomat rriten shum\u00eb, ato mund t\u00eb zgjerojn\u00eb barkun, duke e b\u00ebr\u00eb gruan t\u00eb duket shtatz\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ndryshimet n\u00eb menstruacione<\/strong><\/p>\n<p>Fibriomat mund t\u00eb shkaktojn\u00eb edhe ndryshime n\u00eb menstruacione si: Dhimbje dhe ng\u00ebr\u00e7e t\u00eb lehta, apo t\u00eb forta, shtim t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb menstruacioneve, nganj\u00ebher\u00eb me copa t\u00eb koaguluara, cikle m\u00eb t\u00eb gjata ose m\u00eb t\u00eb shpeshta, si edhe njolla gjaku nd\u00ebrmjet cikleve.<\/p>\n<p><strong>Fibrioz\u00eb apo endometrioz\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Fibriomat jan\u00eb nj\u00eb nga shkaqet e dhimbjeve t\u00eb forta menstruale, por dhimbjet mund t\u00eb shkaktohen edhe nga endometriozat. Endometrioza ndodh kur indet nga muret e brendshme t\u00eb mitr\u00ebs rriten n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb trupit, si, jasht\u00eb mitr\u00ebs dhe fshik\u00ebz\u00ebs s\u00eb urin\u00ebs. K\u00ebto inde \u00e7ahen dhe rrjedhin gjak gjat\u00eb menstruacioneve, duke shkaktuar dhimbje. Dhimbjet e shkaktuara nga fibriomat dhe endometrioza mund t\u00eb shkaktohen edhe nd\u00ebrmjet cikleve.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb i shkakton?<\/strong><\/p>\n<p>Shkaku i sakt\u00eb i fibriomave \u00ebsht\u00eb i panjohur. Rritja e tyre mendohet se ka lidhje me hormonet fem\u00ebrore, estrogjenet dhe progesteronin. Studimet kan\u00eb zbuluar se grat\u00eb, cikli i t\u00eb cilave fillon m\u00eb her\u00ebt, kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ken\u00eb fibrioma. Megjith\u00ebse marrja e hormoneve fem\u00ebrore ka lidhje me fibriomat, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur nj\u00eb lidhje e till\u00eb me pilul\u00ebn kontraceptive.<\/p>\n<p><strong>Tipet e fibriomave<\/strong><\/p>\n<p>Fibriomat m\u00eb t\u00eb njohura jan\u00eb ato t\u00eb quajtura intramurale, q\u00eb rriten n\u00eb muskujt e mitr\u00ebs dhe e zmadhojn\u00eb at\u00eb. Fibriomat subserosale rriten jasht\u00eb mitr\u00ebs. N\u00ebse ato zmadhohen shum\u00eb, mund t\u00eb shkaktojn\u00eb dhimbje p\u00ebr shkak t\u00eb madh\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre apo presionit q\u00eb ushtrojn\u00eb n\u00eb organet ngjitur. Fibriomat submucosale rriten n\u00ebn veshjen e brendshme t\u00eb mitr\u00ebs dhe mund t\u00eb z\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e saj t\u00eb brendshme, duke shkaktuar shum\u00eb hemorragji, ose nd\u00ebrlikime t\u00eb tjera m\u00eb serioze. Fibriomat pedunculare lidhen me nj\u00eb bisht t\u00eb holl\u00eb brenda apo jasht\u00eb mitr\u00ebs. Ekziston mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb patur m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb lloj fibriome.<\/p>\n<p><strong>Te cilat gra zhvillohen fibriomat?<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shkaku i zhvillimit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb ende i paqart\u00eb, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re se ato ndodhin zakonisht nga mosha 30-40 vje\u00e7are dhe jan\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura te grat\u00eb me ngjyr\u00eb. Rreziku shtohet nga trash\u00ebgimia. Gjithashtu, ndikon edhe t\u00eb qenit mbipesh\u00eb, apo obeze, si edhe me presion t\u00eb lart\u00eb t\u00eb gjakut.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrlikimet<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li><strong> Anemia<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Disa gra me fibrioma, q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb sasi t\u00eb shtuar t\u00eb menstruacioneve, mund t\u00eb b\u00ebhen anemike. Shum\u00eb raste t\u00eb anemis\u00eb, shkaktuar nga mungesa e hekurit nga menstruacionet e shumta, jan\u00eb t\u00eb lehta dhe mund t\u00eb trajtohen me nj\u00eb ndryshim n\u00eb diet\u00eb dhe me pilula hekuri. Zgjatja e anemis\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb lodhje e letargji dhe, n\u00eb rastet m\u00eb serioze, probleme me zemr\u00ebn.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong> Shtatzania<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Fibriomat zakonisht nuk nd\u00ebrhyjn\u00eb te pjelloria dhe shtatzania. Megjithat\u00eb, disa gra me fibrioma rrezikohen nga nd\u00ebrlikime n\u00eb shtatzani dhe n\u00eb lindje. Fibriomat mund t\u00eb shkaktojn\u00eb dhimbje barku dhe hemorragji pas lindjes, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nd\u00ebrhyrje kirurgjikale. N\u00eb disa raste, fibriomat mund t\u00eb bllokojn\u00eb tubat e Fallopit. Fibromat q\u00eb rriten n\u00eb muret e brendshme t\u00eb mitr\u00ebs n\u00eb disa raste mund t\u00eb pengojn\u00eb vendosjen e vez\u00ebs s\u00eb pllenuar n\u00eb mit\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Kur duhet t\u00eb shkoni te doktori?<\/strong><\/p>\n<p>Ju duhet t\u00eb shkoni te doktori kur vini re k\u00ebto simptoma: Hemorragji t\u00eb madhe gjat\u00eb ciklit, kur keni dhimbje gjat\u00eb menstruacioneve (q\u00eb nuk i keni pasur m\u00eb par\u00eb), urinim i shpesht\u00eb ose paaft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kontrolluar urin\u00ebn, nj\u00eb ndryshim n\u00eb gjat\u00ebsin\u00eb e ciklit q\u00eb zgjat m\u00eb shum\u00eb se 6 cikle, dhimbje apo r\u00ebndes\u00eb n\u00eb fund t\u00eb barkut.<\/p>\n<p><strong>Diagnostikimi <\/strong><\/p>\n<p>Doktori mund t\u00eb zbuloj\u00eb fibriomat mesatare apo t\u00eb m\u00ebdha gjat\u00eb nj\u00eb kontrolli rutin\u00eb t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb pelvisit. Analizat, si ato me ultratinguj, mund t\u00eb japin informacion p\u00ebr madh\u00ebsin\u00eb dhe vendosjen e fibriomave t\u00eb tjera. Grat\u00eb me fibrioma q\u00eb po p\u00ebrpiqen t\u00eb mbeten shtatz\u00ebn\u00eb, b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb quajtur histerosalpingogram\u00eb, q\u00eb tregon muret vesh\u00ebse t\u00eb mitr\u00ebs dhe t\u00eb tubave t\u00eb Fallopit. Mund t\u00eb nevojiten edhe analiza t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb par\u00eb mitr\u00ebn nga brenda apo barkun.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Trajtimi<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li><strong> Me ila\u00e7e kund\u00ebr dhimbjes<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Ila\u00e7et kund\u00ebr dhimbjes, si acetaminofenet, ila\u00e7et antiinflamatore si ibuprofeni apo naprokseni mund t\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb dhimbjet menstruale.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong> Me pilula kontraceptive<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Pilulat kontraceptive v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontroll nivelet e estrogjeneve dhe progesteronit. Kjo zakonisht b\u00ebn q\u00eb t\u00eb pak\u00ebsohet hemorragjia gjat\u00eb cikleve dhe mund t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb dhimbjen e shkaktuar nga fibriomat, si hemorragjin\u00eb e madhe dhe ng\u00ebr\u00e7et. Metoda t\u00eb tjera kontraceptive hormonale q\u00eb mund t\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb simptomat e fibriomave, jan\u00eb injeksionet me progesteron, apo sterileja hormonale.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong> Terapit\u00eb e tjera hormonale<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Ila\u00e7et q\u00eb l\u00ebshojn\u00eb hormonin gonadotropin\u00eb (GnRH) mund t\u00eb ofrojn\u00eb nj\u00eb leht\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb simptomave t\u00eb fibriomave duke ndaluar menstruacionet dhe duke tkurrur fibriomat. GnRH bllokojn\u00eb prodhimin e estrogjeneve, pra, mund t\u00eb shkaktojn\u00eb edhe pak\u00ebsim t\u00eb mas\u00ebs kockore, that\u00ebsi vaginale, apo afshe t\u00eb nxehta. Kur mbaron trajtimi, fibriomat i rikthehen madh\u00ebsis\u00eb m\u00eb m\u00ebparshme. Zakonisht, k\u00ebto trajtime p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb tkurrur fibriomat para nd\u00ebrhyrjes kirugjikale.<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li><strong> Embolizimi<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Kur fibriomat shkaktojn\u00eb simptoma t\u00eb lehta apo t\u00eb moderuara, embolizimi (nd\u00ebrprerja e furnizimit me gjak t\u00eb fibriom\u00ebs) mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb. Nj\u00eb kateter futet n\u00eb arterien q\u00eb ushqen me gjak fibriom\u00ebn dhe l\u00ebshon n\u00eb t\u00eb cop\u00ebza t\u00eb vogla plastike, apo xhelatine, duke penguar furnizimin e saj me gjak, gj\u00eb q\u00eb, me kalimin e koh\u00ebs, shkakton tkurrjen e saj. Embolizimi nuk b\u00ebhet te grat\u00eb q\u00eb duan t\u00eb mbesin shtatz\u00ebn\u00eb pas trajtimit.<\/p>\n<ol start=\"5\">\n<li><strong> Nd\u00ebrhyrja kirurgjikale<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Kjo nd\u00ebrhyrje quhem miomektomi dhe p\u00ebrdoret p\u00ebr heqjen e fibriomave t\u00eb m\u00ebdha. Zakonisht b\u00ebhet te grat\u00eb q\u00eb duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Ka raste q\u00eb b\u00ebhet histerektomia, pra, heqja e mitr\u00ebs. Ekziston nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb, ajo q\u00eb mendohej si fibriom\u00eb, n\u00eb fakt mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kancer i quajtur sarkoma uterine. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye k\u00ebshillohet t\u00eb mos pritet fibrioma n\u00eb cop\u00ebza t\u00eb vogla para se t\u00eb hiqet. P\u00ebr fibriomat m\u00eb t\u00eb vogla mund t\u00eb b\u00ebhet heqja e endometrit, q\u00eb eliminon shtres\u00ebn vesh\u00ebse t\u00eb mitr\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb b\u00ebhet te grat\u00eb q\u00eb nuk duan f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<ol start=\"6\">\n<li><strong> Ultratingujt<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>P\u00ebrdorimi i ultratingujve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar fibriomat pa rrezikuar d\u00ebmtimin e mitr\u00ebs. Gjat\u00eb trajtimit p\u00ebrdoren ultratingujt me intensitet t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb qelizat e fibriom\u00ebs. Shumica e grave e marrin veten shpejt pas nj\u00eb procedure t\u00eb till\u00eb dhe i rikthehen jet\u00ebs normale brenda 24 or\u00ebve. Efektet e tyre n\u00eb koh\u00eb ende nuk jan\u00eb studiuar, prandaj nuk k\u00ebshillohet p\u00ebr grat\u00eb q\u00eb duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<ol start=\"7\">\n<li><strong> Ushtrimet fizkulturore<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>B\u00ebrja rregullisht e sportit mund t\u00eb parandaloj\u00eb fibriomat. N\u00eb nj\u00eb studim, grat\u00eb q\u00eb b\u00ebnin fizkultur\u00eb shtat\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb or\u00eb n\u00eb dit\u00eb, kishin shum\u00eb m\u00eb pak fibrioma se grat\u00eb q\u00eb b\u00ebnin m\u00eb pak se dy or\u00eb n\u00eb dit\u00eb. Obeziteti gjithashtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor rreziku p\u00ebr fibriomat, prandaj b\u00ebrja rregullisht e fizkultur\u00ebs mund t\u2019ju ndihmoj\u00eb t\u00eb keni nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe t\u00eb rrezikoheni m\u00eb pak nga fibriomat.<\/p>\n<p><strong>Kujdesi p\u00ebr anemin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Grat\u00eb me fibrioma q\u00eb nuk marrin nj\u00eb sasi t\u00eb mjaftueshme hekuri nga ushqimet, mund t\u00eb s\u00ebmuren me anemi. Simptomat e k\u00ebsaj t\u00eb fundit p\u00ebrfshijn\u00eb lodhjen, dhimbje n\u00eb gjoks dhe marrjen e frym\u00ebs. Trajtimi mund t\u00eb b\u00ebhet duke ngr\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb ushqime me hekur, si mishi i kuq, ai i pul\u00ebs, peshku, jeshill\u00ebqet, perimet dhe drith\u00ebrat t\u00eb cilave u \u00ebsht\u00eb shtuar hekur. Doktori mund t\u2019ju sugjeroj\u00eb edhe q\u00eb t\u00eb merrni tableta me hekur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fibriomat n\u00eb mit\u00ebr jan\u00eb rritje jokancerogjene t\u00eb indeve t\u00eb mitr\u00ebs. Fibriomat ndryshojn\u00eb n\u00eb num\u00ebr dhe madh\u00ebsi, pra, mund t\u00eb kesh nj\u00eb apo shum\u00eb, t\u00eb vogla apo t\u00eb m\u00ebdha. Afro 70-80% e grave kan\u00eb fibrioma n\u00eb mit\u00ebr deri n\u00eb mosh\u00ebn 50 vje\u00e7are. Termi mjek\u00ebsor p\u00ebr fibriomat \u00ebsht\u00eb: liomioma ose mioma. &nbsp; Simptomat e fibriomave Ato mund [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[],"class_list":["post-9614","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9614","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9614"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9614\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9614"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9614"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9614"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}