{"id":9600,"date":"2015-06-10T16:00:47","date_gmt":"2015-06-10T14:00:47","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9600"},"modified":"2015-06-10T11:46:42","modified_gmt":"2015-06-10T09:46:42","slug":"do-te-bie-ne-depresion-per-shkak-te-semundjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/06\/do-te-bie-ne-depresion-per-shkak-te-semundjes\/","title":{"rendered":"Do t\u00eb bie n\u00eb depresion p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjes?"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; I nderuar Doktor Demiri, kam vite q\u00eb jam mjekuar me seroxat p\u00ebr obsesione dhe kam qen\u00eb mir\u00eb. Problemi q\u00ebndron se koh\u00ebt e fundit un\u00eb u s\u00ebmura me parainfrakt t\u00eb trurit dhe nj\u00eb tip paralize. Kjo m\u00eb ka ndodhur nga nj\u00eb vrim\u00eb e vog\u00ebl q\u00eb kisha n\u00eb zem\u00ebr. A mund t\u00eb m\u00eb ndihmoni? Jam shum\u00eb konfuze dhe mendja m\u00eb shkon vet\u00ebm te gj\u00ebrat negative. A mund t\u00eb bie n\u00eb depresion p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjes? Faleminderit. <\/strong><\/p>\n<p><strong><em><u>Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist:<\/u><\/em><\/strong> &#8211; E nderuara let\u00ebrshkruese, letra juaj ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb lexuesit, p\u00ebr nj\u00eb fjali q\u00eb thoni: \u201cjam shum\u00eb konfuze dhe mendja m\u00eb shkon vet\u00ebm te gj\u00ebrat negative\u201d. K\u00ebtu q\u00ebndron edhe problemi q\u00eb dua ta shtrojm\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr ju, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb lexuesit. Ju nuk e dini dhe as nuk e besoni sa shum\u00eb ndikim kan\u00eb mendimet mbi trupin dhe sh\u00ebndetin ton\u00eb. Fal\u00eb fuqis\u00eb vibruese t\u00eb fjal\u00ebve dhe \u00e7do gj\u00ebje q\u00eb ne shqiptojm\u00eb apo mendojm\u00eb, ne fillojm\u00eb edhe ta ndjellim at\u00eb. Njer\u00ebzit q\u00eb flasin ose mendojn\u00eb p\u00ebrher\u00eb p\u00ebr s\u00ebmundjet, pashmangshm\u00ebrisht i ndjellin ato. Sipas nj\u00eb th\u00ebnieje t\u00eb vjet\u00ebr \u201cfjal\u00ebt duhet t\u2019i shfryt\u00ebzojm\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr tri q\u00ebllime: t\u00eb sh\u00ebrojm\u00eb, t\u00eb bekojm\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrparojm\u00eb\u201d. Problemi sot shtrohet deri aty sa t\u00eb themi se t\u00eb gjitha, deri edhe s\u00ebmundjet, ne sikur ia shkaktojm\u00eb vet\u00eb vetes. K\u00ebt\u00eb q\u00eb po shpjegoj, ju nuk mund ta kuptoni pa ditur sa e madhe \u00ebsht\u00eb fuqia e pavet\u00ebdijes mbi t\u00ebr\u00eb qenien ton\u00eb e cila punon plot 24 or\u00eb. Pra, veprimi kinetik i n\u00ebnvet\u00ebdijes vazhdon edhe gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb gjumit. Sa m\u00eb shum\u00eb ne mendojm\u00eb apo flasim p\u00ebr s\u00ebmundjet, aq m\u00eb shum\u00eb \u201cs\u00ebmundja\u201d b\u00ebhet v\u00ebrtet s\u00ebmundje edhe kur nuk \u00ebsht\u00eb e till\u00eb, pik\u00ebrisht nga frika dhe p\u00ebrkushtimi i madh q\u00eb ndjeni prej saj. Prandaj pothuajse t\u00eb gjith\u00eb klient\u00ebve t\u00eb mi, q\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb, un\u00eb u jap edhe nj\u00eb material t\u00eb fotokopjuar me titull \u201cSi t\u2019i largojm\u00eb mendimet obsesive\u201d, sepse vet\u00eb fjala obsesive do t\u00eb thot\u00eb mendime \u201crodhe\u201d q\u00eb nuk na shqiten nga mendja. Ky material u thot\u00eb klient\u00ebve: \u201cV\u00ebzhgojini ato mendime, por mos u p\u00ebrfshini n\u00eb to, mos u kushtoni r\u00ebnd\u00ebsi, vet\u00ebm p\u00ebrcillini pa u brengosur\u201d. Gj\u00ebrat negative q\u00eb ne nuk i d\u00ebshirojm\u00eb, marrin fuqi e r\u00ebnd\u00ebsi pik\u00ebrisht sepse u kushtojm\u00eb v\u00ebmendje, p\u00ebrndryshe do t\u00eb iknin, sepse ne nuk ua \u201cvarim\u201d, pra, ato q\u00ebndrojn\u00eb tek ata t\u00eb cil\u00ebt mjerisht jo vet\u00ebm u kushtojm\u00eb v\u00ebmendje e r\u00ebnd\u00ebsi nga frika, por edhe mundohen t\u2019i largojn\u00eb me forc\u00eb. N\u00ebse ti i nxjerr si me \u201cdhun\u00eb\u201d nga dera mendimet negative obsesive, ato futen nga dritarja. T\u00eb gjith\u00eb duhet ta din\u00eb se mendimet negative apo fantazit\u00eb e k\u00ebqia e deri perverse, nuk jan\u00eb mendja jon\u00eb, por edhe sikur t\u00eb ishin, shtrohet pyetja: A luftohet mendja me mendje?! Prandaj edhe klient\u00ebt sh\u00ebrohen me psikoterapi sepse ata m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb \u201ckirurg\u00ebt\u201d e shpirtit t\u00eb vet, m\u00ebsohen si ta largojn\u00eb breng\u00ebn tamam si\u00e7 heq lulishtari deg\u00ebt e thata e t\u00eb panevojshme. Duke vepruar si\u00e7 i m\u00ebsojm\u00eb e praktikojm\u00eb ne, ata i kalojn\u00eb mendimet negative fillimisht me nd\u00ebrgjegje e m\u00eb pas kjo gj\u00eb u b\u00ebhet shprehi, pra, mendimet pozitive u b\u00ebhen automatike e \u201cspostuese\u201d pasi ka nj\u00eb vones\u00eb nd\u00ebrmjet mendimit negativ dhe veprimit t\u00eb tij n\u00eb organiz\u00ebm, ashtu si\u00e7 ka nj\u00eb vones\u00eb mendimi p\u00ebr nj\u00eb \u00ebmb\u00eblsir\u00eb dhe sekretimit t\u00eb gjendrrave t\u00eb p\u00ebshtym\u00ebs. Kjo vones\u00eb do shfryt\u00ebzuar me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos na prodhohen l\u00ebngjet e \u201ck\u00ebqija\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb mendimeve negative obsesive. N\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb mendonim pand\u00ebrprer\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr dhimbje apo s\u00ebmundje (edhe kur i kemi ato) at\u00ebher\u00eb do ta ndalonim veprimin kinetik t\u00eb pavet\u00ebdijes duke mos e l\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb t\u00eb na sh\u00ebroj\u00eb dhe t\u00eb na forcoj\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Si\u00e7 e tham\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, veprimi sh\u00ebrues kinetik i pavet\u00ebdijes fuqizohet n\u00ebp\u00ebrmjet arirmimeve pozitive, ose sugjestionit, ose meditimit. Edhe n\u00eb lidhje me gjumin \u00ebsht\u00eb provuar se me ato mendime me t\u00eb cilat t\u00eb z\u00ebn\u00eb gjumi nat\u00ebn, me ato do t\u00eb mbetet edhe truri duke punuar. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb studim i till\u00eb me v\u00ebllez\u00ebrit binjak\u00eb: Ai q\u00eb vet\u00ebm sa i \u00ebsht\u00eb lexuar nj\u00eb problem para gjumit pa e l\u00ebn\u00eb t\u00eb merret me t\u00eb, t\u00eb nes\u00ebrmen e ka zgjidhur at\u00eb shum\u00eb minuta m\u00eb shpejt sesa i v\u00ebllai, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rezultat dha ky eskperiment edhe me v\u00ebllain tjet\u00ebr, ndaj dhe u konkludua: at\u00eb q\u00eb njeriu mendon para gjumi po at\u00eb vazhdon ta ket\u00eb n\u00eb \u201cp\u00ebrpunim\u201d edhe gjat\u00eb gjumit. Ndaj q\u00eb t\u00eb flem\u00eb gjum\u00eb t\u00eb rehatsh\u00ebm, duhet q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb shtrihemi p\u00ebr gjum\u00eb e t\u00eb \u00e7ohemi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin orar, por edhe t\u00eb mendojm\u00eb gj\u00ebra t\u00eb bukura ose t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme paksa engendis\u00ebse para gjumit, si pamjet nga natyra ose ndonj\u00eb meditim (meditim do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos mendosh asgj\u00eb) ose num\u00ebrimi.<\/p>\n<p>T\u2019i rikthehemi letr\u00ebs suaj: Ju thoni se jeni mjekuar prej vitesh me seroxat p\u00ebr obsesione dhe keni qen\u00eb mir\u00eb: Un\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb g\u00ebzohem kur ila\u00e7i i gjendet \u201cs\u00ebmundjes\u201d, por p\u00ebrse me vite?! Dhe, edhe sa vite do t\u00eb vazhdohet kjo? Ila\u00e7et kimikate jan\u00eb \u201cdrog\u00eb\u201d nga e cila duhet t\u00eb ruhemi q\u00eb t\u00eb mos krijojm\u00eb as gjendje var\u00ebsie e as tolerance, p\u00ebrve\u00e7se efektet an\u00ebsore nuk jan\u00eb t\u00eb pakta. N\u00eb qoft\u00eb se ty t\u2019i ka dh\u00ebn\u00eb ila\u00e7et doktori p\u00ebr 6 muaj apo nj\u00eb vit dhe ti i ke p\u00ebrdorur ato vet\u00eb, me vite t\u00eb t\u00ebra, k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb gabim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia jote ndaj vetes. As edhe ila\u00e7et 100 % bimore nuk duhen p\u00ebrdorur pa konsult\u00ebn me fitoterapistin pasi as ato nuk jan\u00eb si uji i burimit, pasi vet\u00ebm ai nuk t\u00eb b\u00ebn d\u00ebm. Ju do t\u00eb mbeteni edhe p\u00ebr vite t\u00eb tjera me obsesione n\u00eb qoft\u00eb se nuk do t\u2019i trajtoni ato me psikoterapi. Kjo sepse obsesionet jan\u00eb mendime t\u00eb frikshme, k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse (tip rodhe) e q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten pa pushuar dhe jan\u00eb sigurisht negative. Por, pa m\u00eb thoni ju, a ka ila\u00e7 q\u00eb i ndryshon mendimet p\u00ebrve\u00e7se psikoterapia, me llojet e saj? Njer\u00ebzit me obsesione trajtohen me psikoterapi, kjo \u00ebsht\u00eb e para dhe vet\u00ebm n\u00ebse ankthi \u00ebsht\u00eb pik\u00ebllues p\u00ebrdoren qet\u00ebsuesit e vegj\u00ebl ose barnat si p\u00ebr shembull, \u00ebsht\u00eb anafranili, me minimimin 50 miligram n\u00eb dit\u00eb e maksimumi 250 miligram n\u00eb dit\u00eb, por n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk duhet p\u00ebrdorur vet\u00ebm sepse ju e lexoni n\u00eb gazet\u00eb. Un\u00eb nuk jam aspak dakord me koleg\u00ebt e mi t\u00eb cil\u00ebt japin receta vet\u00ebm bazuar nga letrat e pacient\u00ebve, pasi kjo nuk i shmang dot gabimet shpesh me pasoja, pasi gjat\u00eb diagnostikimit ne shohim apo \u201clexojm\u00eb\u201d te klienti si n\u00eb nj\u00eb \u201cekran\u201d shum\u00eb gj\u00ebra nga ato q\u00eb pacienti nuk mundet apo nuk di t\u2019i thot\u00eb. Ne kemi si \u201cekran\u201d jo vet\u00ebm fytyr\u00ebn e pacientit, por edhe reagimet, deri edhe matjet q\u00eb ne i b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr lodhjen psikomotore etj. Ndoshta del se nuk \u00ebsht\u00eb nevoja as p\u00ebr ila\u00e7et gjum\u00ebv\u00ebn\u00ebse t\u00eb farmacis\u00eb, pasi vet\u00ebm psikoterapia mjafton, ose mund t\u2019i japim edhe ila\u00e7e 100 % bimore, por vet\u00ebm t\u00eb dobishme e pa pasoja. A nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur, por edhe p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb q\u00eb merakun ose obsesionin e nj\u00eb studenti p\u00ebr provimet nj\u00eb x psikiat\u00ebr e kishte \u201csh\u00ebruar\u201d duke e v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb gjum\u00eb t\u00eb plot\u00eb me ila\u00e7et dhe studentit i kishte ikur data e provimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kujtonte se s\u2019ka ardhur ende? I bukur \u201csh\u00ebrim\u201d! T\u00eb m\u00eb vesh n\u00eb gjum\u00eb duke m\u00eb \u201cqet\u00ebsuar\u201d, q\u00eb t\u00eb mos kem mund\u00ebsi t\u00eb mendoj apo punoj p\u00ebr problemet, sfidat. Ngash\u00ebm me k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj sikur t\u00eb \u201csh\u00ebrojm\u00eb\u201d nj\u00eb xheloz duke e b\u00ebr\u00eb \u201ctap\u00eb\u201d me raki dhe ai nuk shqet\u00ebsohet se ku \u00ebsht\u00eb e shoqja sepse i duket vetja si beqar. Duke p\u00ebrfunduar, e nderuar let\u00ebrshkruese, besoj me mbi 90 % se k\u00ebto s\u00ebmundjet e tua jan\u00eb m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb \u201ckrijuara\u201d sesa t\u00eb v\u00ebrteta, pra, vet\u00eb ti je fajtore e \u201cpafaj\u201d p\u00ebr to. Gjithsesi, m\u00eb me kompetenc\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrgjigjem pas nj\u00eb seance me psikoterapi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; I nderuar Doktor Demiri, kam vite q\u00eb jam mjekuar me seroxat p\u00ebr obsesione dhe kam qen\u00eb mir\u00eb. Problemi q\u00ebndron se koh\u00ebt e fundit un\u00eb u s\u00ebmura me parainfrakt t\u00eb trurit dhe nj\u00eb tip paralize. Kjo m\u00eb ka ndodhur nga nj\u00eb vrim\u00eb e vog\u00ebl q\u00eb kisha n\u00eb zem\u00ebr. A mund t\u00eb m\u00eb ndihmoni? Jam shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86,219],"tags":[],"class_list":["post-9600","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9600","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9600"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9600\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9600"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9600"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9600"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}