{"id":9598,"date":"2015-06-10T15:00:18","date_gmt":"2015-06-10T13:00:18","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9598"},"modified":"2015-06-10T11:45:03","modified_gmt":"2015-06-10T09:45:03","slug":"shkrimtari-kleo-lati-tregon-per-romanin-e-tij-trupi-im-me-perket-mua-skllavet-e-seksit-ne-ministrite-tona","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/06\/shkrimtari-kleo-lati-tregon-per-romanin-e-tij-trupi-im-me-perket-mua-skllavet-e-seksit-ne-ministrite-tona\/","title":{"rendered":"Shkrimtari Kleo Lati, tregon p\u00ebr romanin e tij \u201cTrupi im m\u00eb p\u00ebrket mua\u201d Skllavet e seksit n\u00eb ministrit\u00eb tona"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Nj\u00eb roman p\u00ebr realitetin e dit\u00ebve t\u00eb sotme t\u00eb Tiran\u00ebs, q\u00eb kuadrohet te marr\u00ebdh\u00ebnia mes pushtetit, paras\u00eb dhe femr\u00ebs. Dashnoret e burrave q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb pushtet dhe par\u00e1 &#8211; kurtizanet e koh\u00ebve moderne, t\u00eb bukura si kurtizanet e dikurshme, ndon\u00ebse pa shk\u00eblqimin e tyre.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>&#8211;<\/em><\/strong><strong> \u00c7far\u00eb trajton romani juaj i fundit, me titull \u201cTrupi im m\u00eb p\u00ebrket mua\u201d, q\u00eb ka dal\u00eb n\u00eb qarkullim k\u00ebto dit\u00eb? B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb histori reale, apo p\u00ebr nj\u00eb realitet t\u00eb pasqyruar p\u00ebrmes nj\u00eb historie? <\/strong><\/p>\n<p><em>&#8211;<\/em> Romani ka n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tij realitetin e dit\u00ebve t\u00eb sotme t\u00eb Tiran\u00ebs, q\u00eb kuadrohet te marr\u00ebdh\u00ebnia mes pushtetit, paras\u00eb dhe femr\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb roman himnizohet femra e virtytshme, dashuria, pasioni, por edhe stigmatizohet njeriu q\u00eb ka pushtet e par\u00e1 dhe q\u00eb e sheh femr\u00ebn vet\u00ebm si trup, si objekt k\u00ebnaq\u00ebsie, si skllave seksi, si lod\u00ebr erotike. Personazhi kryesor mashkull \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri me nj\u00eb post t\u00eb lart\u00eb n\u00eb nj\u00eb ministri. Dikur nj\u00eb njeri fare i zakonsh\u00ebm, pa ndonj\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, i shp\u00ebrfillur, tani q\u00eb i \u00ebsht\u00eb ngjitur si kulp\u00ebr pushtetit dhe ka b\u00ebr\u00eb par\u00e1 t\u00eb madhe, shijon nj\u00eb jet\u00eb luksoze. Dhe realiteti na tregon se ka plot t\u00eb tjer\u00eb si ai, shumica prej tyre krejt anonim\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn jo t\u00eb larg\u00ebt, q\u00eb kan\u00eb ngjitur shkall\u00ebt e karrier\u00ebs, disa prej tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt t\u00eb befasishme, si n\u00ebp\u00ebr \u00ebndrra. Jan\u00eb ngjitur lart, disa syresh shum\u00eb lart, kan\u00eb siguruar poste pushteti dhe par\u00e1, shum\u00eb par\u00e1. Ata mbahen me t\u00eb madhe, u duket vetja VIP, njer\u00ebz t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe me vlera. Ata mendojn\u00eb se tashm\u00eb i takojn\u00eb nj\u00eb rangu t\u00eb lart\u00eb, gjallojn\u00eb n\u00eb katet e larta t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Jan\u00eb futur n\u00eb at\u00eb q\u00eb u p\u00eblqen ta quajn\u00eb shtresa elit\u00eb. Ata, p\u00ebr ironi t\u00eb fatit, e besojn\u00eb realisht k\u00ebt\u00eb gj\u00eb! Por, sikurse thoshte teologu dhe filozofi gjerman Albert Shvaixer, <em>&#8220;Kush beson se \u00ebsht\u00eb i krishter\u00eb pse shkon n\u00eb kish\u00eb, ai gabon. Njeriu nuk b\u00ebhet makin\u00eb kur futet n\u00eb nj\u00eb garazh&#8221;\u2026<\/em><\/p>\n<p><strong><em>&#8211;<\/em><\/strong><strong> Nj\u00eb nga personazhet, Denisa, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sekretarja dhe dashnorja e shefit, njeri me post t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ministri, thot\u00eb: <em>\u201cSot njer\u00ebzit i zgjidhin problemet vet\u00ebm p\u00ebrmes dy rrug\u00ebve: ose p\u00ebrmes pushtetit, ose p\u00ebrmes paras\u00eb. Aq m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb i kan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb me t\u00eb dyja rrug\u00ebt s\u00eb bashku. Bosi i ka t\u00eb dyja k\u00ebto\u2026\u201d<\/em>.<\/strong><\/p>\n<p><em>&#8211; <\/em>Jan\u00eb fjal\u00eb t\u00eb th\u00ebna me past\u00ebrti dhe \u00e7ilt\u00ebrsi nga nj\u00eb fem\u00ebr q\u00eb pasqyron at\u00eb realitet t\u00eb pist\u00eb dhe t\u00eb degraduar moral e shpirt\u00ebror q\u00eb ekziston n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, sidomos n\u00eb \u201ckatet\u201d e saj t\u00eb larta. Bile, sa m\u00eb lart t\u00eb ngjiten njer\u00ebzit, aq m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb degradimi moral dhe shpirt\u00ebror, pasi vet\u00eb jeta tregon se n\u00eb Shqip\u00ebri ata q\u00eb kan\u00eb pushtetin dhe paran\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb t\u00eb till\u00eb fuqi sa mendojn\u00eb se kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vendosin edhe p\u00ebr fatet e njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb, p\u00ebr jet\u00ebt e tyre personale, p\u00ebr d\u00ebshirat, pasionet dhe \u00ebndrrat e tyre. Vet\u00eb Denisa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull bind\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sekretarja e njeriut me post t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ministri, pasi m\u00eb par\u00eb ka shitur trupin e saj n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb parave, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb pas skllavja e tij e seksit dhe vet\u00ebm kur ka dh\u00ebn\u00eb prova t\u00eb k\u00ebsaj \u201cbesnik\u00ebrie\u201d \u2013 q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb var\u00ebsi e plot\u00eb ndaj mashkullit q\u00eb fuqin\u00eb e vet e mat me pushtetin dhe paran\u00eb \u2013 ajo ka fituar statusin e dyfisht\u00eb: edhe dashnore, edhe sekretare e shefit.<\/p>\n<p>Betimi dhe p\u00ebrbetimi i saj p\u00ebr t\u00eb fituar k\u00ebt\u00eb status, n\u00eb roman shprehet me fjal\u00ebt e saj: <em>\u201cJam skllavja jote\u2026 B\u00ebj \u00e7far\u00eb t\u00eb duash me mua\u2026 M\u00eb \u00e7o lart n\u00eb qiell, m\u00eb p\u00ebrplas n\u00eb tok\u00eb, m\u00eb p\u00ebrdor si t\u00eb duash\u2026 jam e jotja\u2026 b\u00ebj \u00e7far\u00eb t\u00eb duash me trupin tim\u2026 trupi im tani nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i imi\u2026 \u00ebsht\u00eb i yti\u2026 edhe marr\u00ebzit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jam gati t\u2019i b\u00ebj p\u00ebr ty\u2026\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb \u201cdashnorja e par\u00eb\u201d e shefit; di\u00e7ka e ngjashme me violin\u00ebn e par\u00eb n\u00eb nj\u00eb orkest\u00ebr me shum\u00eb violina. Se, meshkuj t\u00eb till\u00eb ndeshen p\u00ebrdit\u00eb me femra q\u00eb synojn\u00eb t\u2019u aviten burrave t\u00eb fuqish\u00ebm m\u00eb pushtet dhe par\u00e1, si rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar privilegje. Le t\u00eb flasim hapur, ta shohim realitetin drejt e n\u00eb sy dhe t\u00eb mos fshihemi pas gishtit. Si Denisa, Laura, Klaudia etj., q\u00eb shfaqen n\u00eb faqet e romanit, ka plot femra n\u00eb realitetin ton\u00eb q\u00eb pushtetin e nj\u00eb burri e shohin si nj\u00eb afrodiziak q\u00eb u zgjon interesin, u p\u00ebrndez d\u00ebshirat, i b\u00ebn t\u2019u aviten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa m\u00eb lajkatare burrave t\u00eb till\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt edhe n\u00eb paraqitjen e jashtme duken k\u00ebshtu m\u00eb josh\u00ebs. Gjithnj\u00eb t\u00eb kollarisur, t\u00eb veshur me kostume t\u00eb shtrenjta, me k\u00ebmisha me jaka t\u00eb bardha dhe me kravata firmato, me k\u00ebpuc\u00eb q\u00eb shk\u00eblqejn\u00eb, gjithnj\u00eb duke hipur dhe duke zbritur nga makina luksoze, me nj\u00eb pamje hijer\u00ebnd\u00eb, n\u00eb syt\u00eb e shum\u00eb femrave burra t\u00eb till\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb ikona q\u00eb adhurohen. Jo p\u00ebr men\u00e7urin\u00eb dhe kultur\u00ebn e tyre, pasi shumica e k\u00ebtyre njer\u00ebzve, edhe pse jan\u00eb n\u00eb rangje t\u00eb larta, jan\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb, t\u00eb pakulturuar, meskin\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb shpirt. Ata adhurohen nga femrat p\u00ebr pushtetin dhe p\u00ebr parat\u00eb q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb, nj\u00eb adhurim q\u00eb b\u00ebhet akoma m\u00eb i madh duke llogaritur avantazhet e shumta q\u00eb ka lidhja intime me burra t\u00eb k\u00ebsaj kategorie: dreka dhe darka n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb lart\u00eb, udh\u00ebtime jasht\u00eb vendit, par\u00e1, dhurata t\u00eb shtrenjta, sigurim i nj\u00eb pune t\u00eb mir\u00eb. Pun\u00eb zyre, sigurisht.<\/p>\n<p>Denisa, si dhe dashnoret e burrave q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb pushtet dhe par\u00e1, jan\u00eb kurtizanet e koh\u00ebve moderne, t\u00eb bukura si kurtizanet e dikurshme, ndon\u00ebse pa shk\u00eblqimin e tyre. T\u00eb gjith\u00eb n\u00ebn z\u00eb flasin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb realitet n\u00eb Shqip\u00ebri. E dini si m\u00eb than\u00eb dy persona q\u00eb e kan\u00eb lexuar romanin, por q\u00eb nuk njihen fare mes tyre? T\u00eb dy m\u00eb than\u00eb pak a shum\u00eb k\u00ebshtu: \u201cKemi edhe ne, n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb, nj\u00eb sekretare-dashnore si \u201cDenisa\u201d, si dhe nj\u00eb shef-bos si \u201cAlberti\u201d.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nj\u00eb tjet\u00ebr personazh, Laura, n\u00eb nj\u00eb nga mbr\u00ebmjet e qejfeve t\u00eb shfrenuara q\u00eb organizohen n\u00eb grup, i thot\u00eb nj\u00eb vajze t\u00eb re: \u201c<em>Mike e dashur, sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb shoq\u00ebrohesh me nj\u00eb mashkull q\u00eb ka fuqi dhe par\u00e1, sesa t\u00eb vras\u00ebsh mendjen se si do t\u00eb \u00e7ash n\u00eb jet\u00eb. K\u00ebta VIP-at e sot\u00ebm vdesin t\u00eb shoq\u00ebrohen me femra t\u00eb bukura. Nj\u00eb fem\u00ebr e bukur dhe seksi p\u00ebr ta do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb shum\u00eb fuqi dhe personalitet. Sa m\u00eb e bukur dhe seksi t\u00eb jet\u00eb femra q\u00eb kan\u00eb n\u00eb krah, aq n\u00eb nj\u00eb rang m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ndjehen\u201d<\/em>&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><em>&#8211;<\/em> Alberti i romanit (q\u00eb \u00ebsht\u00eb tipiku p\u00ebr shumic\u00ebn e atyre njer\u00ebzve q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri i jan\u00eb ngjitur si kulp\u00ebr pushtetit dhe paras\u00eb, duke i mbrojtur ato dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, duke qen\u00eb t\u00eb mbrojtur prej tyre), fuqin\u00eb e personalitetit t\u00eb tij, m\u00eb shum\u00eb se kudo gjetk\u00eb, e ndjen te triumfi dhe zot\u00ebrimi i trupit t\u00eb femr\u00ebs. Edhe pse \u00ebnd\u00ebrron dhe p\u00ebrfytyron shum\u00eb, ai nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dashnor i \u00ebndrrave. \u00cbndrra p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb trupi i femr\u00ebs, lakuriq\u00ebsia e saj. Jo shpirti, jo bukuria dhe fisnik\u00ebria e femr\u00ebs. Ai dehet prej mishit, jo prej shpirtit. Ai ngacmohet, eksitohet shum\u00eb prej klithmave epshore t\u00eb femr\u00ebs, jo prej fjal\u00ebve t\u00eb saj. Ai mrekullohet prej pulsimeve t\u00eb trupit t\u00eb femr\u00ebs, t\u00eb shkaktuara prej epshit dhe jo prej rrahjeve t\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb saj. Ai marroset t\u00eb prek\u00eb \u00e7do cep t\u00eb bukuris\u00eb s\u00eb trupit t\u00eb femr\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb thuajse indiferent p\u00ebr hap\u00ebsirat e brendshme t\u00eb shpirtit q\u00eb fshihet n\u00ebn at\u00eb trup\u2026 E \u00e7uditshme me njeriun! Sa m\u00eb shum\u00eb zbret te k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb vulgare, te qejfet e shfrenuara dhe orgjit\u00eb, sa m\u00eb shum\u00eb zhytet te misteret e mishit dhe te labirinthet e epshit, aq m\u00eb shum\u00eb i duket se ngjitet lart, n\u00eb qiellin plot yje vezulluese t\u00eb erosit t\u00eb pafre, t\u00eb pakufizuar.<\/p>\n<p><strong><em>&#8211;<\/em><\/strong><strong> Ky personazhi i romanit, nj\u00eb politikan dhe biznesmen q\u00eb tipizon ata njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb pushtet dhe par\u00e1, duke u b\u00ebr\u00eb gjahtar\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm seksi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Kazanova i mjediseve elitare t\u00eb Tiran\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><em>&#8211;<\/em> Ai nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Kazanova, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjahtar seksi si ai. Kazanova ishte nj\u00eb vjedh\u00ebs pasionant i zemrave t\u00eb grave dhe vajzave, nj\u00eb dashnor i zjarrt\u00eb, kurse Alberti i romanit, q\u00eb tipizon njeriun me pushtet dhe par\u00e1, nuk e ka fituar asnj\u00ebher\u00eb zemr\u00ebn e nj\u00eb femre, edhe pse ka shkuar n\u00eb shtrat me dhjet\u00ebra femra. Por, as nuk ka dashuruar ndonj\u00ebr\u00ebn prej tyre, nuk ka provuar at\u00eb lart\u00ebsim hyjnor q\u00eb t\u00eb krijon shpirti i dashuruar. Ka aq shum\u00eb par\u00e1 sa nuk kursen p\u00ebr makina t\u00eb shtrenjta, p\u00ebr sht\u00ebpi t\u00eb shtrenjta, p\u00ebr rroba t\u00eb shtrenjta, p\u00ebr udh\u00ebtime n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, por sa i takon fush\u00ebs s\u00eb ndjenjave, duket se tek ai gjith\u00e7ka ndodh me nj\u00eb regjim t\u00eb rrept\u00eb kursimi ndjenjash dhe pasionesh. I mungon shpirti, ai shpirt q\u00eb drith\u00ebrohet nga dashuria e v\u00ebrtet\u00eb, e bukur dhe e thell\u00eb p\u00ebr femr\u00ebn. Alberti, jo vet\u00ebm tani, por edhe n\u00eb rinin\u00eb e vet, nuk kishte lidhje me thell\u00ebsit\u00eb e shpirtit. Femrave u jep dhurata t\u00eb ndryshme, bizhuteri t\u00eb shtrenjta, por aspak ndjenja dhe pasione q\u00eb lidhen me ndjenjat.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pse?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk jep, pasi nuk ka t\u00eb tilla. Si mund t\u00eb jap\u00eb njeriu di\u00e7ka q\u00eb nuk e ka? Kazanov\u00ebs i p\u00eblqente t\u00eb ishte n\u00eb dor\u00ebn e loj\u00ebs, t\u2019i dor\u00ebzohej asaj, rreziqeve, kurtheve dhe n\u00eb ndonj\u00eb rast edhe fataliteteve q\u00eb krijonte loja, t\u00eb endej si i dalldisur n\u00eb baticat dhe zbaticat e ndjenjave dhe pasioneve, kurse Alberti, p\u00ebrkundrazi, nuk i dor\u00ebzohet asnj\u00ebher\u00eb loj\u00ebs, por gjithnj\u00eb k\u00ebrkon ta zot\u00ebroj\u00eb dhe kontrolloj\u00eb at\u00eb. N\u00ebse p\u00ebr Kazanov\u00ebn femra ishte q\u00ebllimi i par\u00eb dhe i fundit i ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb tok\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb hamshor t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb pangopur erotik, p\u00ebr Albertin femra \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb koktejl q\u00eb p\u00ebrmbush dy q\u00ebllimet dhe k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e tij t\u00eb m\u00ebdha: pushteti dhe paraja. Me k\u00ebto t\u00eb dyja, me pushtetin dhe me paran\u00eb, Alberti sillet dhe i zot\u00ebron si nj\u00eb hamshor, madje shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr edhe se me vet\u00eb femr\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndoshta vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ai ishte i ngjash\u00ebm me Kazanov\u00ebn: \u00ebsht\u00eb i pandjesh\u00ebm ndaj t\u00eb tjer\u00ebve, ndaj dhimbjeve dhe shqet\u00ebsimeve t\u00eb tyre\u2026<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pandjeshm\u00ebria e njeriut t\u00eb veshur me pushtet dhe par\u00e1, shkon deri atje sa t\u00eb ngrej\u00eb kurthe dhe intriga ndaj nj\u00eb femre t\u00eb virtytshme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Edlira, vet\u00ebm pse ajo nuk e jep trupin e saj n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb favori q\u00eb do t\u2019i b\u00ebnte politikani i pushtetsh\u00ebm&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ky \u00ebsht\u00eb realiteti i dhimbsh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. Politikan\u00eb dhe biznesmen\u00eb, q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb pushtet dhe par\u00e1, jan\u00eb aq t\u00eb paskrupullt, sa mendojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrligjur n\u00eb \u00e7do veprim q\u00eb b\u00ebjn\u00eb, qoft\u00eb edhe t\u00eb pamoralsh\u00ebm apo kriminal. Njer\u00ebzve t\u00eb ndersh\u00ebm dhe t\u00eb virtytsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb realitetin ton\u00eb t\u00eb dhimbsh\u00ebm u mbyllen dyert, u p\u00ebrplasen dhunsh\u00ebm n\u00eb fytyr\u00eb. Duket sikur sip\u00ebr k\u00ebtyre dyerve t\u00eb mbyllura t\u00eb shtetit \u00ebsht\u00eb shkruar me shkronja t\u00eb m\u00ebdha, aq sa t\u2019i lexojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb leht\u00ebsisht edhe nga nj\u00eb distanc\u00eb e larg\u00ebt, pa qen\u00eb nevoja q\u00eb t\u00eb afrohen dhe t\u00eb\u00a0 shqyejn\u00eb syt\u00eb, si\u00e7 ndodh zakonisht me shkrimet mbi dyert e zyrave: <em>\u201cK\u00ebtu nuk hyn askush q\u00eb nuk paguan. Askush q\u00eb nuk ka mik apo t\u00eb af\u00ebrt nj\u00eb deputet. Askush q\u00eb nuk ka rekomandimin e nj\u00eb ministri. Askush q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb militant i partis\u00eb n\u00eb pushtet\u201d.<\/em> Madje, sip\u00ebr disa dyerve t\u00eb mbyllura t\u00eb zyrave t\u00eb shtetit, duket sikur \u00ebsht\u00eb shkruar me shkronja akoma m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe me ngjyr\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se ato t\u00eb tjerat: <em>\u201cK\u00ebtu nuk hyn askush q\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb krim. Askush q\u00eb nuk ka vjedhur nj\u00eb bank\u00eb. Askush q\u00eb ka frik\u00eb nga ligjet e shtetit. Askush q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i lidhur me biznesin fitimprur\u00ebs t\u00eb prostitucionit dhe t\u00eb narkotik\u00ebve. Askush q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me burg. Askush q\u00eb ka mbaruar me merit\u00eb studimet n\u00eb universitet\u2026\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Mbi \u00e7do der\u00eb, posht\u00eb k\u00ebtij sh\u00ebnimi, me shkronja m\u00eb t\u00eb vogla, por qart\u00ebsisht t\u00eb lexueshme, duket sikur shkruhet: <em>\u201cAta q\u00eb nuk plot\u00ebsojn\u00eb qoft\u00eb edhe vet\u00ebm njerin nga k\u00ebta kushte, kot e kan\u00eb q\u00eb trokasin te kjo der\u00eb. B\u00ebjn\u00eb mir\u00eb t\u00eb trokasin n\u00eb dyer t\u00eb tjera\u201d. <\/em>Edlira e bukur, e men\u00e7ur, e virtytshme dhe fisnike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ata t\u00eb shumt\u00ebt q\u00eb nuk plot\u00ebsojn\u00eb asnj\u00eb nga k\u00ebto \u201ckushtet\u201d specifike\u2026<\/p>\n<p>Eh, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb po jetojm\u00eb, guri \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ngroht\u00eb dhe m\u00eb i but\u00eb se zemrat e disa njer\u00ebzve!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 Nj\u00eb roman p\u00ebr realitetin e dit\u00ebve t\u00eb sotme t\u00eb Tiran\u00ebs, q\u00eb kuadrohet te marr\u00ebdh\u00ebnia mes pushtetit, paras\u00eb dhe femr\u00ebs. Dashnoret e burrave q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb pushtet dhe par\u00e1 &#8211; kurtizanet e koh\u00ebve moderne, t\u00eb bukura si kurtizanet e dikurshme, ndon\u00ebse pa shk\u00eblqimin e tyre. \u00a0 &#8211; \u00c7far\u00eb trajton romani juaj i fundit, me titull \u201cTrupi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":["post-9598","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9598","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9598"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9598\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9598"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9598"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9598"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}