{"id":9565,"date":"2015-06-08T16:00:58","date_gmt":"2015-06-08T14:00:58","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9565"},"modified":"2015-06-08T12:28:11","modified_gmt":"2015-06-08T10:28:11","slug":"diedoni-nese-cmimin-e-madh-nuk-e-merr-alba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/06\/diedoni-nese-cmimin-e-madh-nuk-e-merr-alba\/","title":{"rendered":"Diedoni: N\u00ebse \u00e7mimin e madh nuk e merr Alba&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Diedoni! Kishte nga ata q\u00eb e donin, si\u00e7 kishte nga ata q\u00eb nuk e donin. Kishte nga ata q\u00eb e vler\u00ebsuan p\u00ebr maturin\u00eb e tij, si\u00e7 kishte nga ata q\u00eb e kritikuan p\u00ebr maturin\u00eb e tij. Dhe, si\u00e7 ndodh zakonisht n\u00eb shoq\u00ebri, ku secili ka vlerat e veta, parimet e veta dhe p\u00eblqimet e veta, sot, Diedoni \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb Big, tashm\u00eb larg \u00e7mimit t\u00eb madh. Por ai beson se \u00ebsht\u00eb dikush n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb e meriton at\u00eb, pa diskutim. <\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>N\u00ebse e keni vler\u00ebsuar ashtu si edhe ne, djalin nga Kosova q\u00eb e njoh\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet Big Brother, me siguri, edhe ju jeni kurioz\u00eb t\u00eb dini se \u00e7far\u00eb ka ai p\u00ebr t\u00eb na th\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Blerina \u00c7izmja: &#8211; Diedon, gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb mendon nj\u00eb njeri q\u00eb t\u00eb ka par\u00eb n\u00eb Big Brother, \u00ebsht\u00eb: \u201cKy djal\u00eb \u00ebsht\u00eb perfekt\u201d. A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb l\u00ebsh nj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb till\u00eb n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi nga e cila, shumica dalin me nga nj\u00eb \u201cdifekt t\u00eb madh\u201d, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb syt\u00eb e publikut?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Diedon Musa: <\/strong>&#8211; P\u00ebrderisa edhe n\u00eb jet\u00ebn reale jam k\u00ebshtu, nuk ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7oja nj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb till\u00eb. Thjesht, duhej t\u00eb isha vetvetja dhe t\u00eb mos bija n\u00eb grackat q\u00eb hapnin t\u00eb tjer\u00ebt. Dhe ja ku jam, shum\u00eb okej.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb rregull at\u00ebher\u00eb, meq\u00eb ne nuk mund\u00ebm dot t\u00eb t\u00eb gjenim nj\u00eb difekt atje brenda, na e thuaj vet\u00eb difektin t\u00ebnd m\u00eb t\u00eb madh&#8230; <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Defekti im n\u00eb k\u00ebt\u00eb format dhe n\u00eb raste t\u00eb tilla, \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk mund dhe nuk ia lejoj vetes q\u00eb t\u2019i bashkangjitem sjelljes t\u00eb mbartur nga rruga, arroganc\u00ebs dhe munges\u00ebs s\u00eb respektit ndaj tjetrit. Un\u00eb besoj se \u00ebsht\u00eb vler\u00eb e madhe, por n\u00eb fakt, n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi, kjo m\u00eb penalizoi.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si po t\u00eb shkojn\u00eb k\u00ebto dit\u00eb jasht\u00eb Big Brother? Po ambientohesh dot me jet\u00ebn jasht\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Dit\u00ebt po shkojn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb dhe shum\u00eb shpejt. Po ndihem shum\u00eb me fat, shum\u00eb i respektuar dhe i dashur.<\/p>\n<p><strong>&#8211; P\u00ebr \u00e7far\u00eb t\u00eb kishte marr\u00eb malli m\u00eb shum\u00eb dhe cila ishte gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb b\u00ebre kur shkove n\u00eb sht\u00ebpi?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ishin familjar\u00ebt dhe shoq\u00ebria ata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb kishte marr\u00eb malli m\u00eb s\u00eb shumti, nd\u00ebrsa gj\u00ebja e par\u00eb me t\u2019u futur n\u00eb sht\u00ebpi ishte ngr\u00ebnia e ushqimeve q\u00eb nuk i pat\u00ebm dot brenda. (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Meqen\u00ebse shumica e atyre q\u00eb dalin, thon\u00eb se \u201cjan\u00eb p\u00eblqyer nga t\u00eb gjith\u00eb\u201d, dua t\u00eb di prej teje, kush ka patur kritika p\u00ebr ty dhe cilat kan\u00eb qen\u00eb ato?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kritikat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vogla, por nj\u00eb kritik\u00eb, q\u00eb kur e kam marr\u00eb m\u00eb ka tmerruar dhe shtangur, ishte p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e nacionalizmit. Un\u00eb e kuptoj q\u00eb jo t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e kuptojn\u00eb iden\u00eb time t\u00eb nj\u00eb mbizot\u00ebrimi t\u00eb paqes n\u00eb bot\u00eb dhe e kan\u00eb keqinterpretuar iden\u00eb time q\u00eb nacionalizmi zhvillohet m\u00eb arsimim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, dije, shkenc\u00eb dhe \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb na b\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb e jo vet\u00ebm me k\u00ebng\u00eb dhe fjal\u00eb boshe. Jam \u00e7uditur se si, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kritikonin te kjo pjes\u00eb, nuk e p\u00ebrmend\u00ebn dhe nuk e vler\u00ebsuan faktin q\u00eb kam qen\u00eb un\u00eb i vetmi q\u00eb kam ngritur dolli me t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt n\u00eb nderim t\u00eb familjes Jashari dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00ebve n\u00eb luft\u00eb. K\u00ebtu ndiej keqardhje p\u00ebr injoranc\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ndodh q\u00eb prind\u00ebrit nuk i p\u00eblqejn\u00eb shum\u00eb vajzat q\u00eb futen n\u00eb Big Brother dhe nuk e shohin me sy t\u00eb mir\u00eb lidhjen e djalit t\u00eb tyre me to&#8230; A \u00ebsht\u00eb ky rasti i prind\u00ebrve t\u00eb tu?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Prind\u00ebrit e mi, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk jan\u00eb p\u00ebrzier n\u00eb lidhjet e mia me vajzat. Atyre u mjafton lumturia dhe dashuria n\u00eb jet\u00ebn time.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A po t\u00eb mungon Alba, Diedon? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb e dukshme q\u00eb m\u00eb mungon Alba.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb mungon m\u00eb shum\u00eb prej saj?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb mungon \u00e7do gj\u00eb e saj, \u00e7do gj\u00eb q\u00eb flisnim, q\u00eb b\u00ebnim dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, por un\u00eb po mundohem t\u2019i mbuloj k\u00ebto hap\u00ebsira duke e shikuar dhe p\u00ebrkrahur vazhdimisht. Por, po e shoh q\u00eb Alb\u00ebs po i mungoj un\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Dua nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sinqert\u00eb prej teje&#8230; Kur je vazhdimisht me nj\u00eb njeri, je edhe shum\u00eb konfuz p\u00ebr ndjenjat e tua. Besoj, m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i njohur ato, \u00ebsht\u00eb t\u00eb largohesh nga ky person. Tani q\u00eb Big Brother t\u00eb largoi nga Alba, \u00e7\u2019t\u00eb thot\u00eb zemra?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, tani po ia ndiej munges\u00ebn, po ia ndiej munges\u00ebn n\u00eb bot\u00ebn reale, n\u00eb bot\u00ebn jasht\u00eb, k\u00ebtu ku po gjendem un\u00eb tashm\u00eb. Aty brenda e ke af\u00ebr n\u00eb secilin moment, nd\u00ebrsa tashi me padurim e pres Alba t\u00eb dal\u00eb nga aty me \u00e7mimin e madh.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Por, le t\u00eb merremi pak me Big Brotherin t\u00ebnd&#8230; N\u00eb fund t\u00eb fundit, n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi, ti b\u00ebre loj\u00ebn t\u00ebnde, apo jo? Cila ishte loja jote, konkretisht?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Loja ime, si\u00e7 e kam cekur, ishte q\u00eb t\u00eb jap nj\u00eb mesazh p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kosov\u00ebn, \u00ebsht\u00eb e lodhur nga situata acaruese dhe tensionuese, shoq\u00ebri q\u00eb t\u00eb gjitha problemet i zgjedh me dhun\u00eb, jo toleranc\u00eb dhe jo inteligjenc\u00eb. Besoj se ne si popull jemi lodhur nga mosmarr\u00ebveshjet, nga urrejtja, nga ofendimet dhe nga mungesa e barazis\u00eb gjinore. Ishte pik\u00ebrisht ky mesazh q\u00eb e kam mbartur t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn time me vete dhe doja q\u00eb ta ndaja e t\u00eb isha shembull dhe pik\u00eb kthese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si ishte skema jote e loj\u00ebs para se t\u00eb futeshe n\u00eb sht\u00ebpi dhe si ndryshoi ajo gjat\u00eb loj\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Skema e loj\u00ebs n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre ishte kjo q\u00eb sapo thash\u00eb, por q\u00eb ndryshoi gjat\u00eb loj\u00ebs, p\u00ebr shkak se nuk munda ta gjeja veten n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cili ishte personi q\u00eb nuk e duroje dot brenda n\u00eb sht\u00ebpi dhe pse?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrderisa kisha hyr\u00eb n\u00eb at\u00eb format, isha i p\u00ebrgatitur t\u00eb duroja \u00e7do lloj personi, me \u00e7far\u00ebdolloj loje dhe strategjie, k\u00ebshtu q\u00eb isha okej me t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Me Kik\u00ebn ke folur dhe, a do t\u00eb flas\u00ebsh me t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Me Kik\u00ebn kemi pasur kontakte virtuale, kontakte si dy miq t\u00eb mir\u00eb dhe shpresoj shum\u00eb q\u00eb ta shoh e t\u00eb japim prap\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb dhe, pse jo, pajtimit dhe paqes.<\/p>\n<p><strong>&#8211; P\u00ebrve\u00e7 Alb\u00ebs, cili ishte personi q\u00eb vler\u00ebson m\u00eb shum\u00eb nga ata q\u00eb ishin n\u00eb sht\u00ebpi me ty dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb e vler\u00ebson?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Besoj se t\u00eb gjith\u00eb aty brenda e kan\u00eb an\u00ebn e tyre t\u00eb mir\u00eb q\u00eb duhet vler\u00ebsuar. Un\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kisha raporte shum\u00eb t\u00eb mira me Fabianin dhe jam shum\u00eb i bindur q\u00eb do ta vazhdojm\u00eb miq\u00ebsin\u00eb edhe jasht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb mungonte m\u00eb shum\u00eb kur ishe brenda?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Brenda m\u00eb mungonte m\u00eb shum\u00eb liria q\u00eb e kisha jasht\u00eb dhe nuk e vler\u00ebsoja sa e r\u00ebnd\u00ebsishme ishte.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb mungon m\u00eb shum\u00eb tani nga ajo sht\u00ebpi?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; ALBA.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb kishe dashur t\u00eb shkonte ndryshe gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00ebnd n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; H\u00ebm, nuk di. Edhe pse nuk shkova deri n\u00eb finale, p\u00ebrderisa mesazhi im \u00ebsht\u00eb kuptuar mir\u00eb nga shumica jasht\u00eb, besoj se nuk do t\u00eb ndryshoja ndonj\u00eb gj\u00eb madhore.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00ebse \u00e7mimin e madh nuk e merr Alba, me shpirt, cilit do t\u2019ia uroje?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00c7mimin e madh duhet ta marr\u00eb Alba dhe vet\u00ebm Alba! Sepse, po nuk e mori Alba si nj\u00eb super lojtare, ai \u00e7mim nuk do quhej i fituar, por i dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; E ke nisur tashm\u00eb pun\u00ebn? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ende nuk e kam filluar me orar t\u00eb plot\u00eb, por do t\u00eb filloj s\u00eb shpejti.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mendon se do t\u00eb kesh m\u00eb shum\u00eb klient\u00eb tani?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb tani kam njer\u00ebz q\u00eb m\u00eb duan dhe m\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Diedoni! Kishte nga ata q\u00eb e donin, si\u00e7 kishte nga ata q\u00eb nuk e donin. Kishte nga ata q\u00eb e vler\u00ebsuan p\u00ebr maturin\u00eb e tij, si\u00e7 kishte nga ata q\u00eb e kritikuan p\u00ebr maturin\u00eb e tij. Dhe, si\u00e7 ndodh zakonisht n\u00eb shoq\u00ebri, ku secili ka vlerat e veta, parimet e veta dhe p\u00eblqimet e veta, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[415],"tags":[],"class_list":["post-9565","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-showbiz"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9565","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9565"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9565\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9565"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9565"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9565"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}