{"id":9507,"date":"2015-06-03T16:00:01","date_gmt":"2015-06-03T14:00:01","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9507"},"modified":"2015-06-03T12:18:04","modified_gmt":"2015-06-03T10:18:04","slug":"a-ka-ndonje-menyre-per-te-ndjere-perseri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/06\/a-ka-ndonje-menyre-per-te-ndjere-perseri\/","title":{"rendered":"A ka ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjer\u00eb p\u00ebrs\u00ebri?"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; Jam nj\u00eb vajz\u00eb 21 vje\u00e7e. Para nj\u00eb viti kam patur nj\u00eb shqet\u00ebsim nervor, e diagnostikuar me lodhje t\u00eb sistemit nervor dhe ankth. U kurova dhe u ktheva n\u00eb normalitet. Tani u b\u00eb nja 2 jav\u00eb q\u00eb ndihem e k\u00ebputur dhe m\u00eb merren mendt\u00eb, m\u00eb bu\u00e7asin vesh\u00ebt, k\u00ebmb\u00ebt m\u00eb ngurt\u00ebsohen dhe kam frik\u00eb t\u00eb eci. \u00c7far\u00eb m\u00eb k\u00ebshilloni? Desha t\u2019ju pyes edhe n\u00eb lidhje me ndjenjat&#8230; Koh\u00ebt e fundit nuk kam ndjenja fare si gjith\u00eb femrat dhe kur dua t\u00eb kryej marr\u00ebdh\u00ebnie, nuk eksitohem dhe ndihem shum\u00eb keq. N\u00ebse ka mund\u00ebsi, m\u00eb ktheni p\u00ebrgjigje se dua t\u00eb di, a ka ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjer\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, apo jo? Faleminderit. <\/strong><\/p>\n<p><strong><em><u>Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist:<\/u><\/em><\/strong> &#8211; \u00cbsht\u00eb normale, o vajza 21 vje\u00e7are, q\u00eb ju t\u00eb ndiheni k\u00ebshtu, duke qen\u00eb me lodhje nervore e ankth. V\u00ebrtet ankthi e stresi nuk jan\u00eb s\u00ebmundje dhe nuk t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb s\u00ebmundje, ama t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u201ctelef\u201d, t\u00eb lodhin e t\u00eb \u201cshk\u00ebrmoqin\u201d sikur t\u00eb keni kaluar ndonj\u00eb \u201cbetej\u00eb\u201d, pasi t\u00eb gjitha organet (\u201cushtar\u00ebt\u201d) n\u00ebn komand\u00ebn e trurit punojn\u00eb me nj\u00eb super \u201ckapacitet\u201d, nj\u00eblloj sikur t\u00eb jet\u00eb luft\u00eb e sikur do t\u00eb p\u00ebrmbyset bota mbi ju(!). E \u00e7far\u00eb lufte? T\u00eb duket sikur s\u2019do t\u00eb mbaroj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb! Dhe, dihet se edhe vet\u00eb truri, nj\u00eb organ \u00ebsht\u00eb dhe lodhja pas nj\u00eb beteje stresi, apo ankthi, shpesh \u00ebsht\u00eb aq e madhe, sa m\u00eb vjen \u00e7udi pse mjek\u00ebsia p\u00ebr k\u00ebto raste nuk jep as raport. Nuk \u00ebsht\u00eb raport mjek\u00ebsor p\u00ebr ndonj\u00eb s\u00ebmundje, por \u00ebsht\u00eb nevoj\u00eb e madhe p\u00ebr pushim e relaks pasi \u00ebsht\u00eb lodhur jo vet\u00ebm sistemi nervor, por t\u00eb gjitha organet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eblloj sikur t\u00eb kemi qen\u00eb n\u00eb Polin e Veriut. Atje, temperatura \u00ebsht\u00eb \u2013 60 grad\u00eb, nd\u00ebrsa trupi yn\u00eb e ka temperatur\u00ebn konstante 36,5 grad\u00eb. Ndryshimi \u00ebsht\u00eb gati me 100 grad\u00eb dhe organet duhet t\u00eb punojn\u00eb fuqish\u00ebm, aq fuqish\u00ebm q\u00eb ne t\u00eb mos ngrijm\u00eb, por pasi t\u00eb ktheheshim, nuk do t\u00eb kishim fuqi as t\u00eb pushonim dhe vet\u00ebm gjum\u00eb do t\u00eb na duhej. T\u00eb pakt\u00ebn e dim\u00eb n\u00eb k\u00ebto raste se t\u00eb gjitha i kemi nga t\u00eb ftoht\u00ebt e nga kushtet e mbijetes\u00ebs, kurse n\u00eb rastin t\u00ebnd, kushedi sesa je trembur nga simptomat e ankthit, duke i menduar ato p\u00ebr lloj-lloj \u201cs\u00ebmundjesh\u201d me supozime pafund me \u201cpo sikur&#8230;?\u201d e \u201cpse&#8230;?\u201d! Kushedi se \u00e7far\u00eb do t\u00eb d\u00ebgjonim po t\u00eb kishim mund\u00ebsi q\u00eb gjith\u00eb klient\u00ebt e mi q\u00eb trajtoj p\u00ebr ankthin, stresin e panikun t\u2019i thohin me z\u00eb ato q\u00eb ata mendojn\u00eb gjat\u00eb procesit kur jan\u00eb n\u00eb ankth dhe gjat\u00eb trajtimit. Nj\u00eb mik timin n\u00eb kupol\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e kam pyetur se p\u00ebrse t\u00eb mos jepet raport mjek\u00ebsor p\u00ebr lodhje t\u00eb sistemit nervor dhe ai m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb bukur, edhe pse paksa \u201cjustifikuese\u201d&#8230; M\u00eb tha se k\u00ebtyre njer\u00ebzve me ankth e stres apo edhe lodhje t\u00eb sistemit nervor, puna u b\u00ebn shum\u00eb mir\u00eb, u sh\u00ebrben si terapi. Dakord jam, por varet shum\u00eb nga lloji i pun\u00ebs, pasi puna me zhurma, me tymra e me kok\u00eb\u00e7arje do t\u2019i r\u00ebndonte ata. Edhe aktiviteti fizik n\u00eb natyr\u00eb, ecja n\u00eb aj\u00ebr t\u00eb past\u00ebr, p\u00ebrmes gjelb\u00ebrimit etj. k\u00ebshillohet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme, por t\u00eb lehta dhe konstante. N\u00eb k\u00ebto raste, njeriu jo vet\u00ebm q\u00eb ndihet i k\u00ebputur e pa d\u00ebshira, por edhe organet sikur mpihen e lodhen shpejt, nd\u00ebr to edhe organet seksuale se edhe ata \u201cushtar\u00eb\u201d jan\u00eb, me \u201ckomandant\u201d trurin. Pra, prishet gjumi, bie oreksi, pak\u00ebsohen d\u00ebshirat seksuale, bie aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb mbajtur mend, dometh\u00ebn\u00eb, nj\u00eb lodhje totale, pasi vet\u00eb truri (komandanti i trembur) ka punuar si n\u00eb kushte lufte dhe i duhet ta \u201cstakoj\u00eb\u201d, por p\u00ebrkundrazi, pasi po i st\u00ebrmundon \u201cushtar\u00ebt\u201d (organet dhe gjendrrat me t\u00eb cilat funksionon organizmi) mbilodh edhe veten. Po ec e b\u00ebje at\u00eb q\u00eb t\u00eb stakohet, pasi \u201cbutoni\u201d i panikut mbetet i aktivizuar, n\u00eb k\u00ebto raste, i takuar.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb t\u00eb tilla raste, edhe ila\u00e7et gjum\u00ebv\u00ebn\u00ebse t\u00eb tipit valium, loram, xanax, librium mund t\u00eb p\u00ebrdoren pasi b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb, por p\u00ebr p\u00ebrdorim akut (me raste) dhe vet\u00ebm kur ankthi \u00ebsht\u00eb pik\u00ebllues, me q\u00ebllim q\u00eb format e tjera t\u00eb psikoterapis\u00eb bashk\u00eb me ila\u00e7et bimore (dometh\u00ebn\u00eb terapia e \u00ebmb\u00ebl) t\u00eb mund ta trajtojn\u00eb problemin. Psikoterapia do t\u00eb ishte sh\u00ebrimi juaj, e nderuara 21 vje\u00e7are, pasi ajo hap \u201cdyer e dritare\u201d t\u00eb \u201cmagazinave\u201d t\u00eb pavet\u00ebdijes dhe i \u201cajros\u201d e i \u201csistemon\u201d ato; me pak fjal\u00eb, vete direkt e te problemet q\u00eb e kan\u00eb shkaktuar k\u00ebt\u00eb lloj gjendjeje, sepse i gjejm\u00eb edhe ngacmuesit e jasht\u00ebm apo t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt e \u201cgjenerojn\u00eb\u201d ankthin, por edhe ngarkesat e tjera t\u00eb cilat pak e nga pak, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb. Thuhet se deveja, mbajti sa mbajti e m\u00eb pas edhe nj\u00eb l\u00ebkur\u00eb lepuri q\u00eb ia hodh\u00ebn sip\u00ebr e b\u00ebri q\u00eb t\u00eb ulej.<\/p>\n<p>E kam th\u00ebn\u00eb edhe her\u00eb t\u00eb tjera se q\u00ebllimi i ankthit \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta mbroj\u00eb organizmin nga d\u00ebmtimet e sforcimet, ashtu si edhe amortizatoret i mbrojn\u00eb makinat, prandaj ankthioziteti s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me s\u00ebmundjet. Psikoterapia \u00ebsht\u00eb 100 % e suksesshme pasi ajo i zbulon shkaqet, b\u00ebn analizat, b\u00ebn njohjen reale t\u00eb gjendjes edhe jep informacionin e sakt\u00eb p\u00ebr regjimin ditor, higjien\u00ebn e pun\u00ebs mendore e fizike si dhe heq keqp\u00ebrshtatjet me an\u00eb t\u00eb ritrajnimeve profesionale. Aq shum\u00eb e vler\u00ebson bota per\u00ebndimore psikoterapin\u00eb saq\u00eb atje thuhet se \u00e7do njeri ka nevoj\u00eb p\u00ebr psikolog, ashtu si \u00e7do pem\u00eb apo bim\u00eb q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr krasitje apo mb\u00ebshtetje, sidomos moshat e reja. Pra, asnj\u00eb fenomen nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i dobish\u00ebm e i natyrsh\u00ebm n\u00eb bot\u00ebn njer\u00ebzore sesa fenomeni i n\u00ebnshtrimit psikoterapeutik, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ne hapemi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme ndaj provokimeve m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb jet\u00ebs. Scott Peck ka shkruar se sh\u00ebrimi i shpirtit tuaj nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb derisa hapja ndaj provokimit t\u00eb b\u00ebhet m\u00ebnyr\u00eb jetese. Dihet se jeta na sulmon dhe ne duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjemi, por kur jemi t\u00eb lodhur, edhe duhet t\u00eb \u00e7lodhemi, t\u2019i ulim t\u00eb gjitha \u201ckapacitetet\u201d e t\u00eb punuarit dhe t\u00eb mos trembemi sikur jemi t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, t\u00eb paaft\u00eb dhe impotent\u00eb. Jo, ne do t\u00eb kthehemi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb normalitet, vet\u00ebm t\u00eb mos futemi n\u00eb panik dhe t\u00eb zbatojm\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebshillat e psikoterapeutit. Ne psikolog\u00ebt themi se ajo q\u00eb neve na shkakton stres, nuk jan\u00eb aq problemet dhe ndodhite n\u00eb vetvete, por m\u00ebnyra se si ne i mendojm\u00eb ato, ose m\u00eb sakt\u00eb, m\u00ebnyra se si i vuajm\u00eb e i p\u00ebrjetojm\u00eb. A nuk thot\u00eb edhe Populli se \u201cmendja b\u00ebn kalan\u00eb, mendja b\u00ebn hatan\u00eb\u201d?! \u201cHata\u201d t\u00eb mendjes un\u00eb quaj m\u00ebnyrat e gabuara t\u00eb t\u00eb menduarit t\u00eb cilat \u00e7elin telashe t\u00eb m\u00ebdha, m\u00eb keq sesa telashet e v\u00ebrteta apo reale. Njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb k\u00ebto probleme e q\u00eb u vijn\u00eb nga m\u00ebnyrat e gabuara t\u00eb t\u00eb menduarit, un\u00eb u them me dashamir\u00ebsi, por edhe me pak humor se \u201ckompjuterin\u201d (lexo: trurin) e ke n\u00eb rregull, madje special, por duhen rregulluar \u201cprogramet\u201d (lexo: mendimet). Dhe nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi se m\u00eb shum\u00eb sesa t\u00eb tjer\u00ebt, vuajn\u00eb ata me koefi\u00e7ient t\u00eb lart\u00eb intelekti, pra, ata kan\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr psikoterapi. E \u00e7\u2019i duhet psikoterapia atij q\u00eb i rri ora 12, apo nj\u00eb bariu q\u00eb i bie fyellit, q\u00eb k\u00ebnaqet se po kullot nj\u00eb lop\u00eb e nuk e \u201cvret\u201d mendjen p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb dy apo nj\u00eb tuf\u00eb?! Gjykojeni vet\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Jam nj\u00eb vajz\u00eb 21 vje\u00e7e. Para nj\u00eb viti kam patur nj\u00eb shqet\u00ebsim nervor, e diagnostikuar me lodhje t\u00eb sistemit nervor dhe ankth. U kurova dhe u ktheva n\u00eb normalitet. Tani u b\u00eb nja 2 jav\u00eb q\u00eb ndihem e k\u00ebputur dhe m\u00eb merren mendt\u00eb, m\u00eb bu\u00e7asin vesh\u00ebt, k\u00ebmb\u00ebt m\u00eb ngurt\u00ebsohen dhe kam frik\u00eb t\u00eb eci. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86,219],"tags":[],"class_list":["post-9507","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9507","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9507"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9507\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9507"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9507"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9507"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}