{"id":9478,"date":"2015-06-01T17:00:05","date_gmt":"2015-06-01T15:00:05","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9478"},"modified":"2015-06-01T12:03:42","modified_gmt":"2015-06-01T10:03:42","slug":"gjergj-bojaxhi-edhe-veliaj-edhe-kosova-jane-njesoj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/06\/gjergj-bojaxhi-edhe-veliaj-edhe-kosova-jane-njesoj\/","title":{"rendered":"Gjergj Bojaxhi: Edhe Veliaj, edhe Kosova jan\u00eb nj\u00ebsoj!"},"content":{"rendered":"<p><strong><u>Blerina \u00c7izmja<\/u><\/strong><strong>: &#8211; Zoti Gjergj, kandidatura juaj p\u00ebr kryetar t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u shpall e para, pa njohur m\u00eb par\u00eb se kush do t\u00eb ishin kund\u00ebrshtar\u00ebt tuaj. U penduat pasi u njoh\u00ebt me ta? <\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Gjergj Bojaxhiu: <\/u><\/strong>&#8211; Emrat e kandidat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb nuk kan\u00eb ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr aq koh\u00eb sa p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dy partit\u00eb kryesore. P\u00ebr \u00e7erek shekulli, k\u00ebto dy parti kan\u00eb treguar se jan\u00eb shkaktar\u00ebt dhe jo zgjidhja e problemeve t\u00eb Tiran\u00ebs. Prandaj ne mendojm\u00eb se m\u00eb 21 qershor, qytetar\u00ebt do t\u00eb votojn\u00eb, ose p\u00ebr ta ricikluar pushtetin klientelist t\u00eb k\u00ebtyre partive, ose p\u00ebr ta rimarr\u00eb Tiran\u00ebn n\u00eb duart e veta.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cilin konsideroni rivalin tuaj m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb dhe pse? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr mua, jan\u00eb t\u00eb dy nj\u00ebsoj; nuk shoh asnj\u00eb dallim mes tyre. Q\u00eb t\u00eb dy u em\u00ebruan pa asnj\u00eb transparenc\u00eb nga kryetar\u00ebt e partive t\u00eb tyre. Q\u00eb t\u00eb dy p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dy parti q\u00eb e kan\u00eb shfryt\u00ebzuar qytetin p\u00ebr interesat partiake ose financiare. Nga ana tjet\u00ebr, kandidatura ime \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga rreth 14.000 qytetar\u00eb q\u00eb n\u00ebnshkruan k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr kandidimin tim.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cilat jan\u00eb an\u00ebt pozitive dhe ato negative t\u00eb rival\u00ebve tuaj? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kandidat\u00ebt e em\u00ebruar nga dy partit\u00eb nuk jan\u00eb agresiv\u00eb si pjesa tjet\u00ebr e partis\u00eb dhe kjo mund ta b\u00ebj\u00eb fushat\u00ebn m\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Mir\u00ebpo nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb thelb kjo nuk ndryshon asgj\u00eb. T\u00eb dy po kandidojn\u00eb p\u00ebr n\u00ebnkryetar\u00eb bashkie, sepse n\u00ebse ndonj\u00ebri prej tyre do t\u00eb fitonte, kryetar bashkie do t\u00eb ishte shefi p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po an\u00ebt tuaja pozitive dhe negative?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nisma ime, por e nj\u00eb grupi qytetar\u00ebsh t\u00eb angazhuar q\u00eb quhet \u201cNe, Tirana\u201d. Nisma e k\u00ebtij grupi u mb\u00ebshtet nga mij\u00ebra qytetar\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb n\u00ebnshkruan p\u00ebr kandidimin tim. K\u00ebta qytetar\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb motivuar nga interesat personal\u00eb, vendet e pun\u00ebs apo tenderat, por nga dhimbja p\u00ebr qytetin q\u00eb l\u00ebngon prej vitesh prej politik\u00ebs klienteliste. Un\u00eb nuk varem nga nj\u00eb kryetar partie dhe as nga parat\u00eb e bizneseve, por nga besimi i mij\u00ebra qytetar\u00ebve. Mb\u00ebshtetja dhe besimi i tyre jan\u00eb forca ime.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjet\u00eb vitet e fundit kam treguar integritetin, ndershm\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebrkushtimin tim ndaj interesit publik. K\u00ebto cil\u00ebsi d\u00ebshiroj t\u2019i v\u00eb n\u00eb shfryt\u00ebzim t\u00eb qytetit ku rriten f\u00ebmij\u00ebt e mi dhe t\u00eb gjith\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju n\u00ebnvizoni dhe e poziciononi gjithmon\u00eb veten veten nga ana e qytetar\u00ebve, duke th\u00ebn\u00eb se jeni jo nj\u00eb politikan, por nj\u00eb qytetar q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb \u201crikthej\u00eb Tiran\u00ebn n\u00eb duart e qytetar\u00ebve\u201d, pasi ata jan\u00eb zhg\u00ebnjyer nga forcat politike. Kjo do t\u00eb jet\u00eb edhe arma juaj m\u00eb e fort\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Arma m\u00eb e fort\u00eb do t\u00eb jet\u00eb komunikimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me qytetar\u00ebt. Ne po b\u00ebjm\u00eb fushat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lir\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, sepse nuk pranojm\u00eb financime nga ata q\u00eb nes\u00ebr mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrfitime n\u00eb kurriz t\u00eb interesit publik. Kemi k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr donacionet. Rreth 150 qytetar\u00eb punojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb vullnetarisht dhe pa asnj\u00eb shp\u00ebrblim p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e fushat\u00ebs, sepse besojn\u00eb n\u00eb parimet dhe vlerat tona. Mesazhet tona video p\u00ebrgatiten me telefon t\u00eb thjesht\u00eb celular dhe jo n\u00ebp\u00ebr studio t\u00eb shtrenjta. K\u00ebshilltar\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb njer\u00ebzit e thjesht\u00eb q\u00eb na tregojn\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb dhe ekspert\u00eb q\u00eb na ndihmojn\u00eb t\u00eb identifikojm\u00eb zgjidhje. Ndryshe nga kandidat\u00ebt e tjer\u00eb, ne nuk kemi agjenci t\u00eb huaja dhe super t\u00eb shtrenjta marr\u00ebdh\u00ebniesh publike q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fushat\u00ebn ton\u00eb. Nuk do ta p\u00ebrmbysim Tiran\u00ebn me postera, sepse nuk duam t\u00eb ndotim qytetin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb premtojm\u00eb nj\u00eb qytet m\u00eb t\u00eb past\u00ebr. Ne besojm\u00eb tek interesi i qytetit, nd\u00ebrsa ata besojn\u00eb tek interesat e partive.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Konkretisht, cili \u00ebsht\u00eb sipas jush interesi i qytetit dhe \u00e7far\u00eb do t<\/strong><strong>\u2019<\/strong><strong>i ktheni qytetarit tiranas? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb gati \u00e7erek shekulli, partit\u00eb kryesore e kan\u00eb shfryt\u00ebzuar qytetin n\u00eb interes t\u00eb tyre duke monopolizuar politik\u00ebn. Ne synojm\u00eb t\u2019u kthejm\u00eb qytetar\u00ebve pushtetin duke e \u00e7liruar bashkin\u00eb nga intesat e partive dhe nj\u00eb grupi biznesesh t\u00eb lidhura me to, q\u00eb fitojn\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb interesit publik. Do t\u2019u kthejm\u00eb gjithashtu qytetar\u00ebve hap\u00ebsirat publike q\u00eb u jan\u00eb gllab\u00ebruar vit pas viti me bashk\u00ebpunimin e heshtur t\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve. Do ta p\u00ebrdorim bashkin\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb qytetin t\u00eb jetuesh\u00ebm e dinjitoz dhe jo nj\u00eb fjetore t\u00eb pis\u00ebt n\u00eb nj\u00eb pyll betoni.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb premtoni se do t\u00eb ndreqni n\u00eb k\u00ebt\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb ka jo pak gj\u00ebra p\u00ebr t<\/strong><strong>\u2019<\/strong><strong>u ndrequr?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ne do t\u00eb paraqesim nj\u00eb program t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr Tiran\u00ebn me fillimin e fushat\u00ebs. Nuk do t\u00eb premtojm\u00eb mrekullira dhe as projekte fantastiko-shkencore. Do t\u00eb merremi me problemet madhore t\u00eb qytetit: ndotjen, trafikun, parkimin e munguar, shkollat me dy turne, infrastruktur\u00ebn e qytetit, kthimin dhe krijimin e hap\u00ebsirave t\u00eb gjelbra.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, edhe ju vet\u00eb vini nga nj\u00eb forc\u00eb politike, ndon\u00ebse n\u00eb gar\u00eb, nuk p\u00ebrfaq\u00ebsoni at\u00eb. Mendoni se qytetar\u00ebt do t<\/strong><strong>\u2019<\/strong><strong>ju shohin si Gjergj dhe jo si an\u00ebtar t\u00eb nj\u00eb krahu politik? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Dy partit\u00eb kan\u00eb nxjerr\u00eb teorit\u00eb e tyre t\u00eb konspiracionit p\u00ebr t\u00eb manipuluar votuesit n\u00eb lidhje me kandidimin tim. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se nuk duan t\u2019u prishet monopoli politik. \u00c7do vot\u00eb e marr\u00eb nga nj\u00eb kandidat i pavarur e ul pesh\u00ebn e tyre dhe, mbi t\u00eb gjitha, d\u00ebshmon zhg\u00ebnjimin e thell\u00eb dhe protest\u00ebn ndaj m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb qeverisjes. K\u00ebto parti, i shohin qytetar\u00ebt si dele q\u00eb mund t\u2019i \u00e7ojn\u00eb nga t\u00eb duan. Ne i shohim votuesit si qytetar\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb shkaqet e problemeve t\u00eb qytetit dhe gjithashtu, t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u2019i nd\u00ebshkuar me vot\u00eb shkaktar\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre jav\u00ebve ne kemi gjetur mb\u00ebshtetjen dhe entuziazmin e mij\u00ebra njer\u00ebzve. Shumica d\u00ebrrmuese jan\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb lodhur e t\u00eb zhg\u00ebnjyer me partit\u00eb dhe relativisht, t\u00eb distancuar prej koh\u00ebsh prej tyre. Por ka edhe plot qytetar\u00eb q\u00eb u p\u00ebrkasin t\u00eb dy krah\u00ebve, q\u00eb na mb\u00ebshtesin nj\u00ebsoj si t\u00eb tjer\u00ebt e p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat arsye.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Tashm\u00eb, jemi m\u00ebsuar t\u00eb shikojm\u00eb vazhdimisht p\u00ebrplasje mes dy pushteteve, atij lokal dhe atij qendror, t\u00eb cilat n\u00eb raste d\u00ebshtimesh ia hedhin fajin nj\u00ebri-tjetrit, n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve. K\u00ebshtu do t\u00eb vazhdohet edhe n\u00ebse nes\u00ebr bashkia do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dor\u00ebn tuaj? Si mund ta zgjidhni ju k\u00ebt\u00eb problem? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Shumica e problemeve t\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb qytetit nuk kan\u00eb lidhje me p\u00ebrplasjen e pushteteve: zhdukja e hap\u00ebsirave t\u00eb gjelbra p\u00ebr nd\u00ebrtime, papast\u00ebrtia, ndotja, moszgjidhja e parkimit e trafikut dhe shum\u00eb t\u00eb tjera nuk lidhen me ndonj\u00eb bllokim, por me interesat dhe klientelizmin e atij q\u00eb drejton bashkin\u00eb. Shpesh problemet nuk zgjidhen sepse bien ndesh me interesat e partive ose bizneseve q\u00eb kan\u00eb bler\u00eb tendera publik\u00eb prej tyre. Duke zhdukur k\u00ebt\u00eb klienteliz\u00ebm, ne mund ta b\u00ebjm\u00eb Tiran\u00ebn nj\u00eb qytet dinjitoz p\u00ebrtej \u00e7do p\u00ebrplasjeje e bllokimi.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve m\u00eb lejoni t\u2019ju b\u00ebj nj\u00eb pyetje: A mendoni se nj\u00eb kryeminist\u00ebr do t\u00eb bllokonte m\u00eb leht\u00eb nj\u00eb kryebashkiak t\u00eb partis\u00eb kund\u00ebrshtare, apo nj\u00eb kryebashkiak t\u00eb pavarur q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson drejtp\u00ebrdrejt qytetar\u00ebt?<\/p>\n<p>Gjithashtu, p\u00ebr t\u2019ia hequr monopolin e pushtetit partive dhe p\u00ebr t\u2019ia kthyer qytetar\u00ebve, do t\u00eb shfryt\u00ebzojm\u00eb vegl\u00ebn m\u00eb demokratike t\u00eb mundshme: Referendumin. Referendumi tejkalon \u00e7do lloj pengese juridike, sepse nuk ka asgj\u00eb mbi vullnetin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb koh\u00eb fushate, t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt jan\u00eb \u201cnj\u00eb me popullin\u201d n\u00eb hallet e tij. Pas marrjes s\u00eb pushtetit, populli nuk ekziston m\u00eb, ekziston vet\u00ebm pushteti. Si i garantoni ju mb\u00ebshtet\u00ebsit tuaj se me ju nuk do t\u00eb ndodh\u00eb k\u00ebshtu? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kam sh\u00ebrbyer edhe m\u00eb her\u00ebt n\u00eb shtet n\u00eb detyra t\u00eb ndryshme. Nuk ia kam mbyllur kurr\u00eb der\u00ebn qytetarit. Nuk ka asnj\u00eb arsye q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb tani.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ne, shqiptar\u00ebt, jemi pak t\u00eb sugjestionuar nga gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201camerikane\u201d&#8230; Formimi juaj n\u00eb Amerik\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe nj\u00eb avantazh p\u00ebr ju? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kam patur fatin t\u00eb jetoj dhe studioj n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb mrekulluesh\u00ebm si\u00e7 jan\u00eb Shtetet e Bashkuara, simbol i liris\u00eb dhe demokracis\u00eb, por shkollimi dhe p\u00ebrvoja marrin vler\u00eb vet\u00ebm mbi parime dhe kur shoq\u00ebrohen me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer me ndershm\u00ebri interesit publik. Jam p\u00ebrpjekur gjith\u00eb jet\u00ebn time t\u2019i g\u00ebrshetoj k\u00ebto cil\u00ebsi me shkollimin dhe p\u00ebrvoj\u00ebn profesionale.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Intervist\u00ebn tuaj t\u00eb par\u00eb si kandidat i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ju e dhat\u00eb te Z\u00ebri i Amerik\u00ebs. A v\u00ebrteton kjo z\u00ebrat se ju keni nj\u00eb mb\u00ebshtetje nga Ambasada Amerikane, si\u00e7 p\u00ebrflitet? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Q\u00eb prej r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, Shtetet e Bashkuara kan\u00eb ndihmuar dhe mb\u00ebshtetur parreshtur dhe bujarisht demokracin\u00eb dhe zhvillimin e vendit. Si nj\u00eb nism\u00eb demokratike, ne jemi t\u00eb bindur se do t\u00eb meritojm\u00eb respektin e tyre.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Zoti Gjergj, kur nisa t\u00eb b\u00ebja pyetjet, nuk mendova se do t\u00eb kisha kaq shum\u00eb pyetje p\u00ebr ju&#8230; shum\u00eb t\u00eb tjera m\u00eb kan\u00eb mbetur pa b\u00ebr\u00eb. M\u00eb premtoni se do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb sapo t\u00eb zgjidheni kryebashkiak? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebjm\u00eb premtime t\u00eb parealizueshme, mund t\u2019ju them se kjo mund t\u00eb b\u00ebhet dhe madje me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi, por jo q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para. Besoj se dit\u00ebt e para do t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb pun\u00eb urgjente p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Do t<\/strong><strong>\u2019<\/strong><strong>ju b\u00ebj edhe disa pyetje t\u00eb shkurtra si kryebashkiak, sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit, p\u00ebr nj\u00eb alpinist q\u00eb ngjit Everestin, nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb t\u00eb ngjitet n\u00eb postin e kryebashkiakut, apo jo&#8230; <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ngjitja e Everestit ka qen\u00eb p\u00ebr mua sfid\u00eb personale dhe grupore, nd\u00ebrsa sfida p\u00ebr ndryshimin e Tiran\u00ebs paraqet nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe publike.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse nes\u00ebr do t\u00eb jem kryebashkiak&#8230; <\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; Problemi i par\u00eb me t\u00eb cilin do t\u00eb merrem, do t\u00eb jet\u00eb&#8230; <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ndalimi i menj\u00ebhersh\u00ebm i shkat\u00ebrrimit t\u00eb qytetit p\u00ebrmes nd\u00ebrtimeve t\u00eb reja kund\u00ebr interesit publik.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Shtresa e par\u00eb shoq\u00ebrore q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb v\u00ebmendjen time, do t\u00eb jet\u00eb&#8230; <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Natyrisht, shtresat q\u00eb kan\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nevoj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Krahu im i djatht\u00eb do t\u00eb jet\u00eb&#8230; <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00c7do qytetar i Tiran\u00ebs q\u00eb ndan me ne d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb qytet dinjitoz.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Tiran\u00ebs do t<\/strong><strong>\u2019<\/strong><strong>i jap at\u00eb q\u00eb&#8230; <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; At\u00eb q\u00eb i duhet p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb kryeqendr\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Tirana do t\u00eb m\u00eb jap\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nderin, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e pafund q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbej nj\u00eb kauze t\u00eb madhe.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Blerina \u00c7izmja: &#8211; Zoti Gjergj, kandidatura juaj p\u00ebr kryetar t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u shpall e para, pa njohur m\u00eb par\u00eb se kush do t\u00eb ishin kund\u00ebrshtar\u00ebt tuaj. U penduat pasi u njoh\u00ebt me ta? Gjergj Bojaxhiu: &#8211; Emrat e kandidat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb nuk kan\u00eb ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr aq koh\u00eb sa p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dy [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-9478","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9478","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9478"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9478\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9478"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9478"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9478"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}