{"id":9476,"date":"2015-06-01T15:00:41","date_gmt":"2015-06-01T13:00:41","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9476"},"modified":"2015-06-01T12:00:09","modified_gmt":"2015-06-01T10:00:09","slug":"ish-burri-deshi-te-me-vidhte-pronat-e-prinderve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/06\/ish-burri-deshi-te-me-vidhte-pronat-e-prinderve\/","title":{"rendered":"Ish-burri deshi t\u00eb m\u00eb vidhte pronat e prind\u00ebrve"},"content":{"rendered":"<p>E nderuar redaksi e gazet\u00ebs! Po ju drejtohem juve me shpresen se k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb trisht\u00eb t\u00eb jet\u00ebs sime do ta lexojn\u00eb edhe meshkujt dhe t\u00eb ven\u00eb mend e t\u00eb mos sillen me grat\u00eb e tyre ashtu si\u00e7 u soll ish-burri im.<\/p>\n<p>Kam lindur n\u00eb Tiran\u00eb para viteve \u201990. Jam rritur n\u00eb rrugicat e lagjes sime duke luajtur me top llastiku e me kukulla lecke, ashtu si gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb. Megjithat\u00eb, kam patur f\u00ebmij\u00ebri t\u00eb lumtur. Prind\u00ebrit e mi punonin. Mamaja ishte m\u00ebsuese, kurse babai ishte kapter.<\/p>\n<p>Babai ishte tirans dhe ne kishim sht\u00ebpi private. Oborri im ishte i mbushur me pem\u00eb; portokalle, mandarina, kumbulla e shum\u00eb t\u00eb tjera. Ishte mrekulli t\u00eb rrije n\u00eb dritaren e sht\u00ebpis\u00eb sime n\u00eb t\u00eb gjitha stin\u00ebt e vitit. N\u00eb pranver\u00eb pem\u00ebt ishin t\u00eb mbushura me lule, n\u00eb ver\u00eb e vjesht\u00eb piqeshin frutat. N\u00eb dim\u00ebr kishim portokalle e mandarina, nd\u00ebrsa shumica e qytetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb i merrnin me racion e u duhej t\u00eb rrinin n\u00eb radh\u00eb p\u00ebr to.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia jon\u00eb ishte goxha e madhe. Gjyshi kishte vdekur para se t\u00eb lindja un\u00eb, nd\u00ebrsa gjyshja m\u00eb rriti mua, m\u00eb b\u00ebri kat\u00ebr vje\u00e7e dhe nd\u00ebrroi jet\u00eb pas nj\u00eb s\u00ebmundjeje t\u00eb mushk\u00ebrive.<\/p>\n<p>M\u00eb pas shkova n\u00eb kop\u00ebsht e shkoll\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb lagjes. Isha e vetmja nd\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e lagjes q\u00eb kisha dhom\u00ebn time t\u00eb gjumit (ishte ish-dhoma e gjyshes), kisha dhe mobilje dhe ve\u00e7 t\u00eb tjerave, edhe s\u00ebndukun e saj. Edhe sot, kur e kujtoj, m\u00eb vjen n\u00eb hund\u00eb aroma e rrobave t\u00eb gjyshes kur hapej s\u00ebnduku. Babi im ishte f\u00ebmij\u00eb i vet\u00ebm dhe po ashtu edhe un\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, un\u00eb u rrita e shkova n\u00eb shkoll\u00eb dhe dola shk\u00eblqyesh\u00ebm jo vet\u00ebm se kisha p\u00ebrkujdesjen e mamas\u00eb sime q\u00eb ishte m\u00ebsuese, por edhe sepse i kisha pasion librat.<\/p>\n<p>Ndonj\u00ebher\u00eb e mbaj mend t\u00eb m\u00eb shanin f\u00ebmij\u00ebt \u201cMimoza llastica\u201d si n\u00eb film, kur u thoja q\u00eb nuk do t\u00eb dilja t\u00eb luaja sepse do t\u00eb lexoja. Kur arrita n\u00eb klas\u00ebn shtat\u00eb e t\u00eb tet\u00eb, diferenca ime jo vet\u00ebm n\u00eb nota, por edhe n\u00eb njohuri t\u00eb p\u00ebrgjithshme ishte shum\u00eb e dukshme me f\u00ebmij\u00ebt e komshinjve, k\u00ebshtu q\u00eb ma hoq\u00ebn nofk\u00ebn q\u00eb m\u00eb kishin v\u00ebn\u00eb. Edhe n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme kam shk\u00eblqyer n\u00eb t\u00eb gjitha l\u00ebnd\u00ebt. Sigurisht q\u00eb m\u00eb shum\u00eb m\u00eb p\u00eblqente let\u00ebrsia. Kisha lexuar romane pa fund. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb m\u00eb binte n\u00eb dor\u00eb e p\u00ebrthithja menj\u00ebher\u00eb. Konkurrova n\u00eb Fakultetin e Filologjis\u00eb dhe fitova n\u00eb deg\u00ebn e Gjuh\u00eb-Let\u00ebrsis\u00eb. Prind\u00ebrit e mi nuk ishin dakord me zgjedhjen time. M\u00eb thoshin q\u00eb duhej t\u00eb studioja n\u00eb deg\u00ebt e shkencave ekzakte sepse edhe n\u00eb matematik\u00eb e kimi kam qen\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb, por mua ma kishin prishur mendjen let\u00ebrsia franceze e angleze. Duke lexuar shum\u00eb romane, m\u00eb dukej se edhe jeta \u00ebsht\u00eb si n\u00eb roman, por n\u00eb fakt ndodh krejt e kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>N\u00eb fakultet, s\u00ebrish vazhdova t\u00eb lexoja e t\u00eb isha studente e mir\u00eb dhe e rregullt, por ndryshova shoq\u00ebrin\u00eb dhe, me rritjen, si \u00e7do vajz\u00eb tjet\u00ebr, edhe un\u00eb fillova t\u00eb k\u00ebrkoja dashurin\u00eb e past\u00ebr e t\u00eb kulluar, si\u00e7 e kisha lexuar n\u00eb libra.<\/p>\n<p>Dhe dashuria nuk vonoi t\u00eb vinte. N\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb dyt\u00eb nj\u00eb shoqja ime e kursit m\u00eb prezantoi me kush\u00ebririn e saj q\u00eb po mbaronte Inxhinieri Nd\u00ebrtimi. Ishte djal\u00eb i pash\u00ebm dhe shum\u00eb inteligjent. Kishte edhe humor dhe ishte k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb rrije pran\u00eb tij. Pas disa takimesh me t\u00eb, m\u00eb hyri n\u00eb zem\u00ebr. N\u00eb pushimet e asaj vere ai erdhi nga qyteti i tij (sepse \u00ebsht\u00eb nga nj\u00eb qytet jugor) p\u00ebr t\u00eb m\u00eb takuar mua kat\u00ebr her\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb e vler\u00ebsova faktin q\u00eb vinte p\u00ebr mua. Me shoq\u00ebrin\u00eb e miq\u00ebsit\u00eb e mia fillova t\u00eb interesohesha se ku mund t\u00eb gjente pun\u00eb sepse ai e mbaroi shkoll\u00ebn. M\u00eb n\u00eb fund, nj\u00eb e njohura jon\u00eb na tregoi p\u00ebr nj\u00eb firm\u00eb private q\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb inxhinier dhe ai filloi pun\u00eb. Meqen\u00ebse filloi pun\u00eb, ai m\u00eb tha se tashm\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb zgjedhje: T\u00eb martoheshim ose t\u00eb ndaheshim. Ai tashm\u00eb ishte i zoti t\u00eb mbante familjen sepse kishte nj\u00eb rrog\u00eb kurse sht\u00ebpin\u00eb mund ta blinim avash-avash. T\u00eb pakt\u00ebn, k\u00ebshtu m\u00eb tha mua se ai, n\u00eb fakt, i kishte b\u00ebr\u00eb mir\u00eb planet.<\/p>\n<p>Kur un\u00eb fillova vitin e tret\u00eb t\u00eb fakultetit ne vendos\u00ebm t\u00eb fejoheshim. Pas fejes\u00ebs fillova t\u00eb njihja edhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb familjes s\u00eb tij. Kishte pes\u00eb motra dhe dy v\u00ebllez\u00ebr. Motra e tij e madhe ishte e martuar me nj\u00eb dembel dhe e gjith\u00eb familja p\u00ebrpiqej ta ndihmonte, nd\u00ebrsa motrat e tjera ishin beqare. V\u00ebllai i tij u martua dhe mori gruan e iku n\u00eb Greqi, nd\u00ebrsa v\u00ebllai i tij i vog\u00ebl pati fatin e keq t\u00eb p\u00ebsonte nj\u00eb aksident dhe vdiq shum\u00eb i ri. Vdekja e tij e afroi m\u00eb shum\u00eb t\u00eb fejuarin tim me prind\u00ebrit e me familjar\u00ebt. Ai jetonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time n\u00eb Tiran\u00eb se un\u00eb isha vajz\u00eb e vetme dhe prind\u00ebrit e mi nuk e pat\u00ebn problem q\u00eb ta fusnin n\u00eb sht\u00ebpi, k\u00ebshtu q\u00eb ai gjysm\u00ebn e rrog\u00ebs e \u00e7onte t\u00eb prind\u00ebrit dhe gjysm\u00ebn e sillte n\u00eb sht\u00ebpi. Sa p\u00ebr fillim, edhe un\u00eb isha dakord, sepse ata kushtet i kishin shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, por sht\u00ebpia nuk mbahet me miell hua. Nuk mjaftoi vet\u00ebm pjesa e rrog\u00ebs, por motrat e tij filluan t\u00eb vinin e t\u00eb rrinin nga kat\u00ebr-pes\u00eb muaj n\u00eb Tiran\u00eb \u201cse mos i sheh njeri e martohen\u201d, thoshte vjehrra ime. Habitesha me k\u00ebt\u00eb lloj logjike, por s\u00ebrish mendoja se ishte m\u00ebsuar n\u00eb fshat. Un\u00eb e mbarova fakultetin, menj\u00ebher\u00eb b\u00ebm\u00eb das\u00ebm dhe fillova pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr gjuh\u00ebsh t\u00eb huaja si sekretare, por puna nuk zgjati shum\u00eb sepse mbeta shtatz\u00ebn\u00eb. Duke shfryt\u00ebzuar shtatzanin\u00eb time, vjehrra solli e la n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb mi vajzat akoma m\u00eb gjat\u00eb, me gjith\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljen time se m\u00eb ndihmonin prind\u00ebrit e mi. Por, im shoq me thoshte me t\u00eb but\u00eb q\u00eb \u201cato nuk kan\u00eb patur asnj\u00eb shans e p\u00ebrpiqu t\u2019i kuptosh\u201d.<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrpiqu t\u2019i kuptosh, thua ti, por nuk mund t\u00eb ec\u00ebsh n\u00eb kurriz t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Si mund t\u00eb mendosh se prind\u00ebrit e mi duhet t\u00eb punojn\u00eb edhe p\u00ebr motrat e tua, edhe p\u00ebr ty, edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn ton\u00eb? Ti gjysm\u00ebn e rrog\u00ebs e \u00e7on te prind\u00ebrit, vajzat i sjellin k\u00ebtu&#8230; \u00c7\u2019dreq logjike \u00ebsht\u00eb kjo? \u2013 i thoja, por k\u00ebto filluan t\u00eb ishin vet\u00ebm shqet\u00ebsimet e para.<\/p>\n<p>Motrat e bashk\u00ebshortit tim q\u00eb b\u00ebnin sikur ishin t\u00eb papara e t\u00eb paditura gjith\u00eb pjes\u00ebn e luanin pas krah\u00ebve t\u00eb mi. M\u00eb ngat\u00ebrruan me burrin jo nj\u00eb her\u00eb, por qindra her\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Kjo del n\u00eb dritare sa ik\u00ebn ti n\u00eb pun\u00eb, merret vesh me shenja, &#8211; e d\u00ebgjova t\u2019i thoshte e motra. \u2013 Pastaj, m\u00eb ngec bebin mua e del e bredh.<\/p>\n<p>M\u00eb shp\u00ebtoi Zoti q\u00eb e d\u00ebgjova vet\u00eb dhe hyra n\u00eb dhom\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po fliste.<\/p>\n<p>&#8211; A mund t\u00eb m\u00eb thuash kur ta kam l\u00ebn\u00eb djalin ty? \u2013 i thash\u00eb. Ajo b\u00ebri sikur nuk e d\u00ebgjoi pyetjen dhe po paloste ca rroba. &#8211; T\u00eb thash\u00eb t\u00eb m\u00eb thuash kur ta kam l\u00ebn\u00eb djalin ty? \u2013 k\u00ebsaj here pyetja ime ishte ul\u00ebrim\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, im shoq u p\u00ebrpoq t\u00eb m\u00eb t\u00ebrhiqte nga krah\u00ebt p\u00ebr t\u00eb zbritur n\u00eb katin e par\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb m\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk i besonte, por ishte mbushur kupa. Kisha nj\u00eb vit e gjys\u00ebm q\u00eb duroja budallall\u00ebqet e fshatit t\u00eb b\u00ebheshin e thuheshin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, duroja xhelozin\u00eb dhe budallall\u00ebkun e burrit tim p\u00ebr t\u00eb mos par\u00eb se si ishte e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk zbres posht\u00eb, &#8211; i thash\u00eb burrit. Ti mblidh pla\u00e7kat e tani do t\u00eb dal\u00ebsh jasht\u00eb. S\u2019m\u00eb intereson fare se ku do t\u00eb rrish.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00ebse nxjerr motr\u00ebn time jasht\u00eb, do t\u00eb dal edhe un\u00eb, &#8211; tha burri im.<\/p>\n<p>&#8211; At\u00ebher\u00eb dilni q\u00eb t\u00eb dy. Dhe ti, n\u00ebse do q\u00eb t\u00eb kthehesh n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb rritur djalin bashk\u00eb me mua do kthehesh nes\u00ebr jo m\u00eb von\u00eb se ora kat\u00ebr e gjys\u00ebm, orar kur ti l\u00eb pun\u00ebn. N\u00ebse t\u00eb shkon mendja se do shkosh e do fryhesh edhe m\u00eb shum\u00eb atje te sht\u00ebpia e prind\u00ebrve t\u00eb tu, me k\u00ebto kat\u00ebr grifsha q\u00eb nuk i merr askush, m\u00eb mir\u00eb mos u kthe.<\/p>\n<p>&#8211; Do iki dhe ti nuk m\u00eb nxjerr dot aq kollaj nga sht\u00ebpia se edhe un\u00eb kam pjes\u00ebn time, &#8211; tha krejt i qet\u00eb ai.<\/p>\n<p>&#8211; Sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb mi dhe ti nuk ke asnj\u00eb pjes\u00eb. Dhe mos e ngat\u00ebrro pun\u00ebn edhe m\u00eb shum\u00eb. Ti e di q\u00eb s\u2019t\u00eb takon asnj\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Sherri me burrin tim zgjati rreth nj\u00eb vit. M\u00eb n\u00eb fund p\u00ebrfundoi edhe gjyqi i divorcit. M\u2019u duk sikur mora frym\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb qysh nga koha e shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p>Fal\u00eb Zotit, me njohjet e prind\u00ebrve fillova pun\u00eb dhe duke qen\u00eb se sht\u00ebpin\u00eb e kisha, ndihm\u00ebn e prind\u00ebrve e kisha, rroga ime dhe e babait ishte e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb jetuar mir\u00eb.<\/p>\n<p>Djali po rritej dhe duhej t\u2019i jepja shpjegim se p\u00ebrse babi nuk ishte n\u00eb sht\u00ebpi asnj\u00ebher\u00eb. M\u00eb dukej shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb kur e mendoja se \u00e7\u2019duhej t\u2019i thosha djalit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por kjo s\u2019kish qen\u00eb asgj\u00eb para asaj q\u00eb do t\u00eb vinte m\u00eb pas. Nd\u00ebrsa b\u00ebnim sherr me tim shoq p\u00ebr divorcin, asnj\u00ebher\u00eb nuk e besova k\u00ebrc\u00ebnimin e tij q\u00eb edhe ai kishte pjes\u00eb n\u00eb pron\u00ebn e prind\u00ebrve t\u00eb mi. Ne edhe n\u00eb gjyqin e divorcit nuk b\u00ebm\u00eb ndarje pasurie sepse nuk e dinim se \u00e7\u2019do t\u00eb na dilte mbrapa.<\/p>\n<p>Ish-burri im duke qen\u00eb se punonte inxhinier dhe ishte n\u00eb nj\u00eb firm\u00eb nd\u00ebrtimi private, kishte folur me pronar\u00ebt e vet p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar pallat n\u00eb tok\u00ebn e prind\u00ebrve t\u00eb mi. Ai e kishte th\u00ebn\u00eb dikur si muhabet, por pastaj e mbylli duke th\u00ebn\u00eb se kishte shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb dokumentacion. Dhe ne, q\u00eb nuk e dinim se \u00e7\u2019dokument kishte firmosur ai me pronarin e firm\u00ebs s\u00eb tij, rrinim t\u00eb qet\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur na erdhi ekskavatori p\u00ebr t\u00eb shembur sht\u00ebpin\u00eb se do nd\u00ebrtohej pallat. Fatmir\u00ebsisht, n\u00eb lagje kishim nj\u00eb komshi q\u00eb punonte n\u00eb komisariatin e policis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Ai thirri policin\u00eb menj\u00ebher\u00eb dhe sa p\u00ebr at\u00eb dit\u00eb sherri u shua. Por prind\u00ebrit e mi tashm\u00eb nuk mund t\u00eb rrinin t\u00eb qet\u00eb se u pa q\u00eb di\u00e7ka luhej pas krah\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pasi pyet\u00ebn e paguan shum\u00eb avokat\u00eb sepse secili thoshte nj\u00eb gj\u00eb ndryshe, m\u00eb n\u00eb fund e gjet\u00ebn zgjidhjen. Me nj\u00eb prokur\u00eb apo testament q\u00eb prona e tyre m\u00eb takonte vet\u00ebm mua dhe pa t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ndryshimit t\u00eb emrit n\u00eb asnj\u00eb lloj rrethane, n\u00eb mund\u00ebm t\u00eb ndalonim ekskavatorin edhe 15 her\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb erdhi p\u00ebr t\u00eb shembur sht\u00ebpin\u00eb. N\u00eb hipotek\u00eb ishte grisur fleta e regjistrit. Fal\u00eb Zotit kishim nj\u00eb kopje t\u00eb tapis\u00eb origjinale n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb koh\u00ebs kur e kishte bler\u00eb st\u00ebrgjyshi im, n\u00eb 1913. Ish-burri i kishte llogaritur mir\u00eb gj\u00ebrat. Kontrata q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb n\u00eb favor t\u00eb prind\u00ebrve e motrave t\u00eb tij sesa n\u00eb favor t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb mi apo t\u00eb vet\u00eb neve. Nuk kuptoj asgj\u00eb nga ai budallall\u00ebk q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb e pash\u00eb se prapa ishte dora e t\u00eb \u00ebm\u00ebs dhe motrave, por s\u2019e kuptoj as sot se si nj\u00eb n\u00ebn\u00eb mund t\u00eb doj\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe m\u00eb pak nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb tjet\u00ebr. Nj\u00eb kolege q\u00eb kisha n\u00eb zyr\u00eb kishte kunat\u00ebn n\u00eb hipotek\u00eb dhe ajo m\u00eb ndihmoi q\u00eb t\u00eb rregulloja dokumentet, m\u00eb tha edhe se kush e kishte b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi mori fund kalvari i problemeve me sht\u00ebpin\u00eb, filluam t\u00eb qet\u00ebsoheshim e t\u00eb jetonim si njer\u00ebz bashk\u00eb me prind\u00ebrit e mi. Por pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb duket se rregullon gjith\u00e7ka, del ndonj\u00eb gj\u00eb e t\u00eb prish gjith\u00eb terezin\u00eb. Babai im u s\u00ebmur dhe vdiq brenda dy jav\u00ebsh. Humbja e babait ishte e tmerrshme jo vet\u00ebm nga ana emocionale, por edhe sepse ai ishte shtylla e sht\u00ebpis\u00eb. Edhe djali im, megjith\u00ebse i vog\u00ebl, e ndjeu humbjen e gjyshit tij. I mungonin p\u00ebrk\u00ebdhelit\u00eb e tij, xhirot me gjyshin.<\/p>\n<p>Por jeta vazhdon. Pasi b\u00ebm\u00eb nj\u00eb vjetorin e babait, u dhash\u00eb kafe koleg\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs (ata me t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb hahej muhabeti m\u00eb shum\u00eb). N\u00eb kafe, nj\u00ebri nga koleg\u00ebt m\u00eb tha se kishte koh\u00eb q\u00eb donte t\u00eb fliste me mua.<\/p>\n<p>&#8211; Kam pritur q\u00eb ta kalosh k\u00ebt\u00eb kriz\u00ebn e humbjes s\u00eb babait e pastaj t\u00eb flas un\u00eb. Besoj edhe babai yt do t\u00eb ishte dakord q\u00eb ti t\u00eb martohesh&#8230;<\/p>\n<p>Mbeta pa fjal\u00eb nga k\u00ebto q\u00eb d\u00ebgjova. Kishim dhjet\u00eb vjet diferenc\u00eb, por ai nuk ishte martuar asnj\u00ebher\u00eb. M\u00eb dukej burr\u00eb i mir\u00eb, por asnj\u00ebher\u00eb nuk e kisha menduar se ai mund t\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb martohej me nj\u00eb grua t\u00eb divorcuar. Por ja q\u00eb ndodhi.<\/p>\n<p>Kisha gjasht\u00eb vjet q\u00eb punoja n\u00eb zyr\u00eb me t\u00eb dhe e njihja goxha mir\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb gj\u00ebrat nuk zgjat\u00ebn shum\u00eb dhe ne u martuam n\u00eb gjendje civile. Me prind\u00ebrit e tij n\u00eb fillim u p\u00ebrpoqa t\u00eb mbaja distanc\u00eb meqen\u00ebse isha djegur her\u00ebn e par\u00eb, por ndodhi q\u00eb kishte prind\u00ebr shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. V\u00ebllai dhe motra e tij m\u00eb shihnin si idhull.<\/p>\n<p>&#8211; Shyqyr q\u00eb vendosi t\u00eb martohej se do na mbeste kukudh k\u00eb sht\u00ebpi, &#8211; thoshin ata sa her\u00eb q\u00eb bashkoheshim n\u00eb festa.<\/p>\n<p>Sot jetoj n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb mi, me tre f\u00ebmij\u00eb dhe me vjehrren e maman\u00eb time q\u00eb jan\u00eb shoqe t\u00eb ngushta. Megjith\u00ebse t\u00eb dyja jan\u00eb n\u00eb mosh\u00eb, m\u00eb ndihmojn\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Vazhdoj t\u00eb shkoj n\u00eb kinema e teat\u00ebr si vajz\u00eb beqare sepse kam dy mamat\u00eb q\u00eb kujdesen p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe nuk guxoj t\u00eb debatoj me bashk\u00ebshortin, se vjehrra ime fillon e qan:<\/p>\n<p>&#8211; Dua t\u2019ju shoh ve\u00e7 t\u00eb p\u00ebrqafoheni e t\u00eb putheni. S\u2019dua t\u2019ju d\u00ebgjoj t\u00eb ziheni. Jeta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e shkurt\u00ebr p\u00ebr t\u2019u z\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe un\u00eb q\u00eb i dua t\u00eb dyja mamat\u00eb nj\u00ebsoj, sigurisht q\u00eb t\u00ebrhiqem, l\u00eb debatin dhe p\u00ebrqafohemi me burrin n\u00eb sy t\u00eb dy mamave e f\u00ebmij\u00ebve dhe p\u00ebrqafimi kalon pastaj me gjith\u00eb familjen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E nderuar redaksi e gazet\u00ebs! Po ju drejtohem juve me shpresen se k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb trisht\u00eb t\u00eb jet\u00ebs sime do ta lexojn\u00eb edhe meshkujt dhe t\u00eb ven\u00eb mend e t\u00eb mos sillen me grat\u00eb e tyre ashtu si\u00e7 u soll ish-burri im. Kam lindur n\u00eb Tiran\u00eb para viteve \u201990. Jam rritur n\u00eb rrugicat e lagjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-9476","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9476","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9476"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9476\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9476"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9476"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9476"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}