{"id":9446,"date":"2015-05-28T22:32:30","date_gmt":"2015-05-28T20:32:30","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9446"},"modified":"2015-05-28T22:32:30","modified_gmt":"2015-05-28T20:32:30","slug":"cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-19","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/05\/cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-19\/","title":{"rendered":"CILET NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE? Nga Artan Kristo"},"content":{"rendered":"<p>EDI RAMA<br \/>\nZotin Edi Rama k\u00ebt\u00eb jav\u00eb desh\u00ebm ta intervistonim jo si kryeminist\u00ebr, por si kryetar i maxhoranc\u00ebs. Shkas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u b\u00eb caktimi i Shp\u00ebtim Idrizit, kryetar i PDIU-s\u00eb, si z\u00ebvend\u00ebskryetar i tret\u00eb i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Desh\u00ebm t\u00eb pyesnim zotin Rama: Mbi \u00e7\u2018baza caktohen k\u00ebto poste dhe njer\u00ebzit q\u00eb vendosen atje? Si vendoset numri i z\u00ebvend\u00ebsave t\u00eb kryetarit t\u00eb Kuvendit apo t\u00eb ministrave? Sa z\u00ebvend\u00ebs duhet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr \u00e7do post? Nj\u00eb, dy, tre, apo kat\u00ebr? A nuk duket se ata po u jepen si peshqeshe kryetar\u00ebve t\u00eb partive t\u00eb vogla n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb votave p\u00ebr zgjedhje komb\u00ebtare e lokale? A nuk u veprua k\u00ebshtu me Shp\u00ebtim Idrizin? A nuk u veprua koh\u00eb m\u00eb par\u00eb k\u00ebshtu edhe me Petro Ko\u00e7in, kur, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nder partis\u00eb s\u00eb tij, u shtua nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr Mbrojtjeje? Po, sa z\u00ebvend\u00ebs t\u00eb till\u00eb jan\u00eb shtuar n\u00eb gjith\u00eb hierarkin\u00eb ton\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nder X apo Y?! K\u00ebshtu do t\u00eb b\u00ebj\u00eb shtet, si\u00e7 ka deklaruar, zoti Rama?<\/p>\n<p>ERION VELIAJ<br \/>\n\u201cShih rrushi rrushin edhe piqet\u201d, thot\u00eb populli. K\u00ebshtu po ndodh edhe me Erion Veliajn k\u00ebto dit\u00eb kur rrushi nuk \u00ebsht\u00eb pjekur akoma&#8230;<br \/>\nJav\u00ebn e kaluar, ne fshikulluam kryeminisitrin Rama se po harxhonte shum\u00eb koh\u00eb duke b\u00ebr\u00eb shou me shp\u00ebrndarjen e tapive t\u00eb reja t\u00eb legalizimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka mjaft pun\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, vendin e tij n\u00eb sken\u00eb e zuri Erjon Veliaj, edhe pse, t\u00eb themi t\u00eb drejt\u00ebn, nuk e ka talentin e Kryeministrit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb spektak\u00ebl. At\u00eb e pam\u00eb n\u00eb Sauk duke shp\u00ebrndar\u00eb flet\u00eb legalizimi dhe madje kjo u transmetua direkt n\u00eb shum\u00eb televizione. \u201c\u00c7\u2019pun\u00eb ka kandidati p\u00ebr kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs me shp\u00ebrndarjen e tyre?\u201d, desh\u00ebm t\u00eb pyesnim zotin Veliaj. Mos po e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb p\u00ebr fushat\u00eb? Okej, ai mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb fushat\u00eb, por \u00e7\u2018pun\u00eb ka administrata shtet\u00ebrore me fushat\u00ebn e zgjedhjeve?! E d\u00ebgjoi ai Kryeminsitrin kur porositi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn q\u00eb \u201cadministrata nuk duhet t\u00eb p\u00ebrzihet me zgjedhjet\u201d? Apo i tha p\u00ebr opozit\u00ebn zoti Rama ato fjal\u00eb?<\/p>\n<p>ARBEN AHMETAJ<br \/>\nAs Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtis\u00eb dhe Sip\u00ebrmarrjes, zotin Arben Ahmetaj, nuk e takuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Me t\u00eb desh\u00ebm t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr turizmin meq\u00eb jemi n\u00eb prag te sezonit t\u00eb ri turistik. Na b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebrshtypje se gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb konferenc\u00ebn me tem\u00eb \u201cMenaxhimi i Sezonalitetit t\u00eb Turizmit Shqiptar\u201d, ministri Ahmetaj theksoi se viti 2015 do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr turizmin dhe do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb nj\u00eb moment kthese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor, \u201cedhe pse, u tha ai t\u00eb pranishm\u00ebve, jo fal\u00eb pun\u00ebs sime, por fal\u00eb pun\u00ebs suaj\u201d. Natyrisht, e vler\u00ebsojm\u00eb thjesht\u00ebsin\u00eb e zotit Ahmetaj, por nuk mund t\u00eb rrim\u00eb pa e pyetur: Pse s\u2019ka punuar ai p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e turizmit? \u00cbsht\u00eb marr\u00eb me p\u00ebrgatitjen e ligjit t\u00eb ri p\u00ebr turizmin dhe s\u2019i ka tepruar koha?! A nuk e di zoti Ahmetaj q\u00eb, ne nuk vuajm\u00eb p\u00ebr ligje, por p\u00ebr zbatimin e atyre ekzistuese? A nuk e di zoti Ahmetaj q\u00eb edhe pse ligji ndalon nd\u00ebrtimet 100 metra nga vija bregdetare p\u00ebrs\u00ebri nd\u00ebrtimet vazhdojn\u00eb me pretekstin se lejet jan\u00eb marr\u00eb para daljes s\u00eb ligjit, apo edhe pa leje? A nuk e di zoti Ahmetaj q\u00eb edhe pse ligji ndalon derdhjen e uj\u00ebrave t\u00eb zeza n\u00eb det, edhe pse \u00ebsht\u00eb trumbetuar q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kolektor\u00ebt, n\u00eb Golem p\u00ebrs\u00ebri vazhdohet me gropa septike dhe uj\u00ebrat e zeza t\u00eb mij\u00ebra apartamenteve e hoteleve, nga gropat derdhen n\u00eb det?! A nuk e di zoti Ahmetaj se k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb bregun e liqenit t\u00eb Pogradecit nuk sh\u00ebtit dot se t\u00eb mbyt era e jasht\u00ebqitjeve dhe goj\u00ebt e k\u00ebqia thon\u00eb se kjo vjen ngaq\u00eb shqiptar\u00ebt nuk po nd\u00ebrrojn\u00eb filtrat e impiantit t\u00eb pastrimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza q\u00eb na financoi gjermani?! Ja, pra, kishte shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zoti Ahmetaj p\u00ebr turizmin. Na vjen keq q\u00eb e pranon se nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>ILIR META<br \/>\nNuk e takuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb as kryetarin e Parlamentit, zotin Ilir Meta. Pa dyshim, ishte m\u00eb interesanti nga politikan\u00ebt p\u00ebr t\u2019u intervistuar k\u00ebt\u00eb jav\u00eb pas akuzave q\u00eb i b\u00ebri ish-kolegu, Dritan Prifti, p\u00ebr pasurin\u00eb e tij. Pse ai nuk p\u00ebrg\u00ebnjeshtroi asnj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb zotit Prifti, as p\u00ebr pasurin\u00eb e tij e as p\u00ebr qenien si agjent i Sigurimit?! Pse nuk ka p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar, gjithashtu, as akuzat q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb si njeri i SHIK-ut t\u00eb Gazidedes edhe Mero Baze n\u00eb librin e tij?! Mos jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta ato akuza?!<br \/>\nPor zotin Meta, desh\u00ebm ta pyesnim edhe p\u00ebr akuzat q\u00eb i b\u00ebri zonj\u00ebs Topalli si \u201ce pacip\u00eb e q\u00eb e njeh e gjith\u00eb Shkodra\u201d etj. Ai e argumentoi k\u00ebt\u00eb edhe me aleanc\u00ebn q\u00eb b\u00ebri ajo me Tom Doshin i cili e paska quajtur at\u00eb \u201cmoldave\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo e kishte etiketuar at\u00eb si \u201cmafie\u201d\u2026 Mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo q\u00eb thot\u00eb zoti Meta, q\u00eb zonja Topalli nuk ka cip\u00eb (politike), por a nuk mund t\u00eb thonim edhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb p\u00ebr zotin Meta q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb aleanc\u00eb edhe me at\u00eb q\u00eb e quante kriminel (Berish\u00ebn), edhe me at\u00eb q\u00eb e quante t\u00eb droguar e imoral (Ram\u00ebn). Mund t\u00eb flitet p\u00ebr cip\u00eb, n\u00eb k\u00ebto raste?\u00a0Natyrisht, gjithmon\u00eb n\u00ebse flitet me qet\u00ebsi dhe dashuri, si\u00e7 thot\u00eb zoti Meta\u2026<\/p>\n<p>DRITAN PRIFTI<br \/>\nKishim shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb intervistonim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb ish-ministrin Dritan Prfti, por nuk mund\u00ebm, pasi po merrej me pun\u00ebt e fushat\u00ebs n\u00eb Fier. Desh\u00ebm ta pyesnim se si \u00ebsht\u00eb puna e atyre 4,6 milion\u00eb eurove p\u00ebr t\u00eb cilat u akuzua k\u00ebt\u00eb jav\u00eb se i ka fshehur gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb deputet dhe minist\u00ebr? Desh\u00ebm ta pyesnim edhe p\u00ebr akuzat q\u00eb i b\u00ebri Ilir Met\u00ebs k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, se ai \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb pasurit e Ballkanit, q\u00eb ka prona n\u00eb tre kontinente etj. Pse nuk i thot\u00eb konkretisht ai faktet q\u00eb ka? Po \u201cKetri q\u00eb ka dal\u00eb nga kafazi\u201d, kush \u00ebsht\u00eb? Pseudonimi i Met\u00ebs apo i pedagogut t\u00eb tij t\u00eb Ekonomikut q\u00eb e ka rekrutuar Met\u00ebn si agjent t\u00eb Sigurimit? Pse nuk i thot\u00eb n\u00eb shtyp, apo n\u00eb prokurori t\u00eb gjitha \u00e7ka dhe pse k\u00ebrc\u00ebnon se do t\u00eb flas\u00eb me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt? K\u00ebshtu do t\u00eb vazhdojm\u00eb, ne, shqiptar\u00ebt, duke k\u00ebrc\u00ebnuar, duke mbuluar dhe zbuluar t\u00eb palarat sipas interesit?<\/p>\n<p><strong>(Gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, t\u00eb plot\u00eb, mund ta blini online, q\u00eb dit\u00ebn e daljen n\u00eb treg, vet\u00ebm p\u00ebr\u00a089\u00a0cent, n\u00eb:\u00a0<a href=\"http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista\">http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista<\/a>, ndersa n\u00eb Greqi, n\u00eb kioskat ku shitet shtypi i huaj. N\u00ebse nuk e gjeni n\u00eb kiosken pran\u00eb jush, na d\u00ebrgoni nj\u00eb sms n\u00eb 6938691274)<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>EDI RAMA Zotin Edi Rama k\u00ebt\u00eb jav\u00eb desh\u00ebm ta intervistonim jo si kryeminist\u00ebr, por si kryetar i maxhoranc\u00ebs. Shkas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u b\u00eb caktimi i Shp\u00ebtim Idrizit, kryetar i PDIU-s\u00eb, si z\u00ebvend\u00ebskryetar i tret\u00eb i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Desh\u00ebm t\u00eb pyesnim zotin Rama: Mbi \u00e7\u2018baza caktohen k\u00ebto poste dhe njer\u00ebzit q\u00eb vendosen atje? Si vendoset [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[542],"class_list":["post-9446","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","tag-artan-kristo"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9446","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9446"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9446\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9446"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9446"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9446"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}