{"id":9434,"date":"2015-05-28T11:23:06","date_gmt":"2015-05-28T09:23:06","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9434"},"modified":"2015-05-28T11:23:06","modified_gmt":"2015-05-28T09:23:06","slug":"ceshte-depresioni-i-maskuar-te-femijet-dhe-adoleshentet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/05\/ceshte-depresioni-i-maskuar-te-femijet-dhe-adoleshentet\/","title":{"rendered":"\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb depresioni i maskuar te f\u00ebmij\u00ebt dhe adoleshent\u00ebt?"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; I nderuar Dr. Demiri, un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam n\u00ebna e nj\u00eb djali adoleshent. Djali im kishte ankesa t\u00eb shumta trupore dhe e kam vizituar kudo, sa te nj\u00eb doktor, te tjetri. M\u00eb n\u00eb fund, d\u00ebgjova k\u00ebshillat tuaja n\u00eb telefon dhe doli ashtu si\u00e7 m\u00eb that\u00eb, djali u ekzaminua me depresion t\u00eb maskuar. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb psikologia e shkoll\u00ebs, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ia dalloi vet\u00eb asnj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb k\u00ebtij lloj depresioni te djali, por qeshi si me ironi kur i thash\u00eb mendimin tuaj? Tani, dua t\u00eb di, \u00e7\u2019jan\u00eb k\u00ebto depresionet e maskuara, deri edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e adoleshent\u00ebt?Me respekt, Amelsea, Fier. <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; E nderuara let\u00ebrshkruese, mos u m\u00ebrzit q\u00eb paske vuajtur nga nj\u00ebri doktor te tjetri se k\u00ebshtu ndodh n\u00eb k\u00ebto raste, edhe p\u00ebr paaft\u00ebsit\u00eb e psikologes, por g\u00ebzohu q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund u gjet diagnoza e sakt\u00eb e djalit t\u00ebnd adoleshent, q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb depresioni i maskuar ose i fsheht\u00eb, apo si\u00e7 e quajm\u00eb shpesh, depresion pa depresion ose atipik&#8230; Psikologia e shkoll\u00ebs, n\u00eb fakt, e ka shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta dalloj\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj depresioni, pasi ai nuk shfaqet me klinik\u00ebn e tij karakteristike, si\u00e7 e kan\u00eb testet q\u00eb ne u japim student\u00ebve tan\u00eb, psikolog\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm, t\u00eb p\u00ebrshkruara edhe n\u00eb manualet psikiatrike. Ky lloj depresioni paraqitet me nj\u00eb form\u00eb ku mbizot\u00ebrojn\u00eb ankesat e ndryshme trupore, prandaj quhet i fshehur ose i maskuar, pasi n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb nuk dalin shenjat depresive, ndaj dhe s\u00ebmundja nuk mund t\u00eb kuptohet dhe ndodh q\u00eb diagnostikimi, ose b\u00ebhet i gabuar, ose me vones\u00eb. Sidomos te f\u00ebmij\u00ebt dhe adoleshent\u00ebt, k\u00ebto lloj dhimbjesh trupore, si: dhimbje koke, gjymtyr\u00ebsh, dhimbjet rreth zemr\u00ebs, n\u00eb shpatulla, t\u00eb p\u00ebrzierat, prishja e oreksit etj. nuk merren aq shum\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb, pasi prind\u00ebrit dhe m\u00ebsuesit i kujtojn\u00eb ose i mendojn\u00eb k\u00ebto si karakteristika t\u00eb ndryshimeve moshore. K\u00ebto lloj supozimesh se f\u00ebmij\u00ebt dhe adoleshent\u00ebt nuk rriten pa dhimbje, ankthe e frik\u00ebra, e l\u00ebn\u00eb n\u00eb hije s\u00ebmundjen e v\u00ebrtet\u00eb, e cila mund t\u00eb zbulohet vet\u00ebm nga nj\u00eb sy i st\u00ebrvitur profesionisti t\u00eb sh\u00ebndetit mendor. Mos e faj\u00ebsoni pra psikologen e \u201cshkret\u00eb\u201d, pasi k\u00ebta t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me depresion t\u00eb maskuar, nuk i paraqesin shenjat e zakonshme t\u00eb depresionit, si\u00e7 quhen ndryshe, shenjat baz\u00eb si d\u00ebshp\u00ebrim, frenimet mendore e l\u00ebviz\u00ebse, t\u00eb qarat e shpeshta, kufizimet, mosshijimin e jet\u00ebs etj. aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb f\u00ebmija me sed\u00ebr p\u00ebrpiqet ta arrij\u00eb \u201critmin\u201d e m\u00ebparsh\u00ebm, qoft\u00eb edhe me ca sforcime. Si shenj\u00eb dalluese e tyre \u00ebsht\u00eb pagjum\u00ebsia, zgjimi her\u00ebt, mungesa e oreksit, ankesa t\u00eb cilat shfaqen m\u00eb shum\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes ose me fillimin e m\u00ebsimit. Mos u \u00e7udisni q\u00eb ky lloj depresioni i maskuar m\u00eb tep\u00ebr shfaqet te moshat e reja dhe sa vjen e po shtohet, p\u00ebr arsye q\u00eb do t\u2019i sqarojm\u00eb. P\u00ebr ta dalluar k\u00ebt\u00eb lloj s\u00ebmundjeje te f\u00ebmij\u00ebt, duhet t\u00eb kemi parasysh disa tregues q\u00eb mund t\u00eb na ndihmojn\u00eb; e para, origjina, dometh\u00ebn\u00eb n\u00ebse ata kan\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm q\u00eb vuan nga depresioni endogjen apo jo. E dyta, kur v\u00ebrehet se k\u00ebta t\u00eb s\u00ebmur\u00eb po p\u00ebrgjigjen mir\u00eb ndaj mjekimit me barna antidepresive dhe e treta, vizitat e ndryshme q\u00eb nuk gjejn\u00eb asnj\u00eb lloj s\u00ebmundjeje, gj\u00eb q\u00eb tregon nj\u00eb s\u00ebmundje \u201cpa s\u00ebmundje\u201d, psikosomatike.<\/p>\n<p>&#8211; Ju thoni se nuk keni d\u00ebgjuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebto lloj s\u00ebmundjesh dhe kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, pasi literatura psikiatrike \u00ebsht\u00eb pasuruar koh\u00ebt e fundit me studimet p\u00ebr depresionet e maskuara. Jo se m\u00eb par\u00eb nuk ka patur s\u00ebmundje t\u00eb tilla, por sepse ato nuk kuptoheshin e nuk zbuloheshin dot, jo si sot q\u00eb diagnostikohen e trajtohen me sukses, pasi shum\u00eb prind\u00ebr t\u00eb kulturuar, me gjith\u00eb hallet e shumta q\u00eb kan\u00eb, nuk harrojn\u00eb se duhet pir\u00eb nj\u00eb kafe edhe me psikologun, bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn e vet. Gjat\u00eb k\u00ebsaj \u201ckafeje\u201d, q\u00eb n\u00eb pamje ne mund t\u00eb dallojm\u00eb te f\u00ebmija shenjat e k\u00ebtij lloj depresioni, pasi ai paraqitet n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb frenimi trupor, mendor dhe emocional. Depresioni i maskuar mund t\u00eb fshihet gjithashtu, edhe pas shenjave t\u00eb tilla si l\u00ebvizje t\u00eb pavullnetshme t\u00eb gjymtyr\u00ebve, l\u00ebvizje t\u00eb fytyr\u00ebs q\u00eb quhen tike etj. Pastaj, na vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb n\u00ebse ka shenja t\u00eb tjera, si\u00e7 jan\u00eb: ndjenja t\u00eb t\u00eb vjell\u00ebtit, urinim t\u00eb shpesht\u00eb ose urinim n\u00eb dyshek nat\u00ebn, turbullime t\u00eb shikimit, dhimbje barku, dhimbje koke, prishje t\u00eb gjumit, v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb t\u00eb folur etj. Shpesh, f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje p\u00ebrpiqen t\u00eb dalin vet\u00eb nga ky lloj \u201ctuneli\u201d, por pastaj b\u00ebhen t\u00eb plog\u00ebsht dhe paraqesin ulje t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre fizike e mendore. Bien edhe n\u00eb m\u00ebsime dhe krijohet p\u00ebrshtypja e rreme se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dembel, shtiret ose se nuk e ka zhvillimin e nevojsh\u00ebm mendor p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrparuar. K\u00ebsisoj, lihet pas dore trajtimi e mjekimi dhe gjendja e f\u00ebmij\u00ebs r\u00ebndohet m\u00eb tep\u00ebr kur fillojn\u00eb kritikat apo sjellja e ashp\u00ebr nd\u00ebshkuese nga ana e prind\u00ebrve, t\u00eb cil\u00ebt duan q\u00eb ta fusin f\u00ebmijen e tyre n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. M\u00eb ka ndodhur q\u00eb prind\u00ebr shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb kan\u00eb qar\u00eb me lot n\u00eb klinik\u00ebn time pasi kan\u00eb m\u00ebsuar p\u00ebr vuajtjen dyfishe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, nga s\u00ebmundja dhe nga vet\u00eb ata. K\u00ebto gj\u00ebra m\u2019i thot\u00eb shpesh edhe nj\u00eb mjeshtre e re e trajtimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe adoleshent\u00ebve, psikologia klinike Entela Isufi, e cila i ndjek m\u00eb shum\u00eb kujdes f\u00ebmij\u00ebt te shkolla e saj private. Ajo m\u00eb ka shpjeguar se n\u00ebse q\u00eb sheh te nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb ankesa dhimbjesh trupore, nervoziz\u00ebm, shenja ankthi, frike, mosp\u00ebrqendrim, shenja lodhjeje, ngatht\u00ebsie, munges\u00eb oreksi, mosinteresim p\u00ebr loj\u00ebrat, muzik\u00ebn etj. menj\u00ebher\u00eb futet n\u00eb biseda t\u00eb kujdesshme me t\u00eb, me ushtrimet n\u00eb form\u00eb loje, jo vet\u00ebm p\u00ebr ta gjall\u00ebruar e p\u00ebr t\u2019i rritur atij besimin n\u00eb vetvete, por edhe p\u00ebr t\u00eb dalluar se mos ka shenja t\u00eb depresionit t\u00eb maskuar. Pastaj k\u00ebshillohet edhe me familjar\u00ebt dhe fillon me k\u00ebt\u00eb f\u00ebmij\u00eb psikoterapi t\u00eb rregullt intensive, deri n\u00eb sh\u00ebrimin e tij t\u00eb plot\u00eb. N\u00eb ca raste, ajo, bashk\u00eb me prind\u00ebrit, i sjellin f\u00ebmij\u00ebt edhe te klinika jon\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb diagnostikim m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb edhe kura 100 % bimore, pa asnj\u00eb efekt an\u00ebsor e p\u00ebrgjum\u00ebs. Rezultatet nuk vonojn\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb me sukses, ata hidhen e vrapojn\u00eb ashtu si kecat n\u00eb pranver\u00eb. Kjo psikologe dhe ky trajtim duhen marr\u00eb si shembull edhe p\u00ebr shkollat e tjera. Diagnostikimi i sakt\u00eb dhe psikoterapia, jan\u00eb baza e suksesit t\u00eb sh\u00ebrimit. Si gjithmon\u00eb, parandalimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i leht\u00eb sesa trajtimi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; I nderuar Dr. Demiri, un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam n\u00ebna e nj\u00eb djali adoleshent. Djali im kishte ankesa t\u00eb shumta trupore dhe e kam vizituar kudo, sa te nj\u00eb doktor, te tjetri. M\u00eb n\u00eb fund, d\u00ebgjova k\u00ebshillat tuaja n\u00eb telefon dhe doli ashtu si\u00e7 m\u00eb that\u00eb, djali u ekzaminua me depresion t\u00eb maskuar. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86,219],"tags":[],"class_list":["post-9434","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9434","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9434"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9434\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9434"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9434"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9434"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}