{"id":9359,"date":"2015-05-22T22:09:37","date_gmt":"2015-05-22T20:09:37","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9359"},"modified":"2015-05-22T22:09:37","modified_gmt":"2015-05-22T20:09:37","slug":"projektligj-i-ri-per-dhenien-e-nenshtetesise-ne-greqi-ndryshime-te-reja-edhe-per-lejet-e-qendrimit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/05\/projektligj-i-ri-per-dhenien-e-nenshtetesise-ne-greqi-ndryshime-te-reja-edhe-per-lejet-e-qendrimit-2\/","title":{"rendered":"Projektligj i ri p\u00ebr dh\u00ebnien e n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Greqi Ndryshime t\u00eb reja edhe p\u00ebr lejet e q\u00ebndrimit"},"content":{"rendered":"<p><strong>T\u00eb enjten, Ministria greke e Emigracionit, n\u00eb zbatim t\u00eb premtimeve elektorale t\u00eb kryeministrit Aleksis Cipras, nxorri p\u00ebr diskutim publik projektligjin p\u00ebr disa ndryshime n\u00eb Kodin e Emigracionit dhe Dh\u00ebnien e N\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Brezin e dyt\u00eb t\u00eb Emigrant\u00ebve, projektligj shum\u00eb i pritur nga gjith\u00eb emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb projektligj, ne intervistuam zotin Fatos Malaj, nd\u00ebrmjet\u00ebs nd\u00ebrkulturor pran\u00eb prefektur\u00ebs s\u00eb Athin\u00ebs, specialist i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb emigracionit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nj\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me hartimin e k\u00ebtij projektligji.<\/strong><\/p>\n<p>Artan Kristo: &#8211; Sa shqiptar\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga ky projektligj?<br \/>\nFatos Malaj: &#8211; Rreth 240 mij\u00eb shqiptar\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsi ose leje q\u00ebndrimi nga ky projektligj\u2026<br \/>\n&#8211; Kaq shum\u00eb?!<br \/>\n&#8211; Po. Rreth 100 mij\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb rinjt\u00eb nga brezi i dyt\u00eb i emigrant\u00ebve q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga ky projekt, rreth 80 mij\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb humbur t\u00eb drejt\u00ebn e leje-q\u00ebndrimit, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen s\u00ebrish t\u00eb ligjsh\u00ebm, si dhe rreth 60 mij\u00eb jan\u00eb grat\u00eb q\u00eb kan\u00eb lindur f\u00ebmij\u00eb k\u00ebtu, q\u00eb jan\u00eb \u201ct\u00eb paligjshme\u201d dhe q\u00eb direkt b\u00ebhen t\u00eb ligjshme me aprovimin e k\u00ebtij projekti.<br \/>\n&#8211; A mund t\u2019i marrim nj\u00eb e nga nj\u00eb kategorit\u00eb e p\u00ebrfituesve? Cil\u00ebt f\u00ebmij\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb, sipas projektligjit?<br \/>\n&#8211; Jan\u00eb kat\u00ebr grupime p\u00ebrfituesish. Grupimi i par\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb Greqi, t\u00eb cil\u00ebt do ta marrin n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb q\u00eb me fillimin e klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb ciklit t\u00eb ul\u00ebt. P\u00ebrfituesit e dyt\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb 9 vjet shkoll\u00eb n\u00eb Greqi, 6 vjet cikli i ul\u00ebt (dimotiko) dhe 3 cikli i lart\u00eb (gimnasio). Grupi i tret\u00eb jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ciklin e ul\u00ebt, por 3 vjet gimnasio dhe tre vjet shkoll\u00ebn e mesme (likio). Grupi i kat\u00ebrt, ata q\u00eb kan\u00eb mbaruar shkoll\u00ebn e lart\u00eb me provime t\u00eb matur\u00ebs greke (panelinies). T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb e t\u00eb rinj, n\u00ebse d\u00ebshirojn\u00eb, p\u00ebrfitojn\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb greke n\u00eb rast se nj\u00eb nga prind\u00ebrit \u00ebsht\u00eb i ligjsh\u00ebm prej 5 vjet\u00ebsh n\u00eb Greqi.<br \/>\n&#8211; Ka patur shum\u00eb ankesa deri tani p\u00ebr pagesat e larta p\u00ebr n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb dhe lejet e q\u00ebndrimit. Sa do t\u00eb paguhet tani, sipas projektligjit t\u00eb ri?<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb paguhet vet\u00ebm 100 euro dhe vlen t\u00eb theksohet q\u00eb projektligji i ri shmang shum\u00eb burokracin\u00eb. Do t\u00eb k\u00ebrkohen fare pak dokumente p\u00ebr t\u00eb mbaruar pun\u00eb.<br \/>\n&#8211; That\u00eb q\u00eb jan\u00eb rreth 80 mij\u00eb shqiptar\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb humbur t\u00eb drejt\u00ebn e leje-q\u00ebndrimit e q\u00eb, sipas k\u00ebtij projektligji, do t\u00eb b\u00ebhen s\u00ebrish t\u00eb ligjsh\u00ebm. Mund t\u00eb na e shpjegoni k\u00ebt\u00eb?<br \/>\n&#8211; Po, ka shum\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb arsye, ose p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr, kan\u00eb \u201cdjegur\u201d letrat e tyre, si\u00e7 thuhet dhe nuk jan\u00eb m\u00eb me q\u00ebndrim t\u00eb ligjsh\u00ebm n\u00eb Greqi, dikush p\u00ebr shkak t\u00eb mosplot\u00ebsimit t\u00eb ensimave (kontributeve t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebore) apo p\u00ebr shkaqe t\u00eb tjera. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb projektligjit t\u00eb ri, ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 5 vite t\u00eb ligjsh\u00ebm gjat\u00eb dhjet\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb fundit, do rifitojn\u00eb lejen e q\u00ebndrimit. Madje, edhe n\u00ebse nuk kan\u00eb ensimat e nevojshme, do jepet e drejta e blerjes s\u00eb tyre n\u00eb shtet.<br \/>\n&#8211; Ju, n\u00eb fillim t\u00eb intervist\u00ebs, p\u00ebrmend\u00ebt edhe rreth 60 mij\u00eb gra shqiptare q\u00eb kan\u00eb lindur f\u00ebmij\u00eb k\u00ebtu dhe jan\u00eb t\u00eb paligjshme, t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga ky projektligj\u2026<br \/>\n&#8211; Po, p\u00ebr k\u00ebto gra, leht\u00ebsohet shum\u00eb procedura e marrjes s\u00eb lejes greke t\u00eb q\u00ebndrimit. Grave q\u00eb kan\u00eb lindur f\u00ebmij\u00eb n\u00eb Greqi deri tani, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dokumentet, pra, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb bashkimin familjar ligjor do t\u2019u duhej t\u00eb shkonin n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb aplikonin p\u00ebr viz\u00eb bashkimi familjar, t\u00eb plot\u00ebsonin nj\u00eb mal me dokumente dhe m\u00eb pas burri t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb pran\u00eb prefektur\u00ebs. Tani, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij projektligji, ato marrin menj\u00ebher\u00eb leje q\u00ebndrimi, n\u00ebse kan\u00eb lindur f\u00ebmij\u00eb k\u00ebtu, pa shkuar n\u00eb Shqip\u00ebri, pa marr\u00eb viz\u00eb etj. Mjafton vet\u00ebm q\u00eb burri i tyre t\u00eb jet\u00eb i ligjsh\u00ebm n\u00eb Greqi&#8230;<br \/>\n&#8211; Po tjet\u00ebr, kush p\u00ebrfiton nga ky projektligj?<br \/>\n&#8211; Nga ky ligj p\u00ebrfitojn\u00eb edhe ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr azil politik para 6 vjet\u00ebsh dhe nuk kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje. Ata tani marrin menj\u00ebher\u00eb leje q\u00ebndrimi.<br \/>\n&#8211; Pse ishte i domosdosh\u00ebm ky ligj p\u00ebr Greqin\u00eb?<br \/>\n&#8211; Ishte shum\u00eb i domosdosh\u00ebm sepse p\u00ebr arsye se Greqia nuk ka patur p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb problemet e emigracionit, ligjet kishin shum\u00eb mungesa q\u00eb kishin l\u00ebn\u00eb shum\u00eb probleme t\u00eb hapura p\u00ebr mij\u00ebra emigrant\u00eb n\u00eb Greqi\u2026 Kishte edhe shum\u00eb emigrant\u00eb q\u00eb kishin humbur ligjshm\u00ebrin\u00eb e q\u00ebndrimit t\u00eb tyre, edhe pse ishin me familje k\u00ebtu\u2026 Ve\u00e7 k\u00ebsaj, ishte paradoksale q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e lindur dhe q\u00eb kishin studiuar k\u00ebtu, n\u00eb Greqi, t\u00eb mos kishin t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb ishin qytetar\u00eb europian\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, u hartua edhe ky projektligj, i premtuar nga zoti Cipras gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale, projektligj q\u00eb u jep zgjidhje p\u00ebrfundimtare problemeve t\u00eb emigracionit n\u00eb Greqi.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb ligj i till\u00eb p\u00ebr n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb u votua edhe n\u00eb vitin 2010, por u hodh posht\u00eb nga Gjykata Kushtetuese e Greqis\u00eb. Mund t\u00eb ndodh\u00eb prap\u00eb k\u00ebshtu?<br \/>\n&#8211; Nuk besoj, sepse ligji i m\u00ebparsh\u00ebm kishte shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb binin ndesh me kushtetu\u00ebt\u00ebn e shtetit grek. Specialist\u00ebt k\u00ebt\u00eb radh\u00eb kan\u00eb punuar me kujdes dhe asnj\u00eb nen i k\u00ebtij projektligji nuk bie ndesh me kushtetut\u00ebn greke\u2026<br \/>\n&#8211; Po p\u00ebr emigrant\u00ebt e brezit t\u00eb par\u00eb, \u00e7far\u00eb parashikon projektligji p\u00ebr marrjen e n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr k\u00ebta, nuk ka asnj\u00eb ndryshim. Do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb zbatohet ligji n\u00eb fuqi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me shum\u00eb shtete evropiane. Mund t\u00eb merret n\u00ebnshtet\u00ebsia n\u00ebse ke qen\u00eb n\u00eb Greqi i rregullt dhe ke leje q\u00ebndrimi greke 10 vje\u00e7are, ose leje evropiane 5 vje\u00e7are\u2026<br \/>\n&#8211; T\u00eb enjten, n\u00eb nj\u00eb status n\u00eb Facebook, shkruanit: \u201cJam shum\u00eb krenar p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb dhash\u00eb me propozimet e mia n\u00eb k\u00ebt\u00eb projektligj. Kan\u00eb kaluar dy propozimet q\u00eb kisha paraqitur\u201d. Cilat ishin propozimet tuaja?<br \/>\n&#8211; Ishin propozime q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me shqet\u00ebsimet e mij\u00ebra familjeve shqiptare dhe q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb, t\u00eb huajt nuk i kuptojn\u00eb\u2026. Propozimi i par\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me marrjen e n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebt. Varianti i par\u00eb ishte q\u00eb f\u00ebmija mund t\u00eb merrte n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse n\u00eb lindjen e tij, t\u00eb dy prind\u00ebrit ishin t\u00eb ligjsh\u00ebm. Un\u00eb k\u00ebrkova q\u00eb t\u00eb ishte i ligjsh\u00ebm vet\u00ebm nj\u00ebri nga prind\u00ebrit, se e dija q\u00eb shum\u00eb familje shqiptare e kishin k\u00ebt\u00eb problem. P\u00ebr shkak t\u00eb shpenzimeve dhe burokracive, vet\u00ebm nj\u00ebri, zakonisht babai, ishte i ligjsh\u00ebm\u2026. Propozimi i dyt\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me bashkimin familjar t\u00eb grave q\u00eb kishin lindur f\u00ebmij\u00eb n\u00eb Greqi. Nj\u00eb nen i till\u00eb, n\u00eb variantin fillestar, nuk ishte fare. Isha un\u00eb q\u00eb e propozova\u2026<br \/>\n&#8211; Si do t\u00eb jet\u00eb Greqia n\u00eb raport me shtetet e tjera p\u00ebr dh\u00ebnien e n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb pas aprovimit t\u00eb k\u00ebtij projektligji?<br \/>\n&#8211; Marrja e n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Greqi do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e leht\u00eb se n\u00eb shum\u00eb shtete si Spanja, Austria, Belgjika etj. dhe do t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebsoj si pjesa tjet\u00ebr m\u00eb \u201ce mir\u00eb\u201d e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb komunikoni me zotin Fatos Malaj n\u00eb faqen e tij t\u00eb internetit www.fatosmalaj.wordpress.com<\/p>\n<p>REKLAM\u00cb<br \/>\nGazeten INTERVISTA tani mund ta blini edhe n\u00eb Greqi, n\u00eb kioskat ku shitet shtypi i huaj. N\u00ebse nuk e gjeni n\u00eb kiosken pran\u00eb jush, na d\u00ebrgoni nj\u00eb sms n\u00eb 6938691274. Ju lutem na ndihmoni! Gazeta Intervista tani \u00ebsht\u00eb e vetmja gazete n\u00eb gjuhen shqipe n\u00eb tregun grek!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb enjten, Ministria greke e Emigracionit, n\u00eb zbatim t\u00eb premtimeve elektorale t\u00eb kryeministrit Aleksis Cipras, nxorri p\u00ebr diskutim publik projektligjin p\u00ebr disa ndryshime n\u00eb Kodin e Emigracionit dhe Dh\u00ebnien e N\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Brezin e dyt\u00eb t\u00eb Emigrant\u00ebve, projektligj shum\u00eb i pritur nga gjith\u00eb emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb projektligj, ne intervistuam zotin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[886],"class_list":["post-9359","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","tag-nenshtetesia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9359","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9359"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9359\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9359"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9359"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9359"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}