{"id":9325,"date":"2015-05-20T12:00:28","date_gmt":"2015-05-20T10:00:28","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9325"},"modified":"2015-05-20T11:15:34","modified_gmt":"2015-05-20T09:15:34","slug":"laert-ruci-nuk-duhet-mik-e-as-talent-vetem-vullnet-e-pune","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/05\/laert-ruci-nuk-duhet-mik-e-as-talent-vetem-vullnet-e-pune\/","title":{"rendered":"Laert Ruci: Nuk duhet mik e as talent, vet\u00ebm vullnet e pun\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Laerti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb jeton n\u00eb Sarand\u00eb dhe q\u00eb i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtuar pasionit t\u00eb tij p\u00ebr sportin e fitnessit. T\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje vendosm\u00ebria e tij p\u00ebr t\u00eb patur trupin q\u00eb d\u00ebshiron, puna q\u00eb b\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe sidomos, koncepti i tij p\u00ebr jet\u00ebn&#8230; E ftuam Laertin n\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb, p\u00ebr t\u00eb na treguar m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme t\u00eb jetuari, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mesazh p\u00ebr bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tij (dhe jo vet\u00ebm) e s\u00eb fundi, sigurisht, edhe p\u00ebr t\u00eb na dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb k\u00ebshill\u00eb neve, q\u00eb kemi d\u00ebshir\u00eb t\u00eb kemi trup t\u00eb bukur, por presim q\u00eb ai t\u00eb krijohet vet\u00eb, pa l\u00ebvizur ne, as gishtin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Besarta Luga: &#8211; Laert, p\u00ebr \u00e7\u2019arsye vendose t\u00eb b\u00ebheshe pjes\u00eb e gazet\u00ebs &#8220;Intervista&#8221;? <\/strong><\/p>\n<p><strong>Laert Ruci: <\/strong>&#8211; Jam nj\u00eb lexues i rregullt i gazet\u00ebs suaj prej shum\u00eb koh\u00ebsh dhe besoj se kam gjetur vendin e duhur p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mesazh se si t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb trup t\u00eb bukur. Shpresoj q\u00eb rinia shqiptare t\u2019i l\u00ebr\u00eb kafenet\u00eb apo cigaret e tepruara, pasi nuk do t\u2019i kushtonte asgj\u00eb t\u00eb ushtrohej nj\u00eb 80 minut\u00ebsh n\u00eb palest\u00ebr. P\u00ebrve\u00e7se do t\u00eb kursejn\u00eb t\u00eb ardhura, do t\u00eb ken\u00eb fizik m\u00eb t\u00eb bukur dhe do t\u00eb ndjehen rehat e t\u00eb lumtur me trupin e tyre.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po ti, q\u00ebkur nise t\u00eb interesoheshe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fush\u00eb dhe si t\u00eb lindi pasioni p\u00ebr fitnesin? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jam ushtruar me sport q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, pasi kam qen\u00eb futbollist, nd\u00ebrsa p\u00ebr sportin e fitnessit, ideja lindi fare rast\u00ebsisht. Vendosa t\u00eb ushtrohesha n\u00eb palest\u00ebr p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb trup sa m\u00eb n\u00eb form\u00eb, por edhe pse shikonim n\u00ebp\u00ebr revista apo n\u00eb Facebook trupa bodybuilding apo fitnessi, m\u00eb dukej nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e paarritshme dhe e pamundur q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb g\u00ebzoja k\u00ebt\u00eb fizik&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ama e arrite&#8230; Si?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, m\u00eb ka ndihmuar shum\u00eb profesor Nikollaq Mu\u00e7o, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga mjeshtrat e k\u00ebtij sporti. Ai m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dietat, ushqimet dhe ushtrimet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb arritur rezultatet q\u00eb kam. Ndon\u00ebse n\u00eb fillim m\u2019u duk e pamundur, fal\u00eb vullnetit, d\u00ebshir\u00ebs e durimit, arrita t\u00eb krijoja at\u00eb fizik q\u00eb d\u00ebshiroja.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde, ve\u00e7 st\u00ebrvitjes, me \u00e7far\u00eb merresh tjet\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb jam 24 vje\u00e7 dhe kam lindur n\u00eb Tepelen\u00eb, por momentalisht, jetoj n\u00eb Sarand\u00eb. Sapo kam mbaruar studimet e larta dhe me ardhjen e pranver\u00ebs, pres t\u00eb pun\u00ebsohem n\u00eb ndonj\u00eb palest\u00ebr, pasi edhe k\u00ebrkesat p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb trup n\u00eb form\u00eb, sa vijn\u00eb e shtohen, tani q\u00eb afron sezoni i plazhit&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen paksa ironik, n\u00eb fakt, sepse duket sikur trupin e krijojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt e jo p\u00ebr veten. A nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; (Qesh) Po, pik\u00ebrisht, pasi gjat\u00eb muajve t\u00eb tjer\u00eb ke mund\u00ebsi t\u2019i mbulosh ato difekte, nd\u00ebrsa n\u00eb ver\u00eb nuk ke \u00e7far\u00eb t\u2019u b\u00ebsh. \u00cbsht\u00eb paska ironike, keni t\u00eb drejt\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj si at\u00ebher\u00eb kur vishemi bukur; e b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t\u2019u ndjer\u00eb rehat me veten dhe p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb mira te tjetri. Ne shqiptaret sikur jetojm\u00eb p\u00ebr inat t\u00eb bot\u00ebs. (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ty nj\u00eb trup i bukur? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb kesh nj\u00eb trup t\u00eb bukur, do t\u00eb thot\u00eb s\u00eb pari t\u00eb duash trupin t\u00ebnd, pasi fiziku fillimisht dhurohet nga Zoti, por m\u00eb von\u00eb duhet mir\u00ebmbajtur. Dihet q\u00eb impakti i par\u00eb i njeriut \u00ebsht\u00eb fiziku dhe fillimisht, prej tij t\u00ebrhiqemi t\u00eb dyja gjinit\u00eb. Nj\u00eb fizik i mir\u00eb t\u00eb rrit premisat p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb sukses n\u00eb \u00e7do lloj fushe dhe t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjehesh mir\u00eb me veten t\u00ebnde, pasi dihet q\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Shqip\u00ebri, zakonisht, identifikohen: I dob\u00ebt, i sh\u00ebndosh\u00eb, i bukur, i sh\u00ebmtuar&#8230; T\u00eb pakt\u00ebn, ne t\u00eb identifikohemi me fizik t\u00eb bukur&#8230; (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Okej at\u00ebher\u00eb, q\u00eb edhe ne t\u00eb identifikohemi k\u00ebshtu, do t\u00eb na thuash se si mund t\u00eb krijohet nj\u00eb trup i bukur?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; (Qesh) Shum\u00eb gj\u00ebra k\u00ebtu te ne ndreqen n\u00ebp\u00ebrmjet miq\u00ebsirave, ama k\u00ebtij sporti nuk i fut dot mik&#8230; Duhet vullnet, d\u00ebshir\u00eb, pasion e disiplin\u00eb. Ky sport nuk ka talent, ka ve\u00e7 pun\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eblloj si t\u00eb rrit\u00ebsh nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vog\u00ebl duke e ushqyer sa m\u00eb mir\u00eb, me proteinat e karbohidratet e nevojshme, pasi kur ushtron k\u00ebt\u00eb sport, t\u00eb duhen minimalisht 200 gram\u00eb proteina n\u00eb dit\u00eb. Gjysm\u00ebn ne e plot\u00ebsojm\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet ushqimit dhe pjesa tjet\u00ebr duhet plot\u00ebsuar me p\u00ebrdorimin e nj\u00eb proteine. Q\u00eb t\u00eb arrish rezultatet e k\u00ebrkuara, duhet ngr\u00ebn\u00eb shpesh dhe nga pak. Po ashtu, duhet t\u00eb konsumojm\u00eb mbi 2 litra uj\u00eb. Minimalisht, mjaftojn\u00eb 60-70 minuta ushtrim n\u00eb palest\u00ebr dhe rezultatet e para do t\u00eb ndjehen mbas 3 muajsh. Duke u ushtruar m\u00eb tep\u00ebr, sheh akoma m\u00eb shum\u00eb ndryshime.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si \u00ebsht\u00eb kjo puna e p\u00ebrdorimit t\u00eb suplementeve shtes\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Suplementi \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm sidomos p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb merret me kete sport. P\u00ebrdorimi i protein\u00ebs ndihmon q\u00eb muskujt t\u00eb njohin zhvillim dhe me mosmarrjen e tyre, muskujt nuk zhvillohen aq sa duhet. N\u00eb Shqip\u00ebri, kur thua \u201cpi protein\u00eb\u201d u duket sikur thua \u201cpi kokain\u00eb\u201d&#8230; (Buz\u00ebqesh) K\u00ebtu ka nj\u00eb keqinformim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bota i p\u00ebrdor me koh\u00eb k\u00ebto produkte. Besoj se me kalimin e koh\u00ebs, njer\u00ebzit do ta kuptojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tyre pasi \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb do t\u00eb zhvilloj\u00eb muskujt.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ti, sa koh\u00eb ke q\u00eb ushtrohesh? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; U b\u00ebn\u00eb 3 vjet q\u00eb ushtrohem n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb intensive.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A t\u00eb pengon marrja me fitness n\u00eb veprimtarin\u00eb t\u00ebnde t\u00eb p\u00ebrditshme?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk ndikon aspak, p\u00ebrkundrazi, e plot\u00ebson dit\u00ebn time, duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur. 70-80 minuta ushtrim n\u00eb dit\u00eb nuk m\u00eb kushtojn\u00eb asgj\u00eb jo vet\u00ebm mua, por besoj t\u00eb gjith\u00ebve, pasi investoj p\u00ebr fizikun tim. E ku ka m\u00eb bukur sesa t\u00eb jetojm\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm?!<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u2019u k\u00ebshilloje atyre q\u00eb nuk e kan\u00eb vullnetin p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me sport?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ky sport do vite q\u00eb t\u00eb arrish rezultate maksimale dhe ka plot nevoj\u00eb p\u00ebr korrigjime e p\u00ebrmir\u00ebsime. Atyre q\u00eb nuk kan\u00eb vullnet do t\u2019u thoja q\u00eb t\u00eb ushtrohen pasi jo vet\u00ebm q\u00eb me kalimin e koh\u00ebs do t\u00eb ndihen m\u00eb mir\u00eb, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme, pa probleme sh\u00ebndet\u00ebsore. Nuk \u00ebsht\u00eb e then\u00eb se po vajte n\u00eb palest\u00ebr duhet t\u00eb b\u00ebsh medoemos trup bodybuildingu apo fitnessi; r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb t\u00eb ndihen mir\u00eb me veten e tyre dhe t\u00eb ken\u00eb durim, pasi \u00e7do gj\u00eb do koh\u00ebn e saj. Profesor Nikollaq Mu\u00e7o thot\u00eb \u201ct\u00eb plakesh duke qen\u00eb i ri&#8221;. Duhet t\u00eb ken\u00eb durim dhe kujdes n\u00eb ushqim, pasi brumrat, sheqernat e tepruara e t\u00eb ushqyerit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb tepruar, na \u00e7on n\u00eb dhjamosjen e trupit.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Fal\u00eb k\u00ebtij trupi, ti, Laert, ke marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb disa konkurse&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb gar\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb u organizua n\u00eb muajin tetor n\u00eb Tiran\u00eb, ku u vler\u00ebsova me \u00e7mimin e tret\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb Fitness Model, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb konkurrova edhe n\u00eb Kosov\u00eb, por atje nuk mora \u00e7mim, pasi u dha vet\u00ebm vendi i par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211;\u00a0 Cili \u00ebsht\u00eb synimi yt i fundit? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Synimi im i af\u00ebrt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gar\u00eb n\u00eb Dubai, n\u00eb korrik. Po p\u00ebrgatitem p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb Fitness Model. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb konkurs me pjes\u00ebmarrje nga e gjith\u00eb bota.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb pretendon t\u00eb arrish atje?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Normalisht, d\u00ebshira dihet, do d\u00ebshiroja t\u00eb merrja nj\u00eb \u00e7mim, por si p\u00ebr fillim, n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, do t\u00eb mjaftohesha duke marr\u00eb pjes\u00eb dhe duke par\u00eb se si mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb krahasim me mua, pasi aty ka garues q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb vite se un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sport. Gjithsesi, p\u00ebr asgj\u00eb nuk do ta quaja veten t\u00eb humbur nga kjo pjes\u00ebmarrje, p\u00ebrkundrazi, pasi dikur m\u00eb dukej e pamundur q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb garoja edhe un\u00eb, nd\u00ebrsa sot, \u00ebndrra \u00ebsht\u00eb drejt rrug\u00ebs p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb realitet.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A mendon se ke arritur gjith\u00e7ka ke dashur n\u00eb jet\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb thuash se ke arritur gjith\u00e7ka n\u00eb jet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e madhe. Mendoj se deri tani jam te 15 p\u00ebrqind\u00ebshi dhe besoj se tani nis rruga p\u00ebr t\u00eb arritur m\u00eb tej. N\u00ebse nj\u00eb njeri thot\u00eb se ka arritur gjith\u00e7ka, do t\u00eb thot\u00eb se ai nuk ka m\u00eb motiv p\u00ebr t\u00eb jetuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Laerti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb jeton n\u00eb Sarand\u00eb dhe q\u00eb i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtuar pasionit t\u00eb tij p\u00ebr sportin e fitnessit. T\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje vendosm\u00ebria e tij p\u00ebr t\u00eb patur trupin q\u00eb d\u00ebshiron, puna q\u00eb b\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe sidomos, koncepti i tij p\u00ebr jet\u00ebn&#8230; E ftuam Laertin n\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb, p\u00ebr t\u00eb na treguar m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[79],"tags":[],"class_list":["post-9325","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-sport"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9325","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9325"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9325\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9325"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9325"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9325"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}