{"id":9300,"date":"2015-05-18T12:30:06","date_gmt":"2015-05-18T10:30:06","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9300"},"modified":"2015-05-18T10:51:08","modified_gmt":"2015-05-18T08:51:08","slug":"a-mund-tia-heqim-mbiemrin-tone-ish-kunates","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/05\/a-mund-tia-heqim-mbiemrin-tone-ish-kunates\/","title":{"rendered":"A mund t\u2019ia heqim mbiemrin ton\u00eb ish-kunat\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje avokat! Un\u00eb quhem Irma, jetoj n\u00eb Itali dhe doja t\u2019ju b\u00ebja nj\u00eb pyetje. V\u00ebllai im \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb prej nj\u00eb viti dhe jeton k\u00ebtu n\u00eb Itali, por divorcin po e b\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri. Ish- gruaja nuk do q\u00eb ta heq\u00eb mbiemrin, p\u00ebr arsye dokumentesh. Ai gjyqin e par\u00eb e humbi n\u00eb Durr\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb ajo ka akoma mbiemrin ton\u00eb. Tani e kan\u00eb hedhur n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe kur ishte gjyqi, avokatja nuk u paraqit. Nuk e kuptoj arsyen, por desha t\u00eb di, i nderuar avokat, si \u00ebsht\u00eb ligji, a mund ta mbaj\u00eb ajo mbiemrin e v\u00ebllait? Si funksionon kjo pun\u00eb? Dua q\u00eb v\u00ebllai im t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re, por po nuk u nda nga ajo, nuk mund t\u00eb martohet me dokumente. Pres me padurim p\u00ebrgjigjen tuaj.<\/strong><\/p>\n<p><strong><em><u>Av. Alban Duraj, \u201cDuraj Lavv Firm\u201d, email: <a href=\"mailto:info@durajlavv.com\">info@durajlavv.com<\/a>, cel. 0692737706 &amp; ++35544532512:<\/u><\/em><\/strong> &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje zonja Irma, pasi lexova me v\u00ebmendjen letr\u00ebn, kuptova se ju keni dy probleme: A mund ta mbaj\u00eb ish-bashk\u00ebshortja e v\u00ebllait mbiemrin pas zgjidhjes s\u00eb martes\u00ebs dhe a mund ta zgjidh\u00eb martes\u00ebn?<\/p>\n<p>&#8211; Fillimisht dua t\u2019i jap p\u00ebrgjigje pyetjes s\u00eb dyt\u00eb, p\u00ebrsa i p\u00ebrket zgjidhjes s\u00eb martes\u00ebs. Kodi i Familjes p\u00ebrcakton: Secili nga bashk\u00ebshort\u00ebt mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb zgjidhjen e martes\u00ebs kur, p\u00ebr shkak t\u00eb grindjeve t\u00eb vazhdueshme, t\u00eb keqtrajtimeve, fyerjeve t\u00eb r\u00ebnda, shkeljes s\u00eb besnik\u00ebris\u00eb bashk\u00ebshortore, s\u00ebmundjes mendore t\u00eb pash\u00ebrueshme, d\u00ebnimit penal t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortit ose p\u00ebr \u00e7do shkak tjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb detyrimeve q\u00eb rrjedhin nga martesa, jetesa e p\u00ebrbashk\u00ebt b\u00ebhet e pamundur dhe martesa ka humbur q\u00ebllimin e saj p\u00ebr bashk\u00ebshortin padit\u00ebs ose p\u00ebr t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebt. Gjykata vendos p\u00ebr faj\u00ebsin\u00eb, n\u00eb zgjidhjen e martes\u00ebs, vet\u00ebm kur kjo k\u00ebrkohet prej nj\u00ebrit ose t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebve. N\u00eb shqyrtimin e padis\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs, gjykata cakton fillimisht nj\u00eb seanc\u00eb pajtimi, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb paraqiten personalisht bashk\u00ebshort\u00ebt. Gjyqtari mund t\u2019i d\u00ebgjoj\u00eb ata ve\u00e7mas secilin dhe m\u00eb pas bashkarisht, pa pranin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tyre. Kur arrihet pajtimi, mbahet procesverbal dhe gjykimi pushohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb rast se n\u00eb seanc\u00ebn e pajtimit nuk paraqitet padit\u00ebsi, ndon\u00ebse ka pasur dijeni rregullisht, gjyqtari i vet\u00ebm vendos pushimin e gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Kur nuk paraqitet i padituri, ndon\u00ebse ka pasur dijeni rregullisht, gjyqtari shtyn seanc\u00ebn e pajtimit, duke i p\u00ebrs\u00ebritur njoftimin t\u00eb paditurit.<br \/>\nN\u00ebse edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb i padituri nuk paraqitet pa ndonj\u00eb shkak t\u00eb arsyesh\u00ebm, gjyqtari, pasi d\u00ebgjon padit\u00ebsin dhe krijon bindje se pajtimi i bashk\u00ebshort\u00ebve nuk mund t\u00eb arrihet, cakton seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore, duke urdh\u00ebruar thirrjen e provave t\u00eb nevojshme. Gjykata mund t\u00eb shtyj\u00eb shpalljen e vendimit deri n\u00eb 1 vit, kur nuk ka krijuar bindje se p\u00ebrjashtohet \u00e7do mund\u00ebsi pajtimi e bashk\u00ebshort\u00ebve.<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrsa i p\u00ebrket pyetjes n\u00ebse ajo mund ta mbaj\u00eb mbiemrin e bashk\u00ebshortit, neni 146 i Kodit t\u00eb Familjes p\u00ebrcakton se: \u201cBashk\u00ebshorti q\u00eb me lidhjen e martes\u00ebs ka ndryshuar mbiemrin e tij, pas zgjidhjes s\u00eb martes\u00ebs merr mbiemrin q\u00eb ka pasur para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs. Gjykata, me k\u00ebrkes\u00ebn e bashk\u00ebshortit dhe kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb tij ose t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, mund t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb ai t\u00eb mbaj\u00eb mbiemrin q\u00eb ka marr\u00eb me lidhjen e martes\u00ebs\u201d. P\u00ebrfundimisht, martesa nd\u00ebrmjet v\u00ebllait tuaj dhe bashk\u00ebshortes mund t\u00eb zgjidhet pran\u00eb gjykat\u00ebs ku \u00ebsht\u00eb gjendja civile e bashk\u00ebshort\u00ebve dhe v\u00ebllai juaj duhet t\u00eb jet\u00eb patjet\u00ebr i pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00ebn e pajtimit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye mendoj se ju \u00ebsht\u00eb pushuar gjykimi. P\u00ebrsa i p\u00ebrket mbajtjes s\u00eb mbiemrit, bashk\u00ebshortja e v\u00ebllait tuaj, pas zgjidhjes s\u00eb martes\u00ebs, mund t\u00eb mbaj\u00eb mbiemrin e v\u00ebllait, pasi k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ia jep Kodi i Familjes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje avokat! Un\u00eb quhem Irma, jetoj n\u00eb Itali dhe doja t\u2019ju b\u00ebja nj\u00eb pyetje. V\u00ebllai im \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb prej nj\u00eb viti dhe jeton k\u00ebtu n\u00eb Itali, por divorcin po e b\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri. Ish- gruaja nuk do q\u00eb ta heq\u00eb mbiemrin, p\u00ebr arsye dokumentesh. Ai gjyqin e par\u00eb e humbi n\u00eb Durr\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[87],"tags":[],"class_list":["post-9300","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-avokati"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9300","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9300"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9300\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9300"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9300"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9300"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}