{"id":9299,"date":"2015-05-18T11:30:35","date_gmt":"2015-05-18T09:30:35","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9299"},"modified":"2015-05-18T22:42:30","modified_gmt":"2015-05-18T20:42:30","slug":"nuk-e-prisja-kete-prej-tim-shoqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/05\/nuk-e-prisja-kete-prej-tim-shoqi\/","title":{"rendered":"Nuk e prisja k\u00ebt\u00eb prej tim shoqi!"},"content":{"rendered":"<p>Jam nj\u00eb grua si gjith\u00eb t\u00eb tjerat, e martuar q\u00eb prej pes\u00eb vjet\u00ebsh. Burrin e mora me dashuri dhe ishte dashuria ime e par\u00eb. Un\u00eb e doja shum\u00eb at\u00eb, po nuk e di n\u00ebse m\u00eb ka dashur edhe ai po aq shum\u00eb. Tani nuk e besoj gjithsesi&#8230;Mendoj se po ta duash shum\u00eb dik\u00eb, nuk ke pse e tradh\u00ebton, nuk ke pse ia l\u00ebndon shpirtin. Ju do t\u00eb thoni se \u00ebsht\u00eb thjesht seks dhe seksi n\u00eb nj\u00eb \u00e7ift zbehet me kalimin e koh\u00ebs, por ai nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Pastaj, po t\u00eb duash, e b\u00ebn edhe at\u00eb m\u00eb interesant, gjen gj\u00ebra t\u00eb reja, eksperimenton.<\/p>\n<p>N\u00eb familjen time ishim edukuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb strikte p\u00ebrsa i p\u00ebrket k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Mamaja ime thoshte se gruaja duhet t\u00eb jet\u00eb e virgj\u00ebr kur t\u00eb martohet dhe duhet ta ruaj\u00eb nderin e saj p\u00ebr vete n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb. K\u00ebshtu ishte dikur, sepse tani gj\u00ebrat kan\u00eb ndryshuar. Po \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebsh kur burri t\u00eb del ndryshe nga sa e ke imagjinuar? Mund ta merrni me mend edhe vet\u00eb sa e doja tim shoq. N\u00eb krye t\u00eb dy vjet\u00ebsh u b\u00ebm\u00eb edhe me f\u00ebmij\u00eb dhe vajza ishte drita e syve tan\u00eb. E donim shum\u00eb q\u00eb t\u00eb dy, bile m\u00eb duhet t\u00eb pranoj se im shoq \u00ebsht\u00eb baba shum\u00eb i mir\u00eb. Megjithat\u00eb edhe n\u00eb familje ton\u00eb filluan disa ndryshime. N\u00eb fillim seksi mes nesh kishte qen\u00eb i k\u00ebnaqsh\u00ebm, t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu mendoja un\u00eb, meq\u00eb ishte eksperienca ime e par\u00eb. Im shoq tregohej i kujdessh\u00ebm ndaj meje, por me kalimin e koh\u00ebs ai filloi t\u00eb ftohej. Nuk b\u00ebnim dashuri m\u00eb aq shpesh dhe me aq pasion si m\u00eb par\u00eb, bile dal\u00ebngadal\u00eb duhej ta b\u00ebja gjithmon\u00eb un\u00eb hapin e par\u00eb, sepse ai nuk kujtohej&#8230;Disa her\u00eb edhe e detyroja veten time, sepse nuk doja t\u00eb ftoheshim n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Sigurisht edhe lindja e vajz\u00ebs kishte sjell\u00eb ndryshime n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Tani, pas shum\u00eb koh\u00ebsh, kur risjell n\u00eb mend ato dit\u00eb, mendoj se ai ka dashur t\u00eb m\u00eb l\u00ebr\u00eb, por nuk ka gjetur guximin e duhur. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye mendoi t\u00eb m\u00eb tradh\u00ebtonte, q\u00eb t\u00eb isha un\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb lija. Mora vesh se n\u00eb pun\u00ebn e tim shoqi kishte ardhur nj\u00eb grua e re. Ishte e martuar dhe kishte edhe ajo nj\u00eb vajz\u00eb, si ne. K\u00ebto m\u2019i tregoi burri. Pastaj m\u00eb tha se vajz\u00ebn e kishte b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb burr\u00eb tjet\u00ebr, jo me t\u00eb shoqin, se nuk e donte t\u00eb shoqin, i cili dyshonte p\u00ebr at\u00ebsin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb un\u00eb fillova t\u2019i b\u00ebja pyetje vetes: cila ishte ajo grua q\u00eb i hapej aq shum\u00eb tim shoqi dhe i tregonte t\u00eb fshehtat e familjes s\u00eb saj? \u00c7far\u00eb familje ishte kjo k\u00ebshtu? Sigurisht fillova t\u00eb mendoja keq p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fem\u00ebr, sepse ju thash\u00eb se kisha marr\u00eb nj\u00eb edukat\u00eb krejt tjet\u00ebr n\u00eb familje. Por im shoq, mesa dukej, nuk mendonte ashtu. Si\u00e7 duket k\u00ebto tip grash atij i p\u00eblqenin, bile i dukeshin t\u00eb \u00e7liruara nga paragjykimet (ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe vet\u00eb). Mbase do t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb martohej me nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, t\u00eb shihte se \u00e7far\u00eb familje \u201ct\u00eb lumtur\u201d do t\u00eb kishte!<\/p>\n<p>Nga natyra jam tip skeptik bile, edhe kur zemra dyshon n\u00eb nj\u00eb gj\u00eb, mendja m\u00eb thot\u00eb t\u00eb pres, derisa ta v\u00ebrtetoj mir\u00eb e mir\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos kem asnj\u00eb dyshim. Nj\u00eb dit\u00eb d\u00ebgjova tim shoq q\u00eb fliste n\u00eb celular me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. N\u00eb ato koh\u00eb e kisha v\u00ebn\u00eb re edhe q\u00eb largohej nga sht\u00ebpia orar pa orar dhe un\u00eb fillova t\u00eb b\u00ebhesha xheloze. Deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk isah b\u00ebr\u00eb xheloze, sepse ai nuk m\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb shkas. Edhe sot e k\u00ebsaj dite, kur xhelozia ime nxjerr krye her\u00eb pas here, i them vetes se nuk jam xheloze e s\u00ebmur\u00eb, se fund i fundit nuk \u00ebsht\u00eb faji im.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, shum\u00eb von\u00eb e kuptova se ai i thoshte asaj n\u00eb telefon fjal\u00eb t\u00eb \u00ebmbla si: \u201cShpirti, zemra. Ik tani se mos m\u00eb d\u00ebgjon gruaja n\u00eb telefon\u201d. Mora vesh se ajo gruaja kishte vajtur n\u00eb Itali, bashk\u00eb me t\u00eb shoqin dhe vajz\u00ebn, sepse kishte njer\u00ebzit e vet atje. Im shoq ato dit\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb tym. Megjith\u00ebse dyshoja, nuk doja ta pranoja me veten time&#8230;<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb si rast\u00ebsisht i hapa adres\u00ebn e e-mailit tim shoqi. Ai i kishte shkruar asaj, t\u00eb dashur\u00ebs. I kishte rr\u00ebfyer jet\u00ebn e tij dhe shpesh n\u00eb let\u00ebr p\u00ebrmendte fjal\u00ebn :\u00a0 \u201cShpirti\u201d. M\u2019u duk sikur m\u00eb ra tavani mbi kok\u00eb. Ai kurr\u00eb nuk m\u00eb kishte shkruar m\u00eb fjal\u00eb aq t\u00eb \u00ebmbla mua. I thirra t\u00eb vinte n\u00eb dhom\u00eb dhe nd\u00ebrsa po qaja e akuzoja se m\u00eb kishte tradh\u00ebtuar. Ai m\u00eb thoshte se as vet\u00eb nuk e dint\u00eb se \u00e7far\u00eb ndjente p\u00ebr at\u00eb grua, por m\u00eb siguronte se nuk kishin shkuar bashk\u00eb. Kush i hante tani pallavrat e tij? U p\u00ebrpoq t\u00eb m\u00eb qet\u00ebsonte, bile u p\u00ebrpoq t\u00eb b\u00ebnim dashuri bashk\u00eb. Sigurisht un\u00eb ndjenja si e ngrir\u00eb, sepse nuk doja as t\u00eb m\u00eb afrohej. Pastaj ai m\u00eb tha se po t\u00eb doja, mund ta lija. Aty p\u00ebr aty mendova ta lija v\u00ebrtet, por pastaj mendova p\u00ebr vajz\u00ebn, e cila kurr\u00eb nuk kishte p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb familje ashtu si\u00e7 duhej, k\u00ebshtu q\u00eb vendosa ta falja tim shoq. I thash\u00eb me lot n\u00eb sy se do ta falja, por nuk do ta harroja. Pse kishte vepruar ai ashtu me mua? Pse m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb gj\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk duroja m\u00eb shum\u00eb n\u00eb bot\u00eb? Mbase m\u00eb thoshte indirekt se nuk m\u00eb donte m\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Kaluan kaluar koh\u00eb q\u00eb at\u00ebher\u00eb dhe un\u00eb nuk mund ta harroj at\u00eb q\u00eb m\u00eb b\u00ebri. At\u00eb gruan as e njoh, as dua t\u2019ia shoh surratin. Ajo ka ikur larg. E di q\u00eb im shoq nuk ka m\u00eb kontakte me t\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq kam humbur besimin tek im shoq dhe mundohem ta kontrolloj sa her\u00eb kam mund\u00ebsi. Dyshoj dhe ende nuk jam e sigurt\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb e tij. Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb ta kontrolloj k\u00ebshtu, por \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se un\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu nuk m\u00eb b\u00ebn p\u00ebr budallaqe. Nuk e di si do t\u00eb veproja n\u00ebse do ta b\u00ebnte p\u00ebrs\u00ebri, por nuk kam nd\u00ebrmend ta fal pafund\u00ebsisht. Edhe un\u00eb nj\u00eb jet\u00eb kam. Mbase mund t\u00eb gjej nj\u00eb njeri tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb dij\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb ndershm\u00ebrin\u00eb dhe besnik\u00ebrin\u00eb bashk\u00ebshortore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jam nj\u00eb grua si gjith\u00eb t\u00eb tjerat, e martuar q\u00eb prej pes\u00eb vjet\u00ebsh. Burrin e mora me dashuri dhe ishte dashuria ime e par\u00eb. Un\u00eb e doja shum\u00eb at\u00eb, po nuk e di n\u00ebse m\u00eb ka dashur edhe ai po aq shum\u00eb. Tani nuk e besoj gjithsesi&#8230;Mendoj se po ta duash shum\u00eb dik\u00eb, nuk ke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":6713,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94,95],"tags":[],"class_list":["post-9299","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9299","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9299"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9299\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6713"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9299"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9299"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9299"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}