{"id":9214,"date":"2015-05-12T12:30:11","date_gmt":"2015-05-12T10:30:11","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9214"},"modified":"2015-05-12T11:43:30","modified_gmt":"2015-05-12T09:43:30","slug":"me-duket-sikur-do-te-vdes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/05\/me-duket-sikur-do-te-vdes\/","title":{"rendered":"M\u00eb duket sikur do t\u00eb vdes"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Dr. Jashari! Ju lutem, m\u00eb ktheni nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Kam nj\u00eb ankth dhe nuk e di a \u00ebsht\u00eb ankth apo stres. Deri para dy viteve nuk kam qen\u00eb k\u00ebshtu, por pat\u00ebm nj\u00eb rast vdekjeje papritur n\u00eb familje; humba babain dhe 5 muaj m\u00eb pas kisha si shtr\u00ebngim n\u00eb fyt. Edhe sot e asaj dite, m\u00eb duket sikur m\u00eb merret fryma, m\u00eb mpihet trupi dhe m\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja sikur do t\u00eb bie n\u00eb tok\u00eb. Ndihem shum\u00eb e lodhur. K\u00ebto gj\u00ebra m\u00eb ndodhin edhe kur vijn\u00eb mysafir\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. M\u00eb mpihen duart, m\u00eb b\u00ebhet sikur m\u00eb ecin buburrecat n\u00eb nofulla, fytyr\u00eb, m\u00eb dhemb gjoksi n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb dhe qafa. Kam qen\u00eb te doktori vitin e kaluar. Pata b\u00ebr\u00eb skaner n\u00eb Zvic\u00ebr, kam b\u00ebr\u00eb edhe kontroll t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, eko zemre dhe p\u00ebr veshkat e t\u00eb gjitha analizat m\u00eb kan\u00eb dal\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, por un\u00eb p\u00ebrs\u00ebri ndjej shtr\u00ebngim n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb gjoksit dhe pas shpine. M\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb b\u00ebj fizioterapi. Mendoj shum\u00eb keq, m\u00eb duket sikur do t\u00eb vdes dhe do t\u2019i l\u00eb 3 f\u00ebmij\u00ebt vet\u00ebm. Jam 32 vje\u00e7e. M\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb barna (temesta), por s\u2019kam asnj\u00eb ndryshim dhe nuk m\u00eb merr as gjumi. Tani po p\u00ebrdor Tranxilium 5 mg dhe ndihem pak m\u00eb mir\u00eb, por p\u00ebrs\u00ebri jam n\u00eb ankth, ndaj ju drejtohem juve: Si t\u00eb veproj? Sa mund t\u00eb m\u00eb zgjas\u00eb kjo gjendje? Pres nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Faleminderit. <\/strong><\/p>\n<p><strong><em><u>Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist:<\/u><\/em><\/strong> &#8211; E nderuara 32 vje\u00e7are, mama e 3 f\u00ebmij\u00ebve! T\u00eb gjitha k\u00ebto simptoma q\u00eb ju i p\u00ebrshkruani holl\u00ebsisht n\u00eb let\u00ebr, jan\u00eb t\u00eb ankthit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ju garantoj se i njoh mir\u00eb, duke qen\u00eb se kam shum\u00eb vite q\u00eb i studioj e i trajtoj. M\u00eb vjen shum\u00eb keq p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjendje tuaj\u00ebn, p\u00ebr rrethin vicioz ku jeni futur, pasi pa pasur asnj\u00eb s\u00ebmundje n\u00eb trup ju vuani m\u00eb tep\u00ebr sesa t\u00eb jeni e s\u00ebmur\u00eb. Ju tani sikur jeni v\u00ebn\u00eb n\u00eb \u201ck\u00ebrkim\u201d t\u00eb s\u00ebmundjeve, doni q\u00eb t\u2019i gjeni me patjet\u00ebr, aq sa keni b\u00ebr\u00eb analiza, vizita e skanera pa fund, keni harxhuar para e koh\u00eb pa kursim dhe t\u00eb gjitha ju kan\u00eb dal\u00eb shum\u00eb mir\u00eb. Ju me mendje tani po k\u00ebrkoni \u201carmikun\u201d e fsheht\u00eb brenda jush dhe po \u00e7uditeni q\u00eb s\u2019po e gjeni sepse atje n\u00eb Zvic\u00ebr ku jetoni, mjek\u00ebsia \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e zhvilluar. Si ju, ka shum\u00eb njer\u00ebz, edhe k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebta t\u00eb \u201cgjor\u00ebt\u201d, duke u trembur p\u00ebr simptomat e ankthit, por duke mos e njohur realisht ankthin dhe problematikat e tij (pasi \u00ebsht\u00eb si ai qeni q\u00eb t\u00eb tmerron, por nuk kafshon) tremben shum\u00eb dhe mendja u \u201cshpik\u201d lloj-lloj \u201cshpjegimesh\u201d e ndihmuar (p\u00ebr keq) edhe nga dezinformacioni, mitet apo interneti. Krijohet k\u00ebshtu nj\u00eb si \u201cngrehin\u00eb\u201d e v\u00ebrtet\u00eb supozimesh t\u00eb frikshme e jorealiste dhe s\u2019ka bir n\u00ebne q\u00eb t\u2019ua mbush\u00eb mendjen se nuk jan\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb dhe se k\u00ebrkojn\u00eb at\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb \u201cmendjen e tyre\u201d te \u201crrethi vicioz\u201d. K\u00ebta njer\u00ebz, n\u00eb fakt, nuk jan\u00eb fajtor\u00eb p\u00ebr gjendjen e tyre, pasi k\u00ebto supozime gati ekstreme me lloj-lloj mendimesh katastrofizuese jan\u00eb rezultat i vet\u00eb gjendjes, pasi trupi i \u201cd\u00ebgjon\u201d ato mendime dhe vepron sikur t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, edhe kur nuk \u00ebsht\u00eb dhe jep dhimbje gati t\u00eb padurueshme t\u00eb shoq\u00ebruar me lloj-lloj reagimesh e dhimbjesh psikosomatike t\u00eb l\u00ebvizshme, si\u00e7 l\u00ebvizin mendimet. Ata sikur acarohen kur familjar\u00ebt u thon\u00eb se s\u2019kan\u00eb asgj\u00eb, se e kan\u00eb nervore (dometh\u00ebn\u00eb psikologjike) dhe familjar\u00ebt nuk din\u00eb se si t\u00eb veprojn\u00eb. K\u00ebta tremben edhe m\u00eb shum\u00eb po t\u2019u thuash se nuk je mir\u00eb, aq sa edhe po t\u2019i pyes\u00ebsh se \u201csi je?\u201d, ata e shohin me dyshim, edhe k\u00ebt\u00eb pyetje t\u00eb zakonshme. Ata, ose nuk besojn\u00eb tek aft\u00ebsit\u00eb e doktor\u00ebve dhe aparaturave, ose kujtojn\u00eb se u fshihet di\u00e7ka \u201cserioze\u201d, kur n\u00eb fakt asnj\u00eb organ nuk \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmtuar apo i s\u00ebmur\u00eb. Edhe kur qet\u00ebsohen p\u00ebrkoh\u00ebsisht, mendojn\u00eb se pik\u00ebrisht tani do t\u00eb ket\u00eb filluar \u201cdi\u00e7ka\u201d e asnj\u00eb lloj fillese s\u00ebmundjeje nuk gjendet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb klientin tim, un\u00eb e pyeta n\u00ebse i kishte k\u00ebto simptoma edhe nat\u00ebn. Ai m\u2019u p\u00ebrgjigj se gjumin e flinte \u201ctop\u201d. At\u00ebher\u00eb, un\u00eb e sigurova at\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb se p\u00ebrderisa t\u00eb gjitha dhimbjet dhe ndjesit\u00eb sikur \u201cpo vdes apo \u00e7mendem\u201d, \u201cpo mbytem\u201d, \u201cpo m\u00eb bie t\u00eb fiket\u201d, \u201cpo m\u00eb pushon zemra\u201d etj. i ke vet\u00ebm kur je zgjuar dhe jo n\u00eb gjum\u00eb, kjo tregon se ato nuk jan\u00eb s\u00ebmundje, por reagimi i trupit t\u00ebnd ndaj frik\u00ebrave, se po t\u00eb ishin s\u00ebmundje, sikur edhe nj\u00eb dh\u00ebmball\u00eb po t\u00eb jet\u00eb e infektuar, ty ajo nuk t\u00eb l\u00eb t\u00eb flesh. Edhe ai e kuptoi se \u201cs\u00ebmundja\u201d e tij fillonte sa atij i fillonin mendimet dhe, edhe pse prej gati dy vitesh nuk e kishte gjetur asgj\u00eb e keqe nga ato q\u00eb ai mendonte se do t\u2019i ndodhnin p\u00ebrs\u00ebri nuk qet\u00ebsohej e kurrsesi nuk sigurohej. Madje ndodhi edhe m\u00eb e \u00e7uditshmja: meqen\u00ebse tani \u201cv\u00ebmendja\u201d dhe i gjith\u00eb v\u00ebzhgimi i tij u p\u00ebrqendruam te gjumi, iu prish edhe gjumi sepse flinte me merak t\u00eb madh dhe, ose zgjohej p\u00ebr t\u00eb matur tensionin nat\u00ebn, ose kishte frik\u00eb t\u00eb flinte se mos i ndodhte di\u00e7ka e keqe n\u00eb gjum\u00eb. Me kalimin e koh\u00ebs dhe me praktikat e vazhdueshme, ky klient, n\u00ebp\u00ebrmjet psikoterapis\u00eb, nga \u201cviktim\u00eb\u201d u kthye n\u00eb nj\u00eb \u201cshkenc\u00ebtar\u201d menaxhues i ankthit t\u00eb vet dhe u \u201c\u00e7lirua\u201d edhe nga \u201cburgu sht\u00ebpiak\u201d, shp\u00ebtuan edhe njer\u00ebzit e tij nga ankesat pa fund dhe nervozizmat e tij. V\u00ebrtet u desh\u00ebn mbi 15 seanca, ama edhe sot e k\u00ebsaj dite mamaja e tij dyshon se mos i biri ka patur ndonj\u00eb magji dhe m\u00eb lutet mua q\u00eb t\u2019ia tregoj \u201csekretet\u201d misterioze se si ia hoqa at\u00eb. Ajo dhe shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb nuk e njohin dhe as nuk e kuptojn\u00eb rolin magjik t\u00eb psikoterapis\u00eb konjitive e cila i sh\u00ebron njer\u00ebzit duke i b\u00ebr\u00eb q\u00eb gradualisht t\u00eb humbasin frik\u00ebrat e t\u2019i besojn\u00eb realitetit. Ata nuk e njohin rolin e pavet\u00ebdijes e vet\u00ebdijes, dhimbjet \u201cfallco\u201d me natyr\u00eb psikosomatike dhe pasi m\u00ebsojn\u00eb ato, m\u00ebsojn\u00eb edhe nj\u00eb set teknikash specifike, t\u00eb cilat bashk\u00eb me mendimet realiste (pozitive automatike) nuk e lejojn\u00eb m\u00eb at\u00eb \u201cbuton\u201d paniku q\u00eb dikur mbetej i aktivizuar, p\u00ebr t\u00eb prodhuar adrenalin\u00eb e noradrenalin\u00eb te gjendrrat mbiveshkore sa her\u00eb kujtonin ndonj\u00eb ngjarje apo rrezik t\u00eb jetuar apo imagjinar. Edhe ju drejtohuni sa m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr ta \u00e7aktivizuar me psikoterapi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Dr. Jashari! Ju lutem, m\u00eb ktheni nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Kam nj\u00eb ankth dhe nuk e di a \u00ebsht\u00eb ankth apo stres. Deri para dy viteve nuk kam qen\u00eb k\u00ebshtu, por pat\u00ebm nj\u00eb rast vdekjeje papritur n\u00eb familje; humba babain dhe 5 muaj m\u00eb pas kisha si shtr\u00ebngim n\u00eb fyt. Edhe sot e asaj dite, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86,219],"tags":[],"class_list":["post-9214","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9214","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9214"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9214\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9214"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9214"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9214"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}