{"id":9206,"date":"2015-05-11T18:30:41","date_gmt":"2015-05-11T16:30:41","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9206"},"modified":"2015-05-11T12:53:05","modified_gmt":"2015-05-11T10:53:05","slug":"nga-fibromialgjia-mund-te-vuaje-gjithkush","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/05\/nga-fibromialgjia-mund-te-vuaje-gjithkush\/","title":{"rendered":"Nga fibromialgjia mund t\u00eb vuaj\u00eb gjithkush"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Fibromialgjia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje kronike q\u00eb prek afro 5 milion\u00eb njer\u00ebz vet\u00ebm n\u00eb SHBA. Doktor\u00ebt e diagnostikojn\u00eb fibromialgjin\u00eb duke u bazuar te simptomat e pacientit dhe n\u00eb ekzaminimin e tij. Pacient\u00ebt ndjejn\u00eb dhimbje dhe mpirje t\u00eb muskujve, megjithat\u00eb, analizat laboratorike, ekografit\u00eb dhe skaneri, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, nuk tregojn\u00eb gj\u00eb. Megjith\u00ebse fibromialgjia nuk d\u00ebmton ky\u00e7et dhe organet, dhimbja e vazhdueshme dhe lodhja mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb ndikim dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. <\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cilat jan\u00eb simptomat e fibromialgjis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Simptoma kryesore \u00ebsht\u00eb dhimbja e muskujve n\u00eb gjith\u00eb trupin, e shoq\u00ebruar nga: Lodhja, problemet e gjumit, ankthi apo depresioni dhe prania e pikave t\u00eb buta n\u00eb trup.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ku ndodhen k\u00ebto pika t\u00eb buta?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nj\u00eb nga aspektet specifike t\u00eb fibromialgjis\u00eb \u00ebsht\u00eb prania e vendeve t\u00eb buta n\u00eb zona t\u00eb caktuara t\u00eb trupit. Kur ushtrohet presion n\u00eb k\u00ebto vende, njer\u00ebzit me fibromialgji ndjejn\u00eb dhimbje, nd\u00ebrsa ata q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, ndjejn\u00eb vet\u00ebm presion. N\u00eb figur\u00eb ilustrohen disa nga k\u00ebto pika t\u00eb buta.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A \u00ebsht\u00eb reale dhimbja e shkaktuar nga fibromialgjia?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Dhimbja e shkaktuar nga fibromialgjia mund t\u00eb jet\u00eb e fort\u00eb. Meq\u00eb analizat e zakonshme apo grafit\u00eb nuk konfirmojn\u00eb diagnoz\u00ebn e saj, disa pacient\u00ebve dikur u thuhej se \u201ckjo dhimbje ekzistonte n\u00eb mendjen e tyre\u201d. Por, tani, mjek\u00ebt e kan\u00eb pranuar se dhimbja e shkaktuar nga fibromialgjia \u00ebsht\u00eb reale. Studimet thon\u00eb se ajo shkaktohet nga nj\u00eb \u00e7rregullim i m\u00ebnyr\u00ebs se si trupi percepton dhimbjen.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kush rrezikohet nga fibromialgjia?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb t\u00eb rrezikuara nga kjo sindrom\u00eb jan\u00eb grat\u00eb e mosh\u00ebs 25-60 vje\u00e7. Doktor\u00ebt nuk e din\u00eb mir\u00eb arsyen pse grat\u00eb jan\u00eb 10 her\u00eb m\u00eb t\u00eb prekshme se burrat nga fibromialgjia. Disa studiues mendojn\u00eb se luan rol gjenetika, por ende nuk jan\u00eb identifikuar gene specifik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si shfaqet lodhja?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Pas dhimbjes, simptoma m\u00eb problematike e fibromialgjis\u00eb \u00ebsht\u00eb lodhja. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb lodhje normale q\u00eb vjen pas nj\u00eb dite t\u00eb mbushur me pun\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb ndjesi k\u00ebputjeje. Njer\u00ebzit me fibromialgji mund t\u00eb ndjehen t\u00eb lodhur porsa ngrihen nga shtrati n\u00eb m\u00ebngjes, megjith\u00ebse kan\u00eb kaluar or\u00eb t\u00eb t\u00ebra me gjum\u00eb. Lodhja mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e keqe n\u00eb disa dit\u00eb sesa n\u00eb t\u00eb tjera dhe mund t\u00eb ndikoj\u00eb te puna, aktivitetet fizike dhe pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cil\u00ebt jan\u00eb shkaktar\u00ebt e fibromialgjis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ka shum\u00eb teori p\u00ebr shkaqet e fibromialgjis\u00eb, por studimet ende nuk kan\u00eb gjetur nj\u00eb shkaktar t\u00eb qart\u00eb. Disa doktor\u00eb mendojn\u00eb se disa \u00e7rregullime hormonale apo kimike mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si nervat e perceptojn\u00eb dhimbjen. T\u00eb tjer\u00eb sugjerojn\u00eb se nj\u00eb eveniment traumatik ose stresi kronik mund t\u00eb shtoj\u00eb ndjeshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb personi. Shumica e ekspert\u00ebve jan\u00eb dakord se fibromialgjia mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb kombinim faktor\u00ebsh, sesa e shkaktuar nga nj\u00eb faktor i vet\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si ndikon ajo n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Lufta e vazhdueshme kund\u00ebr lodhjes dhe dhimbjes mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb njer\u00ebzit nervoz\u00eb, t\u00eb mbushur me ankth dhe depresiv\u00eb. Ju mund ta keni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb punoni, t\u00eb kujdeseni p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, apo t\u00eb b\u00ebni pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb. Fizkultura ose pasione t\u00eb tilla si kopshtaria, mund t\u2019ju duken rraskapit\u00ebs. Lodhja dhe irritimi mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb edhe lidhjet me miqt\u00eb. P\u00ebr fat, ekzistojn\u00eb trajtime efikase q\u00eb ndihmojn\u00eb shum\u00eb pacient\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb aktivitetet q\u00eb u p\u00eblqejn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si b\u00ebhet diagnostikimi i fibromialgjis\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Doktori juaj mund ta diagnostikoj\u00eb fibromialgjin\u00eb pasi ka d\u00ebgjuar simptomat tuaja dhe pasi ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ekzaminimim fiziologjik. Doktori mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe analiza t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar problemet e tjera. Sigurohuni t\u2019ia p\u00ebrshkruani dhimbjen tuaj n\u00eb detaje, p\u00ebrfshi edhe ku dhe sa shpesh ndodh. Gjithashtu, p\u00ebrmendni edhe simptomat e tjera, si lodhja, problemet me gjumin, apo ankthin.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb n\u00eb trajtimin e s\u00ebmundjes?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Fibromialgjia dikur trajtohej vet\u00ebm nga reumatolog\u00ebt. Sot, ajo ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e shum\u00eb doktor\u00ebve. Hapi i par\u00eb q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb identifikohet se \u00e7far\u00eb i p\u00ebrkeq\u00ebson simptomat. Ja, disa prej k\u00ebtyre faktor\u00ebve: Koha e ftoht\u00eb, apo e lag\u00ebsht, aktiviteti fizik me tepri, apo me pakic\u00eb, stresi, gjumi i keq. P\u00ebrsa i p\u00ebrket k\u00ebtij t\u00eb fundit, shum\u00eb njer\u00ebz me fibromialgji kan\u00eb probleme me gjumin, p\u00ebr shembull e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flen\u00eb, ose ngrihen shpesh gjat\u00eb nat\u00ebs. Studimet kan\u00eb treguar se disa pacient\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gjum\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe kurr\u00eb nj\u00eb gjum\u00eb t\u00eb thell\u00eb, \u00e7lodh\u00ebs. Kjo e pengon trupin t\u00eb rimarr\u00eb veten, duke krijuar nj\u00eb rreth vicioz, sepse gjumi i keq e b\u00ebn dhimbjen t\u00eb duket m\u00eb e madhe dhe ajo na \u00e7on te gjumi i keq. Nj\u00eb nga simptomat e tjera t\u00eb fibromialgjis\u00eb \u00ebsht\u00eb depresioni. Afro nj\u00eb e treta e njer\u00ebzve me fibromialgji kan\u00eb edhe depresion. Lidhja mes k\u00ebtyre t\u00eb dyjave \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb. Disa studiues mendojn\u00eb se depresioni \u00ebsht\u00eb rezultat i dhimbjeve kronike dhe lodhjes. T\u00eb tjer\u00eb sugjerojn\u00eb se \u00e7rregullimet n\u00eb tru mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb edhe te depresioni dhe ndjeshm\u00ebria e madhe ndaj dhimbjes. Simptomat e depresionit mund t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb: v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrqendruar, munges\u00eb shprese dhe humbje interesi p\u00ebr aktivitetet e preferuara.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb ila\u00e7esh jepen n\u00eb k\u00ebto raste?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Q\u00ebllimi i trajtimit kund\u00ebr fibromialgjis\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb minimizohen dhimbja, problemet e gjumit dhe \u00e7rregullimet e humorit. Doktor\u00ebt mund t\u2019ju japin ila\u00e7e q\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb simptomat tuaja, q\u00eb nga ila\u00e7et e zakonshme kund\u00ebr dhimbjes, si dhe t\u00eb tjera si amitriptyline. Ka edhe ila\u00e7e specifike p\u00ebr trajtimin e saj, si: Cymbalta (duloxetine), Lyrica (pregabalin) dhe Savella (milnacipran). P\u00ebrve\u00e7 ila\u00e7eve ka edhe m\u00ebnyra t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb trajtuar fibromialgjin\u00eb:<\/p>\n<ol>\n<li><em> Ushtrimet fizike. <\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p>Ato mund t\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb disa nga simptomat e fibromialgjis\u00eb. Aktiviteti fizik mund t\u00eb reduktoj\u00eb dhimbjen dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb form\u00ebn. \u00cbsht\u00eb provuar se fizkultura, vet\u00ebm tre her\u00eb n\u00eb jav\u00eb, ka leht\u00ebsuar lodhjen dhe depresionin, por \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb mos e teproni. P\u00ebr njer\u00ebzit me fibromialgji, m\u00ebnyrat m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb nisur ushtrimet fizike jan\u00eb ecja, shtriqja e muskujve dhe aerobia n\u00eb uj\u00eb.<\/p>\n<ol>\n<li><em> Dieta. <\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p>Disa ekspert\u00eb thon\u00eb se m\u00ebnyra e t\u00eb ngr\u00ebnit mund t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol n\u00eb fibromialgji, por jo t\u00eb nj\u00ebjtin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pacient\u00ebt. Disa ushqime, si aspartami, MSG, kafeina dhe domatet duket se i p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb simptomat te disa njer\u00ebz, por evitimi i k\u00ebtyre ushqimeve nuk i ndihmon t\u00eb gjith\u00eb. P\u00ebr t\u00eb zbuluar se \u00e7far\u00eb funksionon p\u00ebr ju, p\u00ebrpiquni t\u00eb evitoni k\u00ebto ushqime (ose t\u00eb tjera) nj\u00eb nga nj\u00eb dhe mbani sh\u00ebnim n\u00ebse simptomat tuaja p\u00ebrmir\u00ebsohen.<\/p>\n<ol>\n<li><em> Masazhet. <\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p>Disa studime sugjerojn\u00eb se masazhi mund ta leht\u00ebsoj\u00eb dhimbjen e fibromialgjis\u00eb, megjith\u00ebse kjo ende nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar. Masazhator\u00ebt thon\u00eb se \u00e7el\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb ushtrohet presion i moderuar, nd\u00ebrsa teknika \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme. Nj\u00eb i af\u00ebrm mund t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb t\u2019ju b\u00ebj\u00eb masazhe t\u00eb rregullta dhe nj\u00eb seanc\u00eb prej 20 minutash, mjafton p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb rezultat.<\/p>\n<ol>\n<li><em> Akupunktura.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p>Studimet e ndryshme kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb rezultate t\u00eb ndryshme p\u00ebrsa i p\u00ebrket p\u00ebrdorimit t\u00eb akupunktur\u00ebs p\u00ebr fibromialgjin\u00eb, por disa pacient\u00eb thon\u00eb se ajo u leht\u00ebson simptomat. Kjo praktik\u00eb tradicionale kineze p\u00ebrfshin futjen e gjilp\u00ebrave t\u00eb holla n\u00eb pikat ky\u00e7 t\u00eb trupit. Akupresioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb teknik\u00eb q\u00eb stimulon t\u00eb nj\u00ebjtat pika dhe mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb duan t\u00eb evitojn\u00eb gjilp\u00ebrat.<\/p>\n<ol>\n<li><em> St\u00ebrvitni trurin<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p>Shum\u00eb njer\u00ebz me fibromialgji kan\u00eb probleme me p\u00ebrqendrimin, nj\u00eb fenomen i njohur me emrin mjegullim. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kund\u00ebr dhimbjes merr ila\u00e7e, ka m\u00ebnyra t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar p\u00ebrqendrimin. Mbani sh\u00ebnim gj\u00ebrat q\u00eb doni t\u2019i kujtoni dhe mbajeni mendjen aktive duke b\u00ebr\u00eb paz\u00eblla, sudoku dhe cop\u00ebzojini pun\u00ebt n\u00eb hapa t\u00eb thjesht\u00eb, q\u00eb mund t\u2019i mbani mend.<\/p>\n<ol>\n<li><em> Stresi<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p>Stresi duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shkaktar\u00ebt m\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb krizave t\u00eb fibromialgjis\u00eb. Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb eliminoni gjith\u00eb stresin nga jeta juaj, mund t\u00eb p\u00ebrpiqeni t\u00eb reduktoni stresin e panevojsh\u00ebm. P\u00ebrcaktoni se cilat situata ju fusin ankthin, n\u00eb sht\u00ebpi apo pun\u00eb dhe gjeni m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb k\u00ebto situata m\u00eb pak stresante. Provoni jog\u00ebn, meditimin, ose teknika t\u00eb tjera relaksimi. Gjithashtu, lejojini vetes t\u00eb evitoni aktivitetet jo t\u00eb domosdoshme q\u00eb ju shkaktojn\u00eb stres.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet gjendja e nj\u00eb t\u00eb s\u00ebmuri me fibromialgji?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb vuajn\u00eb nga fibromialgjia zbulojn\u00eb se simptomat dhe cil\u00ebsia e tyre e jet\u00ebs p\u00ebrmir\u00ebsohet duksh\u00ebm kur gjenden trajtimet m\u00eb efikase dhe b\u00ebhen ndryshime n\u00eb stilin e jet\u00ebs. Megjith\u00ebse fibromialgjia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje kronike, ajo nuk d\u00ebmton ky\u00e7et, kockat, muskujt, apo organet e brendshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fibromialgjia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje kronike q\u00eb prek afro 5 milion\u00eb njer\u00ebz vet\u00ebm n\u00eb SHBA. Doktor\u00ebt e diagnostikojn\u00eb fibromialgjin\u00eb duke u bazuar te simptomat e pacientit dhe n\u00eb ekzaminimin e tij. Pacient\u00ebt ndjejn\u00eb dhimbje dhe mpirje t\u00eb muskujve, megjithat\u00eb, analizat laboratorike, ekografit\u00eb dhe skaneri, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, nuk tregojn\u00eb gj\u00eb. Megjith\u00ebse fibromialgjia nuk d\u00ebmton ky\u00e7et [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[],"class_list":["post-9206","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9206","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9206"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9206\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9206"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9206"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9206"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}