{"id":9139,"date":"2015-05-08T12:30:35","date_gmt":"2015-05-08T10:30:35","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9139"},"modified":"2015-05-08T11:50:35","modified_gmt":"2015-05-08T09:50:35","slug":"po-ti-rrezikohesh-nga-kanceri-i-vezoreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/05\/po-ti-rrezikohesh-nga-kanceri-i-vezoreve\/","title":{"rendered":"Po ti, rrezikohesh nga kanceri i vezoreve?"},"content":{"rendered":"<p>Para pak koh\u00ebsh, Anxhelina Zholi deklaroi se kishte hequr vezoret, p\u00ebr t\u00eb evituar rrezikun e kancerit n\u00eb to, p\u00ebr shkak t\u00eb genit t\u00eb saj defektoz. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb ky lloj kanceri q\u00eb prek grat\u00eb, kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rrezikuar prej tij dhe cilat jan\u00eb simptomat? Lexoni shkrimin ton\u00eb, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb&#8230; <\/p>\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kanceri i vezoreve?<br \/>\n&#8211; Studimet thon\u00eb se ky kancer fillon n\u00eb tubat e Fallopit dhe shkon n\u00eb vezore, organet q\u00eb prodhojn\u00eb vez\u00ebt, si edhe hormonet fem\u00ebrore, estrogjen dhe progesteron. Trajtimet p\u00ebr kancerin e vezoreve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb efikase gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit dhe sa m\u00eb shpejt t\u00eb kapet ai, aq m\u00eb t\u00eb mira jan\u00eb rezultatet e tyre.<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb simptomat e k\u00ebtij kanceri?<br \/>\n&#8211; Ato p\u00ebrfshijn\u00eb: Fryrje apo presion n\u00eb bark, dhimbje n\u00eb bark ose n\u00eb zon\u00ebn e legenit, ndjesi e t\u00eb qenit m\u00eb e fryr\u00eb se zakonisht pas ngr\u00ebnies, urinim m\u00eb i shpesht\u00eb. K\u00ebto simptoma mund t\u00eb shkaktohen nga shum\u00eb faktor\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me kancerin, por n\u00ebse zgjasin m\u00eb shum\u00eb se dy jav\u00eb, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb flisni me doktorin.<br \/>\n&#8211; Cil\u00ebt jan\u00eb faktor\u00ebt e rrezikut?<br \/>\n&#8211; Ata jan\u00eb disa:<br \/>\n1. Historiku familjar, apo trash\u00ebgimia.<br \/>\nNj\u00eb grua ka m\u00eb shum\u00eb gjasa p\u00ebr t\u00eb pasur kancer vezoresh n\u00ebse nj\u00eb e af\u00ebrme e ngusht\u00eb e saj ka pasur kancer n\u00eb vezore, gjoks, apo n\u00eb zorr\u00ebn e trash\u00eb. Studiuesit mendojn\u00eb se ndryshimet gjenetike t\u00eb trash\u00ebguara jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb mas\u00ebn 10% p\u00ebr kancerin e vezoreve. K\u00ebto ndryshime p\u00ebrfshijn\u00eb mutacionet e geneve BRCA1 dhe BRCA2, t\u00eb cilat lidhen edhe me kancerin e gjoksit. Grat\u00eb q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb historik familjar me s\u00ebmundje t\u00eb till\u00eb, duhet t\u00eb flasin me doktorin dhe t\u00eb ndiqen nga af\u00ebr prej tij.<br \/>\n2. Mosha.<br \/>\nFaktori m\u00eb i madh i rrezikut p\u00ebr kancerin e vezoreve \u00ebsht\u00eb mosha. Ai ka m\u00eb shum\u00eb gjas\u00eb t\u00eb zhvillohet pasi nj\u00eb grua kalon n\u00eb menopauz\u00eb. Edhe terapia me hormone pas menopauz\u00ebs mund ta shtoj\u00eb rrezikun. Lidhja duket m\u00eb e fort\u00eb te grat\u00eb q\u00eb marrin estrogjene pa progesteron, p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 5-10 vjet rresht. Doktor\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb n\u00ebse marrja e kombinimit t\u00eb estrogjenit me progesteronin shton gjithashtu rrezikun.<br \/>\n3. Obeziteti.<br \/>\nGrat\u00eb obeze rrezikojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur kancer vezoresh sesa grat\u00eb e tjera. Edhe niveli i vdekjes p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmurat \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb, krahasuar me grat\u00eb jo-obeze. Kjo lidhje duket n\u00eb p\u00ebrpjestim t\u00eb drejt\u00eb, pra, sa m\u00eb e lart\u00eb pesha, aq m\u00eb i madh rreziku.<br \/>\n&#8211; Si zbulohet ky lloj kanceri?<br \/>\n&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb zbulohet, sepse ai n\u00eb fillim nuk ka simptoma. Megjithat\u00eb, ka dy m\u00ebnyra t\u00eb zbulimit t\u00eb tij gjat\u00eb nj\u00eb ekzaminimi gjinekologjik. Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb zbulimi me an\u00eb t\u00eb analizave t\u00eb gjakut, ku mund t\u00eb k\u00ebrkohet niveli i lart\u00eb ose jo i nj\u00eb proteine t\u00eb quajtur CA-125. Nj\u00eb analiz\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ekografia e vezoreve. P\u00ebr fat t\u00eb keq, asnj\u00eb nga k\u00ebto teknika nuk \u00ebsht\u00eb provuar se shp\u00ebton jet\u00eb kur p\u00ebrdoret te grat\u00eb me rrezik mesatar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, skaneri \u00ebsht\u00eb metoda e vetme e k\u00ebshilluar p\u00ebr grat\u00eb q\u00eb kan\u00eb faktor t\u00eb lart\u00eb rreziku.<br \/>\n&#8211; Si b\u00ebhet diagnoza e tij?<br \/>\n&#8211; Grafit\u00eb e ndryshme, si ajo me ultratinguj dhe skaneri, mund t\u00eb tregojn\u00eb nj\u00eb mas\u00eb n\u00eb vezore, por k\u00ebto nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb n\u00ebse masa jonormale \u00ebsht\u00eb kancer, apo jo. N\u00ebse dyshohet p\u00ebr kancer, hapi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyrja kirurgjikale p\u00ebr t\u00eb hequr indet e dyshimta, t\u00eb cilat m\u00eb pas \u00e7ohen n\u00eb laborator p\u00ebr ekzaminime t\u00eb m\u00ebtejshme, analiz\u00eb q\u00eb quhet biopsi.<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb stadet e k\u00ebtij kanceri?<br \/>\n&#8211; Nd\u00ebrhyrja kirurgjikale gjithashtu p\u00ebrcakton se sa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur kanceri, i p\u00ebrshkruar n\u00eb stadet e m\u00ebposhtme:<br \/>\na. Stadi I: Kanceri ndodhet n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn, apo n\u00eb t\u00eb dyja vezoret.<br \/>\nb. Stadi II: Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb mit\u00ebr, ose n\u00eb organet af\u00ebr.<br \/>\nc. Stadi III: Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb nodujt limfatik\u00eb apo n\u00eb muskujt e barkut.<br \/>\nd. Stadi IV: Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb organet e larg\u00ebta, si mushk\u00ebrit\u00eb, apo m\u00ebl\u00e7ia.<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb llojet e kancerit t\u00eb vezoreve?<br \/>\n&#8211; Shumica e kancereve t\u00eb vezoreve jan\u00eb t\u00eb tipit karcinom\u00eb epiteliale. K\u00ebto jan\u00eb tumore malinje q\u00eb formohen nga qelizat n\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb vezoreve. Disa nga tumoret epiteliale nuk jan\u00eb tamam kancerogjene. K\u00ebta njihen si tumor\u00eb me potencial t\u00eb ul\u00ebt malinj (LMP). K\u00ebta lloj tumor\u00ebsh rriten me ngadal\u00eb dhe jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb rreziksh\u00ebm se format e tjera t\u00eb kancerit t\u00eb vezoreve.<br \/>\n&#8211; Sa p\u00ebr qind e grave mbijetojn\u00eb nga k\u00ebta lloj tumoresh?<br \/>\n&#8211; Kanceri i vezoreve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb vdekjeprur\u00ebs. Grat\u00eb q\u00eb mbijetojn\u00eb prej kancerit epitelial p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 5 vje\u00e7are jan\u00eb 18%-89%, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb koh\u00ebs kur zbulohet ai. P\u00ebr tumoret LMP, niveli i mbijetes\u00ebs \u00ebsht\u00eb 77%-99%.<br \/>\n&#8211; Si b\u00ebhet nd\u00ebrhyrja kirurgjikale?<br \/>\n&#8211; Nd\u00ebrhyrja b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb diagnostikuar kancerin e vezoreve dhe p\u00ebrcaktuar stadin e tij, por \u00ebsht\u00eb edhe faza e par\u00eb e trajtimit. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb hiqet sa m\u00eb shum\u00eb mas\u00eb tumorale t\u00eb jet\u00eb e mundur. Kjo mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nj\u00eb vezore t\u00eb vetme dhe inde rreth e rrotull n\u00eb stadin e par\u00eb. N\u00eb stadet e m\u00ebpasme mund t\u00eb jet\u00eb e nevojshme t\u00eb hiqen t\u00eb dyja vezoret, s\u00eb bashku me mitr\u00ebn dhe indet rrethuese.<br \/>\n&#8211; Si zhvillohet kimioterapia?<br \/>\n&#8211; N\u00eb t\u00eb gjitha stadet e kancerit t\u00eb vezoreve, pas nd\u00ebrhyrjes kirurgjikale jepet kimioterapia. Kjo faz\u00eb trajtimi p\u00ebrdor ila\u00e7e q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim vrasjen e qelizave kanceroze q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb trup. Ila\u00e7et mund t\u00eb jepen nga goja, intravenoze, ose drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb bark (kimioterapi intraperitoneale). Grat\u00eb me tumore LMP zakonisht nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr kimioterapi, p\u00ebrve\u00e7se n\u00ebse tumori rritet p\u00ebrs\u00ebri pas operacionit.<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb terapit\u00eb e reja n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr k\u00ebtij tumori?<br \/>\n&#8211; Studiuesit po punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur terapi q\u00eb luftojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si rritet kanceri i vezores. Nj\u00eb proces i quajtur angiogenesis p\u00ebrfshin formimin e en\u00ebve t\u00eb reja t\u00eb gjakut p\u00ebr t\u00eb ushqyer tumoret. Nj\u00eb ila\u00e7 i quajtur Avastin bllokon k\u00ebt\u00eb proces, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb tumori t\u00eb tkurret, ose t\u00eb ndaloj\u00eb rritjen. Avastini \u00ebsht\u00eb aprovuar p\u00ebr kancere t\u00eb tjera, por studiuesit po e testojn\u00eb ende k\u00ebt\u00eb terapi p\u00ebr kancerin e vezoreve, sepse ai mund t\u00eb sjell\u00eb disa efekte dyt\u00ebsore serioze.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ndodh pas mbarimit t\u00eb trajtimit?<br \/>\n&#8211; Kur t\u00eb dyja vezoret hiqen, ato nuk mund t\u00eb prodhojn\u00eb m\u00eb estrogjen. Kjo b\u00ebn q\u00eb gruaja t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb menopauz\u00eb, pavar\u00ebsisht nga mosha q\u00eb ka. R\u00ebnia e nivelit t\u00eb hormoneve mund t\u00eb shtoj\u00eb rrezikun p\u00ebr disa s\u00ebmundje, p\u00ebrfshi osteoporoz\u00ebn. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb grat\u00eb t\u00eb ndiqen nga doktori pasi jan\u00eb trajtuar nga kanceri i vezoreve. Lodhja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb haset shpesh pas trajtimit p\u00ebr kancer. Grat\u00eb mund ta ken\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb rigjejn\u00eb energjin\u00eb e tyre pas mbarimit t\u00eb trajtimeve. Nj\u00eb nga m\u00ebnyrat p\u00ebr t\u00eb rikthyer energjin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gjendjen emocionale \u00ebsht\u00eb t\u00eb fillohet nj\u00eb program i leht\u00eb ushtrimesh fizkulturore.<br \/>\n&#8211; Cil\u00ebt jan\u00eb faktor\u00ebt q\u00eb reduktojn\u00eb rrezikun p\u00ebr t\u00eb pasur kancer n\u00eb vezore?<br \/>\n&#8211; Ato jan\u00eb disa dhe duhen pasur parasysh n\u00ebse doni t\u00eb evitoni k\u00ebt\u00eb lloj tumori:<br \/>\na. Shtatzania.<br \/>\nGrat\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb f\u00ebmij\u00eb kan\u00eb m\u00eb pak rrezik se ato q\u00eb nuk kan\u00eb lindur kurr\u00eb. Ky rrezik duket se pak\u00ebsohet me \u00e7do lindje dhe ushqimi me gji mund t\u00eb ofroj\u00eb mbrojtje shtes\u00eb.<br \/>\nb. Pilula kontraceptive.<br \/>\nKanceri i vezoreve, gjithashtu, haset m\u00eb rrall\u00eb te grat\u00eb q\u00eb marrin pilula kontraceptive. Grat\u00eb q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrdorur pilul\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 5 vjet kan\u00eb afro gjysm\u00ebn e rrezikut n\u00eb krahasim me grat\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb marr\u00eb kurr\u00eb. Ashtu si shtatzania, pilula kontraceptive eviton ovulimin. Disa studiues mendojn\u00eb se ovulimi m\u00eb i rrall\u00eb t\u00eb mbron nga kanceri i vezoreve.<br \/>\nc. Lidhja e tubave.<br \/>\nLidhja e tubave, q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shkencore quhet ligacion i tubave, mund t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb lloj mbrojtjeje ndaj kancerit t\u00eb vezoreve. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr histerektomin\u00eb, heqjen e mitr\u00ebs.<br \/>\nd. Heqja e vezoreve.<br \/>\nP\u00ebr grat\u00eb q\u00eb vuajn\u00eb nga mutacioni gjenetik, q\u00eb i b\u00ebn ato t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb faktor t\u00eb lart\u00eb rreziku p\u00ebr kancer vezoresh, heqja e vezoreve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi. Kjo gj\u00eb mund t\u00eb konsiderohet edhe p\u00ebr grat\u00eb mbi t\u00eb 40-tat, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb heqje t\u00eb mitr\u00ebs.<br \/>\ne. Diet\u00eb me pak yndyrna.<br \/>\nMegjith\u00ebse nuk ka nj\u00eb diet\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar mir\u00eb p\u00ebr parandalimin e kancerit t\u00eb vezoreve, ka t\u00eb dh\u00ebna shkencore se ajo q\u00eb ham\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, grat\u00eb q\u00eb ndiqnin nj\u00eb diet\u00eb me pak yndyrna p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn kat\u00ebr vjet, kishin m\u00eb pak gjasa t\u00eb kishin kancer n\u00eb vezore. Disa studiues thon\u00eb se kanceri haset m\u00eb pak te grat\u00eb q\u00eb han\u00eb shum\u00eb perime, por nevojiten ende studime n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para pak koh\u00ebsh, Anxhelina Zholi deklaroi se kishte hequr vezoret, p\u00ebr t\u00eb evituar rrezikun e kancerit n\u00eb to, p\u00ebr shkak t\u00eb genit t\u00eb saj defektoz. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb ky lloj kanceri q\u00eb prek grat\u00eb, kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rrezikuar prej tij dhe cilat jan\u00eb simptomat? Lexoni shkrimin ton\u00eb, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb&#8230; &#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kanceri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[],"class_list":["post-9139","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9139","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9139"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9139\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9139"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9139"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9139"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}