{"id":9135,"date":"2015-05-07T19:00:34","date_gmt":"2015-05-07T17:00:34","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9135"},"modified":"2015-05-07T12:29:03","modified_gmt":"2015-05-07T10:29:03","slug":"test-ju-tradhton-bashkeshortija","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/05\/test-ju-tradhton-bashkeshortija\/","title":{"rendered":"Test Ju tradhton bashk\u00ebshorti\/ja?"},"content":{"rendered":"<p>1. Shumica e burrave q\u00eb tradhtojn\u00eb jan\u00eb t\u00eb palumtur n\u00eb \u00e7iftin e tyre:<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>2. Me cil\u00ebn nga arsyet e m\u00ebposhtme e justifikon m\u00eb shpesh nj\u00eb grua tradhtin\u00eb?<br \/>\na. Hakmarrjen<br \/>\nb. Risin\u00eb n\u00eb seks<br \/>\nc. Shpesht\u00ebsin\u00eb e seksit<br \/>\nd. Vetmin\u00eb<\/p>\n<p>3. Tradhtia \u00ebsht\u00eb shkaku kryesor i divorceve:<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>4. Sa p\u00ebr qind e burrave amerikan\u00eb pranojn\u00eb se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb seks jasht\u00eb martese:<br \/>\na. 15%<br \/>\nb. 25%<br \/>\nc. 36%<br \/>\nd. 52%<\/p>\n<p>5. Sa p\u00ebr qind e grave amerikane thon\u00eb se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb seks jasht\u00eb martese?<br \/>\na. 15%<br \/>\nb. 25%<br \/>\nc. 36%<br \/>\nd. 52%<\/p>\n<p>6. N\u00ebse ju mendoni se partneri ju tradhton, duhet ta diskutoni me t\u00eb, edhe n\u00ebse nuk keni nj\u00eb prov\u00eb konkrete:<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>7. M\u00eb shum\u00eb gjasa ka t\u00eb tradhtojn\u00eb njer\u00ebzit e kulturuar dhe me shkoll\u00eb:<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>8. Nj\u00eb grua ka m\u00eb pak gjasa t\u00eb tradhtoj\u00eb n\u00ebse t\u00eb ardhurat e saj jan\u00eb:<br \/>\na. T\u00eb barabarta me ato t\u00eb burrit<br \/>\nb. M\u00eb t\u00eb larta se ato t\u00eb burrit<br \/>\nc. Pak m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se t\u00eb burrit<br \/>\nd. Shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se t\u00eb burrit. <\/p>\n<p>9. Nj\u00eb burr\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb tradhtoj\u00eb n\u00ebse gruaja e tij \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb mban familjen:<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>10. Nj\u00eb burr\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb tradhtoj\u00eb kur \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb mban familjen:<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>11. Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb se partneri juaj ju tradhton, ose po mendon ta b\u00ebj\u00eb, n\u00ebse ai&#8230;<br \/>\na. &#8230;ndryshon pamjen<br \/>\nb. &#8230;ju b\u00ebn dhurata<br \/>\nc. &#8230;ju kritikon vazhdimisht<br \/>\nd. &#8230;i b\u00ebn t\u00eb gjitha k\u00ebto<\/p>\n<p>12. N\u00eb cilin nga k\u00ebta shtete amerikane mund t\u00eb shkosh n\u00eb burg p\u00ebr tradhti:<br \/>\na. Karolin\u00eb e Jugut<br \/>\nb. Minesota<br \/>\nc. Mi\u00e7igan<br \/>\nd. T\u00eb gjitha s\u00eb bashku<\/p>\n<p>13. Analizat gjenetike mund t\u2019ju ndihmojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoni n\u00ebse ka gjasa q\u00eb partneri t\u2019ju tradhtoj\u00eb:<br \/>\na. E v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\nb. G\u00ebnjesht\u00ebr<\/p>\n<p>14. Cila \u00ebsht\u00eb, sipas ekspert\u00ebve, m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie, pas tradhtis\u00eb?<br \/>\na. Ndarja e p\u00ebrkohshme<br \/>\nb. Psikoterapia individuale<br \/>\nc. Terapia e \u00e7iftit<br \/>\nd. Terapi p\u00ebr menaxhimin e zem\u00ebrimit<\/p>\n<p>15. Cili duhet t\u00eb vendos\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb koha e nevojshme p\u00ebr sh\u00ebrimin e lidhjes, pas nj\u00eb tradhtie?<br \/>\na. Terapisti i \u00e7iftit<br \/>\nb. Partneri q\u00eb ka tradhtuar<br \/>\nc. Partneri q\u00eb \u00ebsht\u00eb tradhtuar<br \/>\nd. T\u00eb dy s\u00eb bashku<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjet<br \/>\n1. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb b-ja.<br \/>\nSipas nj\u00eb studimi t\u00eb kryer nga Helen\u00eb Fisher, doktoresh\u00eb p\u00ebr antropologjin\u00eb biologjike n\u00eb Universitetin Rutgers, 56% e burrave q\u00eb tradhtojn\u00eb jan\u00eb t\u00eb lumtur n\u00eb \u00e7iftin e tyre. N\u00eb krahasim me k\u00ebt\u00eb, vet\u00ebm 34% e grave q\u00eb kan\u00eb lidhje jasht\u00ebmartesore deklarojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb lumtura ose shum\u00eb t\u00eb lumtura n\u00eb \u00e7iftin e tyre. Burrat kan\u00eb m\u00eb shpesh justifikime seksuale p\u00ebr tradhtin\u00eb dhe m\u00eb rrall\u00eb mund t\u00eb bien n\u00eb dashuri me nj\u00eb partnere jasht\u00eb martese. Ja, \u00e7far\u00eb thot\u00eb Fisher: \u201cGrat\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb interesuara sesa burrat p\u00ebr ta plot\u00ebsuar lidhjen e tyre, ose p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb at\u00eb. P\u00ebr burrat \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb strategji dyt\u00ebsore, sesa nj\u00eb alternativ\u00eb e re\u201d.<br \/>\n2. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb d-ja.<br \/>\nEkspert\u00ebt thon\u00eb se burrat dhe grat\u00eb kan\u00eb arsye t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb jobesnik\u00eb. Burrat k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb seks apo v\u00ebmendje, nd\u00ebrsa grat\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb mbushin nj\u00eb boshll\u00ebk emocional. Grat\u00eb kan\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb lidhje emocionale me t\u00eb dashurin dhe kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb tradhtojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb vetmis\u00eb.<br \/>\n3. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb b-ja.<br \/>\nMegjith\u00ebse tradhtia \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore pse ndahen \u00e7iftet e pamartuar q\u00eb jetojn\u00eb s\u00eb bashku, e nj\u00ebjta gj\u00eb nuk vlen edhe p\u00ebr \u00e7iftet e martuar. K\u00ebta t\u00eb fundit shpesh citojn\u00eb t\u00eb qenit t\u00eb papajtuesh\u00ebm ose t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb komunikuar, si shkakun kryesor t\u00eb divorcit t\u00eb tyre.<br \/>\n4. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb b-ja.<br \/>\nStatistikat e marra nga Shoqata Amerikane p\u00ebr Martes\u00ebn dhe Terapin\u00eb Familjare, thon\u00eb se 25% e burrave kan\u00eb b\u00ebr\u00eb seks jasht\u00eb martes\u00ebs. N\u00ebse llogaritet edhe intimiteti pa penetrim (si puthja) dhe dashurit\u00eb platonike, ky num\u00ebr shkon n\u00eb 45%.<br \/>\n5. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nStatistikat e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs organizat\u00eb, thon\u00eb se vet\u00ebm 15% e grave deklarojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb b\u00ebr\u00eb seks jasht\u00eb martese. Ashtu si te burrat, numri shtohet kur llogariten lidhjet emocionale, ose puthja, duke shkuar n\u00eb 35%.<br \/>\n6. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nEkspert\u00ebt thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u2019ia thuash tjetrit dyshimet p\u00ebr tradhtin\u00eb her\u00ebt, edhe n\u00ebse nuk keni nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb qart\u00eb se partneri juaj ka nj\u00eb lidhje jasht\u00ebmartesore. Pavar\u00ebsisht n\u00ebse po ndodh apo jo, \u00e7ifti ka pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb besimit dhe komunikimit n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie. Po p\u00ebrsa i p\u00ebrket \u201cndjekjes\u201d s\u00eb partnerit? Mos e b\u00ebni. Ju mund t\u00eb provoni se ai ka nj\u00eb t\u00eb dashur, por nuk do t\u00eb provoni kurr\u00eb se nuk ka dhe k\u00ebshtu do t\u00eb shkat\u00ebrroni besimin e komunikimin q\u00eb keni nevoj\u00eb t\u00eb keni n\u00eb nj\u00eb lidhje. P\u00ebr nj\u00eb \u00e7ift, kjo mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e d\u00ebmshme sesa pabesia seksuale n\u00eb vetvete.<br \/>\n7. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb b-ja.<br \/>\nGjat\u00eb nj\u00eb studimi u pa se njer\u00ebzit me shkoll\u00eb kan\u00eb m\u00eb pak gjasa t\u00eb tradhtojn\u00eb sesa ata pa shkoll\u00eb. N\u00eb vitin 2000, 13% e njer\u00ebzve me shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb than\u00eb se kishin b\u00ebr\u00eb seks jasht\u00eb martes\u00ebs, krahasuar me 19% t\u00eb atyre q\u00eb ishin me shkoll\u00eb t\u00eb mesme dhe 21% t\u00eb atyre q\u00eb e kishin l\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb t\u00eb mesmen.<br \/>\n8. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb d-ja.<br \/>\nNj\u00eb studim mbi tradhtin\u00eb ka zbuluar se grat\u00eb q\u00eb vareshin nga burrat ekonomikisht, tradhtonin m\u00eb pak. Kjo mund t\u00eb vij\u00eb nga fakti se ato kan\u00eb m\u00eb pak rast p\u00ebr t\u00eb tradhtuar, ose mund t\u00eb mendojn\u00eb se nuk ia vlen, sepse mund t\u00eb rrezikohet situata e tyre ekonomike.<br \/>\n9. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nI nj\u00ebjti studim i m\u00ebparsh\u00ebm zbuloi se burrat q\u00eb ishin krejt\u00ebsisht t\u00eb varur nga grat\u00eb ekonomikisht, kishin pes\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb tradhtonin, se ata q\u00eb fitonin nj\u00ebsoj me gruan. Megjithat\u00eb, faktor nuk jan\u00eb vet\u00ebm parat\u00eb. Kur merreshin parasysh mosha, niveli i edukimit, feja dhe k\u00ebnaq\u00ebsia n\u00eb lidhje, at\u00ebher\u00eb nuk kishte asnj\u00eb diferenc\u00eb mes burrave q\u00eb vareshin ekonomikisht nga grat\u00eb dhe atyre q\u00eb nuk vareshin.<br \/>\n10. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nIronikisht, i nj\u00ebjti studim zbuloi se burrat q\u00eb fitonin m\u00eb shum\u00eb para, kishin edhe m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb tradhtonin. Burrat kishin m\u00eb pak gjasa t\u00eb tradhtonin, kur grat\u00eb fitonin afro 75% t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<br \/>\n11. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb d-ja.<br \/>\nEkspert\u00ebt thon\u00eb se partner\u00ebt q\u00eb tradhtojn\u00eb shpesh, i kushtojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje pamjes s\u00eb tyre t\u00eb jashtme, kritikojn\u00eb grat\u00eb dhe\/ose b\u00ebjn\u00eb dhurata t\u00eb papritura. Kur nj\u00eb partner \u00ebsht\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs kritik, e nxit tjetrin t\u00eb mendoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim, nd\u00ebrsa nj\u00eb partner q\u00eb b\u00ebn dhurata, mund t\u00eb ndjehet n\u00eb faj.<br \/>\n12. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb d-ja.<br \/>\nLigjet kund\u00ebr adulterit (tradhtis\u00eb) ekzistojn\u00eb n\u00eb shum\u00eb shtete amerikane, por sigurisht, ato rrall\u00eb vihen n\u00eb zbatim.<br \/>\n13. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb a-ja.<br \/>\nRezultatet nuk jan\u00eb shkencore, megjithat\u00eb, ka prova se genet kan\u00eb lidhje me sjelljet e njer\u00ebzve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndjesi t\u00eb reja, si: pirja e alkoolit, apo loja e bixhozit, ndaj, edhe me ata q\u00eb tradhtojn\u00eb. Studimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar te geni DRD 4, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i lidhur me shp\u00ebrblimin dhe t\u00eb ndjerit mir\u00eb. Njer\u00ebzit me variacion t\u00eb k\u00ebtij geni kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb tradhtojn\u00eb: 50% t\u00eb njer\u00ebve me variacion t\u00eb tij tradhtojn\u00eb, kundrejt 22% t\u00eb atyre q\u00eb nuk e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb variacion.<br \/>\n14. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb c-ja.<br \/>\nPrioriteti i \u00e7ifteve q\u00eb kan\u00eb probleme me tradhtin\u00eb \u00ebsht\u00eb rind\u00ebrtimi i besimit nga e para. Kjo b\u00ebhet m\u00eb mir\u00eb n\u00ebse k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb s\u00eb bashku. Mund t\u00eb jet\u00eb ndihm\u00eb edhe takimi individual me nj\u00eb terapist, por n\u00eb disa raste, ai mund t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb mur sekret e privat mes dy partner\u00ebve dhe t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb largimin e m\u00ebtejsh\u00ebm.<br \/>\n15. P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb c-ja.<br \/>\nPersoni q\u00eb \u00ebsht\u00eb tradhtuar duhet t\u00eb caktoj\u00eb koh\u00ebn e nevojshme p\u00ebr sh\u00ebrimin e lidhjes. Megjith\u00ebse personi q\u00eb ka tradhtuar mezi pret ta l\u00ebr\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn pas, ai ose ajo duhet t\u00eb respektoj\u00eb koh\u00ebn q\u00eb i nevojitet tjetrit t\u00eb rifitoj\u00eb besimin dhe t\u00eb filloj\u00eb nga e para. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>1. Shumica e burrave q\u00eb tradhtojn\u00eb jan\u00eb t\u00eb palumtur n\u00eb \u00e7iftin e tyre: a. E v\u00ebrtet\u00eb b. G\u00ebnjesht\u00ebr 2. Me cil\u00ebn nga arsyet e m\u00ebposhtme e justifikon m\u00eb shpesh nj\u00eb grua tradhtin\u00eb? a. Hakmarrjen b. Risin\u00eb n\u00eb seks c. Shpesht\u00ebsin\u00eb e seksit d. Vetmin\u00eb 3. Tradhtia \u00ebsht\u00eb shkaku kryesor i divorceve: a. E v\u00ebrtet\u00eb b. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[51],"tags":[],"class_list":["post-9135","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-test"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9135","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9135"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9135\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9135"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9135"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9135"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}