{"id":9126,"date":"2015-05-07T11:51:50","date_gmt":"2015-05-07T09:51:50","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9126"},"modified":"2015-05-07T11:51:50","modified_gmt":"2015-05-07T09:51:50","slug":"amantia-miki-zbulimi-i-hekuran-krasniqit-i-injoroj-paragjykimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/05\/amantia-miki-zbulimi-i-hekuran-krasniqit-i-injoroj-paragjykimet\/","title":{"rendered":"Amantia Miki, zbulimi i Hekuran Krasniqit I injoroj paragjykimet!"},"content":{"rendered":"<p>\u201cShih shih\u201d ishte k\u00ebnga n\u00eb bashk\u00ebpunim me Hekuran Krasniqin, q\u00eb e b\u00ebri Amantian nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb njohur edhe n\u00eb muzik\u00ebn shqiptare. Aktualisht, ajo po punon n\u00eb studio p\u00ebr realizimin e projekteve t\u00eb reja muzikore, t\u00eb cilat me siguri po i p\u00ebrgatit p\u00ebr sezonin e ver\u00ebs. Ajo jeton n\u00eb Gjermani dhe i \u00ebsht\u00eb futur muzik\u00ebs jo me q\u00ebllim p\u00ebrfitimi, por sepse nuk e koncepton dot asnj\u00eb dit\u00eb pa muzik\u00eb. Nj\u00eb bised\u00eb mjaft e k\u00ebndshme kjo me Amantian, e cila na tregon mjaft gj\u00ebra jo vet\u00ebm p\u00ebr muzik\u00ebn, por edhe p\u00ebr veten e saj, duke e mbyllur me nj\u00eb p\u00ebrqafim t\u00eb ngroht\u00eb nga Gjermania&#8230;<\/p>\n<p>Mia. B: &#8211; Amantia p\u00ebrsh\u00ebndetje! Publiku shqiptar t\u00eb njeh kryesisht me klipin \u201cShih shih\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim me Hekuran Krasniqin\u2026 Si u b\u00ebt\u00eb bashk\u00eb ti dhe muzika?<br \/>\nAmantia Miki: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Mia, ty dhe lexuesve. (Buz\u00ebqesh) Un\u00eb me muzik\u00eb kam filluar t\u00eb merrem qysh n\u00eb mosh\u00ebn 8 vje\u00e7are. \u00cbsht\u00eb trash\u00ebgimi familjare sepse gjyshi dhe babai jan\u00eb marr\u00eb me muzik\u00eb. Un\u00eb fillova s\u00eb pari me pianon, pastaj me k\u00ebndim. M\u00eb p\u00ebrcjell si hobi t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn. \u201cShih Shih&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr k\u00ebng\u00ebt e mia dhe ishte nj\u00eb bashk\u00ebpunim jasht\u00ebzakonisht i bukur. Publiku e priti v\u00ebrtet me plot entuziaz\u00ebm. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Po ti dhe Hekurani, si u b\u00ebt\u00eb bashk\u00eb?<br \/>\n&#8211; Hekuran Krasniqi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr artist\u00ebt m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb tregun shqiptar. Ishte k\u00ebnaq\u00ebsi dhe nder t\u00eb punoja me nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar t\u00eb till\u00eb. Hekurani kishte shikuar disa nga k\u00ebng\u00ebt e mia akustike n\u00eb rrjetet sociale dhe m\u00eb kontaktoi q\u00eb t\u00eb takoheshim. N\u00eb studion e tij jam frym\u00ebzuar nga idet\u00eb dhe produksioni i Hekuranit, andaj kemi r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim.<br \/>\n&#8211; Me siguri, ata q\u00eb t\u00eb kan\u00eb par\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrjete sociale dhe publik jan\u00eb kurioz\u00eb t\u00eb din\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ty\u2026 \u00c7far\u00eb tipi \u00ebsht\u00eb Amantia, si \u00ebsht\u00eb jeta e saj?<br \/>\n&#8211; Amantia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tip me energji pozitive. Mendoj se njeriu duhet t\u00eb jet\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr gj\u00ebrat e vogla t\u00eb jet\u00ebs dhe t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb \u00e7do moment. \u00cbndrrat jan\u00eb t\u00eb bukura, por rruga deri te realizimi i tyre \u00ebsht\u00eb m\u00eb i bukur. \u201cJeto shpirtplot\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb mesazhi, motoja ime.<br \/>\n&#8211; Ke nj\u00eb em\u00ebr mjaft interesant. Ka qen\u00eb fatsjell\u00ebs deri tani p\u00ebr ty?<br \/>\n&#8211; Amantia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet ilir n\u00eb Shqip\u00ebri, 30 kilometra larg Vlor\u00ebs dhe sjell thesare t\u00eb vjetra monumentale nga atdheu yn\u00eb. Emri im nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mantiat t\u00eb cilat i p\u00ebrgatitim si ushqim tradicional shqiptar. (Qesh) Jam krenare ta mbaj nj\u00eb em\u00ebr artistik si Amantia dhe t\u2019i tregojm\u00eb bot\u00ebs se kush jemi ne shqiptar\u00ebt. \u00cbsht\u00eb fatsjell\u00ebs n\u00eb \u00e7do aspekt.<br \/>\n&#8211; Tashm\u00eb, shum\u00eb vajza po e shohin muzik\u00ebn si nj\u00eb nd\u00ebr bizneset m\u00eb t\u00eb lehta dhe si m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar fam\u00eb dhe t\u00eb ardhura&#8230;<br \/>\n&#8211; Un\u00eb mendoj se jan\u00eb dy mund\u00ebsi n\u00eb udh\u00ebtimin si artiste: Ose t\u00eb fal Zoti nj\u00eb dhurat\u00eb\/talent ose nuk e ke dot, por ke talente t\u00eb tjera. Un\u00eb kurr\u00eb nuk kam th\u00ebn\u00eb se dua t\u00eb b\u00ebhem e famshme me muzik\u00eb, por e kam ndjer\u00eb se po m\u00eb p\u00ebrcjell dhe sado q\u00eb jam munduar t\u2019i largohem me studime dhe aktivitete t\u00eb tjera, aq m\u00eb shum\u00eb m\u00eb ka ndjekur muzika. Sot, fatkeq\u00ebsisht, muzika m\u00eb shum\u00eb po shikohet sesa po d\u00ebgjohet, por kemi disa nga d\u00ebgjuesit t\u00eb cil\u00ebt akoma e vler\u00ebsoj\u00eb melodin\u00eb dhe esenc\u00ebn e muzik\u00ebs me vesh, andaj nuk i humb shpresat q\u00eb do kemi muzik\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. Sidoqoft\u00eb, muzika mundet me qen\u00eb biznes dhe fitim, por secili artist vendos n\u00ebse peshon m\u00eb shum\u00eb kreativiteti dhe q\u00ebllimi i muzik\u00ebs s\u00eb tyre apo vet\u00ebm biznesi.<br \/>\n&#8211; \u2026ti, me \u00e7\u2019q\u00ebllim i je futur muzik\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Jam futur se nuk mundem ta mendoj apo t\u00eb jetoj pa muzik\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb. Jam futur n\u00eb muzik\u00eb se e admiroj q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria dhe m\u00eb shum\u00eb m\u00eb kompleton muzika kur e di se me at\u00eb q\u00eb e b\u00ebj, po frym\u00ebzoj shum\u00eb d\u00ebgjues t\u00eb tjer\u00eb me energji pozitive.<br \/>\n&#8211; Fama t\u00eb ndryshon\u2026 Cilit ndryshim te vetja i frik\u00ebsohesh m\u00eb shum\u00eb?<br \/>\n&#8211; Sinqerisht, nuk kam asnj\u00eb frik\u00eb p\u00ebrve\u00e7se ndoshta nuk do kisha m\u00eb koh\u00eb aq sa d\u00ebshiroj un\u00eb p\u00ebr familjen dhe miqt\u00eb e mi, t\u00eb cil\u00ebt i \u00e7moj m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse muzika do t\u00eb ishte n\u00eb kriz\u00eb dhe e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar do t\u00eb ishte sllogani \u201cZhveshja shet\u201d, ti do ta pranoje k\u00ebt\u00eb kusht apo do ta lije p\u00ebr fare muzik\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Uou, \u00e7far\u00eb t\u00eb them? Me l\u00ebn\u00eb muzik\u00ebn? P\u00ebrfundimi do ishte q\u00eb un\u00eb s\u2019do kisha m\u00eb si ta shprehja kreativitetin, harmonin\u00eb dhe dashurin\u00eb, por t\u00eb zhvishem, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb e suksesshme, m\u00eb duket nj\u00ebkoh\u00ebsisht shum\u00eb banale.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb doje t\u00eb d\u00ebgjoje t\u00eb flitej p\u00ebr ty?<br \/>\n&#8211; Qoft\u00eb mir\u00eb apo keq, nuk mund t\u00eb ndikojm\u00eb shum\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e njer\u00ebzve, por do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb pranojn\u00eb dhe respektojn\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb jam, me pikat e mia t\u00eb forta dhe t\u00eb dob\u00ebta. N\u00ebse e pranojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin ashtu si jemi, do t\u00eb kemi nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe me t\u00eb lumtur. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Me cil\u00ebn prej k\u00ebng\u00ebtareve shqiptare e sheh veten me stil t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb?<br \/>\n&#8211; (Qesh) V\u00ebrtet i \u00e7moj shum\u00eb k\u00ebng\u00ebtaret tona shqiptare, krenohem me muzik\u00ebn ton\u00eb. Un\u00eb mendoj se \u00e7do artiste ka stil t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe sigurisht q\u00eb nj\u00eb frym\u00ebzim lejohet, por nj\u00eb stil personal, duhet t\u00eb krijohet nga artistja vet\u00eb, andaj s&#8217;mundem t\u00eb krahasohem me ndonj\u00ebr\u00ebn prej tyre.<br \/>\n&#8211; Sipas teje, cila \u00ebsht\u00eb k\u00ebng\u00ebtarja e veshur m\u00eb bukur?<br \/>\n&#8211; Kemi k\u00ebng\u00ebtare q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb stil t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. M\u00eb p\u00eblqen stili i Ponit, Elvana Gjat\u00ebs, Miriam Canit etj.<br \/>\n&#8211; K\u00ebng\u00ebtari, reperi mashkull q\u00eb do t\u00eb zgjidhje t\u00eb parin p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar?<br \/>\n&#8211; Jam n\u00eb dispozicion t\u00eb bashk\u00ebpunoj me \u00e7do reper shqiptar sepse kemi shum\u00eb talente n\u00eb zhanrin rap. Nuk dua t\u00eb limitoj veten duke zgjedhur nj\u00ebrin.<br \/>\n&#8211; N\u00eb raport me meshkujt, je tip i t\u00ebrhequr apo e shoq\u00ebrueshme?<br \/>\n&#8211; N\u00eb raport me meshkujt, jam tip i gjithansh\u00ebm. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu shikoj n\u00ebse \u00ebsht\u00eb komunikim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb biznesi, shoq\u00ebrues apo tjet\u00ebr. I p\u00ebrshtatem situat\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb mashkull, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb krah teje, duhet t\u00eb ket\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; &#8230;karakter t\u00eb fort\u00eb!<br \/>\n&#8211; U trembesh paragjykimeve?<br \/>\n&#8211; Jo, aspak. Fillimisht i kam marr\u00eb paragjykimet shum\u00eb personale, por jam m\u00ebsuar t\u2019i injoroj. \u00cbsht\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs tani, pasi jam fytyr\u00eb publike.<br \/>\n&#8211; Zakonisht, m\u00eb shum\u00eb fal apo k\u00ebrkon falje?<br \/>\n&#8211; Mendoj se tri fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb vlefshme n\u00eb jet\u00eb jan\u00eb: \u201cFaleminderit\u201d, \u201cT\u00eb lutem\u201d&#8217; dhe \u201cM\u00eb fal\u201d. Mund t\u00eb them se k\u00ebrkoj falje, por gjithashtu, edhe fal. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb balanc\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb.<br \/>\n&#8211; Beson n\u00eb Zot?<br \/>\n&#8211; Po!<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb mendon p\u00ebr femrat q\u00eb mbulohen me shami?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e drejta e tyre, n\u00ebse ato e ndjejn\u00eb veten ashtu rehat. Un\u00eb vet\u00ebm do t\u2019i respektoja vazhdimisht si krijesa t\u00eb Zotit.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr \u00e7\u2019arsye do t\u00eb vije ti vet\u00eb shami?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr asnj\u00eb arsye\u2026 p\u00ebrve\u00e7 nj\u00ebr\u00ebs, q\u00eb do ishte shenja e respektit kur t\u00eb hyja n\u00eb sht\u00ebpi fetare apo n\u00eb nj\u00eb manifestim fetar.<br \/>\n&#8211; Mendon se ka rregulla p\u00ebr t\u00eb arritur suksesin n\u00eb jet\u00eb?<br \/>\n&#8211; Po, ka! Disiplin\u00eb, vet\u00ebbesim, angazhim!<br \/>\n&#8211; Q\u00eb t\u00eb kesh sukses, duhet t\u00eb jesh patjet\u00ebr e bukur?<br \/>\n&#8211; Jo aspak! Mundet me qen\u00eb p\u00ebrfitim, por s\u2019\u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb suksessh\u00ebm.<br \/>\n&#8211; Je tip luftarak?<br \/>\n&#8211; Po jam! P\u00ebr familje, miq ose dashuri!<br \/>\n&#8211; Amantia, si \u00ebsht\u00eb karriera q\u00eb ke nd\u00ebrtuar n\u00eb mendje p\u00ebr veten t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Kariera ime \u00ebsht\u00eb juridiku dhe arkeologjia, p\u00ebr t\u00eb cilat jam duke studiuar. M\u00eb tej, besoj se edhe n\u00eb drejtimin e artit, aktrimit dhe muzik\u00ebs do kem nj\u00eb karrier\u00eb, por t\u00eb gjitha k\u00ebto, nuk dua t\u2019i l\u00eb anash p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrkushtuar vet\u00ebm nj\u00ebr\u00ebs deg\u00eb. M\u00eb kompletojn\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet gjat\u00eb jet\u00ebs sime.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb personi t\u00eb cilit i ke besuar kujdesin ndaj suksesit t\u00ebnd?<br \/>\n&#8211; \u2026familjes sime.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb humbje kohe p\u00ebr ty?<br \/>\n&#8211; Ofendimet, sharjet, fyerjet&#8230;<br \/>\n&#8211; P\u00ebr \u00e7far\u00eb po e shfryt\u00ebzon k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr t\u00eb realizuar veten!<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja q\u00eb ke dashur gjithmon\u00eb?<br \/>\n&#8211; Familja ime, \u00e7okollatat, lepurushin tim Shortyn, skijimin dhe artin.<br \/>\n&#8211; M\u00eb thuaj nj\u00eb thashethem q\u00eb e ke d\u00ebgjuar s\u00eb fundi nga bota e shoubizzit?<br \/>\n&#8211; Nuk kam ide p\u00ebr momentin. (Qesh) Nuk lexoj shum\u00eb thashetheme.<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb tri fjal\u00ebt q\u00eb e ke m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i thuash?<br \/>\n&#8211; \u201cPo\u201d, \u201cS\u2019e di\u201d dhe \u201cLamtumir\u00eb\u201d.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb do presim n\u00eb vazhdim nga ti?<br \/>\n&#8211; N\u00eb t\u00eb ardhmen do kem shum\u00eb projekte t\u00eb reja, si n\u00eb muzik\u00eb, ashtu edhe n\u00eb modelim dhe aktrim. Shpresoj q\u00eb publiku do jet\u00eb gjithmon\u00eb pran\u00eb meje. Besoj se do t\u2019ju p\u00eblqejn\u00eb k\u00ebng\u00ebt dhe bashk\u00ebpunimet e radh\u00ebs. Nuk do t\u2019ju zhg\u00ebnjej. Ju p\u00ebrsh\u00ebndes dhe p\u00ebrqafoj nga Gjermania me nj\u00eb buz\u00ebqeshje. (Buz\u00ebqesh) <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cShih shih\u201d ishte k\u00ebnga n\u00eb bashk\u00ebpunim me Hekuran Krasniqin, q\u00eb e b\u00ebri Amantian nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb njohur edhe n\u00eb muzik\u00ebn shqiptare. Aktualisht, ajo po punon n\u00eb studio p\u00ebr realizimin e projekteve t\u00eb reja muzikore, t\u00eb cilat me siguri po i p\u00ebrgatit p\u00ebr sezonin e ver\u00ebs. Ajo jeton n\u00eb Gjermani dhe i \u00ebsht\u00eb futur muzik\u00ebs jo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-9126","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9126","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9126"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9126\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}