{"id":9117,"date":"2015-05-06T13:00:08","date_gmt":"2015-05-06T11:00:08","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9117"},"modified":"2015-05-06T23:48:23","modified_gmt":"2015-05-06T21:48:23","slug":"diela-ana-preka-zonja-e-hekurt-e-emigranteve-do-tu-jem-gjithmone-prane-njerezve-ne-nevoje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/05\/diela-ana-preka-zonja-e-hekurt-e-emigranteve-do-tu-jem-gjithmone-prane-njerezve-ne-nevoje\/","title":{"rendered":"Diela Ana Preka, zonja e hekurt e emigrant\u00ebve Do t\u2019u jem gjithmon\u00eb pran\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb nevoj\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato q\u00eb mund t\u00eb quhen gra t\u00eb hekurta; e gatshme t\u00eb p\u00ebrballet me gjith\u00e7ka, por edhe t\u2019ia dal\u00eb mban\u00eb. An\u00ebn e johin t\u00eb gjith\u00eb emigrant\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Greqi, t\u00eb cl\u00ebve ajo u ka sh\u00ebrbyer me agjencin\u00eb e saj turistike dhe linj\u00ebn e autobus\u00ebve q\u00eb operon q\u00eb prej nj\u00ebzet vjet\u00ebsh. Por, a mund t\u00eb ndalet ndonj\u00ebher\u00eb ajo? Me sa duket, jo&#8230; shum\u00eb projekte t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me biznesin, angazhimi n\u00eb politik\u00eb me Partin\u00eb Konservatore, ku ajo \u00ebsht\u00eb kryetare e grave, hapja e fondacionit \u201cMargaret The\u00e7er\u201d p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe zelli i saj p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb krye, nuk kan\u00eb fund&#8230; Ne arrit\u00ebm ta shk\u00ebpusnim An\u00ebn n\u00eb nj\u00eb nga q\u00ebndrimet e saj t\u00eb shkurtra n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb zhvillonim me t\u00eb, k\u00ebt\u00eb bised\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Diela ose Ana&#8230; nuk di si do t\u00eb t\u00eb p\u00eblqente t\u00eb t\u00eb th\u00ebrrisnin&#8230;<br \/>\n&#8211; Me cilindo em\u00ebr, p\u00ebr mua, s\u2019ka asnj\u00eb problem. Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb emri q\u00eb ma kan\u00eb v\u00ebn\u00eb kur linda, kurse tjetri, emri i pag\u00ebzimit. T\u00eb dy bashk\u00eb, shkojn\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Takohemi s\u00ebrish pas dy vjet\u00ebsh, q\u00eb nga intervista e fundit q\u00eb realizuam bashk\u00eb. \u00c7far\u00eb ka ndryshuar n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde q\u00eb nga ajo koh\u00eb?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr dy vjet, kan\u00eb ndryshuar shum\u00eb gj\u00ebra&#8230; (Buz\u00ebqesh) Kam patur shum\u00eb arritje, shum\u00eb t\u00eb reja. Un\u00eb jam vazhdimisht n\u00eb aktivitet, ndaj p\u00ebr mua jeta ec\u00ebn me vrap; gj\u00ebrat, po ashtu, ndryshojn\u00eb shum\u00eb shpejt&#8230;<br \/>\n&#8211; A lodhesh ndonj\u00ebher\u00eb nga gjith\u00eb ky aktivitet?<br \/>\n&#8211; Edhe kur lodhem, b\u00ebj sikur s\u2019lodhem se kam d\u00ebshir\u00eb t\u2019u tregoj t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb jam e fort\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb kemi dob\u00ebsit\u00eb tona&#8230;<br \/>\n&#8211; Emri yt \u00ebsht\u00eb i lidhur ngusht\u00eb me emigrant\u00ebt, madje, her\u00eb pas here, kam par\u00eb q\u00eb organizon aktivitete p\u00ebr ta&#8230;<br \/>\n&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e v\u00ebrtet\u00eb. Duke qen\u00eb vet\u00eb emigrante prej shum\u00eb vitesh, e kam par\u00eb \u00e7far\u00eb problemesh t\u00eb m\u00ebdha kan\u00eb emigrant\u00ebt dhe them se e kam p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb edhe t\u2019i ndihmoj, por edhe t\u00eb jem mes tyre, se edhe puna ime \u00ebsht\u00eb e lidhur me ta.<br \/>\n&#8211; N\u00eb fundvit, pash\u00eb q\u00eb kishe organizuar nj\u00eb fest\u00eb t\u00eb madhe ku shp\u00ebrndaje dhurata p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre, ama t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb e pash\u00eb edhe nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb janarit&#8230;<br \/>\n&#8211; Sepse k\u00ebto jan\u00eb aktivitete q\u00eb un\u00eb i b\u00ebj t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb her\u00eb n\u00eb muaj, brenda mund\u00ebsive q\u00eb kam. N\u00eb aktivitete t\u00eb tilla ka shfaqje, dhurata, kam sjell\u00eb cirkun e Greqis\u00eb, q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb k\u00ebnaqen sa m\u00eb shum\u00eb. Ka patur raste q\u00eb n\u00eb ambientin ton\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb edhe ndonj\u00eb dit\u00eblindje t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb nuk kishin mund\u00ebsi t\u00eb festonin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Un\u00eb e b\u00ebj me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. K\u00ebnaqem kur ata k\u00ebnaqen e m\u00eb respektojn\u00eb. Mendoj se ia kam b\u00ebr\u00eb vendin vetes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<br \/>\n&#8211; Para zgjedhjeve t\u00eb fundit n\u00eb vend, t\u00eb pyeta n\u00ebse shikoje ndonj\u00eb drit\u00eb jeshile p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe fjal\u00ebt e tua ishin: \u201cVet\u00ebm rotacion! N\u00eb qoft\u00eb se ky vend do t\u00eb b\u00ebhet, duhet t\u00eb v\u00ebm\u00eb Edi Ram\u00ebn. Nj\u00eb i till\u00eb i duhet Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb i till\u00eb si un\u00eb dhe si ai, q\u00eb kemi punuar e punojm\u00eb dhe jo ata q\u00eb flasin\u201d. Tashm\u00eb, po b\u00ebhen dy vjet q\u00eb kjo d\u00ebshir\u00eb e jotja \u00ebsht\u00eb realizuar. Vazhdon t\u2019i q\u00ebndrosh t\u00eb nj\u00ebjtit mendim?<br \/>\n&#8211; Ne shqiptar\u00ebt e kemi pak t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqemi, kushdo q\u00eb t\u00eb vendoset n\u00eb krye. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb e keqe, pasi ne nuk i l\u00ebm\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb punojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb e nevojshme t\u00eb besojm\u00eb tek ai q\u00eb kemi votuar, tek ai \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb vendit dhe q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb shtet. Sa i p\u00ebrket t\u00eb sotmes dhe asaj p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kam folur para dy vjet\u00ebsh, mund t\u00eb them se jo t\u00eb gjitha ato q\u00eb u premtuan jan\u00eb realizuar, por n\u00eb kaq koh\u00eb nuk kan\u00eb se si t\u00eb realizohen t\u00eb gjitha; \u00ebsht\u00eb shum\u00eb shpejt. D\u00ebgjoj shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb ankohen p\u00ebr pages\u00ebn e dritave. N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb \u00e7do qeveri t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga qytetar\u00ebt e vet t\u00eb paguajn\u00eb \u00e7far\u00eb konsumojn\u00eb dhe q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb jen\u00eb korrekt\u00eb me detyrat e tyre. T\u00eb mos harrojm\u00eb se, n\u00ebse do t\u00eb ishin paguar deri tani, kur ishin qeveri t\u00eb tjera, nuk do t\u00eb ishte e nevojshme t\u00eb krijohej ky kaos, shtr\u00ebngimi q\u00eb ndodhi. Ne n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi shajm\u00eb, por ligji duhet t\u00eb zbatohet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eblloj.<br \/>\n&#8211; Mendon se ne kemi shpresa p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shtet?<br \/>\n&#8211; E shoh pak t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb sepse njer\u00ebzit e kan\u00eb humbur besimin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryesor p\u00ebr k\u00ebdo. N\u00eb momentin q\u00eb humb besimi, humb edhe shpresa, ndaj mendoj se k\u00ebtij populli duhet me i ardh s\u00eb pari besimi dhe pastaj t\u00eb shpresojm\u00eb se gj\u00ebrat do t\u00eb shkojn\u00eb aty ku duam dhe si duam ne.<br \/>\n&#8211; Le t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb pak te ti dhe biznesi, q\u00eb tashm\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb binom t\u00eb padiskutuesh\u00ebm. Si po ecin bizneset e tua n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb krize?<br \/>\n&#8211; Nuk mund t\u00eb them shum\u00eb mir\u00eb. Bizneset n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jan\u00eb keq dhe kjo \u00ebsht\u00eb disi e kuptueshme, sepse gj\u00ebrat shkojn\u00eb zinxhir. Sidomos p\u00ebr ne, q\u00eb kemi biznese t\u00eb lidhura me dy shtete, \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb e komplikuar e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. N\u00eb Greqi, kriza \u00ebsht\u00eb gjithashtu shum\u00eb e madhe, njer\u00ebzit jan\u00eb pa pun\u00eb dhe, kur s\u2019kan\u00eb ata, s\u2019kan\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt e s\u2019kemi ne dhe k\u00ebshtu shkojn\u00eb pun\u00ebt zinxhir. Tani, pasagjer\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrgjysmuar dhe kjo, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs, por edhe sepse linjat jan\u00eb shtuar. Dikush punon me dy vet\u00eb, dikush me pes\u00eb vet\u00eb&#8230; Un\u00eb q\u00eb e kam pun\u00ebn e ngritur q\u00eb prej nj\u00ebzet vjet\u00ebsh, nuk e kuptoj se si ia dalin k\u00ebto kompani t\u00eb reja.<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsia m\u00eb e madhe me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballet nj\u00eb grua biznesi?<br \/>\n&#8211; N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, meshkujt, q\u00eb e kan\u00eb shum\u00eb problem kur shohin se drejton nj\u00eb grua. Imagjino, edhe policia rrugore, kur ndalojn\u00eb autobusat, i pyesin shofer\u00ebt: \u201cK\u00eb keni pronar?\u201d. Kur shofer\u00ebt thon\u00eb se kan\u00eb pronare dhe jo pronar, habiten dhe nuk u p\u00eblqen&#8230; Por, kjo nuk ndodh vet\u00ebm n\u00eb rrug\u00eb. Kudo dhe n\u00eb \u00e7do vend, ndeshja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb me meshkujt dhe un\u00eb habitem se si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb, n\u00eb shekullin e XXI, n\u00eb vitin 2015, mentaliteti i burrave nuk ka ndryshuar. Duhet me e dit se ne jemi maxhoranc\u00eb, ama na kan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb opozit\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Megjithat\u00eb, jam e sigurt\u00eb q\u00eb ti nuk ndalesh asnj\u00ebher\u00eb, po aq sa jam e sigurt\u00eb se, me siguri, e ke gati projektin, apo biznesin t\u00ebnd t\u00eb radh\u00ebs&#8230; Kam t\u00eb drejt\u00eb?<br \/>\n&#8211; Sigurisht. (Buz\u00ebqesh) Kam nj\u00eb projekt q\u00eb u vjen shum\u00eb m\u00eb ndihm\u00eb zonjave, fondacioni i cili m\u00eb ka ngjallur interesin dhe kam shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpara sepse ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me zonjat dhe me njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb fondacioni \u201cMargaret The\u00e7er\u201d q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb deg\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, por qendr\u00ebn do ta ket\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb vendlindjen time. Projekti ka nisur q\u00eb n\u00eb fundin e vitit 2014 dhe besoj se shum\u00eb shpejt do t\u00eb filloj\u00eb pun\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb m\u00eb g\u00ebzon shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb synimi yt m\u00eb i madh, p\u00ebr momentin?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr momentin, dua t\u2019i qet\u00ebsoj njer\u00ebzit sa m\u00eb shum\u00eb, t\u2019u jap at\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb jetuar, q\u00eb shum\u00eb e kan\u00eb humbur. Me k\u00ebt\u00eb projekt p\u00ebr t\u00eb cilin t\u00eb fola pak m\u00eb par\u00eb, kam besimin se do t\u00eb b\u00ebj shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. E kam shum\u00eb me merak q\u00eb t\u2019u q\u00ebndroj af\u00ebr dhe t\u2019u vij n\u00eb ndihm\u00eb realisht e jo vet\u00ebm me fjal\u00eb, atyre q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb. Besoj se me fondacionin ton\u00eb, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<br \/>\n&#8211; Me \u00e7far\u00eb do t\u00eb doje ta mbyllje k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb mos e mbyllnim k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb (buz\u00ebqesh) sepse kam shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr t\u00eb shprehur, por po l\u00ebm\u00eb edhe nj\u00eb port\u00eb t\u00eb hapur te gazeta ime e dashur \u201cIntervista\u201d dhe po e mbyll me nj\u00eb urim: Uroj t\u00eb gjith\u00eb emigrant\u00ebt pa p\u00ebrjashtim, kudo q\u00eb jan\u00eb, ashtu si edhe t\u00eb gjith\u00eb popullin n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb drejtat tona dhe t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb bashkuar se kurr\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato q\u00eb mund t\u00eb quhen gra t\u00eb hekurta; e gatshme t\u00eb p\u00ebrballet me gjith\u00e7ka, por edhe t\u2019ia dal\u00eb mban\u00eb. An\u00ebn e johin t\u00eb gjith\u00eb emigrant\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Greqi, t\u00eb cl\u00ebve ajo u ka sh\u00ebrbyer me agjencin\u00eb e saj turistike dhe linj\u00ebn e autobus\u00ebve q\u00eb operon q\u00eb prej nj\u00ebzet vjet\u00ebsh. Por, a [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-9117","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9117","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9117"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9117\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9117"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9117"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9117"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}