{"id":9050,"date":"2015-04-29T22:30:34","date_gmt":"2015-04-29T20:30:34","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9050"},"modified":"2015-04-29T21:45:19","modified_gmt":"2015-04-29T19:45:19","slug":"spartak-ngjela-ne-shqiperi-nuk-ka-pasur-tranzicion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/04\/spartak-ngjela-ne-shqiperi-nuk-ka-pasur-tranzicion\/","title":{"rendered":"Spartak Ngjela: N\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka pasur tranzicion"},"content":{"rendered":"<p>Avokat Spartak Ngjela ka publikuar ne Facebook nje referat te tij ne lidhje me tranzicionin shqiptar, mbajtur ne\u00a0Universitetin Europian te\u00a0Tiran\u00ebs me\u00a024 prill 2015<\/p>\n<p>TEZA E PARE. A ka pasur dhe a ka v\u00ebrtet ende sot nj\u00eb tranzicion shqiptar n\u00eb lidhje me kalimin nga nj\u00eb sistem politik n\u00eb tjetrin ?<\/p>\n<p>Nuk ka pasur nj\u00eb tranzicion shqiptar.<\/p>\n<p>P\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje k\u00ebsaj pyetje me gjykimin se nuk ka pasur nj\u00eb tranzicion shqiptar, pash\u00eb me v\u00ebm\u00ebndje tranzicionin spanjoll t\u00eb kalimit nga frankizmi n\u00eb demokraci; tranzicionin portugez t\u00eb kalimit nga diktatura e Salazarit n\u00eb demokraci, por me impresion t\u00eb vecant\u00eb kam mbetur me element\u00ebt brilant\u00eb t\u00eb tranzicionit italian: nga fashizmi musolinian n\u00eb demokraci.<br \/>\nDuke u nisur nga k\u00ebto, jam i bindur se ne s\u2019kemi pasur dhe s\u2019kemi nj\u00eb tranzicion sepse t\u00eb gjith\u00eb principet dhe ingredient\u00ebt politik\u00eb, institucionet e pavarura, zgjedhjet e lira dhe t\u00eb drejtat e njeriut nuk kan\u00eb q\u00ebn\u00eb prezente n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb periudh\u00ebn 1992-2014.<\/p>\n<p>a) Percaktimi i termit ose konceptit tranzicion<br \/>\nKoncepti \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb t\u00ebp\u00ebr i gjer\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim. M\u00eb s\u00eb shumti ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept apo nj\u00eb term shkencor q\u00eb i p\u00ebrket fizik\u00ebs dhe kimis\u00eb; por q\u00eb po ashtu edhe shkenc\u00ebs s\u00eb historis\u00eb.<br \/>\nSi koncept i historis\u00eb si shk\u00ebnc\u00eb, tranzicioni gjithmon\u00eb ka kuptuar l\u00ebvizjen nga nj\u00eb gjendje n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, dhe, kur ka q\u00ebn\u00eb fjala p\u00ebr ndryshimin e sistemeve poltike, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur dhe p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb treguar l\u00ebvizjen e but\u00eb evolucioniste p\u00ebr largimin nga nj\u00eb sistem politik apo shoq\u00ebror n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\nTranzicioni modern shqiptar q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb nd\u00ebrrimin e sistemit politik dihet se ka nisur n\u00eb vitin 1992; por ne konstatojm\u00eb sot se ai, n\u00eb fakt, nuk ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb moment i mir\u00ebfillte tranzicional, prandaj tek shohim zgjatjen e madhe n\u00eb koh\u00ebn e q\u00ebndrimit t\u00eb tij, dhe sidomos, teksa konstatojm\u00eb se, n\u00eb lidhje me sistemin hapat q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb segment kohor jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb vogla dhe n\u00eb thelb t\u00eb dyshimta, kuptohet se shoq\u00ebria shqiptare n\u00eb periudh\u00ebn kohore 1992 -2014 nuk ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb tranzicion p\u00ebr kalimin nga diktatura totalitare n\u00eb nj\u00eb demokraci; po kuptohet sot se ai ka q\u00ebn\u00eb m\u00eb se shumti nj\u00eb moment inercial q\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjatur m\u00eb tep\u00ebr si nj\u00eb totalitariz\u00ebm jo virulent dhe nj\u00eb diktatur\u00eb jofunksionale, sesa si nj\u00eb ecuri p\u00ebrdrejt ngritjes s\u00eb nj\u00eb sistemi demokratik.<br \/>\nArgumentimi i k\u00ebtij gjykimi do t\u00eb vij\u00eb e t\u00eb form\u00ebzohet m\u00eb posht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb punim.<\/p>\n<p>b) Natyra e tranzicionit<br \/>\nTranzicioni n\u00eb nj\u00eb sens historik q\u00eb ka lidhje me sistemet politike t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie moderne, q\u00ebndron si gjendje aktuale vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur, n\u00eb fillesat e tij, pasi ka mbaruar apo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysur nj\u00eb sitem politik, ka nisur implementimi i nj\u00eb sistemi t\u00eb ri. Por, nuk duhet t\u00eb mos kujtojm\u00eb k\u00ebtu se tranzicioni p\u00ebr kalimin nga nj\u00eb sistem n\u00eb tjetrin, mund t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb l\u00ebvizje e pand\u00ebrprer\u00eb q\u00eb ka nisur ekzistenc\u00ebn e vet q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e sistemit t\u00eb vjet\u00ebr.<br \/>\nN\u00ebse do ta shohim gjendjen shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb priz\u00ebm, dhe n\u00ebse do ta krahasojm\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe me ndryshimet dhe tranzicionet n\u00eb vendet komuniste t\u00eb Europ\u00ebs Q\u00ebndrore, konstatojm\u00eb se, n\u00ebse n\u00eb vendet e EQ sistemi i ri kishte nisur t\u00eb merrte jet\u00eb q\u00eb brenda sistemit diktatorial komunist, n\u00eb Shqip\u00ebri kjo ka q\u00ebn\u00eb absolutisht e pamundur. Diktatura shqiptare e komunizmit nuk ka lejuar asnj\u00eb inicie demokratike, dhe totalitarizmi ishte nj\u00eb fenomen t\u00ebr\u00ebsisht i dominuar nga totaliteti ideologjik q\u00eb fuksiononte vet\u00ebm si nj\u00eb tirani absolutiste, si pushtet personal i vet\u00ebm nj\u00eb personi.<\/p>\n<p>Absolutizmi i nj\u00eb pushteti personal tiranik n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste q\u00eb zgjati p\u00ebr 45 vjet, n\u00eb fakt krijoi n\u00eb koshinc\u00ebn politike t\u00eb shtres\u00ebs politike q\u00eb do t\u00eb vinte pas, nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb absolutiste, e cila asnj\u00ebh\u00ebr\u00eb q\u00eb nga viti 1992 nuk u largua nga periudha q\u00eb po analizojm\u00eb, dhe ai ekziston ende edhe sot.<\/p>\n<p>c) Tranzicioni \u00ebsht\u00eb kontinuitet apo fenomen i ri p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri ?<br \/>\nAshtu sikur e cek\u00ebm m\u00eb lart kur tham\u00eb se nj\u00eb tranzicion nga nj\u00eb gjendje politike n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kontinuitet me nism\u00eb q\u00eb nga sistemi i vjet\u00ebr, dhe ai mund t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb nism\u00eb e re q\u00eb vjen pas nj\u00eb p\u00ebrmbysjeje &#8211; n\u00eb t\u00eb njet\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb na duhet t\u00eb theksojm\u00eb se, p\u00ebr gjendjen specifike t\u00eb diktatur\u00ebs shqiptare, tranzicioni, ishte nje fillim ex novo, i cili, pik\u00ebrisht pse ishte dhe duhej t\u00eb ishte i till\u00eb, d\u00ebshtoi p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb nje tranzicion i mir\u00ebfillt\u00eb dhe p\u00ebrfundoi vet\u00ebm si nj\u00eb ecje inerciale, q\u00eb sigurisht q\u00eb do t\u00eb vinte pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb pushtetit diktatorial absolut personal n\u00eb Shqip\u00ebri,<\/p>\n<p>TEZA E DYTE . Cilat jan\u00eb vecorit\u00eb tipike dhe faktet q\u00eb na provojn\u00eb se nuk ka nj\u00eb tranzicion shqiptar q\u00eb te kete nisur n\u00eb vitin 1992 ?<br \/>\nVecoria kryesore \u00ebsht\u00eb ekzistenca permanente e pushtetit absolut t\u00eb nj\u00eb njeriu, i cili, pasi ka sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb si kukull t\u00eb gjith\u00eb maxhoranc\u00ebn, ka ushtruar gjithmon\u00eb nj\u00eb pushtet absolut personal. Dhe \u00ebsht\u00eb ky pushtet personal i vazhduesh\u00ebm q\u00eb provon faktin se ende n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka filluar q\u00eb t\u00eb mendohet realisht p\u00ebr demokracin\u00eb.<br \/>\nPushteti absolut i Berish\u00ebs president pas vitit 1992 e deri n\u00eb kryengritjen popullore t\u00eb vitit 1997, dominoi gjith\u00e7ka. Dhe mbi t\u00eb gjitha e kthehu gjykat\u00ebn dhe prokurorin\u00eb n\u00eb instrumente t\u00eb barabarta me ato q\u00eb kishte p\u00ebrdorur komunizmi n\u00eb ushtrimin e diktatur\u00ebs. Arrestimi dhe d\u00ebnimi i shefit t\u00eb opozit\u00ebs pa asnj\u00eb prov\u00eb, \u00ebsht\u00eb fakti test q\u00eb na tregon se nuk mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tranzicion por p\u00ebr nj\u00eb inerci t\u00eb pushtetit t\u00eb vjet\u00ebr politik, pavar\u00ebsisht nga zbutja e karakterit social t\u00eb goditjes penale. N\u00eb funksion t\u00eb koh\u00ebs, p\u00ebr pushtetet politike, logjika nuk mund te j\u00ebt\u00eb absolute; ajo \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb relative.<\/p>\n<p>TEZA E TRETE . Gjendja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb inerci e diktatur\u00ebs e cila u nd\u00ebrpre por ende nuk \u00ebsht\u00eb shuar si l\u00ebvizje .<br \/>\nCilat jan\u00eb ve\u00e7orit\u00eb dhe faktet q\u00eb na e provojn\u00eb k\u00ebt\u00eb ?<\/p>\n<p>1. N\u00eb Shqiperin\u00eb e pas vitit 1992 asnj\u00ebher\u00eb s\u2019ka pasur zgjedhje t\u00eb lira dhe pushteti politik ka q\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb pushtet personal absolutist.<br \/>\nAsnj\u00eb pal\u00eb zgjedhje nuk \u00ebsht\u00eb pranuar nga institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb angazhuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje. T\u00eb gjitha listat dhe komisionet e votimit kan\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb dominuara nga politika q\u00eb ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb pushtet: dometh\u00ebn\u00eb nga absolutizmi, pavar\u00ebsisht nga nd\u00ebrrimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Num\u00ebrimi dhe administrimi i votave \u00ebsht\u00eb politik.<\/p>\n<p>2. Asnjeher\u00eb nuk ka pasur pushtet gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur.<br \/>\nTotalitarizmi apo diktatura \u00ebsht\u00eb nd\u00ebtuar dhe mund t\u00eb nd\u00ebrtohet vet\u00ebm me nj\u00eb gjykat\u00eb kukull. E till\u00eb ka q\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, deri n\u00eb vitin 1998; sepse m\u00eb pas, sistemi absolutist shqiptar e zgjidhi dominimin e gjykat\u00ebs me marr\u00ebveshje bilaterale midis pushtetit politk dhe Gjykat\u00ebs e Prokuroris\u00eb. Marr\u00ebveshja ka q\u00ebn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e heshtur dhe kjo \u00ebsht\u00eb ende: Ju abuzoni me drejt\u00ebsin\u00eb duke zhvatur qytetar\u00ebt, dhe ne t\u00eb abuzojm\u00eb me pushtetin politik p\u00ebr t\u00eb zhvatur shtetin. Kjo marrevshje \u00ebsht\u00eb kontrata e re e absolutizmit shqiptar, i cili ka ardhur dhe \u00ebsht\u00eb formuar jo m\u00eb me forc\u00ebn e frik\u00ebsimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve, por me korruptimin e tyre, dhe si nje kontrat\u00eb e dyanshme n\u00eb lidhje me pasurimin e t\u00eb dy kraheve. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb korrupsioni shqiptar sot \u00ebsht\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe mban n\u00eb k\u00ebmb\u00eb absolutizmin e nj\u00eb lloji t\u00eb ri: jo me an\u00eb t\u00eb frik\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs shtet\u00ebrore, por m\u00eb an\u00eb t\u00eb nj\u00eb demagogjie q\u00eb i \u00e7on gati n\u00eb zero p\u00ebrpjejkjet p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb rend demokratik n\u00eb Shqip\u00ebri, e kthen median n\u00eb kliente t\u00eb politik\u00ebs dhe blen gjith\u00e7ka q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ruajtjen apo respektimin e t\u00eb drejtave.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i degradimit aktual, i cili patjet\u00ebr q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb analiz\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr ta pasqyruar sakt\u00ebsisht t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje. Megjithat\u00eb, edhe jasht\u00eb nj\u00eb trajtimi t\u00eb detajuar, p\u00ebr t\u2019i plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha aspektet e inercis\u00eb diktatoriale n\u00eb Shqip\u00ebri; jan\u00eb edhe k\u00ebto arsye q\u00eb e plot\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb tablon\u00eb e k\u00ebsaj inercie, duke p\u00ebrjashtuar faktin se mund t\u00eb kemi tranzicion shqiptar p\u00ebr t\u00eb kaluar nga diktatura n\u00eb demokraci.<\/p>\n<p>3. Asnjeher\u00eb nuk jan\u00eb respektuar t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>4. Asnjeher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb respektuar puna si dinjitet i individit , dhe kapitali si aset komb\u00ebtar, pavar\u00ebsisht nga karakteri privat i tij.<\/p>\n<p>5. Asnjeher\u00eb nuk ka pasur nj\u00eb qeveri q\u00eb t\u00eb dij\u00eb q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet reformave t\u00eb shmang\u00eb varf\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebrplasjen sociale n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Konkluzion<br \/>\nMendoj se \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb themi se: mori fund inercia e totalitarizmit n\u00eb Shqip\u00ebri; na duhet t\u00eb mendojm\u00eb seriozisht p\u00ebr demokracin\u00eb dhe t\u00eb eleminojm\u00eb nga skena absolutizmin, i cili gjendet kudo: n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet, n\u00eb t\u00eb gjitha partit\u00eb, edhe n\u00eb shkoll\u00eb, por sidomos na duhet t\u00eb largojm\u00eb nga skena absolutizmin n\u00eb drejtimin e shtetit.<br \/>\nKemi d\u00ebshtuar deri tani sepse nuk pat\u00ebm dot nj\u00eb burr\u00eb shteti reformator q\u00eb ta kishte marr\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb me vete drejt ligjit, drejt\u00ebsis\u00eb dhe nj\u00eb zhvillimi ekonomik t\u00eb nj\u00eb tregu t\u00eb lir\u00eb, n\u00ebp\u00ebmjet nj\u00eb reforme q\u00eb do t\u00eb krijonte mbret\u00ebrin\u00eb e ligjit n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nN\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb le t\u00eb kujtojm\u00eb se stabiliteti 200-vjecar anglo-sakson nuk \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e zotit. At\u00eb na e ka shpjeguar sakt\u00eb histriografia moderne dhe J. Fisher kur na tha: \u201cstabiliteti anglo-sakson 200-vjecar ka ardhur sepse anglez\u00ebt kan\u00eb pasur gjithmon\u00eb nj\u00eb opinion publik t\u00eb mir\u00eb informuar dhe burra shteti q\u00eb kan\u00eb ditur q\u00eb , n\u00ebp\u00ebrmjet reformave, t\u00eb shmangnin kryengritjen.<\/p>\n<p>Spartak Ngjela<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokat Spartak Ngjela ka publikuar ne Facebook nje referat te tij ne lidhje me tranzicionin shqiptar, mbajtur ne\u00a0Universitetin Europian te\u00a0Tiran\u00ebs me\u00a024 prill 2015 TEZA E PARE. A ka pasur dhe a ka v\u00ebrtet ende sot nj\u00eb tranzicion shqiptar n\u00eb lidhje me kalimin nga nj\u00eb sistem politik n\u00eb tjetrin ? Nuk ka pasur nj\u00eb tranzicion shqiptar. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-9050","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9050","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9050"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9050\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9050"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9050"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9050"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}