{"id":9040,"date":"2015-04-28T22:28:56","date_gmt":"2015-04-28T20:28:56","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=9040"},"modified":"2015-04-28T22:28:56","modified_gmt":"2015-04-28T20:28:56","slug":"me-kishte-fshehur-nje-sekret-te-tmerrshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/04\/me-kishte-fshehur-nje-sekret-te-tmerrshem\/","title":{"rendered":"M\u00eb kishte fshehur nj\u00eb sekret t\u00eb tmerrsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Ju p\u00ebrsh\u00ebndes, miq t\u00eb gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Nuk po prezantohem me em\u00ebr, vet\u00ebm po ju them se jam nj\u00eb pensionist, q\u00eb sot mora vendimin t\u00eb shkruaj edhe un\u00eb historin\u00eb time. Mbase do t\u2019ju duket \u00e7udi q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 65 vje\u00e7are t\u00eb shkruash p\u00ebr t\u00eb tilla gj\u00ebra, por me sa duket, sa m\u00eb shum\u00eb kalon mosha, aq m\u00eb shum\u00eb e ndjeka njeriu d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kujtuar t\u00eb kaluar\u00ebn, sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb kaluar q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb. Shum\u00eb her\u00eb jam nisur ta shkruaja n\u00eb nj\u00eb roman k\u00ebt\u00eb histori, por nuk kam mundur. Megjithat\u00eb, ngush\u00ebllohem me faktin q\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs sime, po e ndaj me lexuesit e gazet\u00ebs tuaj.<br \/>\nAt\u00ebhere isha nj\u00eb djal\u00eb i ri q\u00eb sapo kisha mbaruar ushtrin\u00eb dhe nuk gaboj n\u00ebse ju them se isha edhe shum\u00eb i pash\u00ebm, i gjat\u00eb, me flok\u00eb t\u00eb zeza dhe sy t\u00eb zinj. At\u00ebhere punoja n\u00eb teatrin e qytetit ku jetoja. Nj\u00eb dit\u00eb prej dit\u00ebve t\u00eb tjera, kur mbaroi shfaqja (mbaj mend se ishte vepra e Shekspirit \u201cRomeo dhe Zhuljeta\u201d) m\u00eb kujtohet si sot ajo sken\u00eb; nj\u00eb vajz\u00eb e re duartrokiste me shum\u00eb forc\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, vinte dor\u00ebn te goja e th\u00ebrriste mes turm\u00ebs: \u201cBraaavo!\u201d. Nuk \u00ebsht\u00eb se i kushtova r\u00ebnd\u00ebsi sepse ajo vinte gjithmon\u00eb kur ne kishim shfaqje, por nj\u00eb dit\u00eb, kur un\u00eb isha duke dal\u00eb nga skena, ajo m\u2019u drejtua me nj\u00eb tuf\u00eb me lule, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb:<br \/>\n&#8211; Urime p\u00ebr shfaqjen dhe g\u00ebzuar dit\u00eblindjen!<br \/>\nUn\u00eb u befasova nga e gjith\u00eb kjo dhe e pyeta: &#8211; Ku e di ti dit\u00eblindjen time?<br \/>\np\u00ebr \u00e7udin\u00eb time, ajo m\u2019u p\u00ebrgjigj: &#8211; Hajde ulemi diku e ta tregoj.<br \/>\nAjo quhej Ermira, shkurt, Era dhe ishte vajza m\u00eb \u00e7apk\u00ebne q\u00eb kisha takuar ndonj\u00ebher\u00eb. P\u00ebrve\u00e7se e till\u00eb, ajo ishte edhe shum\u00eb simpatike dhe plot jet\u00eb, nga ato vajza q\u00eb t\u00eb japin kurajo dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb optimist p\u00ebr jet\u00ebn. Filluam t\u00eb dilnim m\u00eb shpesh bashk\u00eb dhe ajo, pa iu dridhur qerpiku fare, nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb tha se m\u00eb donte dhe se do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb pamundur\u00ebn q\u00eb un\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha i saji, qoft\u00eb edhe p\u00ebr pak momente. E si mund t\u2019i rezistoje \u00e7ilt\u00ebrsis\u00eb dhe syve t\u00eb bukur q\u00eb ajo kish? Ne filluam t\u00eb takoheshim n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb n\u00eb qytetin e ton\u00eb e quanin vendin ku fshiheshin \u00e7iftet e dashuruara. Ishte nj\u00eb pyll i vog\u00ebl me pisha. Ai vend u kthye n\u00eb oazin e dashuris\u00eb son\u00eb, aty shk\u00ebmbyem puthjen e par\u00eb, aty ajo m\u00eb lexoi poezin\u00eb e par\u00eb q\u00eb kishte thurur p\u00ebr mua, q\u00eb m\u00eb pas u pasua nga t\u00eb tjera poezi, aty ishte vendi ku ne iu dham\u00eb nj\u00ebri-tjetrit pa asnj\u00eb lloj premtimi p\u00ebr t\u00eb ardhmen, pa asnj\u00eb lloj kushti. Era kishte filluar t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, ja, p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra, q\u00eb ndryshe nga vajzat e tjera, ajo dashuronte pa kushte. Mbas gati tre muajsh q\u00eb ishim bashk\u00eb, e pash\u00eb Er\u00ebn nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebtiste me nj\u00eb djal\u00eb n\u00eb krah. Kur u takuam, e pyeta se kush ishte dhe m\u00eb tha:<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb nj\u00ebri q\u00eb m\u00eb do dhe ka koh\u00eb q\u00eb nuk m\u00eb ndahet.<br \/>\n&#8211; V\u00ebrtet? &#8211; i thash\u00eb. &#8211; Epo, ndaje mendjen, o mua, o me at\u00eb!<br \/>\nDuke qeshur m\u00eb tha se as m\u00eb kishte premtuar e as m\u00eb kishte k\u00ebrkuar asgj\u00eb. Po m\u00eb ikte mendja nga qet\u00ebsia e saj, e kapa p\u00ebrkrahu dhe fillova ta puthja me gjith\u00eb fuqin\u00eb time. M\u00eb kishin mb\u00ebrthyer dy ndjenja t\u00eb fuqishme; dashuria dhe urrejtja. Mbas asaj mbr\u00ebmjeje, nuk e takova m\u00eb Er\u00ebn, as ajo nuk kishte tentuar t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte. M\u00eb von\u00eb un\u00eb u detyrova t\u00eb largohesha nga qyteti, pasi m\u00eb kishin caktuar n\u00eb estrad\u00ebn e nj\u00eb qyteti tjet\u00ebr. Rrug\u00ebt e atij qyteti m\u00eb dukeshin t\u00eb boshatisura pa Er\u00ebn, nuk e kuptoja as vet\u00eb se si ajo b\u00ebri aq vend n\u00eb zemr\u00ebn time. Shum\u00eb her\u00eb kisha tentuar t\u00eb lidhesha me dik\u00eb tjet\u00ebr, por te \u00e7do fem\u00ebr m\u00eb dukej sikur shikoja fytyr\u00ebn e saj engj\u00ebllore. I b\u00ebja shum\u00eb pyetje vetes: \u201cSi ka mund\u00ebsi q\u00eb ajo nuk flet m\u00eb me mua? V\u00ebrtet t\u00eb jet\u00eb lidhur kaq shpejt me dik\u00eb tjet\u00ebr?\u201d. V\u00ebrtet ne nuk i kishim premtuar asgj\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, por besoj se kishim filluar t\u00eb duheshim shum\u00eb&#8230; K\u00ebt\u00eb e kuptoja nga puthjet e saj plot zjarr, nga p\u00ebrqafimet, nga m\u00ebnyra se si ajo m\u00eb jepej n\u00eb at\u00eb folen\u00eb ton\u00eb q\u00eb nuk e dinte askush.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb, n\u00eb fundjav\u00eb, i telefonova dhe m\u00eb doli e \u00ebma, q\u00eb m\u00eb tha se ajo nuk ndodhej n\u00eb sht\u00ebpi. Ky fakt m\u00eb acaroi dhe sikur ma shtoi m\u00eb shum\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se ku ishte dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebnte ajo. Nuk munda dot m\u00eb, kishim vet\u00ebm nj\u00eb pushim dyditor dhe un\u00eb doja t\u00eb dija ku dhe si mund ta takoja. Dit\u00ebn e par\u00eb prita gjith\u00eb mbasditen n\u00eb lulishten ku takoheshim gjithmon\u00eb, m\u00eb pas i d\u00ebrgova lajm me nj\u00eb shoqe se doja ta takoja patjet\u00ebr pasi kisha di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb. Dhe, k\u00ebshtu b\u00ebm\u00eb! Ajo erdhi n\u00eb takim ashtu si\u00e7 b\u00ebnte edhe her\u00ebt e tjera, por me nj\u00eb ndryshim&#8230; Nuk ishte m\u00eb Era q\u00eb kisha njohur para disa muajsh. M\u00eb dukej sikur ajo kishte ndryshuar gjith\u00e7ka, edhe n\u00eb paraqitje dukej sikur ishte zvog\u00ebluar dhe sikur kishte hyr\u00eb n\u00eb uj\u00eb, edhe syt\u00eb e saj kishin formuar rrath\u00eb t\u00eb zinj, aq sa nuk kuptohej ngjyra e tyre. Iu afrova p\u00ebr ta p\u00ebrqafuar, por ajo m\u00eb ndaloi, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb:<br \/>\n&#8211; Mos m\u2019u afro. Erdha vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb t\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk dua t\u00eb t\u00eb takoj m\u00eb; jam fejuar me dik\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\nSa nuk m\u00eb ra qielli n\u00eb kok\u00eb&#8230; &#8211; \u00c7far\u00eb po m\u00eb thua moj?! Po un\u00eb, \u00e7far\u00eb isha p\u00ebr ty?<br \/>\nMbaj mend se i kam th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebt m\u00eb fyese q\u00eb mund t\u2019i thuhen nj\u00eb femre dhe u largova shum\u00eb i m\u00ebrzitur, p\u00ebr t\u00eb mos e par\u00eb m\u00eb kurr\u00eb. E vendosa q\u00eb at\u00eb fem\u00ebr do ta hiqja nga mendja dhe nga zemra ime. Mbas dy jav\u00ebsh ajo m\u00eb d\u00ebrgoi nj\u00eb let\u00ebr ku m\u00eb thoshte se kishte shum\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb bisedonte me mua. As q\u00eb mora mundimin t\u2019i ktheja p\u00ebrgjigje. Mbas dhjet\u00eb dit\u00ebsh m\u00eb erdhi nj\u00eb telegram nga shoqja e saj e ngusht\u00eb, e cila m\u00eb thoshte se Era nuk jetonte m\u00eb!<br \/>\nKur nuk m\u00eb iku mendja at\u00eb dit\u00eb, nuk ka p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ikur m\u00eb. Mendova se ajo i kishte b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb vetes p\u00ebr fajin tim, e gjith\u00eb rruga m\u00eb shkoi duke qar\u00eb dhe duke m\u00eb vrar\u00eb nd\u00ebrgjegjja; n\u00ebse ajo do t\u00eb kishte vdekur p\u00ebr fajin tim, nuk e doja m\u00eb jet\u00ebn time. N\u00eb familje nuk mund t\u00eb shkoja, por n\u00eb varrim i shkova me nj\u00eb tuf\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe lulesh. Diku n\u00eb nj\u00eb cep pash\u00eb Mir\u00ebn, shoqen e saj t\u00eb ngusht\u00eb dhe iu afrova. Lot\u00ebt nuk m\u00eb linin t\u00eb flisja, por ajo m\u00eb tha:<br \/>\n&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb po mendon ti&#8230; &#8211; dhe ma b\u00ebri me shenj\u00eb se do t\u00eb m\u00eb tregonte m\u00eb von\u00eb.<br \/>\nM\u2019u duk sikur kjo fjal\u00eb e saj m\u2019i hoqi dhimbjet me dor\u00eb. Pasi ik\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb, un\u00eb i vendosa i fundit lulet dhe aty m\u00eb priti edhe Mira. Me lot n\u00eb sy iu luta t\u00eb m\u00eb tregonte pse ndodhi kjo tragjedi. Ajo m\u00eb tha:<br \/>\n&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr fajin t\u00ebnd, madje ti ishe nj\u00eb \u201cviktim\u00eb\u201d e Er\u00ebs. Ajo t\u00eb zgjodhi ty p\u00ebr t\u00eb shijuar at\u00eb koh\u00eb q\u00eb i kishte mbetur. Ishte me tumor dhe doktori i kishte dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb pak koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar. Edhe kaq sa jetoi, ajo mundi ta b\u00ebnte fal\u00eb dashuris\u00eb t\u00ebnde&#8230;<br \/>\nNga e gjith\u00eb ajo bised\u00eb kuptova se pse Era asnj\u00ebher\u00eb nuk vendoste kushte n\u00eb dashurin\u00eb ton\u00eb. Ajo ishte e \u00e7liruar nga \u00e7do kompleks dhe shijonte t\u00eb tashmen, pa menduar pasojat p\u00ebr t\u00eb ardhmen. P\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb, Era ndenji n\u00eb mendjen dhe zemr\u00ebn time, derisa un\u00eb u fejova dhe u martova, por edhe pse e vdekur, ajo vazhdoi t\u00eb m\u2019i turbullonte ndjenjat. Kur bashk\u00ebshortja ime mbeti shtatz\u00ebn\u00eb, ishte n\u00eb muajin e fundit dhe ndodhej n\u00eb spital e shoq\u00ebruar nga n\u00ebna ime, nd\u00ebrsa un\u00eb isha n\u00eb sh\u00ebrbim n\u00eb pun\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb moment n\u00eb karrigen e zyr\u00ebs ku punoja, m\u00eb zuri gjumi dhe n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb m\u2019u shfaq Era, ashtu, e qeshur, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cErdha un\u00eb\u201d&#8230; Pa mbaruar \u00ebndrra, ra telefoni i zyr\u00ebs. Ishte n\u00ebna ime q\u00eb m\u00eb tha se Leta, gruaja ime, kishte lindur vajz\u00eb. Nj\u00eb ndjenj\u00eb e fuqishme m\u00eb mb\u00ebrtheu, nuk arrija t\u00eb b\u00ebja dot lidhjen e \u00ebndrr\u00ebs me realitetin.<br \/>\nKur erdhi momenti p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb emrin vajz\u00ebs un\u00eb hodha iden\u00eb q\u00eb n\u00ebna, Leta dhe un\u00eb t\u00eb sugjeronim nga nj\u00eb em\u00ebr, ta shkruanim n\u00eb let\u00ebr dhe n\u00ebna ime do t\u00ebrhiqte nj\u00ebr\u00ebn nga letrat, q\u00eb do t\u00eb tregonte se \u00e7\u2019em\u00ebr do t\u2019i vinim vajz\u00ebs. Un\u00eb kisha v\u00ebn\u00eb emrin e Er\u00ebs. Edhe mund ta regjistroja vajz\u00ebn me emrin e saj, por nuk doja, doja ta provoja n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. N\u00ebse Zoti e kishte vendosur se duhet t\u2019i th\u00ebrrisnim vajz\u00ebs me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr, at\u00ebhere le t\u00eb b\u00ebhej k\u00ebshtu. N\u00eb \u00e7astin kur n\u00ebna t\u00ebrhoqi letr\u00ebn, un\u00eb ia rr\u00ebmbeva nga dora dhe lexova emrin \u201cERA\u201d.<br \/>\n&#8211; Ta g\u00ebzoj\u00eb emrin! &#8211; thash\u00eb dhe u tregova letr\u00ebn.<br \/>\nMbas shum\u00eb vitesh, k\u00ebt\u00eb histori ia kam treguar edhe bashk\u00ebshortes, por edhe vajz\u00ebs. Asnj\u00ebra prej tyre nuk e besonte, por ja q\u00eb ndodhkan edhe gj\u00ebra t\u00eb tilla n\u00eb jet\u00ebn e njeriut. Mbas asaj dite, Era nuk m\u2019u shfaq m\u00eb n\u00eb \u00ebndrra, nd\u00ebrsa sot, Era, vajza ime, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb juriste shum\u00eb e zonja dhe punon n\u00eb Franc\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><em><strong>Gazeten INTERVISTA tani mund ta blini edhe ne Greqi, ne kioskat ku shitet shtypi i huaj. Nese nuk e gjeni, na dergoni nje sms ne 6938691274. Ju lutem na ndihmoni! Gazeta Intervista tani eshte e vetmja gazete ne gjuhen shqipe ne tregun grek!<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ju p\u00ebrsh\u00ebndes, miq t\u00eb gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Nuk po prezantohem me em\u00ebr, vet\u00ebm po ju them se jam nj\u00eb pensionist, q\u00eb sot mora vendimin t\u00eb shkruaj edhe un\u00eb historin\u00eb time. Mbase do t\u2019ju duket \u00e7udi q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 65 vje\u00e7are t\u00eb shkruash p\u00ebr t\u00eb tilla gj\u00ebra, por me sa duket, sa m\u00eb shum\u00eb kalon mosha, aq [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[254],"class_list":["post-9040","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori-personale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9040","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9040"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9040\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9040"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9040"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9040"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}