{"id":8985,"date":"2015-04-24T16:30:42","date_gmt":"2015-04-24T14:30:42","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8985"},"modified":"2015-04-23T11:57:37","modified_gmt":"2015-04-23T09:57:37","slug":"jonida-bigu-ta-ndryshon-jeten-per-mire-ose-per-keq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/04\/jonida-bigu-ta-ndryshon-jeten-per-mire-ose-per-keq\/","title":{"rendered":"Jonida: Bigu ta ndryshon jet\u00ebn, p\u00ebr mir\u00eb ose p\u00ebr keq"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb! Ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb ndryshe kur e takon n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri, sesa e kemi par\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb Big. E qeshur, me humor, e k\u00ebndshme, e thjesht\u00eb dhe shum\u00eb e komunikueshme&#8230; nj\u00eb njeri i gjall\u00eb e jo pasiv, si\u00e7 menduam nd\u00ebrsa e shihnim nga ekrani. Kjo ishte vajza q\u00eb takova n\u00eb nj\u00eb bar n\u00eb Tiran\u00eb, ku edhe b\u00ebm\u00eb intervist\u00ebn, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa intervist\u00eb, ishte nj\u00eb bised\u00eb e k\u00ebndshme, q\u00eb nuk mund ta b\u00ebsh \u00e7do her\u00eb, me k\u00ebdo q\u00eb interviston&#8230; \ud83d\ude09 <\/p>\n<p>Besarta Luga: &#8211; Jonida, si kan\u00eb kaluar k\u00ebto dit\u00eb jasht\u00eb Big Brother?<br \/>\nJonida Kaloshi: &#8211; Shum\u00eb mir\u00eb, po merrem me fansat dhe me njer\u00ebzit q\u00eb m\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur m\u00eb shum\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pres&#8230; Ishalla do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb mira dit\u00ebt e tjera.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb pret t\u00eb vij\u00eb ndryshe n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde, fal\u00eb k\u00ebsaj eksperience?<br \/>\n&#8211; Ndonj\u00eb vend pune q\u00eb t\u00eb ket\u00eb lidhje me televizionin.<br \/>\n&#8211; Kjo ishte edhe arsyeja pse u fute n\u00eb Big?<br \/>\n&#8211; Po, p\u00ebr t\u00eb m\u2019u hapur m\u00eb shum\u00eb rrug\u00eb, p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, sepse un\u00eb jam me mendimin q\u00eb, po t\u00eb futesh aty, jeta t\u00eb merr ose p\u00ebr posht\u00eb, ose p\u00ebr lart. Un\u00eb mendoj se deri tani m\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebr lart\u2026 (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Je e k\u00ebnaqur me paraqitjen t\u00ebnde n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi?<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb kisha dashur t\u00eb zgjaste pak m\u00eb shum\u00eb, por edhe deri tani, mir\u00eb. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk dola e para&#8230; (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Deri ku do t\u00eb doje t\u00eb shkoje?<br \/>\n&#8211; T\u00eb pakt\u00ebn deri nga gjysma; nj\u00eb muaj e gjys\u00ebm t\u00eb pakt\u00ebn&#8230;<br \/>\n&#8211; Do ta kishe p\u00ebrballuar dot?<br \/>\n&#8211; Besoj se po, edhe pse kishte shum\u00eb presion, sepse t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim jan\u00eb aty dhe nj\u00ebri do t\u00eb fitoj\u00eb n\u00eb fund.<br \/>\n&#8211; Ka ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn je penduar?<br \/>\n&#8211; E prisha n\u00eb dy-tre momente, p\u00ebrsa i p\u00ebrket p\u00eblqimit ndaj Fatjonit&#8230; M\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb i kam ulur shum\u00eb pik\u00eb vetes me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, ama nj\u00eb nat\u00eb q\u00eb kam folur me Fatjonin dhe ai m\u00eb pyeti n\u00ebse isha e gatshme p\u00ebr nj\u00eb love story n\u00eb sht\u00ebpi, un\u00eb i thash\u00eb: \u201cJo, kurr\u00eb! Un\u00eb di ta frenoj veten, di \u00e7far\u00eb dua e \u00e7far\u00eb nuk dua, k\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebtu brenda, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb&#8230;\u201d.<br \/>\n&#8211; Pse jo? E kishe menduar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb mund t\u00eb t\u00eb p\u00eblqente dikush aty e mund edhe t\u00eb lidheshe me t\u00eb?<br \/>\n&#8211; Q\u00eb mund t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente dikush, normalisht po, sepse jan\u00eb ndjenja e \u00e7far\u00eb nuk ndodh, por e kisha vendosur q\u00eb lidhje nuk do t\u00eb kisha aty brenda sepse kam qen\u00eb un\u00eb q\u00eb i kam paragjykuar n\u00eb edicionet e kaluara ata q\u00eb kan\u00eb patur lidhje brenda dhe sot, nuk dua t\u00eb paragjykohem un\u00eb. Aty shihesh nga miliona njer\u00ebz dhe, nuk kan\u00eb pse ta din\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt se \u00e7far\u00eb b\u00ebn ti n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde. Pastaj, nuk doja t\u00eb rrija aty brenda me mendimin: \u201cTa mbajm\u00eb Jon\u00ebn, se kushedi \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me filan person\u201d. Doja q\u00eb aq sa t\u00eb rrija, sikur edhe nj\u00eb jav\u00eb, t\u00eb rrija p\u00ebr Jon\u00ebn e p\u00ebr ask\u00ebnd tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Ama, tashm\u00eb ekziston nj\u00eb \u00e7ift brenda sht\u00ebpis\u00eb: Diedoni me Alb\u00ebn dhe ti ke qen\u00eb shum\u00eb e lidhur me ta. \u00c7\u2019mendon p\u00ebr \u00e7iftin e tyre?<br \/>\n&#8211; Mua m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb. Shum\u00eb vet\u00eb m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk do t\u00eb zgjas\u00eb, por un\u00eb jam e mendimit se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb shum\u00eb e past\u00ebr midis tyre. T\u00eb pakt\u00ebn un\u00eb q\u00eb e kam par\u00eb brenda se si sillen, se si jan\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, k\u00ebshtu e mendoj. Nj\u00eb jav\u00eb brenda n\u00eb sht\u00ebpi \u00ebsht\u00eb sa nj\u00eb muaj jasht\u00eb sepse rri 24 or\u00eb me nj\u00eb person dhe afeksionohesh. Do ta ken\u00eb pak t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb besoj jet\u00ebn jasht\u00eb, se ai jeton n\u00eb Prishtin\u00eb e ajo n\u00eb Tiran\u00eb, por besoj se do t\u00eb ecin shum\u00eb bashk\u00eb dhe jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin.<br \/>\n&#8211; Personi q\u00eb kishe m\u00eb af\u00ebr&#8230;<br \/>\n&#8211; Alba.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb lidhte me t\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nuk e di&#8230; Kam b\u00ebr\u00eb \u00e7do lloj bisede me t\u00eb n\u00eb lidhje me familjen, me jet\u00ebn time jasht\u00eb, me shoq\u00ebrin\u00eb dhe ishte i vetmi person q\u00eb m\u00eb kuptonte, ishim pak a shum\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt tipa&#8230; Ajo m\u00eb thoshte se kur kishte patur mosh\u00ebn time kishte qen\u00eb si un\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb mendoj se kur t\u00eb jem edhe un\u00eb sa Alba, 25, do jem si ajo, vet\u00ebm se pa flok\u00eb t\u00eb rruar dhe pa tatuazhe&#8230; (Qesh)<br \/>\n&#8211; Po familja, ishte e k\u00ebnaqur me paraqitjen t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Po, edhe pse u m\u00ebrzit\u00ebn pak me at\u00eb pun\u00ebn e Fatjonit dhe p\u00ebr cigaren, se e pija shum\u00eb. Ah, po, m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe se dukesha shum\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb nga ekrani. Familjes i p\u00eblqeu fakti q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk u mora me thashetheme.<br \/>\n&#8211; Po shoq\u00ebria?<br \/>\n&#8211; Shoq\u00ebria m\u00eb ka votuar e gjitha me dal\u00eb jasht\u00eb, ma kan\u00eb bo domin! (Qesh) Kur kam dal\u00eb at\u00eb nat\u00eb i takova dhe m\u00eb than\u00eb: \u201cKur dole ti, t\u00eb gjith\u00eb kemi duartrokitur\u201d. M\u00eb mor\u00ebn direkt n\u00eb telefon q\u00eb t\u00eb shkoja t\u2019i takoja se t\u00eb shtunave, ata mblidheshin t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb m\u00eb shihnin n\u00eb nj\u00eb lokal&#8230; Nj\u00eb shoku im, m\u00eb tha \u201cun\u00eb kam votu p\u00ebr ty\u201d. \u201cPo, i thash\u00eb, njer\u00ebzit e mi ma paskan b\u00ebr\u00eb golin mua?!\u201d. Shoq\u00ebria ime m\u00eb priste pak m\u00eb ndryshe n\u00eb sht\u00ebpi, si\u00e7 jam n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, q\u00eb i b\u00ebj njer\u00ebzit p\u00ebr t\u00eb qeshur, por&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb pengonte p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb k\u00ebshtu?<br \/>\n&#8211; Po ja&#8230; E mendoja gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs se si dukesha jasht\u00eb, se mos thoja ndonj\u00eb fjal\u00eb gabim, q\u00eb mund ta keqkuptonin njer\u00ebzit q\u00eb m\u00eb shihnin. Aty brenda ndihesh shum\u00eb n\u00ebn presion&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb e shkakton presionin?<br \/>\n&#8211; Kamerat, njer\u00ebzit q\u00eb presin nga momenti n\u00eb moment t\u00eb thuash nj\u00eb gabim q\u00eb t\u00eb kapen dhe t\u00eb b\u00ebsh debat me ta.<br \/>\n&#8211; A doli sht\u00ebpia si\u00e7 e prisje?<br \/>\n&#8211; Sht\u00ebpia vet\u00eb ishte shum\u00eb e bukur&#8230; Kishte ca gj\u00ebra aty q\u00eb un\u00eb thoja \u201ckur t\u00eb dal, do t\u2019i marr me vete, do t\u2019i fus n\u00eb valixhe\u201d. (Qesh) Jasht\u00eb shakas\u00eb, mendoja se nuk do t\u00eb kishte aq shum\u00eb banor\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb mosh\u00eb. Aty nuk ka limit moshe, por un\u00eb mendoja se nuk do t\u00eb kishte m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj se 30-35 vje\u00e7. N\u00eb fakt, doli m\u00eb ndryshe.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb personi me t\u00eb cilin nuk doje t\u00eb p\u00ebrballeshe asnj\u00ebher\u00eb e ta shmangie gjith\u00eb koh\u00ebs brenda n\u00eb sht\u00ebpi?<br \/>\n&#8211; Xhensila, nuk m\u00eb ngjiste fare! M\u00eb dukej shum\u00eb mendjemadhe, kishte dal\u00eb Miss edhe yyyy kushedi \u00e7far\u00eb ishte! Fliste vet\u00ebm p\u00ebr veshjet, fustanet, p\u00ebr 300 pal\u00ebt e k\u00ebpuc\u00ebve q\u00eb kishte&#8230; \u201cUa lulet e mia, ua fustanet e mia&#8230;\u201d. \u201cvvorld peace\u201d (paqja n\u00eb bot\u00eb), me pak fjal\u00eb&#8230; (Qesh)<br \/>\n&#8211; Personi q\u00eb ti mendon se mund t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb fund dhe q\u00eb do t\u00eb fitoj\u00eb?<br \/>\n&#8211; Zysha! \u00cbsht\u00eb goxha e p\u00ebrgatitur, ka shum\u00eb eksperienc\u00eb, i sjell njer\u00ebzit si t\u00eb doj\u00eb, n\u00eb kuptimin e mir\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs. Edhe pse ua thot\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb sy, njer\u00ebzit e marrin \u201chajt se e thot\u00eb kot\u201d, kurse asaj i ka dal\u00eb \u00e7do fjal\u00eb&#8230; N\u00eb fillim m\u00eb thoshte mua, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Zaid\u00ebs: \u201cJona, k\u00ebtu nuk z\u00eb dot miq\u201d dhe un\u00eb nuk e besoja, deri kur u b\u00eb debati me Zaid\u00ebn&#8230; Un\u00eb dua shum\u00eb q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb finale t\u00eb shkoj\u00eb Alba e Diedoni dhe Stiliani, se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb, shum\u00eb \u00e7un i mir\u00eb dhe i sinqert\u00eb.<br \/>\n&#8211; Kush do t\u00eb doje ti q\u00eb ta fitonte?<br \/>\n&#8211; Sinqerisht, Alba. E dua shum\u00eb at\u00eb. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe mendoj se nuk do t\u00eb dal\u00eb sepse i duhet sht\u00ebpis\u00eb nj\u00eb person si ajo. Personat q\u00eb b\u00ebnin m\u00eb shum\u00eb gallat\u00eb aty ishin Kika dhe Alba. Kika iku, k\u00ebshtu q\u00eb&#8230; (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Ti, ishe dakord me ikjen e Kik\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Po, sepse t\u00eb v\u00ebsh dor\u00eb, sidomos mbi nj\u00eb fem\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk falet.<br \/>\n&#8211; Ishte e v\u00ebrtet\u00eb se ia futi duart n\u00eb fyt Alb\u00ebs, apo se thjesht e preku, si\u00e7 pretendoi ai?<br \/>\n&#8211; Po, po, ia vuri duart n\u00eb fyt. Kur u zun\u00eb, un\u00eb mendova se do t\u00eb \u00e7ohej e do ta shtynte me bark, si gjel, si\u00e7 b\u00ebnte ai, sinqerisht nuk m\u00eb shkoi n\u00ebp\u00ebr mend se do ta b\u00ebnte at\u00eb. Pas k\u00ebsaj, e kuptova q\u00eb ndoshta nuk e duronte dot ambientin aty brenda&#8230; Ia kam th\u00ebn\u00eb nja dy-tri her\u00eb q\u00eb b\u00ebri gati valixhen: \u201cKur b\u00ebn gati valixhen, ose ik, ose mos u merr fare me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb\u201d&#8230;<br \/>\n&#8211; Po personi m\u00eb i \u00e7uditsh\u00ebm?<br \/>\n&#8211; Kiki dhe Marina, q\u00eb mundohet t\u00eb imitoj\u00eb shum\u00eb banor\u00ebt e tjer\u00eb. P\u00ebr shembull, fillonte b\u00ebnte moderatoren, si Alba, gj\u00eb q\u00eb nuk i shkon dhe thjesht fliste kot, se s\u2019dinte \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebnte.<br \/>\n&#8211; N\u00eb fund, desha t\u00eb di&#8230; Je e pak\u00ebnaqur me ato q\u00eb jan\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr ty gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishe brenda?<br \/>\n&#8211; N\u00eb disa raste, po&#8230; n\u00eb disa raste, jo. Kam par\u00eb q\u00eb kam m\u00eb shum\u00eb fansa se t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe mesazhet e komentet e tyre m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndjehem shum\u00eb mir\u00eb, gj\u00eb q\u00eb nuk e mendoja. Mendoja se do t\u00eb m\u00eb shanin shum\u00eb, por shum\u00eb pak ka nga k\u00ebto komente&#8230; Jam shum\u00eb e k\u00ebnaqur. N\u00eb fund, mund t\u00eb them se, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ishte nj\u00eb eksperienc\u00eb e bukur, q\u00eb jo \u00e7do njeri e provon.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb! Ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb ndryshe kur e takon n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri, sesa e kemi par\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb Big. E qeshur, me humor, e k\u00ebndshme, e thjesht\u00eb dhe shum\u00eb e komunikueshme&#8230; nj\u00eb njeri i gjall\u00eb e jo pasiv, si\u00e7 menduam nd\u00ebrsa e shihnim nga ekrani. Kjo ishte vajza q\u00eb takova n\u00eb nj\u00eb bar n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8986,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[],"class_list":["post-8985","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-spektakel"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8985","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8985"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8985\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8986"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8985"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8985"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8985"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}