{"id":8983,"date":"2015-04-24T14:30:25","date_gmt":"2015-04-24T12:30:25","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8983"},"modified":"2015-04-23T11:54:21","modified_gmt":"2015-04-23T09:54:21","slug":"zamira-kita-vajza-eshte-krenare-per-mua","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/04\/zamira-kita-vajza-eshte-krenare-per-mua\/","title":{"rendered":"Zamira Kita: Vajza \u00ebsht\u00eb krenare p\u00ebr mua&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb dashura t\u00eb ekranit prej disa vitesh tashm\u00eb dhe kjo, sepse ka ditur ta menaxhoj\u00eb shum\u00eb mir\u00eb aktivitetin e saj artistik. Asnj\u00ebher\u00eb e tep\u00ebrt n\u00eb daljet publike, asnj\u00ebher\u00eb e ekzagjeruar, gjithnj\u00eb e qeshur (ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb), me role t\u00eb bukura, t\u00eb cilat mbeten gjat\u00eb n\u00eb memorien e publikut. Prej pak koh\u00ebsh, Zamira \u00ebsht\u00eb edhe imazh i nj\u00eb reklame televizive. N\u00eb intervist\u00ebn e saj, Zamira Kita rr\u00ebfen se si e ndan jet\u00ebn mes drejtimit t\u00eb Teatrit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe dedikimit n\u00eb familje e shum\u00eb t\u00eb tjera rreth jet\u00ebs s\u00eb saj&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Zamir\u00eb, ti i ke kryer studimet n\u00eb kryeqytet dhe, ndon\u00ebse jeta dhe karriera jote u zhvilluan m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, ke qen\u00eb gjithnj\u00eb me nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. T\u00eb shohim her\u00eb pas here q\u00eb kthehesh n\u00eb teat\u00ebr me shfaqje. T\u00eb mungon jeta e Tiran\u00ebs?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb jam me nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. M\u00eb p\u00eblqen jeta e saj artistike, por vazhdimisht kam pasur projekte t\u00eb cilat m\u00eb kan\u00eb mbajtur lidhur me kryeqytetin. Edhe shfaqjet e Kor\u00e7\u00ebs i kemi sjell\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jam e lumtur. Bashk\u00ebpunimet me Teatrin Komb\u00ebtar do t\u00eb vazhdojn\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. Un\u00eb jam e realizuar, sepse edhe arti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i bukur dhe i arrir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Koh\u00ebt e fundit, je p\u00ebrzgjedhur si imazh i nj\u00eb spoti publicitar, q\u00eb ka n\u00eb qend\u00ebr reklamimin e nj\u00eb bombule gazi dhe kafeje, nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Si erdhi kjo ofert\u00eb?<br \/>\n&#8211; Idea p\u00ebr realizimin e reklam\u00ebs erdhi nga nj\u00eb agjenci q\u00eb merret me realizim reklamash. Atyre u kishte shkuar mendja tek un\u00eb si nj\u00eb personazh i njohur, fem\u00ebr, familjare dhe si\u00e7 u shpreh\u00ebn ata, &#8220;e dashur p\u00ebr publikun&#8221;. Pasi kishin folur me pronar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kishin r\u00ebn\u00eb dakord, me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi filluam pun\u00ebn. Kaq ishte&#8230;<br \/>\n&#8211; Cilat veti mendon se \u201ct\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00eb\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrzgjedhje?<br \/>\n&#8211; Mendoj se m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00eb fakti q\u00eb jam nj\u00eb person publik, me humor, q\u00eb publiku m\u00eb do&#8230;<br \/>\n&#8211; E preferon kafen\u00eb? Ishe n\u00eb rol kur t\u2019u dha pjesa q\u00eb do t\u00eb interpretoje apo erdhi natyrsh\u00ebm, sepse je edhe konsumatore?<br \/>\n&#8211; Kafeja \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb, e shijoj shum\u00eb, jam e varur prej saj. Pi shum\u00eb kafe gjat\u00eb dit\u00ebs, ekspres me qum\u00ebsht dhe turke. N\u00eb reklam\u00eb kam qen\u00eb shum\u00eb e sinqert\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket kafes\u00eb, por edhe p\u00ebr bombulat e gazit &#8220;ELKA&#8221;, sepse jan\u00eb v\u00ebrtet shum\u00eb t\u00eb mira dhe ekonomike. Kam menduar q\u00eb k\u00ebshtu i vij n\u00eb ndihm\u00eb jo vet\u00ebm firm\u00ebs, por edhe amvisave.<br \/>\nMe kafen\u00eb kam raporte shum\u00eb t\u00eb mira. Kafeja m\u00eb shoq\u00ebron q\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb dit\u00ebs. Kur \u00e7ohem her\u00ebt, kafen\u00eb e par\u00eb e pi n\u00eb sht\u00ebpi, pastaj n\u00eb pushimin e par\u00eb gjat\u00eb provave, pi kafen\u00eb e dyt\u00eb. Pasdite pi nj\u00eb kafe n\u00eb sht\u00ebpi me vjehrr\u00ebn time dhe ndonj\u00ebher\u00eb, ka raste q\u00eb pi kafe edhe n\u00eb dark\u00eb gjat\u00eb shfaqjes ose n\u00eb lokal, me miq.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb mendon p\u00ebr femrat e njohura t\u00eb ekranit, t\u00eb cilat kan\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb caktuar&#8230; Cili \u00ebsht\u00eb mesazhi q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrcjellin ato n\u00ebse publiku i sheh si imazhe?<br \/>\n&#8211; Femrat e ekranit nuk kan\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga femrat e tjera, ve\u00e7 faktit q\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura, pra, persona publik\u00eb dhe sigurisht, mendimi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb ato duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb kujdesshme n\u00eb \u00e7do gj\u00eb, sepse femrat e tjera u referohen atyre, p\u00ebrpiqen t\u2019u ngjasojn\u00eb, t\u00eb vishen si ato, t\u00eb ken\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn paraqitje. Un\u00eb mendoj se femrat e ekranit duhet t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb shembull i mir\u00eb p\u00ebr emancipimin dhe zhvillimin e femr\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\n&#8211; P\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e p\u00ebrkushtuar, ti je edhe drejtuese e nj\u00eb institucioni t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kulturor, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Teatri i Kor\u00e7\u00ebs. Si e balancon koh\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Kam 8 vjet q\u00eb e drejtoj Teatrin e Kor\u00e7\u00ebs dhe kam kaluar shum\u00eb sfida, edhe t\u00eb v\u00ebshtira madje. Tani m\u00eb duket sikur jam m\u00ebsuar me to dhe m\u00eb duken m\u00eb t\u00eb lehta. Jam e k\u00ebnaqur me \u00e7far\u00eb kam kaluar, me \u00e7far\u00eb kam udh\u00ebhequr, me \u00e7far\u00eb kam realizuar. Kemi b\u00ebr\u00eb shfaqje shum\u00eb t\u00eb bukura, t\u00eb realizuara, me pjes\u00ebmarrje t\u00eb suksesshme n\u00eb festivale teatrore n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe Maqedoni, por sigurisht q\u00eb ka ende shum\u00eb probleme. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb shtimi i numrit t\u00eb publikut. Un\u00eb dhe stafi q\u00eb drejtoj b\u00ebjm\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr reklamimin e shfaqjeve, si dhe p\u00ebr rritjen e numrit t\u00eb shikuesve, p\u00ebrdorim t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat. Gjithashtu, po e ngrem\u00eb z\u00ebrin fort p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb infrastruktur\u00ebn e teatrit, sepse ka shum\u00eb nevoj\u00eb. Shpresojm\u00eb dhe besojm\u00eb q\u00eb do t\u00eb kemi nj\u00eb rikonstruksion t\u00eb teatrit. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sfidat tona.<br \/>\n&#8211; Po n\u00eb institucionin e familjes, a je nj\u00eb \u201cdrejtore\u201d q\u00eb urdh\u00ebron?<br \/>\n&#8211; N\u00eb sht\u00ebpi nuk ka drejtor\u00eb&#8230; as ime bij\u00eb, Enira dhe as bashk\u00ebshorti im Beni, nuk m\u00eb lejojn\u00eb, madje ata komandojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se un\u00eb. Gjithmon\u00eb me t\u00eb lutur i realizoj gj\u00ebrat q\u00eb dua, sepse jam natyr\u00eb tolerante dhe ua plot\u00ebsoj t\u00eb gjitha d\u00ebshirat atyre. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, merremi vesh shum\u00eb mir\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin.<br \/>\n&#8211; Sa koh\u00eb shpenzon me vajz\u00ebn t\u00ebnde, me gjith\u00eb impenjimet q\u00eb ke?<br \/>\n&#8211; Shpenzoj shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr vajz\u00ebn time&#8230; gjith\u00eb koh\u00ebn q\u00eb m\u00eb ngelet nga angazhimet e mia t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, asgj\u00eb q\u00eb nuk vlen shum\u00eb, nuk e v\u00eb para vajz\u00ebs sime. Nuk harxhoj koh\u00eb kot, sepse e kam shum\u00eb t\u00eb vyer. Vajz\u00ebs sime i fal jo vet\u00ebm koh\u00eb, por edhe shum\u00eb dashuri. Ajo e kupton q\u00eb un\u00eb i kushtohem shum\u00eb. Merrem me t\u00eb, me m\u00ebsimet e saj e gati-gati ajo \u00ebsht\u00eb e varur nga un\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar. Merrem shum\u00eb edhe me arg\u00ebtimin e saj: I krijoj mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me art, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shfaqje t\u00eb bukura me shkoll\u00ebn.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb mendimi ka ajo p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e saj t\u00eb realizuar?<br \/>\n&#8211; Ajo \u00ebsht\u00eb e lumtur p\u00ebr suksesin tim, ndjehet mir\u00eb, m\u00eb do si artiste, e kupton q\u00eb edhe njer\u00ebzit m\u00eb duan dhe i p\u00eblqen kjo gj\u00eb. \u00cbsht\u00eb krenare p\u00ebr mua; k\u00ebshtu thot\u00eb.<br \/>\n&#8211; N\u00eb \u00e7\u2019gjurm\u00eb po ec\u00ebn vajza?<br \/>\n&#8211; Asaj i p\u00eblqen shum\u00eb arti, luan n\u00eb kitar\u00eb, aktron dhe imiton. Babai i saj \u00ebsht\u00eb kitarist dhe ka studiuar violin\u00eb, pra, Enira lidhjen me artin e ka nga t\u00eb dy.<br \/>\n&#8211; Po p\u00ebr veten, a gjen koh\u00eb?<br \/>\n&#8211; Dita ime \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ngarkuar, sepse p\u00ebrve\u00e7 aktivitetit artistik, realizimit t\u00eb roleve; un\u00eb kam edhe ngarkes\u00ebn dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e drejtoris\u00eb. Tani gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, sepse jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb institucione. Tani teatri \u00ebsht\u00eb bashk\u00eb me Qendr\u00ebn e Kultur\u00ebs, Bibliotek\u00ebn &#8220;Thimi Mitko&#8221;, Bibliotek\u00ebn e F\u00ebmij\u00ebve &#8220;Thoma Turtulli&#8221; dhe Muzeun Oriental &#8220;Bratko&#8221;. Pra, mendoni se \u00e7far\u00eb ngarkese kam un\u00eb&#8230; Ju keni t\u00eb drejt\u00eb kur thoni \u201csi e balancon koh\u00ebn\u201d, sepse edhe familja ka nevoj\u00eb p\u00ebr mua, sidomos vajza. Un\u00eb gjej koh\u00eb t\u00eb merrem me t\u00eb, por kam ndihm\u00eb t\u00eb madhe vjehrr\u00ebn, e cila n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen time m\u00eb ndihmon p\u00ebr gatimin dhe ndonj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb nevojshme n\u00eb sht\u00ebpi.<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb projektet e momentit?<br \/>\n&#8211; Projektet e mia t\u00eb af\u00ebrta jan\u00eb &#8220;Doktor Shuster&#8221;, me regji nga Q\u00ebndrim Rijanit, n\u00eb rolin kryesor Sotiraq Bratko dhe komedia &#8220;Per\u00ebndesh\u00eb e bukuris\u00eb&#8221;, shkruar nga Piro Mani dhe v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb nga Spiro Duni. K\u00ebto jan\u00eb dy vepra t\u00eb m\u00ebdha dhe pa dyshim, do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bukura dhe t\u00eb suksesshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb dashura t\u00eb ekranit prej disa vitesh tashm\u00eb dhe kjo, sepse ka ditur ta menaxhoj\u00eb shum\u00eb mir\u00eb aktivitetin e saj artistik. Asnj\u00ebher\u00eb e tep\u00ebrt n\u00eb daljet publike, asnj\u00ebher\u00eb e ekzagjeruar, gjithnj\u00eb e qeshur (ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb), me role t\u00eb bukura, t\u00eb cilat mbeten gjat\u00eb n\u00eb memorien [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8984,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[41],"tags":[],"class_list":["post-8983","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-televizion"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8983","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8983"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8983\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8984"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8983"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8983"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8983"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}