{"id":8969,"date":"2015-04-23T11:00:30","date_gmt":"2015-04-23T09:00:30","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8969"},"modified":"2015-04-22T11:37:31","modified_gmt":"2015-04-22T09:37:31","slug":"me-kujtohet-ajo-qe-i-bera-vjehrres-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/04\/me-kujtohet-ajo-qe-i-bera-vjehrres-2\/","title":{"rendered":"M\u00eb kujtohet ajo q\u00eb i b\u00ebra vjehrr\u00ebs&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; I nderuar Jashar Demiri, jam 24 vje\u00e7e dhe ju p\u00ebrcjell p\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb t\u00eb sinqerta, sepse i ndjek gjithmon\u00eb p\u00ebrgjigjet tuaja. Problemi im \u00ebsht\u00eb se jam martuar 18 vje\u00e7e dhe pas martese erdha t\u00eb jetoja n\u00eb Austri me burrin dhe prind\u00ebrit e tij. N\u00ebna e burrit ishte e s\u00ebmur\u00eb, nuk dinte q\u00eb kishte s\u00ebmundjen alzheimer dhe mua m\u00eb lan\u00eb t\u00eb kujdesesha p\u00ebr t\u00eb. U kujdesa p\u00ebr t\u00eb edhe pse ishte e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua, por pas nj\u00eb viti m\u00eb ndodhi q\u00eb e l\u00ebndova padashje vjehrr\u00ebn n\u00eb kok\u00eb. Isha shtatz\u00ebn\u00eb dhe nuk i tregova kujt q\u00eb e kisha l\u00ebnduar. Pasi linda vajz\u00ebn, u kujdesa p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e burrit derisa vajza u b\u00eb 8 muajshe. Vjehrri im m\u00eb pas k\u00ebrkoi pension nga shteti se e pa edhe vet\u00eb q\u00eb e kisha t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kujdesesha p\u00ebr gruan e tij se kisha edhe vajz\u00ebn e vog\u00ebl dhe vajza ishte shum\u00eb nervoze. E rrihja vajz\u00ebn dhe pendohem p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb, sepse i kam b\u00ebr\u00eb pa q\u00ebllim. M\u00eb pas, pediatri m\u00eb tha se vajza duhej operuar, nj\u00eb operacion i vog\u00ebl. U frik\u00ebsova shum\u00eb dhe e mbaja shum\u00eb af\u00ebr, m\u00eb pas m\u00eb kujtohej ajo q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb vjehrr\u00ebs dhe fillova ta vuaja, kisha frik\u00eb se po \u00e7mendesha dhe u vizitova te nj\u00eb psikiat\u00ebr n\u00eb Austri. Ai m\u00eb tha se vuaja nga depresioni. M\u00eb dha ila\u00e7e, por i nd\u00ebrpreva, se kishin efekte an\u00ebsore. M\u00eb tha t\u00eb shtrohesha n\u00eb spital psikiatrik, por un\u00eb nuk kisha fuqi t\u00eb shkoja dhe e nd\u00ebrpreva terapin\u00eb. Tani nuk e di \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb. Kam mendime negative, nuk mund t\u00eb jetoj e qet\u00eb, jam shum\u00eb nervoze. Kur dal jasht\u00eb, m\u00eb duket krejt ndryshe, por p\u00ebrs\u00ebri kam frik\u00eb se kam nisur t\u00eb \u00e7mendem. Nuk e di \u00e7far\u00eb kam, t\u00ebrbohem shum\u00eb dhe jam e m\u00ebrzitur. Nuk gjej k\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb asgj\u00eb dhe sa her\u00eb shikoj ndonj\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb psikikisht, them \u201cdo t\u00eb b\u00ebhem edhe un\u00eb ashtu\u201d. M\u2019u duk sikur nj\u00eb moment m\u00eb iku, por m\u2019u kthye p\u00ebrs\u00ebri kjo gjendje. Nuk di \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj. M\u00eb ndihmoni, ju lutem. Pres p\u00ebrgjigjen tuaj me padurim. Jam gjithashtu shum\u00eb e zbeht\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb thon\u00eb se mund t\u00eb jem s\u00ebmur\u00eb&#8230;<br \/>\nDr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: &#8211; E nderuara let\u00ebrshkruese, e lexova me v\u00ebmendje letr\u00ebn tuaj dhe po ju sqaroj si m\u00eb posht\u00eb: Ankthi e depresioni jan\u00eb mjaft t\u00eb lidhura e bashk\u00ebveprojn\u00eb, por ka nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh n\u00ebse par\u00ebsor \u00ebsht\u00eb ankthi apo depresioni. N\u00ebse ankthi \u00ebsht\u00eb par\u00ebsor dhe prej tij buron depresioni, ky lloj depresioni nuk \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje sepse nuk \u00ebsht\u00eb klinik, pra, nuk \u00ebsht\u00eb patologjik, pasi vet\u00eb ankthi nga i cili buron ky, nuk \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje. Me pak fjal\u00eb, \u00ebsht\u00eb gati i nj\u00ebjt\u00eb me depresionin, q\u00eb ka lidhje me nj\u00eb ngjarje stresante. Ky lloj depresioni nuk \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje, por depresion normal, i cili kalon me kalimin e gjendjes ankthioze, prandaj edhe quhet depresion reagues ose reaktiv. E p\u00ebrs\u00ebrisim, nuk ka person q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb provuar n\u00eb jet\u00ebn e vet gjendje t\u00eb ndryshme ankthi, por ankthioziteti s\u2019t\u00eb \u00e7on n\u00eb s\u00ebmundje dhe simptomat e tij nuk jan\u00eb simptoma s\u00ebmundjesh, por \u00e7rregullime ankthi, edhe pse jan\u00eb mjaft pik\u00eblluese e sikur ta nxijn\u00eb jet\u00ebn sepse ke marramendje ekstreme, err\u00ebsim t\u00eb syve, ide paralizimi, rrahje t\u00eb shpejta t\u00eb zemr\u00ebs, ndjesi mbytjeje etj. Nj\u00eb nd\u00ebr simptomat e k\u00ebtij ankthi \u00ebsht\u00eb edhe m\u00ebrzitja e thell\u00eb, e beft\u00eb, gati si pa shkak ose frika nga \u00e7mendja, por shkak i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00eb ankthi, ndaj edhe p\u00ebrjashtohen \u00e7menduria apo depresioni. Kur njeriu \u00ebsht\u00eb me ankth, p\u00ebrjashtohen s\u00ebmundjet e zemr\u00ebs e t\u00eb mushk\u00ebris\u00eb, edhe pse ato b\u00ebjn\u00eb ca imitime nga t\u00eb cilat mund t\u00eb vihen n\u00eb dyshim edhe doktor\u00ebt. Duket sikur zemra po del nga vendi, sikur po mbytesh, por p\u00ebrjashtohet skizofrenia, ashtu si\u00e7 p\u00ebrjashtohet edhe ataku i zemr\u00ebs, r\u00ebnia t\u00eb fik\u00ebt apo humbja e kontrollit, si edhe ai meraku se \u201cmos ma dallojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt gjendjen time\u201d. N\u00eb k\u00ebto raste, frika p\u00ebr s\u00ebmundje \u00ebsht\u00eb e madhe, ndaj shpesh ndodh q\u00eb ankthioz\u00ebt, tep\u00ebr t\u00eb trishtuar, trokasin nga nj\u00ebri doktor te tjetri, por s\u00ebmundje nuk gjejn\u00eb dhe n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb g\u00ebzohen q\u00eb nuk kan\u00eb s\u00ebmundje, ndodh q\u00eb shqet\u00ebsohen sepse nuk po u \u201cgjendet\u201d s\u00ebmundja. Me pak fjal\u00eb, ata jan\u00eb t\u00eb bindur se jan\u00eb t\u00eb \u201cs\u00ebmur\u00eb\u201d. Problemi mund t\u00eb nd\u00ebrlikohet edhe m\u00eb shum\u00eb kur ata futen q\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb n\u00eb internet dhe \u201cg\u00ebrmojn\u00eb\u201d aty p\u00ebr ca s\u00ebmundje q\u00eb s\u2019kan\u00eb lidhje me ta, si skizofrenia, depresioni etj. dhe u duket sikur vet\u00eb ata i kan\u00eb ato simptoma, t\u00eb cilat n\u00eb ca raste edhe p\u00ebrngjajn\u00eb jo pak, ndaj edhe njeriu, qoft\u00eb edhe mjeku m\u00eb i mir\u00eb, nuk lejohet t\u00eb vet\u00ebdiagnostikohet, pasi mund t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb hipokondriaz\u00eb.<br \/>\nGjendjet ankthioze, si\u00e7 tham\u00eb, jan\u00eb t\u00eb sikletshme dhe nuk kalojn\u00eb aq shpejt sa duan njer\u00ebzit, por \u00ebsht\u00eb lajm i mir\u00eb se ato jan\u00eb 100 % t\u00eb trajtueshme me psikoterapi dhe ila\u00e7e 100 % bimore, nd\u00ebrsa kimikatet mund t\u00eb jepen vet\u00ebm kur ankthi \u00ebsht\u00eb pik\u00ebllues (i paduruesh\u00ebm) dhe klienti i panikuar r\u00ebnd\u00eb, k\u00ebrkon t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb urgjenc\u00eb. Edhe urgjenca p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb, por k\u00ebtu te ne urgjencat b\u00ebjn\u00eb \u201cheroin\u201d sikur t\u00eb shp\u00ebtuan jet\u00ebn, edhe pse vet\u00ebm t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb injeksion me lorazepam e ca glukoz\u00eb (n\u00eb rolin e ushqimit). N\u00eb mjaft raste, urgjencat tona, me kujdesin e \u201ctepruar\u201d dhe me ca \u201ck\u00ebshilla\u201d pa baz\u00eb shkencore, kan\u00eb krijuar te klienti var\u00ebsi nga urgjenca, deri edhe jatrogjeni, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, frik\u00eb q\u00eb e krijon vet\u00eb mjeku, te klienti tep\u00ebr i trembur e i mbindjesh\u00ebm q\u00eb rri e \u201cp\u00ebrgjon\u201d \u00e7do fjal\u00eb t\u00eb dyshuar apo me dy kuptime, p\u00ebr t\u2019u quajtur \u201ctep\u00ebr s\u00ebmur\u00eb\u201d.<br \/>\nTani le t\u00eb marrim rastin tjet\u00ebr, kur par\u00ebsor \u00ebsht\u00eb depresioni sepse me sa duket, bazuar nga vizita juaj n\u00eb Austri, ky mund t\u00eb jet\u00eb edhe rasti juaj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nga ky depresion buron ankthi i madh, ndoshta edhe mbyt\u00ebs e shum\u00eb pik\u00ebllues. K\u00ebtu po, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me s\u00ebmundje, pasi par\u00ebsor \u00ebsht\u00eb depresioni klinik, porse gjithsesi n\u00eb kushtet e sotme edhe ai quhet si ndonj\u00eb \u201cgrip\u201d shpirt\u00ebror dhe futet te s\u00ebmundjet plot\u00ebsisht t\u00eb sh\u00ebrueshme, ve\u00e7se zgjat jo pak e k\u00ebrkon edhe mjekim mbajt\u00ebs, nuk mjafton vet\u00ebm psikoterapia. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja se pse, pasi i diagnostikoj klient\u00ebt, un\u00eb mbaj e trajtoj me sukses ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ankth t\u00eb \u201cpast\u00ebr\u201d, edhe pse e kan\u00eb at\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruar me dhimbje t\u00eb ndryshme psikosomatike (fallco) dhe me depresion reagues. N\u00eb rastet kur depresioni \u00ebsht\u00eb par\u00ebsor, duhet patjet\u00ebr trajtimi nga psikiatri, me mjekim t\u00eb gjat\u00eb sh\u00ebrues e mbajt\u00ebs, edhe kur duket se u sh\u00ebrua se, ja \u00e7\u2019b\u00ebri ai piloti gjerman me depresion gjasme t\u00eb sh\u00ebruar. Pra, krahas seancave p\u00ebr pranimin e gjendjes, duhet edhe psikoterapi apo fitoterapi (ila\u00e7e antidepresive bimore), edhe farmakoterapi. Fitoterapia duhet p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar gjendjen me sa t\u00eb jet\u00eb e mundur dhe p\u00ebr ta siguruar klientin se nuk ka probleme t\u00eb tjera, pra, nuk mund t\u00eb \u00e7mendet kurrsesi se nuk ka baz\u00eb gjenetike, se e ka kaluar mosh\u00ebn e pjekuris\u00eb seksuale etj., pra, i sjell atij leht\u00ebsime shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha duke p\u00ebrjashtuar morin\u00eb e supozimeve pa baza shkencore. Ndaj, e nderuara let\u00ebrshkruese, ju nuk duhej t\u00eb shkonit te psikiatri, pa vajtur m\u00eb par\u00eb te psikologu. N\u00eb rastin tuaj, mendoj se barnat q\u00eb ju ka dh\u00ebn\u00eb psikiatri (fluxetin) jan\u00eb t\u00eb sakta, por ju ka munguar psikologu. Me respekt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; I nderuar Jashar Demiri, jam 24 vje\u00e7e dhe ju p\u00ebrcjell p\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb t\u00eb sinqerta, sepse i ndjek gjithmon\u00eb p\u00ebrgjigjet tuaja. Problemi im \u00ebsht\u00eb se jam martuar 18 vje\u00e7e dhe pas martese erdha t\u00eb jetoja n\u00eb Austri me burrin dhe prind\u00ebrit e tij. N\u00ebna e burrit ishte e s\u00ebmur\u00eb, nuk dinte q\u00eb kishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86,219],"tags":[],"class_list":["post-8969","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8969","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8969"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8969\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8969"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8969"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8969"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}