{"id":8941,"date":"2015-04-21T13:30:23","date_gmt":"2015-04-21T11:30:23","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8941"},"modified":"2015-04-21T11:34:20","modified_gmt":"2015-04-21T09:34:20","slug":"si-tia-tregoj-djalit-kush-eshte-i-ati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/04\/si-tia-tregoj-djalit-kush-eshte-i-ati\/","title":{"rendered":"Si t\u2019ia tregoj djalit kush \u00ebsht\u00eb i ati?"},"content":{"rendered":"<p>E nderuar redaksi e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Po ju drejtohem me k\u00ebt\u00eb let\u00ebr jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb treguar historin\u00eb e dashuris\u00eb sime, por edhe me shum\u00eb turp p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb. Shum\u00eb shpesh, kur i kthehem jet\u00ebs sime, mendoj se edhe un\u00eb kam patur t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jetoj jet\u00ebn e t\u00eb dashuroj. Sot jam gjasht\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb vje\u00e7e dhe jetoj n\u00eb sht\u00ebpi me bashk\u00ebshortin e djalin e vog\u00ebl.<br \/>\nJam martuar kur isha tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e, me shkuesi, sepse n\u00eb koh\u00ebn time ky model ishte. N\u00eb familjen ku kam lindur jemi tre motra dhe tre v\u00ebllez\u00ebr. Fati i mir\u00eb deshi q\u00eb ne t\u00eb jetonim t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin qytet dhe t\u2019i b\u00ebheshim krah nj\u00ebri- tjetrit dhe v\u00ebllait t\u00eb vog\u00ebl i cili ka jetuar me prind\u00ebrit. Babi im ka qen\u00eb komunist, por ishte njeri shum\u00eb i drejt\u00eb. P\u00ebr faktin q\u00eb ishte komunist ne u zhvendos\u00ebm shum\u00eb shpejt n\u00eb qytet dhe ne tre vajzat kemi lindur n\u00eb fshat, nd\u00ebrsa t\u00eb tre v\u00ebllez\u00ebrit e mi, lind\u00ebn n\u00eb qytet. Mamja ime ka punuar shum\u00eb pak, sepse lindjet ishin shpejt e shpejt nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs e derisa u b\u00eb p\u00ebr shkoll\u00eb edhe v\u00ebllai i vog\u00ebl, ajo q\u00ebndroi n\u00eb sht\u00ebpi. M\u00eb pas, filloi pun\u00eb si pastruese n\u00eb spital, n\u00eb pavionin e f\u00ebmij\u00ebve. Ka patur pun\u00eb t\u00eb qet\u00eb, edhe pse jo shum\u00eb komode, kurse babai kishte rrog\u00eb t\u00eb mir\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn kur mbarova shkoll\u00ebn tet\u00eb-vje\u00e7are, shkolla e mesme ishte luks dhe k\u00ebt\u00eb luks, nga tre motrat e mia, e pata un\u00eb q\u00eb isha m\u00eb e vogla.<br \/>\nVazhdova shkoll\u00ebn e mesme profesionale p\u00ebr ekonomiste dhe mbarova me rezultate t\u00eb mira. P\u00ebrve\u00e7se isha natyr\u00eb e ndrojtur, edhe urdh\u00ebrat e mamas\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos dal\u00eb e p\u00ebr t\u00eb mos par\u00eb, m\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb rrija e ve\u00e7uar nga jeta kolektive. Shoqet e mia t\u00eb shkoll\u00ebs shkonin n\u00eb kinema e n\u00eb teat\u00ebr q\u00eb n\u00eb kryeqytet n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin shum\u00eb n\u00eb mod\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb rrija e m\u00ebsoja ose q\u00ebndisja. Por gjithsesi, kan\u00eb qen\u00eb vite t\u00eb bukura. Kur u ktheva n\u00eb qytetin tim, fillova pun\u00eb menj\u00ebher\u00eb, jo vet\u00ebm sepse isha e bija e nj\u00eb komunisti t\u00eb ndersh\u00ebm e t\u00eb devotsh\u00ebm, por edhe sepse shkolla ime ishte deg\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb. Bashk\u00eb me pun\u00ebn e re, m\u00eb filluan edhe propozimet p\u00ebr martes\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00eb qytetin tim t\u00eb vog\u00ebl djemt\u00eb t\u00eb shikonin n\u00eb rrug\u00eb dhe nuk guxonin t\u00eb t\u00eb flisnin, por me dy-tre shikime, t\u00eb \u00e7onin babain n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dor\u00ebn p\u00ebr nuse.<br \/>\nK\u00ebshtu ndodhi edhe me mua. Nj\u00eb shok i babait nd\u00ebrhyri p\u00ebr djalin e komshiut t\u00eb tij. Ai ishte djal\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb, i pjekur, nj\u00ebzet e n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7, me pun\u00eb, familje t\u00eb rregullt dhe mbi t\u00eb gjitha, m\u00eb kishte ndjekur e studiuar dhe priste vet\u00ebm miratimin tim e t\u00eb familjes. Pa i mbushur akoma n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e un\u00eb u fejova dhe pas dy muajsh, u martova. Motrat e mia, q\u00eb ishin edhe me f\u00ebmij\u00eb, m\u00eb kishin folur aq shum\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet, sa shum\u00eb i donin burrat etj., por un\u00eb kisha frik\u00eb nga \u00e7do gj\u00eb.<br \/>\nIm shoq ishte djal\u00eb i mir\u00eb, por pak i sert\u00eb. Fliste shum\u00eb pak e aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb sy t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij, motrave apo v\u00ebllait t\u00eb tij, as q\u00eb m\u2019i hidhte syt\u00eb. Un\u00eb isha nusja e par\u00eb dhe m\u00eb duhej t\u00eb sillesha e t\u00eb rrija p\u00ebr nuse, sipas zakoneve t\u00eb asaj kohe. N\u00eb ishim tet\u00eb vet\u00eb n\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7ati dhe vet\u00ebm t\u00eb mendosh q\u00eb duhej t\u2019u sh\u00ebrbeja t\u00eb gjith\u00ebve me radh\u00eb ishte pak e lodhshme. Edhe n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, lodhesha. Vjehrri kishte menduar q\u00eb sa p\u00ebr fillim, derisa t\u00eb nd\u00ebrtonim sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, ngjitur me t\u00eb tyren, t\u00eb jetonim bashk\u00eb. Oborri ishte shum\u00eb i madh e shum\u00eb i bukur dhe kishte vend p\u00ebr dy sht\u00ebpi, k\u00ebshtu q\u00eb derisa u b\u00eb sht\u00ebpia jon\u00eb, ne jetuam bashk\u00eb p\u00ebr pes\u00eb vite rresht. Kam patur tre kunata e vjehrr\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Vjehrri ishte si im shoq q\u00eb dukej sikur t\u00eb hante vet\u00ebm kur t\u00eb hidhte syt\u00eb, por me mua sillej goxha m\u00eb but\u00eb sesa me f\u00ebmij\u00ebt e tij.<br \/>\nPas dy vitesh martes\u00eb, ne u b\u00ebm\u00eb me nj\u00eb djal\u00eb, por prap\u00eb ndihesha si e humbur n\u00eb sht\u00ebpi. Kurr\u00eb nuk kam nd\u00ebrruar nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb keqe as me njer\u00ebzit e burrit e as me burrin tim, por ai q\u00ebndrimi i tij nurs\u00ebz m\u00eb jepte nj\u00eb ndjesi t\u00eb ftohti gjith\u00eb koh\u00ebn. T\u00eb vetmet p\u00ebrk\u00ebdheli q\u00eb mbaj mend jan\u00eb ato t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi, q\u00eb jo vet\u00ebm sa ishin t\u00eb vegj\u00ebl, por edhe m\u00eb von\u00eb, m\u00eb kan\u00eb dashur e p\u00ebrk\u00ebdhelur jasht\u00eb mase, ndoshta sepse edhe ata e ndienin ftoht\u00ebsin\u00eb e t\u00eb atit. Nejse, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb djali i par\u00eb po rritej, kisha filluar t\u00eb flisja e qeshja ndonj\u00ebher\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi, por edhe n\u00eb pun\u00eb. Kisha shoqe n\u00eb pun\u00eb dhe fillova t\u00eb dilja sepse me vete merrja gjith\u00eb koh\u00ebn djalin. Dhe aq koh\u00eb sa kisha djalin me vete nuk ishte problem edhe pse shikimet e hidhura t\u00eb vjehrrit p\u00ebr daljet e nuses ishin t\u00eb vazhdueshme.<br \/>\nNd\u00ebrsa dilja me shoqet e mia, shikoja nj\u00eb nga koleg\u00ebt e nd\u00ebrmarrjes time q\u00eb m\u00eb fliste e buz\u00ebqeshte gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Ishte natyr\u00eb gazmore me t\u00eb gjith\u00eb dhe n\u00eb fillim nuk m\u00eb ra n\u00eb sy p\u00ebr keq shoq\u00ebria me t\u00eb. N\u00eb pun\u00eb filloi t\u00eb m\u00eb fliste gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, filloi t\u00eb m\u00eb rrinte ngjitur gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, por pa m\u00eb th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb. Kjo kishte qen\u00eb strategjia e tij m\u00eb e mir\u00eb, q\u00eb e kishte p\u00ebrdorur edhe me shum\u00eb gra t\u00eb tjera. Nj\u00eb dit\u00eb, m\u2019u afrua dhe m\u00eb tha:<br \/>\n&#8211; Ke dh\u00ebmb\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukur q\u00eb kam par\u00eb dhe buz\u00ebqeshja jote duket si lindja e diellit&#8230;<br \/>\nKaq tha dhe iku. Nuk m\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb kurr\u00eb gj\u00ebra kaq t\u00eb \u00ebmbla dhe sa her\u00eb e shihja, zemra sa s\u2019m\u00eb dilte nga vendi. Ai edhe p\u00ebr tre muaj rresht m\u00eb b\u00ebnte ndonj\u00eb kompliment dhe zhdukej p\u00ebr dy-tre dit\u00eb. K\u00ebshtu, rash\u00eb n\u00eb dashuri, u \u00e7menda fare dhe kur ai m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb shkoja me t\u00eb, as q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtoja. N\u00eb sht\u00ebpi fillova t\u00eb ndihesha nervoze, sepse kisha frik\u00eb se mos ndokush i thoshte burrit tim, por ndjenja q\u00eb m\u00eb t\u00ebrhiqte drejt t\u00eb dashurit ishte m\u00eb e fort\u00eb se frika. Lidhja jon\u00eb vazhdoi p\u00ebr dy vjet rresht. Isha e lumtur derisa nj\u00eb dit\u00eb, mota ime e madhe, m\u00eb tha:<br \/>\n&#8211; Dua t\u00eb flas me ty n\u00eb nj\u00eb vend ku nuk na d\u00ebgjon njeri. &#8211; E kuptova \u00e7far\u00eb donte t\u00eb m\u00eb thoshte. M\u00eb iku gjaku dhe fillova t\u00eb mallkoja veten se n\u00eb \u00e7\u2019llum isha zhytur. &#8211; Gjith\u00eb qyteti thon\u00eb q\u00eb ti ke dashnor Sh.-n\u00eb. E v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb? \u2013 m\u00eb tha kur u takuam te sht\u00ebpia e prind\u00ebrve tan\u00eb. E \u00e7\u2019mund t\u00eb thoja?<br \/>\n&#8211; Po, e kuptoj. S\u2019di \u00e7\u2019t\u00eb them&#8230; &#8211; i thash\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po ku do mbytesh moj e gjor\u00eb, po e mori vesh yt shoq? Si munde t\u2019i turp\u00ebrosh prind\u00ebrit e v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb? Po djalin t\u00ebnd, q\u00eb do t\u2019i thon\u00eb \u201cdjali i kurv\u00ebs\u201d, e ke menduar?<br \/>\nO Zot, m\u00eb bombardoi me k\u00ebto lloj pyetjesh sa jo vet\u00ebm qava, por n\u00ebse n\u00eb ato momente do t\u00eb kisha patur nj\u00eb arm\u00eb, un\u00eb do t\u00eb kisha vrar\u00eb veten. Qysh t\u00eb nes\u00ebrmen i dhash\u00eb fund lidhjes me Sh.-n\u00eb, por problemi im nuk do t\u00eb mbaronte k\u00ebtu. Pas dy-tre jav\u00ebsh ndarjeje, mora vesh se isha shtatz\u00ebn\u00eb. Kjo ishte e tmerrshme sepse nuk e dija i kujt ishte f\u00ebmija, i burrit tim apo i Sh-s\u00eb. I tregova burrit tim q\u00eb isha shtatz\u00ebn\u00eb dhe me gjys\u00ebm z\u00ebri, i thash\u00eb:<br \/>\n&#8211; Sikur ta d\u00ebshtoj&#8230; se ne akoma nuk e kemi mbaruar sht\u00ebpin\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019thua moj budallaqe, &#8211; m\u00eb tha. \u2013 \u00c7\u2019mendon ti se jam un\u00eb? Do zgjedh tulla e lla\u00e7 para f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi?<br \/>\n&#8211; Po ne nuk kemi ku rrim\u00eb me dy f\u00ebmij\u00eb, nuk kemi mund\u00ebsi ekonomike q\u00eb edhe t\u00eb mbarojm\u00eb sht\u00ebpin\u00eb, edhe t\u00eb rrisim f\u00ebmij\u00ebt. Puna \u00ebsht\u00eb t\u2019i rrisim nj\u00eb \u00e7ik\u00eb mir\u00eb&#8230; \u2013 mora guximin dhe e \u00e7ova fjalin\u00eb deri n\u00eb fund. N\u00eb fakt, guximin e kisha nga frika se nuk e dija se i kujt ishte f\u00ebmija, nuk kishte lidhje me rritjen apo sht\u00ebpin\u00eb.<br \/>\n&#8211; Jo dhe ruaju se mos ngresh ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kastile, se t\u00eb piu e zeza. Apo mbetesh pa dal\u00eb n\u00eb xhiro me shoqet po t\u00eb jesh me bark t\u00eb madh? \u2013 m\u00eb tha dhe ktheu shpin\u00ebn. \u2013Dua t\u00eb fle se nes\u00ebr do t\u00eb punoj deri n\u00eb or\u00ebn shtat\u00eb t\u00eb dark\u00ebs. Shoku im kishte nj\u00eb sebep e do ta z\u00ebvend\u00ebsoj.<br \/>\n&#8211; Nat\u00ebn e mir\u00eb, &#8211; thash\u00eb dhe nd\u00ebrsa duart m\u00eb shkuan instiktivisht n\u00eb bark, m\u00eb zuri tmerri q\u00eb po vazhdon t\u00eb zgjas\u00eb pa fund.<br \/>\nT\u00eb nes\u00ebrmen e mbrapa, im shoq m\u00eb dukej sikur po sillej m\u00eb but\u00eb me mua a p\u00ebr shkak t\u00eb shtatzanis\u00eb apo se e shihte q\u00eb gjithmon\u00eb isha n\u00eb ankth, nuk di t\u00eb p\u00ebrgjigjem as sot. Qysh pas bised\u00ebs me motr\u00ebn time, dilja n\u00eb m\u00ebngjes q\u00eb shkoja n\u00eb pun\u00eb, mbyllesha n\u00eb zyr\u00ebn time, nuk flisja me ask\u00ebnd punoja sa p\u00ebr gjith\u00eb koleget e mia dhe n\u00eb or\u00ebn tre kthehesha me vrap n\u00eb sht\u00ebpi, q\u00eb askush t\u00eb mos m\u00eb shihte rrug\u00ebs. Doja q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb m\u00eb harronin q\u00eb jetoja sepse e dija \u00e7\u2019kisha b\u00ebr\u00eb. Pastaj, kisha frik\u00eb se mos fjala shkonte tek im shoq. Shtatzania shkoi mir\u00eb dhe linda nj\u00eb djal\u00eb tjet\u00ebr. Sa ishte bebe, djali m\u00eb dukej her\u00eb si un\u00eb e her\u00eb si im shoq. Shpresoja se mos Zoti nuk do t\u00eb ma vinte vul\u00ebn e turpit edhe n\u00eb fytyr\u00ebn e tim biri q\u00eb ishte krejt i pafajsh\u00ebm p\u00ebr budallall\u00ebkun tim. Nd\u00ebrsa djali im rritej, vjehrra pyeste se kujt i ngjante ky kaq zeshkan. \u201cApo \u00ebsht\u00eb nga dajat e tu?\u201d, m\u00eb thoshte. \u00c7do pyetje n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim ishte nj\u00eb thik\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn time, por t\u00eb gjitha ishin p\u00ebr fajin tim. Pas djalit, linda edhe nj\u00eb djal\u00eb e nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr. Sht\u00ebpin\u00eb e nd\u00ebrtuam dhe un\u00eb vazhdoj t\u00eb jetoj po aty, por ankthi im s\u2019ka t\u00eb sosur.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrsa kthehesha nga kopshti me djalin p\u00ebr dore, n\u00eb rrug\u00eb pash\u00eb Sh. E ndali hapin dhe menj\u00ebher\u00eb i hodhi syt\u00eb nga djali. \u2013 Mos m\u00eb ngjan pak mua ky djal\u00eb, dielli im? &#8211; m\u00eb tha.<br \/>\n\u2013 T\u00eb lutem, zhduku nga jeta ime dhe mos ma nxi m\u00eb shum\u00eb, &#8211; i thash\u00eb. &#8211; I imi apo i yti ai do t\u00eb rritet mes gjith\u00eb t\u00eb mirash, por t\u00eb lutem m\u2019u largo dhe mos m\u00eb p\u00ebrziej gjith\u00eb familjen. Ishte nj\u00eb budallall\u00ebk me brir\u00eb ajo koh\u00eb&#8230;<br \/>\nAi u largua duke m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur sikur nuk kish th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb sepse edhe ai kishte grua e f\u00ebmij\u00eb e nuk donte t\u00eb binte n\u00eb sy. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb u tregua me mend, n\u00eb fund t\u00eb fundit, se nuk hapi goj\u00eb t\u00eb fliste asgj\u00ebkundi p\u00ebr \u00e7ka kishte ndodhur, jo si burrat e tjer\u00eb, q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebr krenari t\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebr dashnoret e tyre. Dashuri\u00e7ka jon\u00eb u mor vesh nga t\u00eb tjer\u00ebt sepse na pan\u00eb q\u00eb rrinim bashk\u00eb, por jo nga fjal\u00ebt e ndonj\u00ebrit prej nesh. F\u00ebmij\u00ebt u rrit\u00ebn e vazhduan shkoll\u00ebn. I dyti vazhdoi fakultetin e inxhinieris\u00eb sepse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i zgjuar. Nj\u00eb nat\u00eb, kur djali sapo kishte fituar burs\u00ebn e studimit, im shoq m\u00eb tha:<br \/>\n&#8211; Se kujt i ngjau ky djal\u00eb, s\u2019e kuptoj. Ne asnj\u00ebri s\u2019jemi t\u00eb gjat\u00eb e ai \u00ebsht\u00eb si lis mali, ne asnj\u00ebri s\u2019jemi aq t\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas matematik\u00ebs, nd\u00ebrsa ai \u00ebsht\u00eb gjeni. Ke ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb th\u00ebn\u00eb, moj grua?<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019thua more burr\u00eb, nga shtati e fytyra mendoj se \u00ebsht\u00eb nga dajat e mi e sa p\u00ebr matematik\u00eb, mendoj se e ka nga un\u00eb, harrove q\u00eb un\u00eb ekonomiste punoj? T\u00ebr\u00eb jet\u00ebn me matematik\u00eb jam marr\u00eb, &#8211; i thash\u00eb, ama zemra sa s\u2019m\u00eb plasi nga frika.<br \/>\nNuk e zgjat\u00ebm m\u00eb tej muhabetin, por e pash\u00eb q\u00eb edhe ai dyshonte p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb, por thjesht\u00eb nuk besonte se un\u00eb mund ta kisha b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb turp. Dit\u00ebt n\u00eb vijim u mata t\u2019i tregoja p\u00ebr tradhtin\u00eb time, por ishte e pamundur. Zoti m\u00eb ndihmoi sepse edhe vajza n\u00eb matematik\u00eb ishte shum\u00eb e mir\u00eb dhe ajo fitoi burs\u00ebn p\u00ebr Ekonomik. Kjo sikur m\u00eb ndihmonte nj\u00eb \u00e7ik\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb matematik\u00ebn e kishin nga un\u00eb. Vajza ishte kopje si halla e saj, yll e bukur.<br \/>\nSot f\u00ebmij\u00ebt e mi jan\u00eb t\u00eb martuar q\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt e un\u00eb jam b\u00ebr\u00eb gjyshe. Tre djemt\u00eb jan\u00eb n\u00eb pun\u00eb, jan\u00eb sistemuar me sht\u00ebpi dhe Zoti deshi t\u00eb ken\u00eb nuse t\u00eb mira. Edhe vajza ime pasi mbaroi shkoll\u00ebn u martua n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr qytet, por fatmir\u00ebsisht, ra n\u00eb familje t\u00eb mir\u00eb. \u00c7do dit\u00eb e pyes veten se si t\u00eb b\u00ebj. Im bir ka t\u00eb drejt\u00eb ta dij\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb babai i tij i v\u00ebrtet\u00eb, po edhe im shoq ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb dij\u00eb q\u00eb ka n\u00eb krah nj\u00eb bashk\u00ebshorte q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e denj\u00eb t\u00eb meritoj\u00eb respektin e tij. Po un\u00eb, kur isha nj\u00ebzet e tre vje\u00e7e, a kisha t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoja ngroht\u00ebsi e p\u00ebrk\u00ebdheli? Nuk e di cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb e drejt\u00eb&#8230; E vetmja gj\u00eb q\u00eb di, \u00ebsht\u00eb se e vuaj edhe sot, sikur kjo ngjarje t\u00eb m\u00eb ket\u00eb ndodhur dje, jo se ka ndodhur para dyzet e dy vjet\u00ebsh&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E nderuar redaksi e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Po ju drejtohem me k\u00ebt\u00eb let\u00ebr jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb treguar historin\u00eb e dashuris\u00eb sime, por edhe me shum\u00eb turp p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb. Shum\u00eb shpesh, kur i kthehem jet\u00ebs sime, mendoj se edhe un\u00eb kam patur t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jetoj jet\u00ebn e t\u00eb dashuroj. Sot jam gjasht\u00ebdhjet\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-8941","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8941","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8941"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8941\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8941"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8941"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8941"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}