{"id":8939,"date":"2015-04-21T11:30:06","date_gmt":"2015-04-21T09:30:06","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8939"},"modified":"2015-04-21T11:30:06","modified_gmt":"2015-04-21T09:30:06","slug":"prinderit-me-shiten-te-maqedonasit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/04\/prinderit-me-shiten-te-maqedonasit\/","title":{"rendered":"Prind\u00ebrit m\u00eb shit\u00ebn te maqedonasit!"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje gazeta \u201cIntervista\u201d. Para se t\u00eb filloj me dram\u00ebn e jet\u00ebs sime, ju fal\u00ebnderoj q\u00eb na jepni mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb rr\u00ebfejm\u00eb historin\u00eb ton\u00eb. Fatin tim nuk ia uroj askujt, as hasmit, kur i thon\u00eb. Po prezantohem me emrin Anxhela. Jam nga P\u00ebrrenjasi, nj\u00eb qytet i vog\u00ebl af\u00ebr Librazhdit. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur jeta ime do ndryshonte, isha vet\u00ebm 27 vje\u00e7e. N\u00eb familjen time jemi shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe jemi rritur si t\u00eb gjith\u00eb, me nj\u00eb mij\u00eb e nj\u00eb halle e probleme. Shkoll\u00ebn nuk e kam kryer p\u00ebr arsye ekonomike dhe isha m\u00eb e vogla nga t\u00eb pes\u00eb f\u00ebmij\u00ebt. Jeta n\u00eb P\u00ebrrenjas nuk shtyhej, as pun\u00eb, as zanat nuk mund t\u00eb gjeja. B\u00ebja pun\u00eb sht\u00ebpie dhe shpresat i mbaja vet\u00ebm te nj\u00eb fat i mir\u00eb. \u00cbnd\u00ebrroja si \u00e7do vajz\u00eb dhe me timen, u mundova t\u00eb b\u00ebja paj\u00ebn e shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera. T\u00eb gjitha shoqet e mia nd\u00ebrkoh\u00eb po fejoheshin nj\u00eb nga nj\u00eb, kurse mua s\u2019po m\u00eb dilte fati. Mosha po m\u00eb ikte. Prind\u00ebrit m\u00eb kishin hyr\u00eb me shkues n\u00eb disa vende, por p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, fejesat nuk u b\u00ebn\u00eb. Un\u00eb nga ana ime nuk kisha asnj\u00eb difekt fizik, ose problem tjet\u00ebr. Kur i thon\u00eb nj\u00eb fjale: \u00e7\u00ebshtje fati. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kushtet ekonomike po na vrisnin dita-dit\u00ebs, t\u00eb af\u00ebrmit i kishim jasht\u00eb dhe shikonin jet\u00ebt e tyre, pa na ndihmuar neve k\u00ebtej. Nj\u00eb dit\u00eb, ndalon nj\u00eb kamion i madh mallrash me targa maqedonase p\u00ebrpara sht\u00ebpis\u00eb sime (sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb P\u00ebrrenjas e kemi shum\u00eb af\u00ebr me rrug\u00ebn kryesore). U futa menj\u00ebher\u00eb brenda n\u00eb sht\u00ebpi dhe pash\u00eb e \u00e7uditur nga dritarja pas perdes. N\u00eb fillim, dol\u00ebn dy burra barkm\u00ebdhenj nga makina dhe iu afruan sht\u00ebpis\u00eb sime. M\u00eb hyri frika deri n\u00eb palc\u00eb. Thash\u00eb me vete: \u201cPo k\u00ebta \u00e7\u2019pat\u00ebn k\u00ebshtu? Mos vall\u00eb m\u00eb pan\u00eb q\u00eb u futa menj\u00ebher\u00eb brenda dhe u b\u00ebra p\u00ebrshtypje? A ndofta u ofenduan dhe erdh\u00ebn t\u00eb pyesin pse reagova ashtu&#8230;\u201d. Vet\u00ebm nj\u00ebri prej tyre u afrua, nd\u00ebrsa tjetri q\u00ebndroi pak m\u00eb larg der\u00ebs dhe filloi t\u00eb th\u00ebrriste:<br \/>\n&#8211; O Musaaa&#8230; O Musaaaa!<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, dola sepse isha vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi, prind\u00ebrit ishin n\u00eb fush\u00eb duke punuar.<br \/>\n&#8211; K\u00eb k\u00ebrkoni? &#8211; u thash\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mir\u00ebdita, jam Pano, &#8211; m\u00eb tha, &#8211; kemi l\u00ebn\u00eb nj\u00eb takim me babain tuaj. Ndodhet aty?<br \/>\n&#8211; Jo, &#8211; iu p\u00ebrgjigja un\u00eb e habitur, pasi nuk i kisha par\u00eb m\u00eb par\u00eb.<br \/>\n&#8211; Okej, po e presim te lokali buz\u00eb rrug\u00ebs. N\u00ebse vjen m\u00eb par\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, i thuaj pak&#8230; &#8211; m\u00eb tha dhe ata t\u00eb dy u larguan.<br \/>\nU mbylla brenda dhe fillova t\u00eb pyesja veten se p\u00ebrse e k\u00ebrkonin babain tim ata persona, por nuk u kushtova shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, mbarova drek\u00ebn e mora nj\u00eb sy gjum\u00eb. Kur u \u00e7ova pak m\u00eb von\u00eb, pash\u00eb maman\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi paksa t\u00eb m\u00ebrzitur, duke par\u00eb televizor.<br \/>\n&#8211; Ku \u00ebsht\u00eb babi? &#8211; e pyeta.<br \/>\nMami: &#8211; Te lokali jasht\u00eb, aman virani&#8230;<br \/>\n&#8211; Pse, \u00e7far\u00eb ka ndodhur?<br \/>\n&#8211; Asgj\u00eb bij\u00eb, asgj\u00eb, pun\u00eb prodhimesh&#8230;<br \/>\nMendova se kush e di \u00e7far\u00eb pazari po b\u00ebnte im at\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin e perimeve t\u00eb stin\u00ebs dhe si gjithmon\u00eb, nuk po gjente nj\u00eb gjuh\u00eb komunikimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me maqedonasit, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb blejn\u00eb lir\u00eb k\u00ebtu dhe andej e shesin shtrenjt\u00eb. Nuk e dija q\u00eb aty po b\u00ebhej pazari i jet\u00ebs sime, po vulosej fati im, pa dijenin\u00eb time. Kam pasur gjithmon\u00eb besim te prind\u00ebrit dhe isha shum\u00eb e sinqert\u00eb me familjen, por edhe si tip, nuk kisha b\u00ebr\u00eb shum\u00eb n\u00eb jet\u00eb me njer\u00ebz q\u00eb t\u2019i kuptoja mir\u00eb dhe nuk isha as e arsimuar, q\u00eb t\u00eb nuhasja situata t\u00eb tilla n\u00eb aj\u00ebr. M\u00eb von\u00eb, jeta me m\u00ebsimin e saj, do t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb zgjuar, k\u00ebt\u00eb q\u00eb jam sot, q\u00eb dita-dit\u00ebs d\u00ebshp\u00ebrohem dhe fle q\u00eb n\u00eb or\u00ebn 8 t\u00eb pasdites, duke e ngjyer jast\u00ebkun me lot&#8230; Erdhi babi n\u00eb dark\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, m\u2019u duk i lumtur, f\u00ebrkonte duart e i rrihte supet mamas\u00eb.<br \/>\n&#8211; H\u00eb mo ba, \u00e7\u2019u b\u00eb? Kush ishin ata? \u2013 e pyeta un\u00eb.<br \/>\n&#8211; Asgj\u00eb, pun\u00eb pune. &#8211; m\u00eb tha mua dhe filloi t\u00eb d\u00ebrd\u00eblliste nga dhoma tjet\u00ebr n\u00eb telefon. Nuk i dhash\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi dhe po u sh\u00ebrbeja dark\u00ebn. Pash\u00eb pak televizor dhe u shtriva p\u00ebr t\u00eb fjetur. T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes, d\u00ebgjova zhurma n\u00eb sht\u00ebpi dhe zbrita posht\u00eb n\u00eb sallon. Pash\u00eb q\u00eb kishin ardhur v\u00ebllez\u00ebrit e m\u00ebdhenj, xhajat dhe nj\u00eb teze. U tremba me vete, thash\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur dhe pash\u00eb prind\u00ebrit menj\u00ebher\u00eb. Ata ishin sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb u qet\u00ebsova, deri kur m\u00eb thirri babai q\u00eb t\u00eb ulesha pran\u00eb tij. U ula dhe t\u00eb gjith\u00eb syt\u00eb ishin nga un\u00eb.<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb t\u00eb martojm\u00eb s\u00eb shpejti! E kemi vendosur dhe ti nuk do ta b\u00ebsh fjal\u00ebn dysh. Rast m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nuk ke ku gjen. &#8211; m\u00eb tha.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb? &#8211; mbeta goj\u00ebhapur.<br \/>\n&#8211; Do ta shoh\u00ebsh s\u00eb shpejti&#8230;<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, u hodh v\u00ebllai i madh: &#8211; Do martohesh se mosha po t\u00eb kalon dhe k\u00ebta do vdesin, do mbetesh qyqe vet\u00ebm me sht\u00ebpin\u00eb!<br \/>\nN\u00eb ato moment un\u00eb u preva, shikoja maman\u00eb, e cila nuk foli, iu mbush\u00ebn syt\u00eb me lot dhe u zmbraps. E gjith\u00eb bota m\u2019u p\u00ebrmbys, po m\u00eb martonin me dik\u00eb q\u00eb s\u2019e dija kush ishte. Por kjo nuk ishte asgj\u00eb, pjesa m\u00eb e fort\u00eb nuk kishte ardhur ende. M\u00eb ra si bomb\u00eb kur babai m\u00eb tha se burri im i ardhsh\u00ebm do t\u00eb ishte nga Maqedonia.<br \/>\n&#8211; N\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb! Nuk e pranoj, pse nuk m\u00eb the m\u00eb para?! Mos ishte vall\u00eb dikush nga ata q\u00eb t\u00eb takuan ty dje? &#8211; i thash\u00eb me nj\u00eb frym\u00eb.<br \/>\n&#8211; Qet\u00ebsohu, &#8211; m\u00eb tha. &#8211; Kam menduar m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr ty, p\u00ebr t\u00eb ardhmen t\u00ebnden. Nuk ke \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebsh k\u00ebtu. M\u00eb beso, asnj\u00eb nuk ta do t\u00eb mir\u00ebn sa un\u00eb.<br \/>\nU m\u00ebrzita p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra, por tek e fundit, nuk kisha \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja. Ushqehesha nga ata, turp nga qyteti m\u00eb vinte, ngaq\u00eb t\u00eb gjith\u00eb po p\u00ebrflisnin se p\u00ebrse nuk po martohesha. \u00c7\u2019faj kisha un\u00eb se t\u00eb gjitha shoqet n\u00eb mosh\u00ebn time ishin me f\u00ebmij\u00eb? U konsultova edhe me mamin dhe ajo ishte n\u00eb nj\u00eb mendje me babin. Nuk kisha zgjidhje tjet\u00ebr. Thash\u00eb \u201cta provoj, mbase ky ishte fati im\u201d. Po t\u00eb m\u00eb pyesni tani p\u00ebr at\u00eb zgjedhje q\u00eb b\u00ebra at\u00eb dit\u00eb, them se do t\u00eb kisha preferuar t\u00eb b\u00ebhesha murgesh\u00eb, ose t\u2019i jepja tjet\u00ebr drejtim jet\u00ebs time. Vazhdoni t\u00eb m\u00eb lexoni e do t\u00eb m\u00eb jepni t\u00eb drejt\u00eb, se shum\u00eb shpejt do hyja n\u00eb portat e ferrit&#8230;<br \/>\nPo t\u00eb m\u00eb pyesni tani p\u00ebr at\u00eb zgjedhje q\u00eb b\u00ebra at\u00eb dit\u00eb, them se do t\u00eb kisha preferuar t\u00eb b\u00ebhesha murgesh\u00eb, ose t\u2019i jepja tjet\u00ebr drejtim jet\u00ebs sime. Vazhdoni t\u00eb m\u00eb lexoni e do t\u00eb m\u00eb jepni t\u00eb drejt\u00eb, se shum\u00eb shpejt do hyja n\u00eb portat e ferrit&#8230;<br \/>\nUn\u00eb pranova t\u00eb martohesha, pranova fatin tim, pa e ditur \u00e7\u2019do t\u00eb m\u00eb ndodhte m\u00eb von\u00eb. Nuk m\u00eb b\u00ebn\u00eb as das\u00ebm e asgj\u00eb, ngaq\u00eb ne vuanim p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs, por m\u00eb premtuan se dasma do b\u00ebhej nga ana e burrit maqedonas. Nuk e kuptoja se pse krushqit erdh\u00ebn shum\u00eb shpejt, dukej sikur t\u00eb dyja pal\u00ebt nxitonin. M\u00eb mor\u00ebn n\u00eb nj\u00eb provinc\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb, shum\u00eb larg kufirit shqiptar. Dit\u00ebn e par\u00eb b\u00ebn\u00eb nj\u00eb ceremoni si tip dasme, ku ishin t\u00eb ftuar edhe t\u00eb mit\u00eb. Un\u00eb vet\u00ebm qaja n\u00eb tualet dhe mezi e p\u00ebrmbaja veten kur isha mes njer\u00ebzish. Dh\u00ebndrri ishte nj\u00eb prej burrave n\u00eb kamion, ai q\u00eb nuk u afrua te dera. Ishte mosh\u00eb e madhe dhe aty e takova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Dinte shqip pasi ishte marr\u00eb me biznese n\u00eb Shqip\u00ebri. Sapo mbaroi ceremonia, m\u00eb mori n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, m\u00eb tregoi dhom\u00ebn, sht\u00ebpin\u00eb e p\u00ebr veten dhe m\u00eb tha se i vinte keq p\u00ebr mua e kushtet ku jetoja, por se gjith\u00e7ka kishte marr\u00eb fund. M\u00eb tha se ai do t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb lumtur. M\u00eb pas ne shkuam n\u00eb shtrat ku b\u00ebm\u00eb nj\u00eb seks t\u00eb p\u00ebshtir\u00eb, sepse un\u00eb nuk e ndjeja fare. P\u00ebsova nj\u00eb shok psikologjik  dhe m\u00eb vinte sikur po m\u00eb p\u00ebrdhunonte e jo sikur po b\u00ebnim dashuri. Nisa ta p\u00ebrbuzja veten, por kur shihja sht\u00ebpin\u00eb e kushtet e mira, ngush\u00ebllohesha disi. N\u00eb dit\u00ebt e para flisja n\u00eb telefon me t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, q\u00eb m\u00eb thoshin se ishin mir\u00eb e t\u00eb mos flisja kaq shum\u00eb me ta, pasi i p\u00ebrkisja tjet\u00ebrkujt dhe t\u00eb shihja jet\u00ebn me t\u00eb. K\u00ebtu filloi edhe tmerri im, pak e nga pak. \u00c7do dit\u00eb q\u00eb agonte ishte dit\u00eb e re vuajtjesh p\u00ebr mua. Gjith\u00e7ka nisi nj\u00eb dit\u00eb, kur si\u00e7 po laja rrobat, pash\u00eb pasaport\u00ebn e tij dhe zbulova se ishte 20 vjet m\u00eb i madh se un\u00eb, 49 vje\u00e7 dhe jo 37, sa m\u00eb than\u00eb mua. U tmerrova, s\u2019po e njihja m\u00eb veten time. Nuk guxoja ta pyesja pasi ai u b\u00eb i ftoht\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb duheshin gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb gatuar e disa veshje t\u00eb reja se po nd\u00ebrronin stin\u00ebt dhe dola n\u00eb treg p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb disa rroba. Mora me vete rreth 30 euro dhe bleva veshje t\u00eb reja p\u00ebr vete. Nuk e pyeta paraprakisht pasi mendova se duke qen\u00eb burr\u00eb e grua, nuk do ta shqet\u00ebsonte kjo gj\u00eb. Kur erdhi, ai m\u00eb pyeti i inatosur se ku ishin lek\u00ebt. I shpjegova q\u00eb bleva disa rroba p\u00ebr veten, i k\u00ebrkova falje q\u00eb nuk e pyeta dhe i thash\u00eb se nuk do ta p\u00ebrs\u00ebrisja m\u00eb, por ai m\u00eb q\u00eblloi dhe m\u00eb tha:<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb b\u00ebre moj prostitut\u00eb shqiptare?!<br \/>\nPas k\u00ebsaj u shokova aq keq sa m\u00eb ra t\u00eb fik\u00ebt dhe e gjeta veten pak m\u00eb von\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi tjet\u00ebr, m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, pa vjehrr\u00ebn e vjehrrin, pa njer\u00ebzit e tij, q\u00eb me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, edhe kur isha n\u00eb sht\u00ebpi, nuk \u00ebsht\u00eb se m\u00eb flisnin shum\u00eb. Ky u b\u00eb m\u00eb i ftoht\u00eb, pothuajse u largua fare. Ishte nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb periferi dhe pa shum\u00eb sht\u00ebpi rreth e rrotull, si n\u00eb izolim. Aty ai filloi t\u00eb m\u00eb keqtrajtonte. Un\u00eb k\u00ebrkoja t\u00eb flisja me familjen, por ai nuk m\u00eb lejonte. Kaluan disa jav\u00eb k\u00ebshtu dhe m\u00eb tha se kishte filluar pun\u00eb larg e se do vinte nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. M\u00eb sillte rroba t\u00eb palara, m\u00eb detyronte t\u00eb b\u00ebja pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb fshat. N\u00eb ato momente, ai u b\u00eb njeriu m\u00eb i urryer p\u00ebr mua. Kisha kuptuar q\u00eb kisha ikur nga shiu n\u00eb bresh\u00ebr, por i isha dh\u00ebn\u00eb dhe lek\u00eb nuk kisha, q\u00eb t\u2019i ikja&#8230; Nj\u00ebher\u00eb u mundova t\u00eb arratisesha, por banor\u00ebt maqedonas u tall\u00ebn me mua dhe i telefonuan. Ai erdhi me t\u00eb shpejt\u00eb dhe m\u00eb rrahu. Kuptova q\u00eb isha kthyer n\u00eb t\u00eb burgosur\u00ebn e tij dhe nuk kisha ku t\u00eb shkoja. As t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, asnj\u00eb njeri nuk u b\u00eb i gjall\u00eb p\u00ebr mua. Kalova n\u00eb depresion dhe u s\u00ebmura, por ai, n\u00eb at\u00eb moment, u b\u00eb i mir\u00eb. Kisha ndryshuar shum\u00eb, m\u00eb kishte ikur e gjith\u00eb bukuria dhe isha kthyer n\u00eb nj\u00eb grua shpatulldal\u00eb. E kuptoja q\u00eb ai kishte nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb sillej mir\u00eb. Papritmas m\u00eb \u00e7oi n\u00eb spital e m\u00eb tha se isha shtatz\u00ebn\u00eb e se i vinte keq q\u00eb prej tij, jeta ime ishte kthyer n\u00eb makth. Ai tha se prind\u00ebrit e mi m\u00eb kishin shitur p\u00ebr 5000 euro tek ai. Marr\u00ebveshja ishte b\u00ebr\u00eb mes tij dhe babait e v\u00ebllait tim. Kishin r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb k\u00ebrkonin m\u00eb kurr\u00eb dhe se vet\u00eb maqedonasi, q\u00eb ishte burri im, ishte i martuar dhe kishte nj\u00eb familje paralelisht, nj\u00eb fem\u00ebr q\u00eb e donte shum\u00eb, por nuk e g\u00ebzonte dot me nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Aty m\u00eb ra t\u00eb fik\u00ebt dhe kur u zgjova, kuptova q\u00eb nga hund\u00ebt m\u00eb kishte dal\u00eb gjak. Telefonova nj\u00eb kush\u00ebrir\u00eb t\u00eb larg\u00ebt nga numri i spitalit, nj\u00eb tek e cila kisha shum\u00eb besim e m\u00eb pohoi nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb m\u00eb qart\u00ebsoi shum\u00eb gj\u00ebra. M\u00eb tha se babai im, nuk ishte i imi biologjik, por vet\u00ebm n\u00ebna ishte e imja dhe isha produkt i martes\u00ebs t\u00eb saj t\u00eb par\u00eb me burrin q\u00eb i kishte vdekur. Un\u00eb e dija q\u00eb n\u00ebna ime ishte martuar dy her\u00eb dhe gjithashtu, e dija q\u00eb v\u00ebllai im i vog\u00ebl nuk ishte biologjik me t\u00eb dy prind\u00ebrit, por jo un\u00eb! Thirra me z\u00eb t\u00eb fort\u00eb, shkula flok\u00ebt dhe pyeta Zotin se \u00e7far\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ta merituar k\u00ebt\u00eb? Po urreja dit\u00ebn q\u00eb kisha lindur. Po mendoja vet\u00ebvrasjen, por nuk e b\u00ebja dot, pasi tani flisja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dy vet\u00ebve, edhe t\u00eb foshnj\u00ebs sime. Burri im, q\u00eb nuk m\u00eb b\u00ebn dora ta shkruaj fjal\u00ebn \u201cburr\u00eb\u201d, aq m\u00eb shum\u00eb t\u2019ia p\u00ebrmend emrin, p\u00ebrbind\u00ebshi m\u00eb mir\u00eb, kishte pak dashuri p\u00ebr mua, kur mori vesh q\u00eb isha shtatz\u00ebn\u00eb. At\u00eb dit\u00eb i kuptova t\u00eb gjitha&#8230; pse babai m\u00eb martoi aq shpejt, trishtimin e n\u00ebn\u00ebs sime dhe mallkova veten se gjith\u00eb k\u00ebto koh\u00eb kisha qen\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtorja e njeriut me t\u00eb cilin mendova se kisha lidhur jet\u00ebn. Nuk doja ta lindja as f\u00ebmij\u00ebn kur e kuptova se tjet\u00ebr dor\u00eb do ta p\u00ebrk\u00ebdhelte, s\u2019do t\u00eb mund t\u00eb ishte i imi e ta rrisja un\u00eb. Nga gjith\u00eb vuajtjet q\u00eb kalova dhe stresi, m\u2019u shpif edhe kanceri n\u00eb gji. Mos pyesni m\u00eb. Gjith\u00eb t\u00eb k\u00ebqijat e bot\u00ebs mua m\u2019u mblodh\u00ebn, tek un\u00eb e shkreta. Jet\u00eb e ngat\u00ebrrume. Kot q\u00eb kam lindur. Prisni se nuk p\u00ebrfundon k\u00ebtu&#8230;<br \/>\nKafsha q\u00eb e kisha burr\u00eb nga Maqedonia, i pashpirti, nuk p\u00ebrballonte dot shpenzimet e kurimit dhe detyrimisht, edhe f\u00ebmij\u00ebn e abortova. Kjo ishte vrasje p\u00ebr mua. Nuk kish \u00e7\u2019m\u00eb donte m\u00eb, nuk isha as p\u00ebr pun\u00eb e as p\u00ebr gj\u00eb. M\u00eb la t\u00eb lir\u00eb e m\u00eb tha vet\u00ebm q\u00eb \u201cnuk dola prodhim i mir\u00eb\u201d. M\u2019u duk vetja aq e p\u00ebrbuzur dhe m\u00eb keq se jasht\u00ebqitja. Fal\u00eb Zotit, rash\u00eb n\u00eb kontakt me nj\u00eb fondacion grash n\u00eb Maqedoni, t\u00eb cilat m\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebn, mbuluan shpenzimet e operacionit dhe m\u00eb ndihmuan t\u00eb kthehesha n\u00eb atdhe&#8230; T\u00eb ishte p\u00ebr mua do kisha vdekur, por vazhdoj t\u00eb jem e fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb tjera si un\u00eb. Ka akoma shum\u00eb gra shqiptare nga P\u00ebrrenjasi, fshatrat e Pogradecit etj., q\u00eb martohen me maqedonas e serb\u00eb e fatet e tyre nuk dihen m\u00eb. N\u00ebse m\u00eb pyesni a kam kontaktuar me t\u00eb af\u00ebrmit e mi, po ju them se nuk kam kontaktuar e as nuk kam nd\u00ebrmend ta b\u00ebj. V\u00ebllez\u00ebrit e ai q\u00eb e quaja baba, nuk kan\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb m\u00eb dalin p\u00ebrpara, nd\u00ebrsa n\u00ebn\u00ebn, ndoshta e shoh nj\u00eb dit\u00eb&#8230; Tani, un\u00eb jetoj n\u00eb Tiran\u00eb, me qira, t\u00eb cil\u00ebn e paguaj me djers\u00ebn e ballit dhe mundohem t\u2019u vij n\u00eb ndihm\u00eb atyre femrave q\u00eb vuajn\u00eb si un\u00eb&#8230; pik\u00ebrisht prandaj po e shkruaj k\u00ebt\u00eb histori, q\u00eb t\u2019u jap atyre dy mesazhe: I pari \u00ebsht\u00eb q\u00eb, besoj se nuk ka kaluar njeri jet\u00eb m\u00eb t\u00eb keqe se un\u00eb dhe prap\u00eb vazhdoj t\u00eb jetoj; gjejeni edhe ju forc\u00ebn dhe e dyta, sado keq t\u00eb jet\u00eb Shqip\u00ebria, nuk je e humbur si\u00e7 je jasht\u00eb shtetit, mes njer\u00ebzve t\u00eb huaj&#8230;<br \/>\nDuke ju fal\u00ebnderuar q\u00eb keni lexuar hidh\u00ebrimin tim, un\u00eb ndjehem pak m\u00eb mir\u00eb q\u00eb e ndava me ju&#8230; dhe mos harroni se \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb ndodh n\u00eb jet\u00eb, sekreti q\u00ebndron t\u00eb ec\u00ebsh p\u00ebrpara derisa t\u00eb ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb frym\u00eb Zoti, se p\u00ebrderisa ke frym\u00eb, jeton p\u00ebr di\u00e7ka.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje gazeta \u201cIntervista\u201d. Para se t\u00eb filloj me dram\u00ebn e jet\u00ebs sime, ju fal\u00ebnderoj q\u00eb na jepni mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb rr\u00ebfejm\u00eb historin\u00eb ton\u00eb. Fatin tim nuk ia uroj askujt, as hasmit, kur i thon\u00eb. Po prezantohem me emrin Anxhela. Jam nga P\u00ebrrenjasi, nj\u00eb qytet i vog\u00ebl af\u00ebr Librazhdit. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur jeta ime do ndryshonte, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-8939","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8939","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8939"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8939\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8939"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8939"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8939"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}