{"id":8928,"date":"2015-04-20T11:14:27","date_gmt":"2015-04-20T09:14:27","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8928"},"modified":"2015-04-20T11:14:27","modified_gmt":"2015-04-20T09:14:27","slug":"eva-ndoja-gjithcka-qe-bej-ia-zbukuron-jeten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/04\/eva-ndoja-gjithcka-qe-bej-ia-zbukuron-jeten\/","title":{"rendered":"Eva Ndoja: Gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebj, ia zbukuron jet\u00ebn&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Producent\u00ebt Zzap&#038;Criss kan\u00eb arritur t\u00eb sjellin n\u00eb tregun muzikor nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebng\u00ebsh t\u00eb suksesshme, nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb edhe bashk\u00ebpunimi mes Ev\u00ebs dhe Getinjos n\u00eb \u201cSjena mo\u201d, nj\u00eb k\u00ebng\u00eb e koh\u00ebs, me muzik\u00eb, tekst dhe pamje q\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen. Eva, bukuroshja q\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit vazhdimisht refrenin \u201cHala t\u00eb mbaj n\u00eb mendje, s\u2019muj me t\u2019nxjerr prej zemre\u201d na tregon p\u00ebr veten, klipin, ambicien p\u00ebr muzik\u00ebn, miq\u00ebsin\u00eb me Kid\u00ebn, si e mendon ajo nj\u00eb lidhje dhe plot t\u00eb tjera\u2026 Mos e humbisni! <\/p>\n<p>Ariana Bregu: &#8211; Eva, si nj\u00eb em\u00ebr i ri n\u00eb tregun muzikor, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb dim\u00eb p\u00ebr ty?<br \/>\nEva Ndoja: &#8211; Un\u00eb jam 25 vje\u00e7e dhe n\u00eb tregun shqiptar jam nj\u00eb artiste e re, sa i p\u00ebrket imazhit dhe jo p\u00ebrvoj\u00ebs, pasi kam vite q\u00eb t\u00eb k\u00ebnduarit e ushtroj si profesion. Kam k\u00ebnduar q\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb \u00ebndrra ime, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb m\u00eb lindi papritur, por e kam pasion.<br \/>\n&#8211; Ke 3 klipe tashm\u00eb, por m\u00eb the q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb klipi i par\u00eb n\u00eb stilin t\u00ebnd\u2026  Ishte e nevojshme t\u00eb eksperimentoje, p\u00ebrpara se t\u00eb shfaqeshe n\u00eb stilin q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson?<br \/>\n&#8211; Po, ky \u00ebsht\u00eb klipi im i tret\u00eb dhe te t\u00eb tre jam munduar t\u00eb jap maksimumin, s\u2019kam kursyer as energjit\u00eb e mia, as shpenzimet, asgj\u00eb, por ky rezultoi m\u00eb i suksessh\u00ebm, u prit shum\u00eb mir\u00eb, edhe pse e dija pak a shum\u00eb. Nuk ishte e nevojshme t\u00eb eksperimentoja, e dija mir\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00eb duhet mua, por b\u00ebra zgjedhje t\u00eb gabuar zhanri. Megjithat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb godas\u00ebsh me t\u00eb par\u00ebn; me hapa t\u00eb vegj\u00ebl e t\u00eb sigurt arrin m\u00eb larg. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; N\u00ebse dikush t\u00eb pyet se \u00e7far\u00eb muzike b\u00ebn, si do ta p\u00ebrshkruaje muzik\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Si muzik\u00ebn e koh\u00ebs! Shkojm\u00eb gjithmon\u00eb me koh\u00ebn e me trendet e reja, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta shijojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pse ishte Getinjo i duhuri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duet?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, Getinjon ma propozuan producent\u00ebt e mi, Zzap&#038;chris, t\u00eb cil\u00ebve u besoj shum\u00eb dhe idet\u00eb, mendimet e gjith\u00e7ka u p\u00ebrshtat m\u00eb s\u00eb miri me Getin, ndaj edhe s\u2019u mendova gjat\u00eb. Rezultoi t\u00eb ishte i duhuri. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Me k\u00eb tjet\u00ebr do t\u00eb kishe d\u00ebshir\u00eb t\u00eb b\u00ebje nj\u00eb bashk\u00ebpunim?<br \/>\n&#8211; Nuk e di, t\u00eb mir\u00eb ka shum\u00eb\u2026 Ndoshta me Getoar Selimin; at\u00eb e d\u00ebgjoj m\u00eb s\u00eb shumti kur kam koh\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ka ndikuar k\u00ebnga n\u00eb m\u00eb shum\u00eb oferta p\u00ebr koncerte?<br \/>\n&#8211; Sigurisht dhe kjo m\u00eb b\u00ebn t\u00eb punoj shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebng\u00ebn tjet\u00ebr, q\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb k\u00ebnaqur me mua kur t\u00eb filloj t\u00eb jap koncerte.<br \/>\n&#8211; N\u00eb komentet posht\u00eb klipit, binin n\u00eb sy vler\u00ebsimet p\u00ebr fizikun t\u00ebnd. \u00c7\u2019ndjesi t\u00eb jep kjo?<br \/>\n&#8211; Pa dyshim q\u00eb ndjehem shum\u00eb mir\u00eb, mbi t\u00eb gjitha sepse p\u00ebrve\u00e7 fizikut, kan\u00eb vler\u00ebsuar edhe k\u00ebng\u00ebn, z\u00ebrin, pun\u00ebn. Kjo m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndjehem jasht\u00eb mase mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Eva, un\u00eb, ti dhe t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb q\u00eb k\u00ebng\u00ebtare t\u00eb reja dalin \u00e7do dit\u00eb dhe nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e tyre, si\u00e7 vijn\u00eb edhe ikin, pa l\u00ebn\u00eb asgj\u00eb pas. \u00c7far\u00eb ke ti q\u00eb nuk e kan\u00eb t\u00eb tjerat, di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb shquan automatikisht nga \u201cturma\u201d?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo, por fatmir\u00ebsisht, mua nuk m\u00eb tremb ky fakt. Mendoj se kur ke talentin, ambicien, d\u00ebshir\u00ebn e madhe p\u00ebr ta aritur di\u00e7ka, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm c\u00ebshtje kohe derisa ta arrish. Pastaj, sigurisht, duhet t\u00eb dish t\u00eb mbash at\u00eb q\u00eb ke arritur. Mua m\u00eb ndan nga turma fakti q\u00eb e dashuroj muzik\u00ebn, jam n\u00eb gjendje t\u00eb heq dor\u00eb nga shum\u00eb e shum\u00eb gj\u00ebra e nga muzika jo, k\u00ebshtu q\u00eb ju siguroj se thjesht, nuk do t\u00eb ndalem. T\u00eb mos harrojm\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb t\u00eb ndihmon shum\u00eb edhe fati dhe un\u00eb, deri tani, e konsideroj veten me fat.<br \/>\n&#8211; Pjesa m\u00eb e bukur e t\u00eb qenit k\u00ebng\u00ebtare&#8230;<br \/>\n&#8211; Nuk mund t\u00eb ve\u00e7oj asnj\u00eb pjes\u00eb, \u00e7do moment \u00ebsht\u00eb i bukur.<br \/>\n&#8211; Cil\u00ebt jan\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt  e tu t\u00eb preferuar n\u00eb treg, p\u00ebr momentin?<br \/>\n&#8211; Dafi dhe Kida, Getoari dhe Ledri.<br \/>\n&#8211; Vura re q\u00eb ke shum\u00eb foto me Kid\u00ebn\u2026 Si ka lindur miq\u00ebsia mes jush?<br \/>\n&#8211; Kida \u00ebsht\u00eb shoqja ime. Si\u00e7 e p\u00ebrmenda, un\u00eb punoj me producent\u00ebt Zzap&#038;Chris dhe Kida \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e grupit \u201cON RECORDS\u201d, ndaj jemi njohur n\u00eb studio. Kida dhe \u00e7unat po ashtu, m\u00eb kan\u00eb p\u00ebrkrahur shum\u00eb n\u00eb gjith\u00e7ka, m\u00eb kan\u00eb afruar dhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs na lidhi puna, kurse tani na lidh edhe shoq\u00ebria.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb te Kida?<br \/>\n&#8211; Gjith\u00e7ka. Mbi t\u00eb gjitha, se \u00ebsht\u00eb talent. Jo se \u00ebsht\u00eb shoqja ime, por \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e kompletuar.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u00eb ishe nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtare pa talent, \u00e7far\u00eb do t\u00eb ishe duke b\u00ebr\u00eb tani?<br \/>\n&#8211; (Qesh) Ndoshta duke d\u00ebgjuar non stop nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtare me talent, q\u00eb t\u00eb m\u00ebsoja di\u00e7ka.<br \/>\n&#8211; Cil\u00ebn e konsideron nat\u00ebn m\u00eb t\u00eb \u00e7mendur t\u00eb jet\u00ebs t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Ka qen\u00eb nata e Vitit t\u00eb Ri, q\u00eb kaloi n\u00eb mes t\u00eb Parisit me nj\u00eb shoqen time t\u00eb ngusht\u00eb, dy femra vet\u00ebm, n\u00eb mes t\u00eb gjith\u00eb atij Parisi, asaj turme komplet t\u00eb pir\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr! Thjesht, \u00e7menduri&#8230; Vet\u00ebm s\u2019do ta b\u00ebja kurr\u00eb m\u00eb, edhe pse jam shum\u00eb guximtare. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb mendon se t\u00eb ka rritur dhe zhvilluar m\u00eb shum\u00eb si person?<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb gj\u00ebra, fakti q\u00eb q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl kam jetuar edhe dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, kam kaluar shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, m\u00eb ka rritur para kohe dhe gjithmon\u00eb i mendoj gj\u00ebrat mir\u00eb para se t\u2019i b\u00ebj.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb apo disa gj\u00ebra q\u00eb t\u00eb p\u00eblqen t\u00eb b\u00ebsh p\u00ebr t\u2019u arg\u00ebtuar&#8230;<br \/>\n&#8211; T\u00eb b\u00ebj shopping, \u00ebsht\u00eb e para (buz\u00ebqesh), pushime, t\u00eb k\u00ebndoj gjithmon\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb kryesoret, se ka plot t\u00eb tjera.<br \/>\n&#8211; Sipas teje, cili \u00ebsht\u00eb vendi perfekt p\u00ebr t\u00eb performuar?<br \/>\n&#8211; Top Festi ndoshta.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb mendon p\u00ebr publicitetin? \u00c7far\u00eb e ndan pubicitetin e mir\u00eb nga ai i keq?<br \/>\n&#8211; T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb q\u00eb publiciteti shet, i mir\u00eb apo i keq qoft\u00eb. Edhe pse t\u00eb gjith\u00eb artist\u00ebt mundohen t\u2019i b\u00ebjn\u00eb publicitet t\u00eb mir\u00eb vetes, shpeshher\u00eb bien edhe pre e publicitetit t\u00eb keq. Fatkeq\u00ebsisht, duhet t\u2019i pranojm\u00eb t\u00eb dyja rastet.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u00eb ishe mashkull, \u00e7far\u00eb do t\u00eb t\u00eb p\u00eblqente tek Eva?<br \/>\n&#8211; T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, s\u2019di si t\u00eb p\u00ebrgjigjem, se un\u00eb jam shum\u00eb kritike ndaj vetes, por ndoshta buz\u00ebqeshjen. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb planet e tua t\u00eb m\u00ebdha?<br \/>\n&#8211; Tani po punoj me k\u00ebng\u00ebn tjet\u00ebr, ku do t\u00eb shfaqem vet\u00ebm, prap\u00eb realizuar nga producent\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sot p\u00ebr sot, t\u00eb cil\u00ebt s\u2019besoj se do t\u2019i nd\u00ebrroj ndonj\u00ebher\u00eb. K\u00ebnga mbaron dhe del nga fundi i muajit maj. P\u00ebr sezonin veror, priten plane dhe surpriza t\u00eb tjera, q\u00eb besoj se do t\u2019u p\u00eblqejn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve.<br \/>\n&#8211; Pjesa s\u00eb cil\u00ebs i jep m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb realizimin e klipeve t\u00eb tua&#8230;<br \/>\n&#8211; Mund t\u00eb them se gjith\u00e7kaje. Jam e fiksuar deri edhe n\u00eb detajet m\u00eb t\u00eb vogla,  k\u00ebshtu q\u00eb s\u2019mund t\u00eb ve\u00e7oj asgj\u00eb. Dua q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nivel.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u00eb ishe e detyruar t\u00eb d\u00ebgjoje vet\u00ebm nj\u00eb k\u00ebng\u00eb apo nj\u00eb album p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; S\u2019do t\u00eb m\u00ebrzitesha leht\u00eb n\u00ebse do t\u00eb d\u00ebgjoja \u201cRikthejm na\u201d t\u00eb Kid\u00ebs. Edhe pse s\u2019kemi qen\u00eb shoqe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, e kam d\u00ebgjuar shum\u00eb. Gjithashtu, albumin do ta d\u00ebgjoja pa u m\u00ebrzitur.<br \/>\n&#8211; Sa e p\u00ebrfshir\u00eb je n\u00eb tekstet e k\u00ebng\u00ebve t\u00eb tua?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrve\u00e7 ideve, tekstet e mia ia kam besuar reperit t\u00eb suksessh\u00ebm Mozzik, i cili \u00ebsht\u00eb edhe v\u00ebllai i Getinjos. Jemi n\u00eb \u201cON RECORDS\u201d e, me pak fjal\u00eb, gjith\u00e7ka brenda familjes (qesh), s\u2019dalim jasht\u00eb dhe s\u2019jam p\u00ebrfshir\u00eb shum\u00eb, pasi kan\u00eb p\u00ebrkuar me idet\u00eb e mia.<br \/>\n&#8211; Ku i ke b\u00ebr\u00eb pushimet e fundit?<br \/>\n&#8211; Edhe pse s\u2019kam pasur shum\u00eb koh\u00eb, i kam b\u00ebr\u00eb nga pak kudo. Jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u2019kam dal\u00eb vitin e shkuar. K\u00ebt\u00eb vit, t\u00eb shohim sa do t\u00eb na lejoj\u00eb koha.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb arrish tjet\u00ebr n\u00eb jet\u00eb?<br \/>\n&#8211; D\u00ebshirat jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, por duhet ecur me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb. P\u00ebrve\u00e7se t\u00eb merrem gjithmon\u00eb me muzik\u00eb, dua edhe t\u00eb kem nj\u00eb familje t\u00eb lumtur m\u00eb von\u00eb, kur t\u00eb vij\u00eb koha.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb b\u00ebn kur nuk po t\u00eb sheh askush?<br \/>\n&#8211; (Qesh) S\u2019m\u00eb kujtohet, s\u2019e kam fiksuar.<br \/>\n&#8211; Kur ishe adoleshente, si ishte djali p\u00ebr t\u00eb cilin t\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb kok\u00eb?<br \/>\n&#8211; Po si p\u00ebr \u00e7do adoleshente, q\u00eb e do t\u00eb jet\u00eb i bukur si \u00e7un telenovelash. Shikoja shum\u00eb telenovela at\u00ebher\u00eb&#8230; (Qesh)<br \/>\n&#8211; Po tani, cili \u00ebsht\u00eb tipi i mashkullit pas t\u00eb cilit do t\u00eb dashuroheshe?<br \/>\n&#8211; Eh, tani \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuash cili. S\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb si kur ishim adoleshente; nuk mjafton t\u00eb jet\u00eb i bukur, pretendimet rriten. Sa m\u00eb shum\u00eb rritesh ti, aq m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb dish \u00e7far\u00eb do, k\u00ebrkon gjithmon\u00eb shum\u00eb e s\u2019je asnj\u00ebher\u00eb e k\u00ebnaqur.<br \/>\n&#8211; Pra, e ke apo jo nj\u00eb mashkull n\u00eb krah?<br \/>\n&#8211; Edhe pse \u00ebsht\u00eb e pabesueshme n\u00eb koh\u00ebt e sotme, m\u00eb besoni q\u00eb jo. Pse? Sepse jan\u00eb dy gj\u00ebra: Sidomos n\u00eb fillimet e nj\u00eb karriere ose e ke shum\u00eb krah, ose ta humb edhe gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb fillon t\u00eb krijosh. Kam vet\u00ebm nj\u00eb fokus tani dhe m\u00eb besoni, p\u00ebrve\u00e7 karrier\u00ebs, s\u2019dua ta kem mendjen askund se dhe muzika do shum\u00eb dashuri, k\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebt\u00eb dashuri do t\u2019ia dhuroj muzik\u00ebs, tani p\u00ebr tani.<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb shoq\u00ebroheshe me nj\u00eb fans?<br \/>\n&#8211; Po, pse jo?! S\u2019ka asgj\u00eb t\u00eb keqe, edhe un\u00eb kam qen\u00eb fansja e dikujt.<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb rreth teje, q\u00eb do t\u00eb na surprizonte po ta dinim?<br \/>\n&#8211; Ah, normalisht, mund t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb q\u00eb mund t\u2019ju surprizojn\u00eb, por q\u00eb nuk thuhen. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb libri i fundit q\u00eb ke lexuar?<br \/>\n&#8211; \u201cDjalli vishet me Prada\u201d. M\u00eb kishte shp\u00ebtuar filmi pa e par\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb lexova librin, ishte shum\u00eb i bukur.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb personi m\u00eb i famsh\u00ebm, m\u00eb me pesh\u00eb, numri i t\u00eb cilit gjendet n\u00eb telefonin t\u00ebnd?<br \/>\n&#8211; H\u00ebm, \u00ebsht\u00eb sekret, nuk thuhet. Ndoshta me projektet e radh\u00ebs, e kuptoni vet\u00eb. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb moment i sikletsh\u00ebm n\u00eb sken\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u00eb rr\u00ebzohesha, ai do t\u00eb ishte momenti m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. Shpresoj t\u00eb mos m\u00eb ndodh\u00eb kurr\u00eb.<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn je m\u00eb shum\u00eb krenare?<br \/>\n&#8211; Familja ime. Gjith\u00e7ka e b\u00ebj me forc\u00ebn q\u00eb m\u00eb japin ata, ve\u00e7an\u00ebrisht mami im. Jam shum\u00eb krenare q\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebj, asaj ia zbukuron jet\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Producent\u00ebt Zzap&#038;Criss kan\u00eb arritur t\u00eb sjellin n\u00eb tregun muzikor nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebng\u00ebsh t\u00eb suksesshme, nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb edhe bashk\u00ebpunimi mes Ev\u00ebs dhe Getinjos n\u00eb \u201cSjena mo\u201d, nj\u00eb k\u00ebng\u00eb e koh\u00ebs, me muzik\u00eb, tekst dhe pamje q\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen. Eva, bukuroshja q\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit vazhdimisht refrenin \u201cHala t\u00eb mbaj n\u00eb mendje, s\u2019muj me t\u2019nxjerr prej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8927,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-8928","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8928","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8928"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8928\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8927"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8928"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8928"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8928"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}