{"id":8918,"date":"2015-04-17T16:30:43","date_gmt":"2015-04-17T14:30:43","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8918"},"modified":"2015-04-17T13:33:55","modified_gmt":"2015-04-17T11:33:55","slug":"vdekja-e-ndau-prej-meje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/04\/vdekja-e-ndau-prej-meje\/","title":{"rendered":"Vdekja e ndau prej meje"},"content":{"rendered":"<p>Jam nj\u00eb grua nga Tirana. Parmbr\u00ebm\u00eb kam mbushur tridhjet\u00eb e shtat\u00eb vje\u00e7. Nuk e festova dit\u00eblindjen, sepse n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb ka ndodhur nj\u00eb fatkeq\u00ebsi. Tani, jam fare vet\u00ebm. T\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb shkuar n\u00eb varrimin e nj\u00eb personi t\u00eb af\u00ebrt, m\u00eb sakt\u00eb, n\u00eb varrimin e kush\u00ebririt tim, q\u00eb e kam patur m\u00eb shum\u00eb se kaq, por askush nuk e di k\u00ebt\u00eb. Erioni e mori me vete n\u00eb varr t\u00eb fsheht\u00ebn ton\u00eb\u2026 E kam p\u00ebrjetuar shum\u00eb keq vdekjen e tij, por e till\u00eb \u00ebsht\u00eb jeta, e pam\u00ebshirshme. Ai ishte e vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte mbetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb dhe Zoti ma mori, megjith\u00ebse ishte fare i ri p\u00ebr t\u00eb vdekur, vet\u00ebm tridhjet\u00eb e shtat\u00eb vje\u00e7, sa un\u00eb. Edhe dit\u00eblindjet i kishim n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, por megjith\u00ebse kemi vite q\u00eb i festojm\u00eb bashk\u00eb, k\u00ebt\u00eb her\u00eb, t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb, nuk e b\u00ebm\u00eb dot, pasi ai kishte p\u00ebsuar nj\u00eb aksident q\u00eb do t\u2019i kushtonte jet\u00ebn dhe kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb gjendje kome.<br \/>\nKur e mora k\u00ebt\u00eb lajm, sa nuk m\u00eb ra pika. Kurr\u00eb nuk e kisha imagjinuar se ndonj\u00ebher\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballesha me vdekjen e Erionit, atij njeriu q\u00eb ishte gjith\u00e7ka p\u00ebr mua. Kisha menduar gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, se ai mund t\u00eb martohej dhe gruaja do t\u00eb ishte shum\u00eb xheloze, k\u00ebshtu q\u00eb nuk kishte p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb t\u00eb takohej as me mua, kush\u00ebrir\u00ebn e tij. Kisha imagjinuar se do t\u00eb vinte nj\u00eb dit\u00eb kur ai nuk do ta d\u00ebshironte m\u00eb pranin\u00eb time apo se do t\u2019i mbetej hatri p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb dhe do t\u00eb largohej prej meje, por kurrsesi se ai do t\u00eb vdiste\u2026 Lajmin ma dha motra e tij. Ajo m\u00eb telefonoi n\u00eb or\u00ebn nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb e gjys\u00ebm t\u00eb dark\u00ebs me numrin e tij t\u00eb telefonit. Duke menduar se ishte Erioni, sapo pash\u00eb emrin e tij n\u00eb ekranin e celularit, u nisa t\u00eb futesha n\u00eb dhom\u00ebn time, pasi kur flisja me t\u00eb doja t\u00eb isha e qet\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt e v\u00ebllait m\u00eb pengonin\u2026 Zilja ra disa her\u00eb dhe un\u00eb e hapa, sapo u futa n\u00eb dhom\u00eb.<br \/>\n&#8211; H\u00eb Erion! \u2013 i thash\u00eb \u2013 \u00c7\u2019ne q\u00eb u kujtove p\u00ebr mua n\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb t\u00eb nat\u00ebs? Nuk paske gjum\u00eb sonte m\u00eb duket! Nuk u qet\u00ebsove pas gjith\u00eb atyre q\u00eb t\u00eb thash\u00eb (ai m\u00eb kishte treguar p\u00ebr disa probleme q\u00eb kishte patur n\u00eb pun\u00eb dhe un\u00eb, gjat\u00eb gjith\u00eb pasdites q\u00eb e kisha kaluar me t\u00eb, isha munduar ta qet\u00ebsoja me sa mundesha)? Akoma te drejtori e mban mendjen? Po le nam mor burr\u00eb!<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr e telefonit nuk m\u2019u p\u00ebrgjigja asnj\u00eb z\u00eb dhe kjo gj\u00eb m\u00eb trembi. Vet\u00ebm at\u00ebhere ndjeva nj\u00eb d\u00ebnes\u00eb t\u00eb larg\u00ebt femre\u2026<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ke? Kush \u00ebsht\u00eb aty? \u00c7far\u00eb ka ndodhur? \u2013 thash\u00eb me alarm.<br \/>\n&#8211; Jam Eva! \u2013 m\u00eb tha motra e tij mes d\u00ebnes\u00ebs \u2013 Na ka ndodhur di\u00e7ka e tmerrshme. Sapo na lajm\u00ebruan se Erioni \u00ebsht\u00eb aksidentuar me makin\u00eb dhe tani e kemi shtruar n\u00eb spital. \u00cbsht\u00eb n\u00eb sall\u00eb t\u00eb operacionit dhe mjek\u00ebt nuk japin siguri p\u00ebr jet\u00ebn\u2026 Thash\u00eb t\u00eb t\u00eb lajm\u00ebroja edhe ty.<br \/>\nN\u00eb at\u00eb gjendje t\u00eb tmerrshme n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhesha, munda t\u2019i thosha vet\u00ebm kaq: &#8211; Ku ndodhet tani?<br \/>\nSapo m\u00eb tregoi se n\u00eb cilin spital ishin, u nisa menj\u00ebher\u00eb. Nuk arrita as t\u00eb nd\u00ebrrohesha. Dola ashtu si\u00e7 isha, me rroba sht\u00ebpie, mora nj\u00eb taksi dhe arrita n\u00eb spital brenda fare pak minutash, minuta q\u00eb mua m\u2019u duk\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjata se or\u00ebt. Atje gjeta motr\u00ebn dhe v\u00ebllain e tij. M\u00eb than\u00eb se nuk i kishin treguar s\u00eb \u00ebm\u00ebs q\u00eb ajo t\u00eb mos trembej, sepse vuante nga zemra dhe tensioni. M\u00eb than\u00eb se do t\u2019i tregonin vet\u00ebm kur t\u00eb shihnin se \u00e7\u2019drejtim do t\u00eb merrte jeta e Erionit. Kur m\u00eb than\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, u shokova edhe m\u00eb keq.<br \/>\n&#8211; Aq keq ishte? \u2013 munda t\u2019i thoja, por k\u00ebmb\u00ebt m\u2019u pren\u00eb dhe u shemba n\u00eb nj\u00eb nga stolat e vjet\u00ebr t\u00eb spitaleve tona t\u00eb mjera.<br \/>\n&#8211; Ishte n\u00eb autostrad\u00eb \u2013 m\u00eb tha Eva \u2013 kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasur me nj\u00eb makin\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb kishte ndaluar m\u00eb p\u00ebrpara. Nuk e ka par\u00eb ndoshta p\u00ebr shkak t\u00eb err\u00ebsisr\u00ebs. Mjek\u00ebt na than\u00eb se nuk ishte i dehur, k\u00ebshtu q\u00eb nuk kishte shkak tjet\u00ebr. Ai ka qen\u00eb gjithmon\u00eb i kujdessh\u00ebm\u2026 Zoti i di vet\u00eb pun\u00ebt e tij!<br \/>\nPasi d\u00ebgjova k\u00ebto fjal\u00eb, nisa t\u00eb qaja. M\u2019u kujtua biseda q\u00eb kishim b\u00ebr\u00eb pasdite me nj\u00ebri-tjetrin. Ai ishte shum\u00eb i tronditur sepse kishte patur probleme me koleg\u00ebt n\u00eb pun\u00eb dhe drejtori i tij i kishte th\u00ebn\u00eb se do ta pushonte nga puna, pa e marr\u00eb fare mundimin q\u00eb t\u00eb hetonte se kush kishte t\u00eb drejt\u00eb, ai apo koleg\u00ebt e tij. Kishte qen\u00eb si nj\u00eb lloj kurthi nga disa njer\u00ebz t\u00eb paskrupullt t\u00eb cil\u00ebve u interesonte q\u00eb Erioni t\u00eb dilte nga puna dhe n\u00eb vendin e tij t\u00eb pun\u00ebs ata t\u00eb futnin nj\u00eb nga shok\u00ebt e tyre. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e tmerrshme ta mendosh, por ja q\u00eb k\u00ebshtu funksionojn\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb dit\u00ebt e sotme dhe ne nuk e rregullojm\u00eb dot situat\u00ebn. Erioni ishte m\u00ebrzitur shum\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij problemi. Kishte vite n\u00eb at\u00eb pun\u00eb, kishte dh\u00ebn\u00eb vetveten aty dhe nuk mund t\u00eb mos ndihej keq kur mendonte se askush nuk e besonte dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, po e p\u00ebrzinin nga puna, si t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb faj t\u00eb madh. Nuk e dija n\u00ebse ishte ky shkaku i aksidentit t\u00eb tij, por dija se, sidoqoft\u00eb, ky tension i madh kishte ndikuar shum\u00eb n\u00eb gjendjen e tij emocionale. T\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn do ta m\u00ebsoja pak koh\u00eb m\u00eb pas&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jam nj\u00eb grua nga Tirana. Parmbr\u00ebm\u00eb kam mbushur tridhjet\u00eb e shtat\u00eb vje\u00e7. Nuk e festova dit\u00eblindjen, sepse n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb ka ndodhur nj\u00eb fatkeq\u00ebsi. Tani, jam fare vet\u00ebm. T\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb shkuar n\u00eb varrimin e nj\u00eb personi t\u00eb af\u00ebrt, m\u00eb sakt\u00eb, n\u00eb varrimin e kush\u00ebririt tim, q\u00eb e kam patur m\u00eb shum\u00eb se kaq, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-8918","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8918","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8918"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8918\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8918"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8918"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8918"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}