{"id":8894,"date":"2015-04-15T18:30:51","date_gmt":"2015-04-15T16:30:51","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8894"},"modified":"2015-04-15T12:05:01","modified_gmt":"2015-04-15T10:05:01","slug":"mirela-boka-pse-doja-te-rrija-ende-ne-x-factor-ose-une-ose-floriana-ja-pse-fitoi-mateo-e-jo-une","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/04\/mirela-boka-pse-doja-te-rrija-ende-ne-x-factor-ose-une-ose-floriana-ja-pse-fitoi-mateo-e-jo-une\/","title":{"rendered":"Mirela Boka: Pse doja t\u00eb rrija ende n\u00eb X Factor&#8230; Ose un\u00eb, ose Floriana! Ja, pse fitoi Mateo e jo un\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Blerina \u00c7izmja: &#8211; Mirela, ke arritur tashm\u00eb t\u00eb \u201cndahesh\u201d nga ethet e konkurrimit?<br \/>\nMirela Boka: &#8211; Eh, poo&#8230;<br \/>\n&#8211; Ke ndonj\u00eb peng pas k\u00ebtij eleminimi? P\u00ebr shembull, mos duhet t\u00eb kishe zgjedhur k\u00ebng\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb konkurruar n\u00eb nat\u00ebn e fundit?<br \/>\n&#8211; Peng p\u00ebrsa u p\u00ebrket k\u00ebng\u00ebve nuk kam, jam m\u00eb se e lumtur p\u00ebr t\u00eb gjitha performancat e mia. I vetmi peng q\u00eb m\u00eb ka mbetur \u00ebsht\u00eb q\u00eb d\u00ebshiroja shum\u00eb t\u00eb isha akoma n\u00eb gar\u00eb dit\u00ebn e 18 vjetorit tim t\u00eb lindjes, m\u00eb 30 mars, dometh\u00ebn\u00eb, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e ardhshme&#8230; Por, me sa duket, nuk ishte e mundur&#8230;<br \/>\n&#8211; Po nga konkurrimi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ke ndonj\u00eb peng?<br \/>\n&#8211; Nuk e di a mund ta quaj t\u00eb till\u00eb, por sigurisht q\u00eb d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e finales ishte e madhe. Sidoqoft\u00eb, jam e lumtur me kaq sa kam arritur!<br \/>\n&#8211; Pse fitoi Mateo dhe jo ti?<br \/>\n&#8211; Nuk e di! Normalisht, mb\u00ebshtetja nga Italia nuk i mungonte, plus q\u00eb edhe nga populli shqiptar \u00ebsht\u00eb pritur mjaft mir\u00eb dhe ka arritur t\u00eb fitoj\u00eb zemrat e tij. Mendoj se ky fakt, q\u00eb kishte mb\u00ebshtetje jo vet\u00ebm nga nj\u00eb, por nga dy shtete t\u00eb ndryshme, arriti t\u00eb b\u00ebnte diferenc\u00ebn mes nesh, duke e shtyr\u00eb at\u00eb drejt fitores s\u00eb sfid\u00ebs!<br \/>\n&#8211; A doli kjo eksperienc\u00eb ashtu si\u00e7 e kishe pritur?<br \/>\n&#8211; Sinqerisht, ishte nj\u00eb eksperienc\u00eb shum\u00eb shum\u00eb m\u00eb e bukur nga \u00e7\u2019e prisja, n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet! P\u00ebr pak koh\u00eb arrita t\u00eb kuptoja shum\u00eb gj\u00ebra dhe jam munduar t\u00eb shijoj \u00e7do sekond\u00eb t\u00eb q\u00ebndrimit tim aty. Ishte nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e mrekullueshme, mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr faktin q\u00eb kisha mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb k\u00ebndoja p\u00ebrball\u00eb disa prej artist\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs shqiptare. Pas k\u00ebsaj eksperience, mund ta them pa frik\u00eb q\u00eb tani e di se \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jetosh dhe jo t\u00eb ekzistosh.<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja q\u00eb do ta mbash mend m\u00eb gjat\u00eb nga X Factor?<br \/>\n&#8211; Momentin e par\u00eb kur jam ngjitur n\u00eb sken\u00ebn e k\u00ebtij spektakli&#8230; Ka qen\u00eb nj\u00eb moment super, super, supeeer emocionues!<br \/>\n&#8211; Ke ndonj\u00eb ide se kush duhet t\u00eb jet\u00eb fituesi sivjet dhe, \u00e7far\u00eb ka ai ose ajo m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt?<br \/>\n&#8211; Floriana! Miq\u00ebsia jon\u00eb na \u00e7oi drejt nj\u00eb premtimi: \u201cN\u00ebse nj\u00ebra nga ne t\u00eb dyja largohet, tjetra duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7mos q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb!\u201d. Dhe, sinqerisht, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb dikush q\u00eb v\u00ebrtet e meriton fitoren, \u00ebsht\u00eb ajo, sepse ka nj\u00eb z\u00eb mjaft t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mendon se duhet t\u00eb ishte larguar dikush tjet\u00ebr para teje?<br \/>\n&#8211; Sigurisht q\u00eb nuk doja t\u00eb isha un\u00eb e eleminuara e k\u00ebsaj jave. Kishte nga ata q\u00eb duhet t\u00eb largoheshin para meje, por fundja, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb dhe loj\u00ebrat jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb paparashikueshme.<br \/>\n&#8211; Ti nuk ishe pa eksperienca n\u00eb muzik\u00eb&#8230; Mendon se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plus p\u00ebr ju q\u00eb p\u00ebrballeni me ata q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me muzik\u00ebn kur vijn\u00eb n\u00eb X Factor?<br \/>\n&#8211; Sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plus i madh, pasi je m\u00eb i p\u00ebrgatitur p\u00ebr skena t\u00eb tilla, por kjo s\u2019do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nj\u00eb person q\u00eb nuk ka eksperienca, \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak i talentuar.<br \/>\n&#8211; Shpresove t\u00eb mos largoheshe nga X Factor pa asnj\u00eb \u00e7mim&#8230; N\u00eb fakt, si u largove?<br \/>\n&#8211; Erdha e buz\u00ebqeshur dhe u largova e till\u00eb. Nuk fitova \u00e7mimin, por fitova shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq; nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb admirueshme, nj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb paharrueshme dhe zemrat e publikut shqiptar.<br \/>\n&#8211; Ke ndonj\u00eb model n\u00eb muzik\u00eb?<br \/>\n&#8211; T\u00eb pavdekshmen Va\u00e7e Zela, mbret\u00ebresh\u00ebn e muzik\u00ebs shqiptare! \u00cbsht\u00eb e vetmja k\u00ebng\u00ebtare q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb kuptoj se \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb k\u00ebndosh, t\u00eb futesh n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb k\u00ebng\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrjetosh at\u00eb q\u00eb k\u00ebndon dhe ta dashurosh at\u00eb!<br \/>\n&#8211; A ia v\u00ebrtetove babit se muzika \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb do m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr? U bind tani?<br \/>\n&#8211; Babi ka qen\u00eb i pranish\u00ebm \u00e7do jav\u00eb n\u00eb publik dhe emocionohej jasht\u00eb mase kur m\u00eb shikonte n\u00eb sken\u00eb. Urimet dhe p\u00ebrqafimet q\u00eb m\u00eb jepte pas \u00e7do performance m\u00eb b\u00ebnin t\u00eb ndihesha jasht\u00ebzakonisht e lumtur dhe m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptoj q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb bindur tashm\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ti je ende shum\u00eb e re, por jam e sigurt q\u00eb \u00ebndrrat nuk t\u00eb mungojn\u00eb. Si e sheh t\u00eb ardhmen t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Mendoj se \u00ebsht\u00eb akoma her\u00ebt t\u00eb vendos\u00ebsh, por sigurisht q\u00eb \u00ebndrra ime m\u00eb e madhe lidhet me bot\u00ebn e artit; t\u00eb nd\u00ebrtoj nj\u00eb karrier\u00eb sa m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e sa m\u00eb t\u00eb denj\u00eb si k\u00ebng\u00ebtare! Shpresoj shum\u00eb q\u00eb t\u00eb mund ta vazhdoj k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, pasi normalisht, kjo \u00ebsht\u00eb gjeja ku un\u00eb e gjej veten m\u00eb s\u00eb miri. Kam edhe shum\u00eb pasione t\u00eb tjera, por megjithat\u00eb, koha do ta tregoj\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Dhe&#8230; meq\u00eb mbiemri yt na kujton nj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebng\u00ebtare t\u00eb njohur, na shuaj nj\u00eb kuriozitet, e ke gj\u00eb Olta Bok\u00ebn?<br \/>\n&#8211; (Qesh) Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb m\u00eb b\u00ebhet gjithmon\u00eb pasi m\u00eb pyesin p\u00ebr emrin! Fatkeq\u00ebsisht, nuk kam asnj\u00eb lidhje gjaku me Olt\u00ebn. Do t\u00eb doja shum\u00eb t\u00eb kisha, pasi e admiroj, qoft\u00eb p\u00ebr z\u00ebrin, qoft\u00eb si person, por kemi nj\u00eb dashuri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe shpresoj shum\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme jo t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb gjendem n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb atill\u00eb ku t\u00eb mund ta quaj kolege.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb&#8230;<br \/>\nAlbani<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr artist\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb shqiptar\u00eb; i drejt\u00eb, profesionist dhe shum\u00eb serioz.<br \/>\nMiriami<br \/>\n&#8211; Profesioniste, shum\u00eb e \u00ebmb\u00ebl, me nj\u00eb buz\u00ebqeshje q\u00eb rrezaton mir\u00ebsi, shum\u00eb e komunikueshme dhe gjithmon\u00eb e gatshme t\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb.<br \/>\nBleona<br \/>\n&#8211; E komunikueshme, shum\u00eb e bukur dhe shum\u00eb e dashur. T\u00eb jep k\u00ebshilla mjaft profesionale.<br \/>\nPandi<br \/>\n&#8211; Gjithmon\u00eb serioz, mjaft i drejt\u00eb dhe nuk varet aspak nga mendimet e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb juris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga nj\u00ebshi te dhjeta, sa je&#8230;<br \/>\n&#8230;ambicoze?<br \/>\n&#8211; 9.<br \/>\n&#8230;e dashuruar me muzik\u00ebn?<br \/>\n&#8211; 1000.<br \/>\n&#8230;karrieriste?<br \/>\n&#8211; Nuk mund ta p\u00ebrcaktoj me num\u00ebr k\u00ebt\u00eb; i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb suksesi, karriera vjen vet\u00eb!<br \/>\n&#8230;e vendosur?<br \/>\n&#8211; 10.<br \/>\n&#8230;e ndrojtur?<br \/>\n&#8211; 3.<br \/>\n&#8230;e talentuar?<br \/>\n&#8211; K\u00ebt\u00eb e l\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb m\u00eb kan\u00eb ndjekur. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb duhet p\u00ebrcaktuar nga publiku.<br \/>\n&#8230;e bukur?<br \/>\n&#8211; 0.0001. (Qesh)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Blerina \u00c7izmja: &#8211; Mirela, ke arritur tashm\u00eb t\u00eb \u201cndahesh\u201d nga ethet e konkurrimit? Mirela Boka: &#8211; Eh, poo&#8230; &#8211; Ke ndonj\u00eb peng pas k\u00ebtij eleminimi? P\u00ebr shembull, mos duhet t\u00eb kishe zgjedhur k\u00ebng\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb konkurruar n\u00eb nat\u00ebn e fundit? &#8211; Peng p\u00ebrsa u p\u00ebrket k\u00ebng\u00ebve nuk kam, jam m\u00eb se e lumtur p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8895,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[41],"tags":[],"class_list":["post-8894","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-televizion"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8894","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8894"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8894\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8895"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8894"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8894"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8894"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}