{"id":8884,"date":"2015-04-15T11:30:25","date_gmt":"2015-04-15T09:30:25","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8884"},"modified":"2015-04-15T10:49:10","modified_gmt":"2015-04-15T08:49:10","slug":"eliza-dushku-o-sa-mire-me-qene-shqiptar-e-dua-shqiperine-dhe-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/04\/eliza-dushku-o-sa-mire-me-qene-shqiptar-e-dua-shqiperine-dhe-shqiptaret\/","title":{"rendered":"Eliza Dushku: O sa mir\u00eb me qen\u00eb shqiptar! E dua Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Duke d\u00ebgjuar thashethemin e fundit, se ajo kishte refuzuar t\u00eb intervistohej nga nj\u00eb gazetar shqiptar i Malt t\u00eb Zi, komunikuam pak me dyshim me Eliz\u00ebn, por ajo, jo vet\u00ebm q\u00eb u tregua e gatshme t\u00eb jepte k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, por nd\u00ebr t\u00eb tjera, na sqaron edhe p\u00ebr keqkuptimin e ndodhur mes saj dhe gazetarit n\u00eb fjal\u00eb&#8230; Sigurisht, mes shum\u00eb informacionesh t\u00eb thera interesante, q\u00eb ajo vendosi t\u2019i ndante me ne&#8230;<\/p>\n<p>Eliza Dushku, bukuroshja me origjin\u00eb shqiptaro-daneze e njohur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, lindi m\u00eb 30 dhjetor 1980 n\u00eb Boston, Masa\u00e7usets. Ajo e nisi karrier\u00ebn e saj q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 10-vje\u00e7are n\u00eb filmin \u201cThat Night\u201d (Ajo nat\u00eb), film q\u00eb e njohu me bot\u00ebn e artit dhe at\u00eb t\u00eb aktrimit. M\u00eb pas ajo e pasuroi karrier\u00ebn e saj duke luajtur p\u00ebrkrah yjeve hollivudian\u00eb: Robert de Niro, Elen Barkin, Leonardo Di Kaprio, Arnold Shvarceneger, Xhemi Li Kurtis, Halle Berri dhe Xhejms Belushi. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e njohur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn p\u00ebr rolet n\u00eb filmat \u201cBuffy\u201d, ku luante rolin e vras\u00ebses s\u00eb vampir\u00ebve, por edhe n\u00eb serialin \u201cAngel\u201d, serial n\u00eb t\u00eb cilin vendosi p\u00ebrfundimisht t\u00eb vazhdonte karrier\u00ebn si artiste. <\/p>\n<p>Fabjola Kuburi: &#8211; Eliza, njihesh n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn tashm\u00eb si aktore e suksesshme. Si nisi gjith\u00e7ka dhe a ka qen\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr ty?<br \/>\nEliza Dushku: &#8211; Si fillim, p\u00ebrsh\u00ebndetje dhe uroj t\u00eb jeni mir\u00eb ju dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb. M\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur nj\u00eb pun\u00eb shum\u00eb e madhe dhe e v\u00ebshtir\u00eb, q\u00eb t\u00eb arrij k\u00ebtu ku jam. Nuk ka qen\u00eb e leht\u00eb, por mund t\u00eb them q\u00eb me pun\u00eb, mund t\u00eb arrihet gjith\u00e7ka, mjafton ta duash at\u00eb q\u00eb b\u00ebn dhe t\u00eb punosh shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ti e ke vizituar Shqip\u00ebrin\u00eb&#8230; Si u ndjeve kur shkele tok\u00ebn shqiptare?<br \/>\n&#8211; Ka qen\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. Kam d\u00ebgjuar edhe njer\u00ebz t\u00eb ankohen, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend i bukur dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kur \u00ebsht\u00eb vendi yt, nuk ka k\u00ebnaq\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe sesa ta shikosh mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u00eb ktheheshe pas n\u00eb koh\u00eb, do t\u00eb ndryshoje di\u00e7ka n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Jo, do t\u00eb b\u00ebja t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra, as m\u00eb pak e as m\u00eb shum\u00eb. Nuk do t\u00eb kisha ndryshuar asgj\u00eb; kjo e b\u00ebn njeriun unik, original.<br \/>\n&#8211; Me aq njohuri sa ke ti p\u00ebr artin shqiptar, si mendon, a \u00ebsht\u00eb ai n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur sukses?<br \/>\n&#8211; Me aq sa di un\u00eb, ka nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkushtim dhe p\u00ebrkujdesje ndaj artit, por nuk \u00ebsht\u00eb keq. Shqip\u00ebria ka art t\u00eb mir\u00eb dhe artist\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Para disa dit\u00ebsh, postove nj\u00eb status n\u00eb rrjetin social Facebook: \u201cO sa mir\u00eb me qen\u00eb shqiptar\u201d. Sa krenare ndihesh q\u00eb je shqiptare?<br \/>\n&#8211; Jam shum\u00eb krenare q\u00eb jam shqiptare! Nj\u00eb gjuh\u00eb, nj\u00eb komb, nj\u00eb flamur, flamuri m\u00eb i bukur n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u00eb duhej t\u00eb zgjidhje mes karrier\u00ebs dhe familjes, cil\u00ebn do t\u00eb zgjidhje?<br \/>\n&#8211; N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute do t\u00eb kisha zgjedhur familjen. Nuk do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb vihesha p\u00ebrpara zgjedhjeve sepse gjith\u00e7ka n\u00eb jet\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e saj, por n\u00ebse do ta kisha t\u00eb domosdoshme q\u00eb t\u00eb zgjidhja mes karrier\u00ebs dhe familjes, do zgjidhja familjen. Familja \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pas ndarjes nga Rik Foks, me t\u00eb cilin ke pasur nj\u00eb lidhje t\u00eb gjat\u00eb dashurie, a ka hyr\u00eb nj\u00eb dashuri e re n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Po, por besoj se \u00ebsht\u00eb ende her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<br \/>\n&#8211; Interpretimi dhe dashuria, jan\u00eb t\u00eb lidhura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e lidhur me dashurin\u00eb, gjith\u00e7ka ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dashurin\u00eb. N\u00ebse ti nuk aktron me dashuri, at\u00ebher\u00eb nuk di t\u00eb interpretosh mir\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebse interpreton me dashuri, e do rolin dhe je brenda tij, at\u00ebher\u00eb realizimi del aty ku do ti.<br \/>\n&#8211; Po realizon ndonj\u00eb film t\u00eb ri aktualisht?<br \/>\n&#8211; Po, po punoj p\u00ebr realizimin e disa filmave dhe jo vet\u00ebm t\u00eb nj\u00eb filmi. Shum\u00eb shpejt do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb kinema.<br \/>\n&#8211; Nga t\u00eb gjith\u00eb filmat q\u00eb ke realizuar e q\u00eb realisht jan\u00eb shum\u00eb, cili \u00ebsht\u00eb i preferuari yt?<br \/>\n&#8211; \u201cVVrong Turn\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb film q\u00eb \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb 2003-shin dhe \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr filmat q\u00eb un\u00eb e dashuroj.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse nj\u00eb regjisor shqiptar do t\u00eb t\u00eb ftonte t\u00eb realizonit nj\u00eb film bashk\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, do pranoje?<br \/>\n&#8211; Me k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe. N\u00ebse m\u00eb ftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb film n\u00eb vendin tim, nuk ka arsye pse t\u00eb mos pranoj. Do t\u00eb ishte nj\u00eb eksperienc\u00eb e bukur.<br \/>\n&#8211; Thon\u00eb se t\u00eb jesh e bukur \u00ebsht\u00eb fat&#8230; Je dakord?<br \/>\n&#8211; Mundet, por un\u00eb nuk jam dakord me t\u00eb tilla p\u00ebrkufizime. Bukuria \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka fizike dhe n\u00ebse e ke \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb, por jo se \u00ebsht\u00eb element baz\u00eb p\u00ebr t\u2019u quajtur me fat.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb bukuria dhe t\u00eb qenit e bukur p\u00ebr Eliza Dushkun?<br \/>\n&#8211; Bukuria dhe t\u00eb qenit e bukur apo i bukur, thjesht t\u00eb japin p\u00ebrpar\u00ebsi q\u00eb t\u00eb kesh m\u00eb shum\u00eb sukses n\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebn, por n\u00ebse nuk je i talentuar, bukuria mbetet thjesht bukuri.<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb filozofia q\u00eb ndjek n\u00eb jet\u00eb?<br \/>\n&#8211; Filozofia e epikurian\u00ebve. Ashtu si edhe Epikuri, nga e ka marr\u00eb emrin kjo filozofi, e gjej vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb lumturin\u00eb n\u00eb gjendjen e qet\u00ebsis\u00eb dhe shmangies s\u00eb dhimbjes s\u00eb shpirtit.<br \/>\n&#8211; Harxhon shum\u00eb apo di t\u00eb jesh kursimtare?<br \/>\n&#8211; Oh jo, un\u00eb jam goxha kursimtare dhe mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Realisht, a \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme paraja?<br \/>\n&#8211; Paraja nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, sh\u00ebndeti \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. \u00cbsht\u00eb sh\u00ebndeti ai element p\u00ebr t\u00eb cilin duhet t\u00eb kujdesemi shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; Me mediat, si i ke marr\u00ebdh\u00ebniet?<br \/>\n&#8211; Kam marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira dhe u p\u00ebrgjigjem sa her\u00eb q\u00eb ata m\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb. Jam shum\u00eb e af\u00ebrt me median, por mundohem t\u00eb jem e af\u00ebrt edhe me publikun tim. Uroj t\u2019ia kem arritur sadopak. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Para disa koh\u00ebsh, b\u00ebri buj\u00eb refuzimi yt ndaj nj\u00eb gazetari nga Mali i Zi, p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb. Meq\u00eb t\u00eb kemi k\u00ebtu dhe mund ta marrim p\u00ebrgjigjen drejtp\u00ebrdrejt nga ti, \u00e7far\u00eb ndodhi realisht?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb nuk i refuzoj kurr\u00eb gazetar\u00ebt, madje jam shum\u00eb e af\u00ebrt me ta, sidomos me shqiptar\u00ebt, por doja t\u2019u jepja nj\u00eb shans student\u00ebve brilant\u00eb shqiptar\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb at\u00eb q\u00eb din\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dhe t\u00eb flasin p\u00ebr pun\u00ebn e tyre, kjo ishte e gjitha.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr \u00e7far\u00eb duhet fama?<br \/>\n&#8211; Fama nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb arrij atje ku dua un\u00eb dhe t\u00eb realizoj \u00ebndrrat e mia.<br \/>\n&#8211; Di q\u00eb ke tatuazhe. Sa t\u00eb till\u00eb ke dhe a kan\u00eb ndonj\u00eb kuptim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb?<br \/>\n&#8211; Po kam tre t\u00eb till\u00eb, flamurin shqiptar, kryqin dhe fjal\u00ebn \u201cgrace\u201d, n\u00eb kujtim t\u00eb gjyshes.<br \/>\n&#8211; Kur do t\u00eb t\u00eb kemi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\n&#8211; Shpresoj shum\u00eb shpejt, sapo t\u00eb jem pak e lir\u00eb. E dua Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. Kam b\u00ebr\u00eb edhe takime me shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb af\u00ebr tyre.<br \/>\n&#8211; A lam\u00eb di\u00e7ka pa th\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb t\u00eb sinqerta dhe m\u00eb t\u00eb dashura p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb. Ty dhe stafit t\u00eb gazet\u00ebs t\u00ebnde ju uroj sh\u00ebndet dhe lumturi n\u00eb jet\u00eb. Me shum\u00eb dashuri, Eliza Dushku!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke d\u00ebgjuar thashethemin e fundit, se ajo kishte refuzuar t\u00eb intervistohej nga nj\u00eb gazetar shqiptar i Malt t\u00eb Zi, komunikuam pak me dyshim me Eliz\u00ebn, por ajo, jo vet\u00ebm q\u00eb u tregua e gatshme t\u00eb jepte k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, por nd\u00ebr t\u00eb tjera, na sqaron edhe p\u00ebr keqkuptimin e ndodhur mes saj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8885,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-8884","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kinema"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8884","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8884"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8884\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8885"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8884"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8884"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8884"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}