{"id":8875,"date":"2015-04-14T15:00:46","date_gmt":"2015-04-14T13:00:46","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8875"},"modified":"2015-04-14T12:06:00","modified_gmt":"2015-04-14T10:06:00","slug":"jam-divorcuar-a-perfitoj-nga-shtepia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/04\/jam-divorcuar-a-perfitoj-nga-shtepia\/","title":{"rendered":"Jam divorcuar. A p\u00ebrfitoj nga sht\u00ebpia?"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; Jam Anjeza nga Tirana. Kam 15 vite e martuar me bashk\u00ebshortin dhe n\u00eb dat\u00ebn 10 mars 2015 kam b\u00ebr\u00eb zgjidhjen e martes\u00ebs. Nga martesa ne kemi dy f\u00ebmij\u00eb. Gjykata vendosi q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb jetojn\u00eb me mua dhe bashk\u00ebshorti t\u00eb paguaj\u00eb detyrimin ushqimor. Ne kemi jetuar dhe punuar n\u00eb Greqi, me kursimet e pun\u00ebs kemi nd\u00ebrtuar nj\u00eb sht\u00ebpi dy kat\u00ebshe, toka \u00ebsht\u00eb me certifikat\u00eb pron\u00ebsie, nd\u00ebrsa nd\u00ebrtesa \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces legalizimi. N\u00eb certifikat\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb, trualli \u00ebsht\u00eb n\u00eb emrin e ish-burrit, pasi un\u00eb isha n\u00eb Greqi dhe nuk mund ta lija dot pun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dokumentet te noteri. Edhe n\u00eb deklarimet e legalizimeve, nuk \u00ebsht\u00eb emri im, por i ish-bashk\u00ebshortit. Dua t\u00eb di, a p\u00ebrfitoj pjes\u00eb nga trualli dhe nga sht\u00ebpia? Bashk\u00ebshorti m\u00eb thot\u00eb se t\u00eb gjitha jan\u00eb t\u00eb tijat pasi i ka b\u00ebr\u00eb dokumentet n\u00eb emrin e vet&#8230;<br \/>\nAv. Alban Duraj, \u201cDuraj Lavv Firm\u201d, email: info@durajlavv.com, cel. 0692737706 &#038; ++35544532512: &#8211; E nderuar Anjeza, fillimisht ju fal\u00ebnderoj q\u00eb keni kontaktuar me rubrik\u00ebn \u201cJu pyesni, avokati p\u00ebrgjigjet\u201d. Lidhur me pyetjen tuaj, dua t\u2019ju b\u00ebj nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb pasojave juridike q\u00eb krijohen p\u00ebr regjimin e pasuris\u00eb n\u00eb bashk\u00ebsi, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti konkret, ku ju pasurin\u00eb e keni vendosur pas lidhjes s\u00eb martes\u00ebs.<br \/>\nKodi i Familjes n\u00eb kreun II t\u00eb saj p\u00ebrcakton \u201cRegjimin pasuror martesor n\u00eb bashk\u00ebsi\u201d (kur bashk\u00ebshort\u00ebt nuk kan\u00eb lidhur kontrat\u00eb p\u00ebr regjim tjet\u00ebr pasuror martesor):<br \/>\na)\tpasuria e fituar nga t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebt, s\u00eb bashku ose ve\u00e7 e ve\u00e7, gjat\u00eb martes\u00ebs;<br \/>\nb)\tt\u00eb ardhurat nga veprimtaria e ve\u00e7ant\u00eb e \u00e7do bashk\u00ebshorti gjat\u00eb martes\u00ebs, n\u00ebse nuk jan\u00eb konsumuar deri n\u00eb mbarimin e bashk\u00ebpron\u00ebsis\u00eb;<br \/>\nc)\tfrytet e pasuris\u00eb s\u00eb \u00e7do bashk\u00ebshorti, q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb dhe nuk jan\u00eb konsumuar deri n\u00eb mbarimin e bashk\u00ebpron\u00ebsis\u00eb;<br \/>\nd)\tveprimtaria tregtare e krijuar gjat\u00eb martes\u00ebs.<br \/>\n&#8211; N\u00eb rast se veprimtaria tregtare para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs i p\u00ebrkiste vet\u00ebm nj\u00ebrit prej bashk\u00ebshort\u00ebve, por gjat\u00eb martes\u00ebs drejtohet nga t\u00eb dy, bashk\u00ebsia p\u00ebrfshin vet\u00ebm fitimet dhe shtimin e prodhimit. Pasuria e krijuar gjat\u00eb martes\u00ebs, e caktuar p\u00ebr administrimin e veprimtaris\u00eb tregtare t\u00eb nj\u00ebrit prej bashk\u00ebshort\u00ebve dhe shtesat e prodhimit t\u00eb saj, jan\u00eb objekt i bashk\u00ebpron\u00ebsis\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse ekzistojn\u00eb si t\u00eb tilla n\u00eb \u00e7astin e mbarimit t\u00eb martes\u00ebs. Pasuria e bashk\u00ebshort\u00ebve prezumohet si e p\u00ebrbashk\u00ebt, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rastit kur bashk\u00ebshorti provon karakterin e saj vetjak. Pasuri vetjake e bashk\u00ebshortit q\u00eb nuk b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb bashk\u00ebsi \u00ebsht\u00eb:<br \/>\na) pasuria, e cila para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs ishte n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortit me persona t\u00eb tjer\u00eb ose kundrejt s\u00eb cil\u00ebs ai ishte titullar i nj\u00eb t\u00eb drejte reale p\u00ebrdorimi;<br \/>\nb) pasuria e fituar gjat\u00eb martes\u00ebs me an\u00eb t\u00eb dhurimit, t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb ose legut, kur n\u00eb aktin e dhurimit ose n\u00eb testament nuk p\u00ebrcaktohet se ato jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb;<br \/>\nc) pasurit\u00eb e p\u00ebrdorimit ngusht\u00ebsisht vetjak t\u00eb secilit bashk\u00ebshort dhe pasurit\u00eb e fituara si aksesor\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb vetjake;<br \/>\n\u00e7) mjetet e nevojshme t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr ushtrimin e profesionit t\u00eb nj\u00ebrit prej bashk\u00ebshort\u00ebve, p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb jan\u00eb caktuar p\u00ebr administrimin e nj\u00eb veprimtarie tregtare;<br \/>\nd) pasuria e fituar nga shp\u00ebrblimi i d\u00ebmit vetjak, me p\u00ebrjashtim t\u00eb t\u00eb ardhurave q\u00eb rrjedhin nga pensioni i fituar p\u00ebr shkak t\u00eb humbjes s\u00eb pjesshme ose t\u00eb plot\u00eb t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr pun\u00eb;<br \/>\ndh) pasuria e fituar nga tjet\u00ebrsimi i pasurive vetjake t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura;<br \/>\ne) shk\u00ebmbimi i tyre, kur kjo \u00ebsht\u00eb deklaruar shprehimisht n\u00eb aktin e blerjes.<br \/>\nBashk\u00ebsia mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb kompensim, pas mbarimit t\u00eb saj, p\u00ebr t\u00eb ardhurat dhe pasurit\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshorti ka neglizhuar t\u00eb marr\u00eb ose p\u00ebr ato q\u00eb ai ka shpenzuar n\u00eb keqbesim. K\u00ebrkesa p\u00ebr kompensim duhet t\u00eb paraqitet nga bashk\u00ebshorti i interesuar para mbarimit t\u00eb procedur\u00ebs t\u00eb ndarjes s\u00eb pasuris\u00eb. Kur nj\u00eb detyrim vjen n\u00eb bashk\u00ebsi p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00ebrit bashk\u00ebshort, ai nuk mund t\u00eb k\u00ebrkohet mbi pasurit\u00eb vetjake t\u00eb bashk\u00ebshortit tjet\u00ebr. N\u00ebse ka detyrime solidare t\u00eb t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebve, ai mund t\u00eb k\u00ebrkohet mbi pasurin\u00eb n\u00eb bashk\u00ebsi. Bashk\u00ebsia mbaron me:<br \/>\na) vdekjen e nj\u00ebrit prej bashk\u00ebshort\u00ebve, shpalljen i zhdukur ose i vdekur t\u00eb nj\u00ebrit prej tyre, shpalljen t\u00eb pavlefshme dhe zgjidhjen e martes\u00ebs;<br \/>\nb) pjes\u00ebtimin e pasurive;<br \/>\nc) ndryshimin e regjimit pasuror martesor, kur sjell mbarimin e bashk\u00ebsis\u00eb.<br \/>\n&#8211; P\u00ebrfundimisht, lidhur me shqet\u00ebsimin tuaj, ju duhet t\u00eb rrini e qet\u00eb pasi prona juaj \u00ebsht\u00eb krijuar pas lidhjes s\u00eb martes\u00ebs. Ndon\u00ebse emri juaj nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar te certifikata e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb truallit, ajo prezumohet pron\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt. N\u00ebse ish-bashk\u00ebshorti do t\u00eb shkoj\u00eb pran\u00eb noterit, ai do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb certifikatat familjare, certifikat\u00ebn e martes\u00ebs dhe shikon q\u00eb kjo pron\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar pas martes\u00ebs, ndaj nuk e b\u00ebn shitjen e pron\u00ebs. N\u00ebse jeni e interesuar p\u00ebr t\u00eb ndjekur procedur\u00ebn e pjes\u00ebtimit t\u00eb pasuris\u00eb, mund t\u00eb drejtoheni pran\u00eb Studio Ligjore \u201cDuraj\u201d, pasi ne jemi t\u00eb specializuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Jam Anjeza nga Tirana. Kam 15 vite e martuar me bashk\u00ebshortin dhe n\u00eb dat\u00ebn 10 mars 2015 kam b\u00ebr\u00eb zgjidhjen e martes\u00ebs. Nga martesa ne kemi dy f\u00ebmij\u00eb. Gjykata vendosi q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb jetojn\u00eb me mua dhe bashk\u00ebshorti t\u00eb paguaj\u00eb detyrimin ushqimor. Ne kemi jetuar dhe punuar n\u00eb Greqi, me kursimet e pun\u00ebs kemi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[87,219],"tags":[],"class_list":["post-8875","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-avokati","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8875","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8875"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8875\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8875"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8875"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8875"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}