{"id":8794,"date":"2015-04-09T22:14:47","date_gmt":"2015-04-09T20:14:47","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8794"},"modified":"2015-04-09T22:16:28","modified_gmt":"2015-04-09T20:16:28","slug":"gjergji-bojaxhi-kam-frike-mamane-e-erionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/04\/gjergji-bojaxhi-kam-frike-mamane-e-erionit\/","title":{"rendered":"Gjergji Bojaxhi: Kam frik\u00eb maman\u00eb e Erionit&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Zotin Gjergj Bojaxhiu e takuam n\u00eb nj\u00eb qoshe t\u00eb thell\u00eb t\u00eb parkut t\u00eb Dajtit, me nj\u00eb ipad n\u00eb dor\u00eb e me shikimin nga kryeqyteti.<\/p>\n<p>Kaso Kosa: &#8211; Si ndodhi q\u00eb vendos\u00ebt t\u00eb kandidoni si i pavarur, kur pervojat 24 vje\u00e7are kan\u00eb treguar se asnj\u00eb kandidat i pavarur nga partit\u00eb politike, nuk fiton?<br \/>\nGjergji Bojaxhi: &#8211; S\u00eb pari dua t\u00eb them se un\u00eb jam nga Berati dhe ne beratasit kemi treguar se edhe nj\u00eb kandidat i pavarur mund t\u00eb fitoj\u00eb, si\u00e7 ndodhi me komunistin Maks Hasani, i cili fitoi i vet\u00ebm p\u00ebrball\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. Por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ky shkaku. Un\u00eb, para se t\u00eb vendosja t\u00eb kandidoja, b\u00ebra nj\u00eb autosondazh.<br \/>\n&#8211; Kujt i thon\u00eb autosondazh, se nuk po e kuptoj&#8230;<br \/>\n&#8211; Teknologjia moderne ma b\u00ebn mua dhe cilitdo t\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sondazhe p\u00ebrmes Facebookut. P\u00ebr shembull, zoti Berisha, p\u00ebrmes Facebookut ka v\u00ebrtetuar se ka mbi nj\u00eb milion ndjek\u00ebs. Edhe Basha ka mbi 800 mij\u00eb ndjek\u00ebs. I thash\u00eb vetes: \u201cPse t\u00eb mos e provoj t\u00eb shoh se sa ndjek\u00ebs kam n\u00eb Tiran\u00eb?\u201d. Dhe, hodha ne faqen time n\u00eb Facebook nj\u00eb pyetje: \u201cA jeni gati t\u00eb m\u00eb votoni mua si kandidat p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb Tiran\u00eb?\u201d. E dini se \u00e7\u2019ndodhi? Brenda nj\u00eb ore, m\u00eb erdh\u00ebn mbi 10 mij\u00eb miratime. Pas tri dit\u00eb sondazhesh, arrita n\u00eb mbi 500 mij\u00eb votues. N\u00eb at\u00eb moment, mbylla sondazhin, sepse nuk kisha m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr vota dhe shpalla kandidatur\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Po a e ke menduar se do t\u00eb kesh kundra, edhe PS-n\u00eb , edhe PD-n\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jo, nuk i kam kundra. Edi m\u00eb p\u00ebrkrah se do t\u2019i marr votat e s\u00eb djatht\u00ebs. Po k\u00ebshtu, edhe Berisha, sepse \u00ebsht\u00eb i m\u00ebrzitur me Lulin. Doktori, kur e mori vesh vendimin tim, m\u00eb uroi: \u201cSuksese Gjergj! M\u00eb bahet qejfi q\u00eb e ke vu kandidatur\u00ebn me u ba krytar bashkie p\u00ebr Tiran\u00ebn. Mu m\u00eb ke me vete. Un\u00eb e ti kena dy gjana t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta; un\u00eb kam ngjit Murin e Madh Kinez e ti ke ngjit maj\u00ebn e malit t\u00eb Everestit n\u00eb Himalaja. Ashtu si\u00e7 ke njit at\u00eb maj\u00eb, ke me marr\u00eb edhe fitoren e bashkis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb ke pran\u00eb n\u00eb \u00e7do moment\u201d.<br \/>\n&#8211; Po sikur PD-ja t\u00eb kandidoj\u00eb Grid\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Doktori ka dob\u00ebsi?<br \/>\n&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Doktori e do shum\u00eb Grid\u00ebn, madje kur ajo i vete n\u00eb zyr\u00eb, Doktori l\u00eb \u00e7do pun\u00eb dhe fillon e b\u00ebn poezi, reciton, madje nj\u00eb dit\u00eb e d\u00ebgjuam q\u00eb kishte marr\u00eb \u00e7iftelin\u00eb dhe po i k\u00ebndonte nj\u00eb k\u00ebng\u00eb q\u00eb fliste p\u00ebr nj\u00eb vash\u00eb q\u00eb kur delte ajo, fshihej h\u00ebna para saj edhe dimri b\u00ebhej maj. Por, nuk e do Luli, se e ka frik\u00eb mos i z\u00eb vendin&#8230;<br \/>\n&#8211; Luli i kund\u00ebrv\u00eb Grid\u00ebs Ristanin?<br \/>\n&#8211; Po, sepse do q\u00eb ta heq\u00eb qafe si Sekretar t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb partis\u00eb. Luli e di q\u00eb Ristani nuk ka mb\u00ebshtetje n\u00eb Tiran\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb tip trapi, ndaj \u00ebsht\u00eb i sigurt\u00eb n\u00eb humbjen e tij&#8230;<br \/>\n\u2013 Pse k\u00ebshtu? A nuk e vuri vet\u00eb Luli n\u00eb postin e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm?<br \/>\n&#8211; E vuri, por tani q\u00eb kan\u00eb kaluar disa muaj, v\u00eb re q\u00eb Ristani po k\u00ebrkon t\u2019i z\u00ebr\u00eb vendin me marifete e intriga. Ka filluar t\u00eb dal\u00eb \u00e7do dit\u00eb n\u00eb konferenca shtypi dhe pa pyetur Lulin, thot\u00eb ato q\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb Doktori, por shton edhe ato q\u00eb p\u00ebrjeton p\u00ebrmes got\u00ebs s\u00eb rakis\u00eb, duke ulur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb prestigjin e Lulit, duke ngritur t\u00eb tijin. Pasi t\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb zgjedhjet lokale, Ristani e ka shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb q\u00eb t\u00ebr\u00eb fajet t\u2019ia hedh\u00eb Lulit dhe t\u00eb dal\u00eb vet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po Doktori, si e mendon k\u00ebt\u00eb dualitet kandidat\u00ebsh?<br \/>\n&#8211; Doktori po e l\u00eb Lulin t\u00eb p\u00ebrplaset m\u00eb strukturat e partis\u00eb dhe kur ta shikoj\u00eb se nuk ka qullosur gj\u00eb, do vendos\u00eb vet\u00eb se cili duhet k\u00ebtu e cili gjetk\u00eb. P\u00ebr mua, ka r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb e kam n\u00eb krah n\u00eb k\u00ebto zgjedhje&#8230;<br \/>\n&#8211; Nuk mendoj se e keni Doktorin me vete sepse Zeni po ju sulmon ashp\u00ebr, madje ka hyr\u00eb n\u00eb loj\u00eb edhe Lorenci i bashkis\u00eb kund\u00ebr jush&#8230;<br \/>\n&#8211; Zenin e ka futur Doktori t\u00eb m\u00eb sulmoj\u00eb sepse e di q\u00eb Zenin dhe Argit\u00ebn nuk i duan n\u00eb Tiran\u00eb pasi p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb hedhur shum\u00eb balt\u00eb nga kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs, ndaj duke m\u00eb sulmuar mua Zeni, m\u00eb jep pik\u00eb.<br \/>\n\u2013 K\u00ebto m\u00eb duken si loj\u00ebra, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn&#8230;<br \/>\n&#8211; Mos t\u00eb t\u00eb duken loj\u00ebra sepse politika, n\u00eb fund t\u00eb fundit, loj\u00eb \u00ebsht\u00eb, por loj\u00eb me nj\u00eb llogari fine, si ajo q\u00eb b\u00ebn Doktori. N\u00eb fillim sulmon dhe t\u00eb godet. Kur shikon se ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb sulmuar, ka fituar simpatin\u00eb e masave, fillon p\u00ebrkrahjen n\u00eb koh\u00ebn e duhur.<br \/>\n\u2013 Flitet se kund\u00ebr jush, nga koalicioni i majt\u00eb do jet\u00eb Erion Veliaj. Do ta mundni?<br \/>\n\u2013 Erionin nuk e kam frik\u00eb. Frik\u00eb kam maman\u00eb e Erionit se ajo ka kursyer shum\u00eb para nga pensioni e do t\u2019i harxhoj\u00eb ato q\u00eb i biri t\u00eb fitoj\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit, ju lutem: A do t\u00eb therni dash te porta e bashkis\u00eb n\u00ebse fitoni?<br \/>\n&#8211; Jo, se mua m\u00eb z\u00eb gjaku edhe po t\u00eb theret nj\u00eb pul\u00eb e jo m\u00eb nj\u00eb dash, por do t\u00eb v\u00eb nj\u00eb nga miqt\u00eb e mi t\u00eb thyej\u00eb e t\u00eb derdh\u00eb nj\u00eb shishe ver\u00eb n\u00eb pragun e der\u00ebs s\u00eb bashkis\u00eb, si\u00e7 b\u00ebhet kur thyhet shishja e rakis\u00eb, n\u00eb patkuan e kalit t\u00eb nuses. E bukur si gjetje, apo jo?<\/p>\n<p>Bisedoi me shaka KASO KOSA<\/p>\n<p>(Gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d, t\u00eb plot\u00eb, mund ta blini online, q\u00eb dit\u00ebn e daljen n\u00eb treg, vet\u00ebm p\u00ebr\u00a089\u00a0cent, n\u00eb:\u00a0<a href=\"http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista\">http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista<\/a>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zotin Gjergj Bojaxhiu e takuam n\u00eb nj\u00eb qoshe t\u00eb thell\u00eb t\u00eb parkut t\u00eb Dajtit, me nj\u00eb ipad n\u00eb dor\u00eb e me shikimin nga kryeqyteti. Kaso Kosa: &#8211; Si ndodhi q\u00eb vendos\u00ebt t\u00eb kandidoni si i pavarur, kur pervojat 24 vje\u00e7are kan\u00eb treguar se asnj\u00eb kandidat i pavarur nga partit\u00eb politike, nuk fiton? Gjergji Bojaxhi: &#8211; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8795,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[876,117],"class_list":["post-8794","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-gjergj-bojaxhiu","tag-kaso-kosa-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8794","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8794"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8794\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8795"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8794"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8794"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8794"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}