{"id":8789,"date":"2015-04-09T16:30:03","date_gmt":"2015-04-09T14:30:03","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8789"},"modified":"2015-04-09T13:53:36","modified_gmt":"2015-04-09T11:53:36","slug":"10-semundje-te-renda-qe-i-parandalojne-vaksinat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/04\/10-semundje-te-renda-qe-i-parandalojne-vaksinat\/","title":{"rendered":"10 s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb i parandalojn\u00eb vaksinat"},"content":{"rendered":"<p>1. Fruthi<br \/>\n\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb: Nj\u00eb infeksion mushk\u00ebrish shum\u00eb ngjit\u00ebs<br \/>\nSi e merr: Virusi i fruthit kalon n\u00eb aj\u00ebr kur nj\u00eb njeri i s\u00ebmur\u00eb kollitet apo teshtin. Ai mund t\u00eb mbijetoj\u00eb deri n\u00eb 2 or\u00eb n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb prekur nga i s\u00ebmuri. Shumica e njer\u00ebzve q\u00eb nuk jan\u00eb imunizuar, pra 90%, preken prej tij kur jan\u00eb af\u00ebr nj\u00eb njeriu t\u00eb infektuar.<br \/>\nPse \u00ebsht\u00eb serioz: Fruthi mund t\u00eb shkaktoj\u00eb pneumoni, enjtje t\u00eb trurit dhe vdekje. Para vaksinimit, 3-4 milion\u00eb amerikan\u00eb s\u00ebmureshin nga fruthi \u00e7do vit, 48 mij\u00eb shtroheshin n\u00eb spital dhe 400-500 vet\u00eb, vdisnin prej tij. <\/p>\n<p>2. Kolla e mir\u00eb (Pertussis)<br \/>\n\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb: Nj\u00eb infeksion i mushk\u00ebrive, q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb frym\u00ebmarrjen, p\u00ebr shkak t\u00eb kollitjes s\u00eb vazhdueshme.<br \/>\nSi e merr: Njer\u00ebzit mund ta marrin virusin n\u00ebp\u00ebrmjet ajrit, kur nj\u00eb i s\u00ebmur\u00eb kollitet apo teshtin.<br \/>\nPse \u00ebsht\u00eb serioz: Infeksioni mund t\u00eb jet\u00eb k\u00ebrc\u00ebnues p\u00ebr jet\u00ebn, ve\u00e7an\u00ebrisht te bebet n\u00ebn nj\u00eb vje\u00e7. Kolla e mir\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb pneumoni, ng\u00ebr\u00e7e dhe ngadal\u00ebsim apo nd\u00ebrprerje t\u00eb frym\u00ebmarrjes. <\/p>\n<p>3. Gripi<br \/>\n\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb: Nj\u00eb infeksion virusal i hund\u00ebs, mushk\u00ebrive dhe fytit.<br \/>\nSi e merr: Kur dikush me grip kollitet, teshtin, ose flet, pikat me viruse mund t\u00eb shp\u00ebrndahen deri n\u00eb 2 metra larg. Njer\u00ebzit e marrin virusin nga ajri, ose duke prekur di\u00e7ka q\u00eb e ka prekur nj\u00eb njeri i s\u00ebmur\u00eb dhe m\u00eb pas, duke prekur hund\u00ebn apo goj\u00ebn.<br \/>\nPse \u00ebsht\u00eb serioz: Afro 49 mij\u00eb amerikan\u00eb vdesin nga gripi \u00e7do vit. Gripi, gjithashtu, p\u00ebrkeq\u00ebson astm\u00ebn dhe diabetin. <\/p>\n<p>4. Poliomeliti<br \/>\n\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb: Nj\u00eb s\u00ebmundje virusale<br \/>\nSi e merr: Virusi i poliomelitit jeton n\u00eb zorr\u00eb. Ju mund t\u00eb s\u00ebmureni prej tij n\u00ebse bini n\u00eb kontakt me fe\u00e7et e nj\u00eb t\u00eb s\u00ebmuri.<br \/>\nPse \u00ebsht\u00eb serioz: Shumica e njer\u00ebzve q\u00eb preken prej tij nuk kan\u00eb simptoma, ose kan\u00eb simptoma q\u00eb zgjasin nj\u00eb-dy dit\u00eb, por ai mund t\u00eb shkaktoj\u00eb infeksion t\u00eb trurit, paraliz\u00eb dhe vdekje. Poliomeliti ka qen\u00eb nj\u00eb nga s\u00ebmundjet m\u00eb t\u00eb frikshme dhe t\u00eb p\u00ebrhapura t\u00eb shekullit XX. Rastet e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve me poliomelit jan\u00eb pak\u00ebsuar ndjesh\u00ebm fal\u00eb vaksinimit, por s\u00ebmundja nuk \u00ebsht\u00eb zhdukur ende. <\/p>\n<p>5. S\u00ebmundjet nga pneumokoku<br \/>\n\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb: Nj\u00eb s\u00ebmundje bakteriale q\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb shum\u00eb tipe problemesh, p\u00ebrfshi k\u00ebtu pneumoni, infeksion t\u00eb veshit e gjakut dhe meningit (q\u00eb prek trurin dhe shtyll\u00ebn kurrizore).<br \/>\nSi e merr: Duke r\u00ebn\u00eb n\u00eb kontakt me mukoz\u00ebn apo p\u00ebshtym\u00ebn e nj\u00eb t\u00eb s\u00ebmuri.<br \/>\nPse \u00ebsht\u00eb serioz: Komplikimet e tij mund t\u00eb jen\u00eb serioze dhe fatale. Pneumonia \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht vdekjeprur\u00ebse te njer\u00ebzit mbi 65 vje\u00e7. N\u00ebse shkakton meningitin ose infekton gjakun, ai mund t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb edhe jet\u00ebn.<\/p>\n<p>6. Tetanozi<br \/>\n\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb: Nj\u00eb s\u00ebmundje bakteriale q\u00eb shkakton spazma t\u00eb muskujve, probleme me frym\u00ebmarrjen, paraliz\u00eb dhe vdekje.<br \/>\nSi e merr: Bakteria q\u00eb shkakton tetanozin gjendet n\u00eb tok\u00eb, pluhur dhe pleh. Ajo mund t\u00eb futet n\u00eb trup n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb prerjeje apo plage t\u00eb hapur.<br \/>\nPse \u00ebsht\u00eb serioz: 10-20% t\u00eb rasteve t\u00eb tetanozit jan\u00eb fatale. Vdekjet ndodhin m\u00eb shpesh te personat mbi 60 vje\u00e7, ose tek ata q\u00eb kan\u00eb diabet. <\/p>\n<p>7. S\u00ebmundjet nga meningokoku<br \/>\n\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb: Nj\u00eb s\u00ebmundje bakteriale q\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb meningitin, nj\u00eb infeksion e enjtje t\u00eb trurit dhe t\u00eb shtyll\u00ebs kurrizore. Ajo mund t\u00eb infektoj\u00eb gjithashtu edhe trurin.<br \/>\nSi e merr: Ajo shkaktohet nga bakteriet q\u00eb jetojn\u00eb brenda hund\u00ebs dhe fytit t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Mund t\u00eb ngjitet n\u00ebp\u00ebrmjet puthjeve, ose duke jetuar me dik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb. Simptomat zakonisht fillojn\u00eb me temperatur\u00eb t\u00eb lart\u00eb, dhimbje koke dhe ngrirje qafe. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb diagnostikohet dhe trajtohet sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur.<br \/>\nPse \u00ebsht\u00eb serioz: Afro 1000-1200 njer\u00ebz s\u00ebmuren n\u00eb SHBA \u00e7do vit prej saj dhe, me gjith\u00eb p\u00ebrdorimin e antibiotik\u00ebve, 15% e tyre vdesin. <\/p>\n<p>8. Hepatiti B<br \/>\n\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb: S\u00ebmundje e m\u00ebl\u00e7is\u00eb, q\u00eb shkaktohet nga virusi i hepatitit B<br \/>\nSi e merr: Njer\u00ebzit me hepatit B e kan\u00eb virusin n\u00eb gjak dhe n\u00eb l\u00ebngjet e tjera t\u00eb trupit. T\u00eb rriturit zakonisht e shp\u00ebrndajn\u00eb at\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet shiringave t\u00eb p\u00ebrdorura, apo seksit. Nj\u00eb grua shtatz\u00ebn\u00eb mund t\u2019ia kaloj\u00eb f\u00ebmij\u00ebs. Hepatiti B \u00ebsht\u00eb 100 her\u00eb m\u00eb ngjit\u00ebs sesa virusi HIV, q\u00eb shkakton SIDA-n.<br \/>\nPse \u00ebsht\u00eb serioz: Ai mund t\u00eb shkaktoj\u00eb kancerin e m\u00ebl\u00e7is\u00eb apo s\u00ebmundje t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb saj, q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb vdekjeprur\u00ebse. <\/p>\n<p>9. Turbekulozi<br \/>\n\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb: Nj\u00eb s\u00ebmundje bakteriale q\u00eb zakonisht prek mushk\u00ebrit\u00eb.<br \/>\nSi e merr: Kur dikush me tuberkuloz kollitet apo teshtin, bakteria kalon n\u00eb aj\u00ebr dhe njer\u00ebzit e tjer\u00eb e thithin me frym\u00ebmarrje.<br \/>\nPse \u00ebsht\u00eb serioze: Tuberkulozi i patrajtuar mund t\u00eb shkaktoj\u00eb vdekjen. Tuberkulozi haset m\u00eb rrall\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e sotme, por ekziston si s\u00ebmundje k\u00ebrc\u00ebnuese n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. <\/p>\n<p>10. Hib (Haemophilus Influenzae Tipi B)<br \/>\n\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb: Nj\u00eb s\u00ebmundje bakteriale q\u00eb prek mushk\u00ebrit\u00eb (pneumoni), trurin apo shtyll\u00ebn kurrizore (meningit), gjakun, kockat apo ky\u00e7et.<br \/>\nSi e merr: Disa njer\u00ebz e kan\u00eb bakterien e Hib n\u00eb hund\u00eb apo fyt, por nuk jan\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Kur ata kolliten apo teshtijn\u00eb, bakteria kalon n\u00eb aj\u00ebr. M\u00eb t\u00eb rrezikuar prej saj jan\u00eb bebet apo f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl, sepse sistemi i tyre imunitar \u00ebsht\u00eb i brisht\u00eb.<br \/>\nPse \u00ebsht\u00eb serioze: Para se t\u00eb dilte vaksina kund\u00ebr Hib, afro 20 mij\u00eb f\u00ebmij\u00eb amerikan\u00eb n\u00ebn 5 vje\u00e7, e merrnin Hib-in \u00e7do vit. Afro 3-6% e tyre vdisnin prej saj. <\/p>\n<p>T\u00eb reja<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet efikase homeopatia?<br \/>\nAgjencia Komb\u00ebtare e Sh\u00ebndetit n\u00eb Australi ka p\u00ebrmbledhur rezultatet e 225 studimeve mbi homeopatin\u00eb dhe sot v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje efikasitetin e saj. N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr K\u00ebrkime Mjek\u00ebsore dhe Sh\u00ebndetin Komb\u00ebtar, t\u00eb publikuar jav\u00ebn e kaluar, hidhet posht\u00eb efikasiteti i homeopatis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rezultat i papritur, duke patur parasysh q\u00eb, sipas nj\u00eb studimi t\u00eb vitit 2012, 56% e francez\u00ebve, pra, 27 milion\u00eb persona, e p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb mjek\u00ebsi alternative.<br \/>\nStudimet jan\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb 65 s\u00ebmundje dhe, nd\u00ebrmjet pacient\u00ebve, nj\u00eb grup ishte trajtuar me homeopati, tjetri me nj\u00eb ila\u00e7 (efikasiteti i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb provuar), ose nga placeboja. Pas analizave, shkenc\u00ebtar\u00ebt dol\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u201cnuk kishte asnj\u00eb evidenc\u00eb t\u00eb efikasitetit t\u00eb k\u00ebsaj mjek\u00ebsie n\u00eb sh\u00ebndet\u201d. Megjithat\u00eb, p\u00ebrfundimi i tyre nuk \u00ebsht\u00eb kategorik dhe u hap dyert studimeve t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb gjera.<br \/>\nPas k\u00ebtyre rezultateve, k\u00ebshilli australian sakt\u00ebson se homeopatia jo vet\u00ebm nuk sh\u00ebron, por ajo nuk \u00ebsht\u00eb as e pad\u00ebmshme, si nga pik\u00ebpamja psikologjike, ashtu edhe nga ajo fizike: \u00abHomeopatia nuk duhet p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb trajtuar s\u00ebmundje kronike, serioze, apo q\u00eb rrezikojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb tilla. Ajo bile mund t\u00eb jet\u00eb e rrezikshme n\u00ebse i s\u00ebmuri refuzon t\u00eb marr\u00eb trajtimet, efikasiteti i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb provuar\u00bb. K\u00ebto rezultate dekurajojn\u00eb ithtar\u00ebt e shumt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj mjek\u00ebsie q\u00eb p\u00ebrdor p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs natyral\u00eb n\u00eb ila\u00e7et e saj. Sipas nj\u00eb sondazhi, 39% e francez\u00ebve mendojn\u00eb se kjo mjek\u00ebsi nuk mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb efekt dyt\u00ebsor. Mbase ky studim mund t\u00eb ndryshoj\u00eb mendimin e shum\u00eb vet\u00ebve&#8230;<\/p>\n<p>Copat e akullit t\u00eb fast-food-eve, kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb baktere se uji i tualetit<br \/>\nAmator\u00ebt e fast-food-it rrezikojn\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjehen&#8230; Studiuesit britanik\u00eb kan\u00eb analizuar copat e akullit t\u00eb 10 restoranteve fast-food zinxhir dhe p\u00ebrfundimi ka qen\u00eb i papritur: Ato p\u00ebrmbajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb baktere se uji i tualeteve! Pas skandaleve t\u00eb ndryshme sanitare mbi p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit e ushqimit t\u00eb fast-food-it, ja tani edhe pijet, q\u00eb tregohen me gisht, sepse copat e akullit q\u00eb hidhen n\u00ebp\u00ebr gotat e koka-kol\u00ebs dhe pijeve t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebto restorante jan\u00eb t\u00eb mbushura me baktere.<br \/>\nStudimi \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb revist\u00ebn \u201cDaily Mail\u201d. Shkenc\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb akullin e p\u00ebrdorur n\u00eb 10 fast-foode si McDonald, Burger King, KFC, apo Starbuck, si edhe kampione nga uji i tualeteve t\u00eb k\u00ebtyre restoranteve. Ata kan\u00eb zbuluar se shumica e copave t\u00eb akullit kishin nj\u00eb sasi bakteresh m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se uji i tualeteve. P\u00ebr shembull, uji i tualeteve t\u00eb McDonaldit kishte 260 mikroorganizma, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb akulli, 1400, pra, 5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb! Arsyeja e k\u00ebtij problemi sanitar? Shp\u00ebrndar\u00ebsit e copave t\u00eb akullit, q\u00eb pastrohen m\u00eb rrall\u00eb se tualetet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dim\u00eb se i ftohti nuk i pengon bakteret t\u00eb shum\u00ebzohen. N\u00eb disa raste t\u00eb vrojtuara, ndotja bakterologjike b\u00ebhej edhe n\u00ebp\u00ebrmjet kontaktit t\u00eb akullit me nj\u00eb punonj\u00ebs q\u00eb nuk kishte lar\u00eb duart&#8230;<br \/>\nLaborator\u00ebt shkencor\u00eb sakt\u00ebsuan se kampionet e marra nuk p\u00ebrfaq\u00ebsonin nj\u00eb rrezik imediat p\u00ebr sh\u00ebndetin, me p\u00ebrjashtim t\u00eb kat\u00ebr prej tyre, q\u00eb mund t\u00eb konsideroheshin si \u00abt\u00eb rrezikshme n\u00eb fush\u00ebn e higjien\u00ebs\u00bb. Duam t\u00eb shtojm\u00eb k\u00ebtu se bakteriet e rrezikshme si e.coli mund t\u00eb zhvillohen edhe n\u00eb makinat e akullit. Disa nga fast-foodet e p\u00ebrmendura, si Burger King apo KFC deklaruan se i merrnin seriozisht rezultatet e k\u00ebtij studimi dhe q\u00eb do t\u00eb rishihnin proceduart e tyre sanitare, nd\u00ebrsa t\u00eb tjera, si McDonald\u2019s apo Starbuck i kan\u00eb kund\u00ebrshtuar ato dhe kan\u00eb deklaruar se copat e akullit n\u00eb pijet e tyre nuk ishin t\u00eb rrezikshme p\u00ebr t\u2019u konsumuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>1. Fruthi \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb: Nj\u00eb infeksion mushk\u00ebrish shum\u00eb ngjit\u00ebs Si e merr: Virusi i fruthit kalon n\u00eb aj\u00ebr kur nj\u00eb njeri i s\u00ebmur\u00eb kollitet apo teshtin. Ai mund t\u00eb mbijetoj\u00eb deri n\u00eb 2 or\u00eb n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb prekur nga i s\u00ebmuri. Shumica e njer\u00ebzve q\u00eb nuk jan\u00eb imunizuar, pra 90%, preken prej tij kur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8790,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[],"class_list":["post-8789","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8789","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8789"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8789\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8790"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8789"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8789"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8789"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}