{"id":8772,"date":"2015-04-08T12:24:48","date_gmt":"2015-04-08T10:24:48","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8772"},"modified":"2015-04-08T12:24:48","modified_gmt":"2015-04-08T10:24:48","slug":"sokol-zhugri-nuk-me-nxoren-nga-loja-dola-vete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/04\/sokol-zhugri-nuk-me-nxoren-nga-loja-dola-vete\/","title":{"rendered":"Sokol Zhugri: Nuk m\u00eb nxor\u00ebn nga loja, dola vet\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Besarta Luga: &#8211; Sokol, formati i sivjetsh\u00ebm i Big Brother, i ngjan nj\u00eb lloj realiteti survivor (mbijetues). Ishe p\u00ebrgatitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, para se t\u00eb futeshe?<br \/>\nSokol Zhugri: &#8211; Jo, fare&#8230;<br \/>\n&#8211; P\u00ebr \u00e7far\u00eb ishe p\u00ebrgatitur ti?<br \/>\n&#8211; Isha p\u00ebrgatitut t\u00eb hyja e t\u00eb luaja fort, pasi mendova se aty do t\u00eb kishte njer\u00ebz me bagazh e me koncepte ndryshe nga vitet e tjera, por&#8230; nuk ishte ashtu! Sidomos kjo \u00e7\u00ebshtja e liderit ishte pak si&#8230; Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs son\u00eb kemi hequr shum\u00eb ne shqiptar\u00ebt me lider&#8230; lider&#8230; lider&#8230;. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb na ka sjell\u00eb gjithmon\u00eb probleme.<br \/>\n&#8211; Ty, Sokol, t\u00eb shqet\u00ebson shum\u00eb fakti q\u00eb ke nj\u00eb lider mbi kok\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jo, m\u00eb shqet\u00ebson \u00e7\u00ebshtja se si e n\u00ebnkuptojm\u00eb ne fjal\u00ebn lider. Ne, me \u201clider\u201d kuptojm\u00eb: \u201cUn\u00eb jam mbreti, ju jeni skllev\u00ebrit\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb jesh lider, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh personi q\u00eb duhet t\u00eb drejtoj\u00eb dhe t\u00eb punoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Lideri i nj\u00eb lufte \u00ebsht\u00eb i pari q\u00eb shkon n\u00eb luft\u00eb, jo \u201cshkoni ju se un\u00eb po ju shoh\u201d.<br \/>\n&#8211; Dhe k\u00ebtu, sigurisht, flet p\u00ebr Edisonin&#8230; \u00c7far\u00eb prisje ti nga ai?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb prisja nga lideri dhe jo nga Edisoni! Shum\u00eb njer\u00ebz e kan\u00eb marr\u00eb sikur un\u00eb kam patur probleme personale me Edisonin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb po luftoja fenomenin Edison dhe jo Edisonin n\u00eb vetvete. Edisoni ecte sipas parimit: \u201cUn\u00eb jam mbreti dhe ju b\u00ebni \u00e7far\u00eb them un\u00eb\u201d, por ja q\u00eb doli dikush q\u00eb nuk e pranoi at\u00eb lloj formati q\u00eb donte t\u00eb aplikonte ai&#8230;<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u00eb ishe ti lider, \u00e7\u2019do t\u00eb kishe b\u00ebr\u00eb ndryshe?<br \/>\n&#8211; E para e pun\u00ebs, un\u00eb nuk e konceptoj q\u00eb t\u00eb jesh nj\u00eb lider me ark\u00eb bosh, k\u00ebshtu q\u00eb do t\u00eb mbushja ark\u00ebn nj\u00ebher\u00eb dhe pastaj do t\u00eb filloja t\u00eb drejtoja ose t\u00eb b\u00ebja mbledhjen e personave q\u00eb do t\u00eb m\u00eb ndihmonin, por kjo b\u00ebhet gjithmon\u00eb me an\u00eb t\u00eb interesit dhe interesi, n\u00eb at\u00eb format dhe n\u00eb at\u00eb moment, ishte te leku.<br \/>\n&#8211; Prishi pun\u00eb futja e elementit t\u00eb parave n\u00eb loj\u00eb sivjet?<br \/>\n&#8211; Nuk prishi pun\u00eb \u00e7\u00ebshtja e lekut, prishi pun\u00eb servirja e dh\u00ebnies s\u00eb lekut, pasi nuk u sqarua mir\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb menduan se k\u00ebto para do t\u2019i marrin e do t\u2019i fusin n\u00eb xhep dhe nuk u sqarua se ato do t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr menaxhimin e mbar\u00ebvajtjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Ky ishte edhe problemi q\u00eb kishte lideri i par\u00eb, se t\u00eb dyt\u00ebt e t\u00eb tret\u00ebt q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb m\u00eb pas, do ta ken\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mimoza tha se para parave, t\u00eb gjith\u00eb jeni treguar naiv\u00eb. Kaq e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb menaxhosh marr\u00ebdh\u00ebnien me t\u00eb tjer\u00ebt kur n\u00eb mes jan\u00eb parat\u00eb?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb e kuptoj q\u00eb paraja hap gjithmon\u00eb probleme, n\u00eb \u00e7do lloj fushe dhe jo vet\u00ebm n\u00eb Big Brother, por po t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lider q\u00eb di ta menaxhoj\u00eb, ajo mund t\u00eb jap\u00eb shum\u00eb favore dhe potenc\u00eb, apo si\u00e7 e quajt\u00ebn, pushtet. Varet se si e kombinon paran\u00eb me pushtetin&#8230;<br \/>\n&#8211; Sokol, si je ti n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, po kaq \u201cnxit\u00ebs\u201d i zem\u00ebrimit t\u00eb tjetrit, sa e tregove veten n\u00eb raport me Edisonin?<br \/>\n&#8211; Ishte Edisoni nxit\u00ebsi i zem\u00ebrimit tim.<br \/>\n&#8211; Po k\u00ebrcimi para tij, nd\u00ebrsa ai ishte i zem\u00ebruar, nuk quhet nxitje?<br \/>\n&#8211; Kjo ndodhi pas nj\u00eb ofendimi shum\u00eb t\u00eb madh q\u00eb iu b\u00eb figur\u00ebs sime tre-kat\u00ebr dit\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara. Tallja ime me Edisonin ishte shum\u00eb mbrapa atyre ofendimeve q\u00eb mora jo vet\u00ebm un\u00eb, pasi u thye edhe nj\u00eb klauzol\u00eb, q\u00eb na ishte v\u00ebn\u00eb, q\u00eb nuk lejohen ofendimet ndaj personave q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Ne n\u00eb sht\u00ebpi ram\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e \u00e7dokujt q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb, nuk do t\u00eb preken, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Edisoni preku persona q\u00eb as i njeh dhe as e ka patur shansin t\u2019i njoh\u00eb. Edisoni duhet t\u00eb ishte penalizuar shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara, q\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para, kur deklaroi: \u201cKu do t\u00eb sqarohemi, jasht\u00eb apo brenda?\u201d.<br \/>\n&#8211; N\u00eb jet\u00ebn reale ndodh t\u00eb takosh tipa nga m\u00eb t\u00eb ndryshmit, por v\u00ebshtir\u00ebsisa shum\u00ebfishohet n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi, ku me k\u00ebta tipa, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7se jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos p\u00ebrballesh. E kishe marr\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb, kur u fute?<br \/>\n&#8211; E kisha mar\u00eb parasysh dhe besoj se nuk iu shmanga kurr\u00eb p\u00ebrballjes, nd\u00ebrsa kjo nuk ishte p\u00ebrballje, por nj\u00eb balt\u00ebhedhje e palogjikshme p\u00ebr figur\u00ebn time. Nuk ishte debat, por ofendim.<br \/>\n&#8211; E ke takuar Edisonin tani q\u00eb ke dal\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nuk e kam takuar dhe as nuk mendoj se do ta takoj sepse rrug\u00ebt tona jan\u00eb shum\u00eb larg dhe s\u2019kam arsye. Edisoni ka jet\u00ebn e tij dhe un\u00eb nuk nd\u00ebrhyj n\u00eb jet\u00ebn e askujt.<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballesh n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi si ajo e Bigut?<br \/>\n&#8211; V\u00ebshtir\u00ebsia ime m\u00eb e madhe ishte q\u00eb hidhej balt\u00eb nga dikush dhe nuk ke mund\u00ebsi t\u00eb tregosh se kush je n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pse nuk e ke k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi?<br \/>\n&#8211; Sepse je i mbyllur, nuk e ke as informacionin, as televizionn, q\u00eb t\u00eb tregosh q\u00eb \u201cun\u00eb jam ky\u201d dhe ta fshish sadopak at\u00eb balt\u00eb.<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoje ti aty brenda?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoja nj\u00eb person me karrier\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb jasht\u00eb, nj\u00eb person t\u00eb shkolluar q\u00eb mendon shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, pasi hyra n\u00eb Big jo p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb i famsh\u00ebm, por p\u00ebr t\u00eb hapur dyert p\u00ebr nj\u00eb kauz\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb nevoj\u00eb, atyre t\u00eb Sindrom\u00ebs Dovvn. Gjith\u00eb karrier\u00ebn time mendoj ta shfryt\u00ebzoj p\u00ebr t\u00eb ndihmuar k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb. Personat q\u00eb vuajn\u00eb nga kjo sindrom\u00eb po i ve\u00e7ojm\u00eb, po i l\u00ebm\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr integrimin n\u00eb shoq\u00ebri.<br \/>\n&#8211; A ishte normale ta p\u00ebrs\u00ebrisje aq shum\u00eb faktin q\u00eb ti punon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb?<br \/>\n&#8211; N\u00eb emision un\u00eb e kam p\u00ebrmendur vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb dhe pash\u00eb q\u00eb asnj\u00eb person n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi nuk kishte asnj\u00eb lloj interesi. Kjo ishte ajo q\u00eb b\u00ebri t\u00eb k\u00ebrkoja t\u00eb dilja jasht\u00eb, e kam k\u00ebrkuar vet\u00eb dit\u00ebn e enjte, n\u00eb dhom\u00ebn e rr\u00ebfimit. U servir sikur un\u00eb b\u00ebra nj\u00eb shenj\u00eb kundrejt Edisonit, por u servir gabim sepse t\u00ebrheqja ime nga loja ka qen\u00eb dit\u00ebn e enjte, kur un\u00eb kam k\u00ebrkuar medoemos t\u00eb dal. T\u00eb shtun\u00ebn e kam deklaruar edhe n\u00eb emision q\u00eb po respektoj formatin e Big Brother p\u00ebr t\u00eb ndenjur deri dit\u00ebn e shtun\u00eb, sepse un\u00eb kam qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb q\u00eb t\u00eb enjten, pa ndodhur \u00e7far\u00eb ndodhi me Edisonin&#8230;<br \/>\n&#8211; Pse k\u00ebrkove t\u00eb dilje?<br \/>\n&#8211; Sepse pash\u00eb q\u00eb isha n\u00eb momentin e gabuar dhe n\u00eb vendin e gabuar. Para se t\u00eb niste spektakli, u servir\u00ebn shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera, nga reklama dhe nga stafi, se k\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00eb Big Brother do t\u00eb jen\u00eb njer\u00ebz me bagazh dhe me intelekt, po me hyrjen time, pash\u00eb q\u00eb realiteti nuk ishte ai q\u00eb ishte servirur; ishte ndryshe.<br \/>\n&#8211; Ti, q\u00eb n\u00eb nat\u00ebn e par\u00eb, i theve rregullat, duke mos pranuar t\u00eb flije me Xhensil\u00ebn. A nuk do ta kishte kuptuar bashk\u00ebshortja jote n\u00ebse do ta kishe b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e moskuptimit t\u00eb Arlit, por e publikut mbar\u00eb. Nuk mund t\u00eb jepja un\u00eb, me karrier\u00ebn dhe me at\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj, at\u00eb lloj mesazhi&#8230;<br \/>\n&#8211; Mesazhin q\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Q\u00eb qoft\u00eb edhe p\u00ebr loj\u00eb, t\u00eb fle me dik\u00eb. Zgjedhjet p\u00ebr fjetjen apo ndenjjen me dik\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm personale, nuk mund t\u00eb imponohen nga asgj\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Po besoj se Arli e kishte marr\u00eb parasysh se n\u00eb loj\u00eb mund t\u00eb lejonte disa gj\u00ebra q\u00eb ndoshta nuk do t\u2019i lejonte n\u00eb jet\u00ebn reale&#8230;<br \/>\n&#8211; Mund t\u00eb lejonte loj\u00ebra, por jo fjetjen&#8230; se ne i themi, gjella me krip\u00eb e kripa me karar.<br \/>\n&#8211; A kishte nj\u00eb njeri aty brenda me t\u00eb cilin ndjeheshe mir\u00eb e me t\u00eb cilin mund t\u00eb bisedoje?<br \/>\n&#8211; Nuk e gjeta dot asnj\u00ebrin aty brenda&#8230;<br \/>\n&#8211; Cili prej banor\u00ebve e meriton \u00e7mimin?<br \/>\n&#8211; Asnj\u00ebri.<br \/>\n&#8211; A ka ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb t\u00eb ka ngelur peng?<br \/>\n&#8211; Nga Big Brother? Them se jo.<br \/>\n&#8211; T\u00eb vjen keq q\u00eb u fute?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr figur\u00ebn q\u00eb un\u00eb jam jasht\u00eb, m\u00eb vjen keq, por p\u00ebr mesazhin q\u00eb doja t\u00eb jepja, kjo ishte e vetmja mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb komunikoja me t\u00eb gjitha vendet shqipfol\u00ebse.<br \/>\n&#8211; Sokol, t\u00eb fal\u00ebnderoj p\u00ebr intervist\u00ebn&#8230; T\u00eb ka ngelur ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtuar?<br \/>\n&#8211; Po&#8230; Ishallah i ec\u00ebn Big Brotherit, por me at\u00eb p\u00ebrzgjedhje q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, nuk mendoj se do t\u00eb jap\u00eb mesazhe t\u00eb forta. Do t\u00eb jap\u00eb po ato mesazhe q\u00eb shohim p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, sherr, ato pici-pici me nj\u00ebri-tjetrin, asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Besarta Luga: &#8211; Sokol, formati i sivjetsh\u00ebm i Big Brother, i ngjan nj\u00eb lloj realiteti survivor (mbijetues). Ishe p\u00ebrgatitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, para se t\u00eb futeshe? Sokol Zhugri: &#8211; Jo, fare&#8230; &#8211; P\u00ebr \u00e7far\u00eb ishe p\u00ebrgatitur ti? &#8211; Isha p\u00ebrgatitut t\u00eb hyja e t\u00eb luaja fort, pasi mendova se aty do t\u00eb kishte njer\u00ebz me bagazh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8773,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[41],"tags":[],"class_list":["post-8772","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-televizion"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8772","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8772"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8772\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8773"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8772"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8772"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8772"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}