{"id":8765,"date":"2015-04-07T17:00:14","date_gmt":"2015-04-07T15:00:14","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8765"},"modified":"2015-04-07T12:54:04","modified_gmt":"2015-04-07T10:54:04","slug":"zemren-ma-ka-sheruar-vajza-ime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/04\/zemren-ma-ka-sheruar-vajza-ime\/","title":{"rendered":"Zemr\u00ebn ma ka sh\u00ebruar vajza ime"},"content":{"rendered":"<p>Jam nj\u00eb vajz\u00eb e re q\u00eb jetoj n\u00eb Berat. Mund t\u2019ju duket e \u00e7uditshme, por megjith\u00ebse jam vet\u00ebm 22 vje\u00e7e, un\u00eb kam nj\u00eb vajz\u00eb. E kam lindur kur isha nj\u00ebzet vje\u00e7e, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ajo tani \u00ebsht\u00eb dy vje\u00e7e. Eljana \u00ebsht\u00eb g\u00ebzimi i jet\u00ebs sime. E quaj veten me fat q\u00eb kam nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, sepse mendoj se f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb bekim i Zotit. Tani jetoj me prind\u00ebrit e mi, q\u00eb e duan vajz\u00ebn time si jet\u00ebn e tyre. I kam v\u00ebn\u00eb asaj emrin e t\u00eb atit, megjith\u00ebse ndonj\u00eb tjet\u00ebr, po t\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb vendin tim, me siguri nuk kishte p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Megjith\u00ebse Eljani me theu zemr\u00ebn, e desha me gjith\u00eb shpirt dhe them se vajza ime e meritonte t\u00eb merrte emrin e atij njeriu, dashuria p\u00ebr t\u00eb cilin qe edhe burimi i jet\u00ebs s\u00eb saj\u2026<br \/>\nU njoha me Eljanin dhe u dashurova me t\u00eb sa e pash\u00eb. Isha vet\u00ebm gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e dhe kjo qe dashuria ime e par\u00eb. Mund ta merrni vet\u00eb me mend se sa shum\u00eb e desha at\u00eb djal\u00eb. Dashuria e par\u00eb \u00ebsht\u00eb nga ato dashuri q\u00eb nuk harrohen kurr\u00eb. Nuk e them un\u00eb, e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb para meje. Un\u00eb vet\u00ebm e v\u00ebrtetova, me at\u00eb q\u00eb ndjeva. Eljani jetonte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat me ne dhe e njihnim familjarisht. Kjo ishte nj\u00ebra nga arsyet se pse i besova plot\u00ebsisht atij njeriu. Prind\u00ebrit e tij m\u00eb donin shum\u00eb dhe m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndesnin p\u00ebrzem\u00ebrsisht sa her\u00eb shiheshim n\u00ebp\u00ebr shkall\u00ebt e pallatit. S\u00eb \u00ebm\u00ebs i kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy lidhja jon\u00eb dhe, si\u00e7 m\u00eb thoshte Eljani, ajo mezi priste q\u00eb ne t\u00eb fejoheshim e t\u00eb martoheshim.<br \/>\n&#8211; N\u00ebna \u00e7mendet pas teje \u2013 m\u00eb tha ai nj\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrsa qeshte \u2013 Nganj\u00ebher\u00eb m\u00eb duket sikur m\u00eb shum\u00eb t\u00eb do ty sesa mua. \u201cH\u00eb pra, kur do t\u00eb fejoheni?\u201d, m\u00eb pyet.<br \/>\n&#8211; Po h\u00eb pra, kur do t\u00eb fejohemi? &#8211; i thash\u00eb un\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po ja, t\u00eb rritesh edhe pak\u2026 Je shum\u00eb e vog\u00ebl \u2013 m\u00eb tha ai dhe vazhdoi t\u00eb qeshte.<br \/>\nMegjithat\u00eb, kalonin vite e jo muaj dhe nd\u00ebrsa un\u00eb dashurohesha edhe m\u00eb shum\u00eb me Eljanin, ai largohej e largohej prej meje. Kur prind\u00ebrit e tij nuk ishin n\u00eb sht\u00ebpi, shkoja shpesh n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe isha b\u00ebr\u00eb thuajse si bashk\u00ebshortja e tij. Prind\u00ebrit e mi e dinin p\u00ebr lidhjen ton\u00eb, por fakti q\u00eb Eljani nuk e hidhte hapin p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dor\u00ebn time, i stepte disi. Nj\u00eb dit\u00eb, babai m\u00eb mori m\u00eb vete dhe m\u00eb pyeti se si po shkonin pun\u00ebt midis nesh. M\u00eb erdhi shum\u00eb turp dhe i thash\u00eb se po shkonim shum\u00eb mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po ai nuk po b\u00ebn asgj\u00eb p\u00ebr ty &#8211; m\u00eb tha ai &#8211; M\u00eb duket se thjesht po tallet\u2026<br \/>\n&#8211; Ne duhemi\u2026 &#8211; i thash\u00eb dhe syt\u00eb m\u2019u mbush\u00ebn me lot.<br \/>\n&#8211; T\u00eb do, t\u00eb do, por jo p\u00ebr grua! \u2013 m\u00eb tha ai. \u2013 Zgjidhe k\u00ebt\u00eb problem tani, sa je ende n\u00eb koh\u00eb, se m\u00eb von\u00eb gj\u00ebrat do t\u00eb shkojn\u00eb keq e m\u00eb keq. Ju duhet t\u00eb ishit fejuar tani. T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb lidhjes tuaj dhe s\u2019ka kuptim ta zgjasni m\u00eb. Ky muhabet duhet ndar\u00eb nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb, ose bashk\u00eb e t\u00eb fejuar, ose t\u00eb ndar\u00eb!<br \/>\nFjal\u00ebt e babait m\u00eb ran\u00eb si \u00e7ekan mbi kok\u00eb. Megjith\u00ebse as un\u00eb nuk ndihesha mir\u00eb q\u00eb ne e vazhdonim lidhjen n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, kurr\u00eb nuk e kisha vrar\u00eb mendjen seriozisht se \u00e7far\u00eb po b\u00ebhej me mua. Sapo e takova Eljanin, i thash\u00eb se duhet t\u00eb flisnim p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Ai u b\u00eb menj\u00ebher\u00eb serioz dhe m\u00eb hodhi nj\u00eb v\u00ebshtrim thuajse t\u00eb eg\u00ebr. N\u00eb fillim m\u00eb habiti, por nuk i dhash\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi k\u00ebsaj. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ai nuk e dinte p\u00ebr \u00e7far\u00eb doja t\u2019i flisja&#8230; N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, k\u00ebshtu mendoja un\u00eb, sepse Eljani e dinte shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb mund t\u2019i flisja un\u00eb. Po at\u00eb dit\u00eb, babai im kishte shkuar ta takonte n\u00eb pun\u00eb dhe e kishte pyetur se \u00e7far\u00eb mendonte t\u00eb b\u00ebnte me mua, k\u00ebshtu q\u00eb, kur nisa bised\u00ebn, Eljani ishte i p\u00ebrgatitur. Ai kishte p\u00ebrgatitur madje edhe p\u00ebrgjigjen q\u00eb do t\u00eb m\u00eb jepte&#8230;<br \/>\nSapo i thash\u00eb se ne duhet t\u00eb mendonim p\u00ebrt\u00eb ardhmen ton\u00eb, ma preu shkurt:<br \/>\n&#8211; P\u00ebr t\u00eb ardhmen t\u00ebnde mendohu vet\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb mendoj p\u00ebr timen. S\u2019e kuptoj se pse duhet t\u00eb mendoj un\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen t\u00ebnde&#8230;<br \/>\nMbeta pa fjal\u00eb. Nuk e prisja k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb prer\u00eb prej tij. Desha t\u00eb flisja, por lot\u00ebt nuk m\u00eb lan\u00eb t\u00eb nxirrja asnj\u00eb fjal\u00eb. Nuk kisha m\u00eb forc\u00eb t\u00eb q\u00ebndroja pran\u00eb tij, ndaj dola me vrap jasht\u00eb dhe Eljani, nuk m\u00eb ndoqi pas, si\u00e7 mund t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr. Zbrita shkall\u00ebt dhe u futa n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. Aty m\u00eb priste nj\u00eb furtun\u00eb tjet\u00ebr. Im at\u00eb ishte i acaruar n\u00eb kulm dhe m\u00eb priti me k\u00ebmb\u00ebt e para<br \/>\n&#8211; Erdhe? \u2013 m\u00eb pyeti sa hyra dhe u b\u00eb gati t\u00eb fliste, por kur pa se syt\u00eb i kisha me lot, u step. \u2013 \u00c7far\u00eb ke? \u2013 m\u00eb tha, por un\u00eb u futa me vrap n\u00eb dhom\u00eb dhe mbylla der\u00ebn pas meje. Babi, megjithat\u00eb, u fut brenda dhe, pa m\u00eb treguar se \u00e7far\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb Eljani kur e kishte takuar, u mjaftua me k\u00ebto fjal\u00eb:<br \/>\n&#8211; Ai nuk t\u00eb meriton! Ai nuk t\u00eb meriton! \u2013 m\u00eb tha dhe m\u00eb p\u00ebrqafoi fort. T\u00ebr\u00eb pasditen e kalova duke qar\u00eb. N\u00eb mbr\u00ebmje, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb erdh\u00ebn prind\u00ebrit e Eljanit. E \u00ebma, me lot n\u00eb sy, m\u00eb p\u00ebrqafoi dhe m\u00eb tha se do t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb un\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha nusja e djalit t\u00eb tyre, por ai kishte hequr dor\u00eb prej meje&#8230; Babai im u b\u00eb gati t\u00eb fliste, por ata nuk e lan\u00eb.<br \/>\n&#8211; Jan\u00eb t\u00eb kota fjal\u00ebt! &#8211; tha mamaja e Eljanit \u2013 I gjith\u00eb faji \u00ebsht\u00eb i tim biri. Do ta merrni vesh shum\u00eb shpejt se pse nuk po fejohet me vajz\u00ebn tuaj&#8230; vet\u00ebm di\u00e7ka mund t\u2019ju them: Ju jeni prind\u00ebr m\u00eb t\u00eb lumtur se ne.<br \/>\nKaq than\u00eb ata dhe dol\u00ebn. Shum\u00eb shpejt, un\u00eb mora vesh se isha shtatz\u00ebn\u00eb, kurse n\u00eb lagje mor\u00ebm lajmin se Eljani kishte ikur jasht\u00eb shtetit me nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb e kishte dashur dikur dhe q\u00eb tani punonte si prostitut\u00eb n\u00eb Itali. Prind\u00ebrit e Eljanit mbet\u00ebn vet\u00ebm dhe tani, q\u00eb un\u00eb kam lindur mbes\u00ebn e tyre, vijn\u00eb ta takojn\u00eb at\u00eb dhe e duan jasht\u00eb mase. I ati i saj nuk ka ardhur kurr\u00eb ta shoh\u00eb, por kjo nuk m\u00eb b\u00ebn asnj\u00eb p\u00ebrshtypje. Zemr\u00ebn e kam t\u00eb sh\u00ebruar. E ka sh\u00ebruar vajza ime, q\u00eb ma ka mbushur jet\u00ebn me g\u00ebzim&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jam nj\u00eb vajz\u00eb e re q\u00eb jetoj n\u00eb Berat. Mund t\u2019ju duket e \u00e7uditshme, por megjith\u00ebse jam vet\u00ebm 22 vje\u00e7e, un\u00eb kam nj\u00eb vajz\u00eb. E kam lindur kur isha nj\u00ebzet vje\u00e7e, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ajo tani \u00ebsht\u00eb dy vje\u00e7e. Eljana \u00ebsht\u00eb g\u00ebzimi i jet\u00ebs sime. E quaj veten me fat q\u00eb kam nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-8765","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8765","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8765"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8765\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8765"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8765"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8765"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}