{"id":8742,"date":"2015-04-06T13:00:38","date_gmt":"2015-04-06T11:00:38","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8742"},"modified":"2015-04-06T12:22:27","modified_gmt":"2015-04-06T10:22:27","slug":"romir-zalla-te-dielen-u-martova-te-henen-ne-pune-shkova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/04\/romir-zalla-te-dielen-u-martova-te-henen-ne-pune-shkova\/","title":{"rendered":"Romir Zalla: T\u00eb diel\u00ebn u martova, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb pun\u00eb shkova&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Romir Zalla \u00ebsht\u00eb nj\u00eb star i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb \u201cPortokalli\u201d, por i till\u00eb ai di t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00eb intyervist\u00ebn me ne, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrshkojn\u00eb sinqeriteti, humori dhe dashuria p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ai b\u00ebn dhe ka n\u00eb jet\u00eb&#8230; K\u00ebt\u00eb her\u00eb, Stari \u00ebsht\u00eb i ftuari yn\u00eb i nderit! <\/p>\n<p>Rita Rrjolli: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Romir! Si shkuan jav\u00ebt e para n\u00eb \u201cPortokalli\u201d?<br \/>\nRomir Zalla: &#8211; Shk\u00eblqyesh\u00ebm. Jam i k\u00ebnaqur q\u00eb publiku, jo vet\u00ebm ai besnik, na priti mir\u00eb qoft\u00eb n\u00eb sall\u00eb, qoft\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet televizionit.<br \/>\n&#8211; I p\u00ebrshkruan dot me fjal\u00eb emocionet q\u00eb p\u00ebrjeton n\u00eb \u00e7do shfaqje?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb emocion shum\u00eb i madh. \u00c7do fillim sezoni, \u00e7do shfaqje e p\u00ebrjetoj si p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Kjo p\u00ebr arsyen se kemi shum\u00eb p\u00ebrgjegjesi para publikut. Pritshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe, p\u00ebrgatitja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe dhe rezultati duhet t\u00eb jet\u00eb optimal. Kam filluar t\u00eb flas si Stari edhe n\u00eb jet\u00eb, me fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. (Qesh)<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ky edicion, p\u00ebrve\u00e7 rikthimit t\u00eb Xhemit?<br \/>\n&#8211; \u00c7do edicion \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb. Sigurisht, publiku ndoshta pret \u00e7udira, gj\u00ebra t\u00eb papara ndonj\u00ebher\u00eb, por e ve\u00e7anta e k\u00ebtij sezoni p\u00ebrve\u00e7 rikthimit t\u00eb Xhemi Shehut, q\u00eb besoj i jep \u201cPortokallis\u00eb\u201d m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb e buz\u00ebqeshje, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb imazh shum\u00eb familjar p\u00ebr publikun. Ky sezon, si t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt e ka risin\u00eb te qasja e \u201cPortokallis\u00eb\u201d me jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, problemet e shqiptareve n\u00eb t\u00eb gjitha trojet. Te \u00e7do ngjarje q\u00eb ndodh n\u00eb jet\u00ebn politike, apo sociale, aty do t\u00eb jet\u00eb \u201cPortokallia\u201d me k\u00ebndv\u00ebshtrimin e saj plot humor, ironi dhe q\u00ebndrimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb civile. Kjo ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb arma jon\u00eb m\u00eb e fort\u00eb, reagimi i sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe me humor karshi \u00e7do fenomeni shoq\u00ebror dhe politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe risia e \u201cPortokallis\u00eb\u201d.<br \/>\n&#8211; I shijove pushimet gjat\u00eb pauz\u00ebs televizive t\u00eb spektaklit?<br \/>\n&#8211; Jo, me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, nuk pata koh\u00eb t\u00eb pushoj. Pas vitit t\u00eb ri e deri n\u00eb filim shkurt, q\u00eb fillojm\u00eb pun\u00ebn intensive, nuk ke koh\u00eb t\u00eb pushosh. Sigurisht, shijova pak koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe pa impenjime me familjen e f\u00ebmij\u00ebt, sh\u00ebtitje t\u00eb vogla n\u00eb Durr\u00ebs, Dajt, por nd\u00ebrkoh\u00eb, truri punon p\u00ebr sezonin. Koha para se t\u00eb filloj\u00eb sezoni \u00ebsht\u00eb momenti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb planifikuar temat dhe argumentet p\u00ebr t\u00eb cilat do flas\u00ebsh n\u00eb jav\u00ebt e sezonit. Kur fillon sezoni, koha ik\u00ebn shpejt dhe ti nuk<br \/>\nke koh\u00eb t\u00eb korrigjohesh e jo m\u00eb t\u00eb krijosh me qet\u00ebsi.<br \/>\n&#8211; Gj\u00ebja q\u00eb s`e b\u00ebre dot?<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb doja t\u00eb shkruaja di\u00e7ka n\u00eb lidhje me nj\u00eb shfaqje \u201cStand Up\u201d q\u00eb kam n\u00eb plan ta nxjerr s\u00eb shpejti.<br \/>\n&#8211; Po n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb t\u00ebnde, merr ide p\u00ebr shfaqjen?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrdit\u00eb, gjithmon\u00eb, kudo. M\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shprehi pune tashm\u00eb&#8230; P\u00ebrve\u00e7se v\u00ebzhgoj si aktor, edhe marr sh\u00ebnim si shkrimtar \u00e7do detaj, batut\u00eb, ide, fenomen dhe i p\u00ebrpunoj p\u00ebr t\u2019i shfaqur n\u00eb rolin e Starit, por edhe m\u00eb gjer\u00eb.<br \/>\n&#8211; Idea m\u00eb e \u00e7mendur q\u00eb ke marr\u00eb nga dikush?<br \/>\n&#8211; Do ta shihni gjat\u00eb sezonit, besoj. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Si jan\u00eb provat e fillimit t\u00eb edicionit?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrgatitja p\u00ebr shfaqjen ishte intensive, me prova p\u00ebr k\u00ebrcimin alternativ me motive rome, apo qoft\u00eb edhe me p\u00ebrgatitjen e skalet\u00ebs s\u00eb sezonit t\u00eb \u201cVoulez Vous\u201d.<br \/>\n&#8211; Po gjat\u00eb jav\u00ebs, sa koh\u00eb ju merr puna?<br \/>\n&#8211; Java \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb intensive. Njer\u00ebzit thon\u00eb \u201cju jeni heronj\u201d, por ne jemi m\u00ebsuar me ritmin. Duhet thjesht t\u00eb jesh ingranazh i ritmit: E h\u00ebn\u00eb, hedhim idene. E mart\u00eb, e mendojm\u00eb. E m\u00ebrkur\u00eb, e shkruajm\u00eb. E enjte, e m\u00ebsojm\u00eb. T\u00eb premte, t\u00eb shtun\u00eb, dalim n\u00eb shfaqje. T\u00eb diel\u00ebn u martova, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, n\u00eb pun\u00eb shkova dhe moj&#8230; (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb t\u00eb p\u00eblqente vetja n\u00eb rolin e moderatorit?<br \/>\n&#8211; Mua n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb vetja edhe k\u00ebshtu si\u00e7 jam, por pse jo, edhe n\u00eb \u00e7do rol tjet\u00ebr do t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente ta sfidoja veten.<br \/>\n&#8211; N\u00eb vite, ti ke sjell\u00eb n\u00eb \u201cPortokalli\u201d personazhe nga m\u00eb t\u00eb ndryshmit. A do t\u00eb t\u00eb shohim me<br \/>\nndonj\u00eb personazh t\u00eb ri n\u00eb k\u00ebt\u00eb sezon?<br \/>\n&#8211; Besoj se po. Do t\u00eb jen\u00eb rrall\u00eb dhe ndoshta tek-tuk do t\u00eb rikthej edhe ndonj\u00eb personazh tjet\u00ebr nga ata q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vite. \u201cPortokallia\u201d k\u00ebt\u00eb vit do t\u00eb jet\u00eb fleksib\u00ebl dhe shum\u00eb faq\u00ebshe. Sa bukur e thash\u00eb k\u00ebt\u00eb! (Qesh)<br \/>\n&#8211; Pas kaq viteve n\u00eb teat\u00ebr, a je i k\u00ebnaqur me hapat e zhvillimit t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar?<br \/>\n&#8211; N\u00eb teat\u00ebr, n\u00eb fakt, gjith\u00eb k\u00ebto vite kam hyr\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga dritarja, sesa nga dera. P\u00ebr shkak t\u00eb impenjimit n\u00eb \u201cPortokalli\u201d p\u00ebr rreth 11 vjet, n\u00eb teat\u00ebr kam patur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb punoj mesatarisht nj\u00eb shfaqje n\u00eb vit, me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Teatri \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, sepse nuk sjell t\u00eb ardhura. Mendoj se n\u00eb momentin q\u00eb ne, njer\u00ebzit e komunitetit teatror do ta konsiderojm\u00eb nj\u00eb shfaqje teatri si nj\u00eb produkt i cili duhet prodhuar, marketuar dhe shitur n\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb spektator\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite rresht, at\u00ebher\u00eb teatri do t\u00eb marr\u00eb vler\u00eb. Ka ikur koha e projekteve me l\u00ebmosh\u00eb sponsorash q\u00eb e mbyllin me 15 shfaqje, prishin dekorin dhe hajt t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb shfaqje tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb me parat\u00eb e sponsorit, ministris\u00eb, shtetit, privatit. Shfaqja e teatrit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjalles\u00eb q\u00eb ka jet\u00ebn e vet n\u00ebp\u00ebr salla t\u00eb ndryshme, n\u00ebp\u00ebr teatrot e qyteteve t\u00eb tjer\u00eb, n\u00ebp\u00ebr festivale lokale e nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nuk duhet t\u00eb vdes\u00eb q\u00eb n\u00eb 15 shfaqjet e para, t\u00eb cilat aktorit i duhen q\u00eb t\u00eb ngroh\u00eb z\u00ebrin.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb i mungon teatrit te ne?<br \/>\n&#8211; Menaxhimi.<br \/>\n&#8211; Shfaqja q\u00eb t\u00eb ka l\u00ebn\u00eb shum\u00eb mbresa&#8230;<br \/>\n&#8211; &#8220;Me syrin e nj\u00eb klouni&#8221;, me Neritan Li\u00e7ajn dhe Ema Andrean.<br \/>\n&#8211; Monologu m\u00eb i bukur q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb n\u00eb shfaqjet e tua&#8230;<br \/>\n&#8211; Kam b\u00ebr\u00eb shum\u00eb, nuk mbaj mend cilin t\u00eb them m\u00eb par\u00eb.<br \/>\n&#8211; Roli m\u00eb i v\u00ebshir\u00eb qe ke luajtur?<br \/>\n&#8211; Ndoshta roli i Brizhild\u00ebs te &#8220;Klani i t\u00eb divorcuarave&#8221;, p\u00ebr faktin se ishte rol i nj\u00eb femre t\u00eb divorcuar. Megjithat\u00eb, jam arg\u00ebtuar shum\u00eb me at\u00eb shfaqje q\u00eb ka qen\u00eb para rreth dy vjet\u00ebsh.<br \/>\n&#8211; Pse ishte i till\u00eb?<br \/>\n&#8211; Mendo&#8230; Mir\u00eb fem\u00ebr, por edhe e divorcuar me nj\u00ebqind halle e komplekse, me qira, me shoqe dhome. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb rol q\u00eb e ke refuzuar dhe tashm\u00eb je penduar?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb nuk refuzoj kurr\u00eb role.<br \/>\n&#8211; Librat q\u00eb ke ruajtur deri tani dhe i rilexon me d\u00ebshir\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; I kam pothuajse t\u00eb gjitha librat p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb q\u00eb kam pasur n\u00eb sht\u00ebpi kur kam qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Rilexoj ndonj\u00ebher\u00eb librat fantastiko-shkencor\u00eb.<br \/>\n&#8211; Libri q\u00eb u k\u00ebshillon f\u00ebmij\u00ebve?<br \/>\n&#8211; Librat me aventura. Jan\u00eb libra shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u zhvilluar fantazin\u00eb dhe imagjinat\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Poezi, shkruan?<br \/>\n&#8211; Jo. Dikur f\u00ebmij\u00eb shkruaja vjersha me rim\u00eb, tani jo m\u00eb.<br \/>\n&#8211; P\u00ebrve\u00e7 aktrimit dhe p\u00ebrkushtimit si baba, \u00e7far\u00eb b\u00ebn tjet\u00ebr me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi?<br \/>\n&#8211; Nuk ka gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb m\u00eb jap\u00eb m\u00eb shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi sesa t\u00eb qenurit baba i mir\u00eb dhe profesioni im, q\u00eb nuk do ta nd\u00ebrroja me asgj\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Kam fat q\u00eb k\u00ebto k\u00ebnaq\u00ebsi i ndaj me bashk\u00ebshorten time Suela Bako, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7se \u00ebsht\u00eb n\u00eb krahun tim n\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb b\u00ebj n\u00eb jet\u00eb, kemi edhe t\u00eb nj\u00ebjtin profesion.<br \/>\n&#8211; F\u00ebmij\u00ebt e tu t\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb nofk\u00eb, si p\u00ebr shembull, Star?<br \/>\n&#8211; Jo.<br \/>\n&#8211; Po ti, si i quan me p\u00ebrk\u00ebdheli?<br \/>\n&#8211; Ka shum\u00eb: e bukra, i bukri, i men\u00e7mi, i vogli, princesha, dash, beb, yll, syri, zemra, ma\u00e7ok, dashuri, shoku i ngusht\u00eb. Kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb djalit q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl, i flas pak me m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrk\u00ebdheli.<br \/>\n&#8211; Puna duhet t\u00eb nd\u00ebrthuret gjithmon\u00eb me k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb\u2026 Kur ndihesh totalisht i k\u00ebnaqur?<br \/>\n&#8211; Kur marr si rezultat k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e publikut n\u00eb sall\u00eb, njer\u00ebzve n\u00eb rrug\u00eb q\u00eb u qeshin syt\u00eb sa me shohin. N\u00eb fund t\u00eb fundit, aktori punon p\u00ebr publikun.<br \/>\n&#8211; Synimi q\u00eb i ke v\u00ebn\u00eb vet\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit&#8230;<br \/>\n&#8211; T\u00eb shkruaj nj\u00eb lib\u00ebr kuzhine! B\u00ebj shaka. (Qesh) Kam shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb aktivizohem n\u00eb kinema, film, film i shkurt\u00ebr, dokumentar, sitcom e \u00e7&#8217;t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; \u201cPortokallia\u201d p\u00ebr ty \u00ebsht\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; Cunam!<br \/>\n&#8211; Pa \u201cPortokalli\u201d, ti do ishe\u2026<br \/>\n&#8211; Profesionist i lir\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u201cPortokallin\u00eb\u201d do ta lije vet\u00ebm p\u00ebr\u2026<br \/>\n&#8211; Hollivudin.<br \/>\n&#8211; Rregulli q\u00eb nuk e thyen kurr\u00eb n\u00eb jet\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Reciprociteti. U jap t\u00eb tjer\u00ebve aq sa m\u00eb japin.<br \/>\n&#8211; Dy gj\u00ebrat p\u00ebr t\u00eb cilat t\u00eb merr malli?<br \/>\n&#8211; N\u00eb dim\u00ebr me merr malli p\u00ebr ver\u00ebn, n\u00eb ver\u00eb m\u00eb merr malli p\u00ebr pun\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Romir Zalla \u00ebsht\u00eb nj\u00eb star i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb \u201cPortokalli\u201d, por i till\u00eb ai di t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00eb intyervist\u00ebn me ne, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrshkojn\u00eb sinqeriteti, humori dhe dashuria p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ai b\u00ebn dhe ka n\u00eb jet\u00eb&#8230; K\u00ebt\u00eb her\u00eb, Stari \u00ebsht\u00eb i ftuari yn\u00eb i nderit! Rita Rrjolli: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Romir! Si shkuan jav\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8743,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[41],"tags":[],"class_list":["post-8742","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-televizion"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8742","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8742"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8742\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8743"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8742"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8742"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8742"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}