{"id":8725,"date":"2015-04-03T15:00:10","date_gmt":"2015-04-03T13:00:10","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8725"},"modified":"2015-04-03T13:52:39","modified_gmt":"2015-04-03T11:52:39","slug":"drejtori-me-detyroi-te-jap-doreheqjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/04\/drejtori-me-detyroi-te-jap-doreheqjen\/","title":{"rendered":"Drejtori m\u00eb detyroi t\u00eb jap dor\u00ebheqjen"},"content":{"rendered":"<p>E nderuar redaksi e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! E lexoj vazhdimisht rubrik\u00ebn e rr\u00ebfimeve t\u00eb ndryshme t\u00eb lexuesve. Ndjej keqardhje sepse lexoj histori e fatkeq\u00ebsi nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, por kjo e imja m\u00eb erdhi vet\u00ebm nga mir\u00ebsjellja, t\u00eb cil\u00ebn ma kan\u00eb rr\u00ebnjosur prind\u00ebrit n\u00eb gjak.<br \/>\nKam mbaruar fakultetin n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1992 dhe kam filluar pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb ministri q\u00ebkur mbarova shkoll\u00ebn. K\u00ebt\u00eb vend pune e fitova fal\u00eb miq\u00ebsive t\u00eb nj\u00eb burri babaxhan, i cili m\u00eb von\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej vjehrri im.<br \/>\nE kisha njohur k\u00ebt\u00eb burr\u00eb babaxhan kur isha n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb fakultetit, pasi shoqja ime e kishte komshi. Kur shkoja t\u00eb takoja shoqen time, e th\u00ebrrisja posht\u00eb ballkonit e p\u00ebrsh\u00ebndeteshim edhe me zot\u00ebrin\u00eb. Ai dilte n\u00eb ballkon her\u00eb p\u00ebr pun\u00eb e her\u00eb sikur b\u00ebnte pun\u00eb dhe ne p\u00ebrsh\u00ebndeteshim pothuajse gjithmon\u00eb. N\u00eb shkoll\u00eb kam qen\u00eb studente e mir\u00eb, fakultetin e kam mbaruar me mesatare tet\u00eb. Edhe shoqja ime ishte studente e mir\u00eb dhe koha kur kam qen\u00eb un\u00eb n\u00eb fakultet ishte nj\u00eb \u00e7menduri e v\u00ebrtet\u00eb sepse rastis\u00ebm edhe n\u00eb koh\u00ebn e nd\u00ebrrimit t\u00eb sistemeve, prind\u00ebrit ishin t\u00eb frik\u00ebsuar se \u201cpo na ikin f\u00ebmij\u00ebt nga Shqip\u00ebria\u201d, por edhe m\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar ishin ata q\u00eb u kishin ikur nd\u00ebrkoh\u00eb, sepse nuk e dinin se \u00e7\u2019gjenin andej f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Por, un\u00eb isha vajz\u00eb dhe as q\u00eb \u00e7oja n\u00ebp\u00ebr mend t\u00eb ikja. K\u00ebshtu, fakultetin e mbarova duke patur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shoqe dhe duke u p\u00ebrsh\u00ebndetur me zot\u00ebrin\u00eb vazhdimisht. Tashm\u00eb, edhe kur rastiste t\u00eb shikoheshim rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs ndaleshim e p\u00ebrsh\u00ebndeteshim me nj\u00ebri-tjetrin.<br \/>\nShoqja ime i kishte th\u00ebn\u00eb se un\u00eb isha studente shembullore, se isha vajz\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpi e shum\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mira dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb isha e sigurt, sepse zot\u00ebria m\u00eb fliste sikur po i varej jeta nga un\u00eb. Kur isha n\u00eb vitin e tret\u00eb n\u00eb fakultet shkova t\u00eb k\u00ebrkoja shoqen time dhe n\u00eb ballkonin e komshiut nuk doli vet\u00ebm zot\u00ebria, por edhe nj\u00eb djal\u00eb i ri, i pash\u00ebm, q\u00eb t\u00eb merrte n\u00eb qaf\u00eb. U p\u00ebrsh\u00ebndeta me zot\u00ebrin\u00eb si gjithmon\u00eb, ula kok\u00ebn dhe mezi po prisja t\u00eb dilte shoqja ime q\u00eb t\u00eb zhdukesha nga aty. Nuk e kuptova se nga m\u00eb erdhi kjo, por u kujtova q\u00eb shoqja ime m\u00eb kishte treguar p\u00ebr djalin e komshiut.<br \/>\nT\u00eb nes\u00ebrmen, shoqja m\u00eb tha se donte t\u00eb m\u00eb prezantonte me djalin e komshiut sepse i kisha p\u00eblqyer jo vet\u00ebm t\u00eb atit, q\u00eb m\u00eb ruante prej tre vitesh, por edhe djalit t\u00eb sapokthyer nga m\u00ebrgimi. Ai kishte mbaruar Inxhinieri dhe sapo kishte mbaruar fakultetin, kishte ikur n\u00eb Greqi, me iden\u00eb se do t\u00eb gjente di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb fakt, i kishte ecur mir\u00eb. Kur erdhi, babai kishte menduar t\u2019i gjente nusen (q\u00eb isha un\u00eb) dhe ai bleu sht\u00ebpin\u00eb me parat\u00eb q\u00eb kishte fituar atje p\u00ebr tre vite pune t\u00eb lodhshme. Un\u00eb, pasi m\u00eb tha shoqja se kush do vinte t\u00eb na merte pas leksioneve, fillova t\u00eb emocionohesha duke ndier edhe t\u00eb nes\u00ebrmen at\u00eb shikimin q\u00eb kisha ndier dit\u00ebn m\u00eb p\u00ebrpara nga ballkoni. Kur dol\u00ebm p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb rrug\u00eb po na priste zot\u00ebria bashk\u00eb me djalin. U ndal\u00ebm, zot\u00ebria m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeti si gjithmon\u00eb dhe tha:<br \/>\n&#8211; Gimi \u00ebsht\u00eb djali im, q\u00eb fatmir\u00ebsisht ka vendosur t\u00eb kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe sigurisht, mua m\u00eb duket djali m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Puna \u00ebsht\u00eb se un\u00eb njoh nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb m\u00eb duket m\u00eb e mira n\u00eb bot\u00eb dhe dua t\u2019ia prezantoj djalit tim. Dhe kjo vajz\u00eb je ti &#8211; tha dhe p\u00ebrkuli pak anash kok\u00ebn sepse e pa q\u00eb un\u00eb u vura n\u00eb siklet. &#8211; Tani, ju mund t\u00eb shkoni p\u00ebr kafe, besoj ke koh\u00eb dhe nuk t\u00eb prish pun\u00eb me familjen t\u00ebnde. Edhe ti Gimi, p\u00ebrcille nj\u00ebher\u00eb vajz\u00ebn deri n\u00eb sht\u00ebpi dhe ma sill komshijen time sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb.<br \/>\nAi m\u00eb dha dor\u00ebn dhe u largua duke l\u00ebn\u00eb mes nesh nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme, sikur njiheshim prej koh\u00ebsh. N\u00eb u ul\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kafe p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb Elbasanit dhe biseduam t\u00eb tre bashk\u00eb p\u00ebr tema t\u00eb ndryshme p\u00ebr gati dy or\u00eb rresht. N\u00eb fillim isha e ngurt\u00eb, por fillova t\u00eb flisja e t\u00eb debatoja edhe un\u00eb me Gimin dhe shoqen time. Vendos\u00ebm t\u00eb \u00e7oheshim, Gimi m\u00eb p\u00ebrcolli mua dhe bashk\u00eb me shoqen time u kthyen. T\u00eb nes\u00ebrmen, shoqja ime m\u00eb tha q\u00eb Gimit i kishte ikur truri p\u00ebr mua dhe ai k\u00ebrkonte edhe nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga un\u00eb n\u00ebse isha dakord q\u00eb ne t\u00eb takoheshim s\u00ebrish apo jo.<br \/>\n&#8211; M\u00eb duket i mir\u00eb, &#8211; i thash\u00eb shoqes sime, &#8211; por nuk mund t\u00eb them q\u00eb jam e sigurt se si mund t\u00eb ec\u00eb muhabeti dhe nuk mund t\u00eb t\u00eb premtoj agj\u00eb. Pastaj, duhet t\u00eb pyes edhe familjen time.<br \/>\n&#8211; Po sigurisht q\u00eb duhet t\u00eb flisni prap\u00eb, ta njihni nj\u00ebri-tjetrin m\u00eb mir\u00eb, t\u00eb pyes\u00ebsh familjen t\u00ebnde e t\u00eb gjitha k\u00ebto, por puna \u00ebsht\u00eb, a pranon ta takosh prap\u00eb?<br \/>\n&#8211; Mendoj se po, &#8211; i thash\u00eb dhe ajo m\u2019u hodh n\u00eb qaf\u00eb.<br \/>\n&#8211; E dua si v\u00ebllan\u00eb tim sepse m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb djal\u00eb i mir\u00eb, &#8211; m\u00eb tha ajo.<br \/>\nAt\u00eb dit\u00eb nuk fol\u00ebm m\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb muhabet. T\u00eb nes\u00ebrmen, kur mbaruam leksionet, Gimi m\u00eb priste jasht\u00eb. Ne u takuam t\u00eb tre dhe pasi u pyet\u00ebm me nj\u00ebri-tjetrin, shoqja ime tha se do t\u00eb shkonte direkt n\u00eb sht\u00ebpi dhe ne u ul\u00ebm n\u00eb kafe. Kafet tona vazhduan p\u00ebr af\u00ebrsisht gjasht\u00eb muaj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Gimi filloi edhe pun\u00eb. Sapo ai filloi pun\u00eb, m\u00eb tha se ne duhej t\u00eb vendosim se si do ta vazhdonim muhabetin m\u00eb tej.<br \/>\n&#8211; Pun\u00eb fillova, yllin tim e takova, sht\u00ebpin\u00eb e bleva e m\u00eb mbetet vet\u00ebm t\u00eb shkoj n\u00eb gjendjen civile dhe m\u00eb pas ta rr\u00ebmbej yllin e ta mbaj p\u00ebr vete, &#8211; tha dhe nj\u00eb lum\u00eb puthjesh t\u00eb zjarrta m\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb moment.<br \/>\nU fejuam kur un\u00eb mbarova vitin e tret\u00eb t\u00eb fakultetit dhe sigurisht q\u00eb isha e lumtur. Vitin e kat\u00ebrt e mbarova pa e ndier fare sepse isha n\u00eb qiellin e shtat\u00eb. M\u00eb Gimin n\u00eb krah, gjith\u00e7ka merrte drit\u00eb tjet\u00ebr dhe pasi u diplomova, ne b\u00ebm\u00eb edhe dasm\u00ebn. Muajin e mjaltit e b\u00ebm\u00eb n\u00eb jug dhe kur u kthyem nga pushimet, vjehrri na tha se m\u00eb kishte gjetur edhe pun\u00eb.<br \/>\n&#8211; K\u00ebt\u00eb pun\u00eb nuk e ke vet\u00ebm fal\u00eb miq\u00ebsive t\u00eb mia moj bij\u00eb, por edhe fal\u00eb diplom\u00ebs t\u00ebnde me nota t\u00eb mira. Isha i nderuar kudo q\u00eb e dor\u00ebzova te shok\u00ebt e mi. Mendoj se varianti m\u00eb i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb ministri, &#8211; tha ai.<br \/>\nSigurisht q\u00eb isha e k\u00ebnaqur q\u00eb po filloja pun\u00eb dhe iu futa me zell p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb praktik\u00eb ato \u00e7ka kisha m\u00ebsuar n\u00eb shkoll\u00eb. Lodhesha pak m\u00eb shum\u00eb, por ishte e p\u00ebrballueshme. Isha e re, n\u00eb sht\u00ebpi Gimi m\u2019i kishte b\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb thjeshta sepse shumic\u00ebn e orendive i kishim bler\u00eb. M\u00eb Gimin e kishim vendosur t\u00eb mos b\u00ebnim das\u00ebm t\u00eb madhe as un\u00eb te prind\u00ebrit e as ai n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe t\u00eb blinim sa m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra, q\u00eb t\u00eb mos shtr\u00ebngoheshim shum\u00eb gjat\u00eb.<br \/>\nPor sigurisht q\u00eb nuk mbetesh pa ndonj\u00eb problem, sht\u00ebpin\u00eb e kishim, bashk\u00ebshortin e kisha t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, n\u00eb pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira ishim t\u00eb dy. Kishim dy vite martes\u00eb dhe un\u00eb nuk po mbetesha shtatz\u00ebn\u00eb. Fillova t\u00eb b\u00ebhesha merak. U vizitova dy-tri her\u00eb dhe mjek\u00ebt m\u00eb thoshin se isha mir\u00eb. Edhe Gimi b\u00ebri nja dy analiza dhe ai doli mir\u00eb. Kjo gjendje q\u00eb kishte filluar t\u00eb m\u00eb ngacmonte nervat pa fund, zgjati pes\u00eb vjet. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, lidhjen dhe dashurin\u00eb ton\u00eb e mbajti gjall\u00eb vet\u00ebm k\u00ebmb\u00ebngulja e Gimit, qet\u00ebsia e tij p\u00ebr t\u00eb m\u00eb duruar mua. M\u00eb n\u00eb fund, Zoti na g\u00ebzoi. Nj\u00eb t\u00eb diel, sapo u zgjova, b\u00ebra nj\u00eb m\u00ebngjes ndryshe nga her\u00ebt e tjera dhe po prisja q\u00eb edhe Gimi t\u00eb zgjohej. Kur ai erdhi n\u00eb kuzhin\u00eb, po m\u00eb shihte me dyshim se \u00e7\u2019kishte ndodhur dhe pa e l\u00ebn\u00eb t\u00eb mendohej gjat\u00eb, i dhash\u00eb n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb me shum\u00eb kujdes.<br \/>\n&#8211; Kam harruar ndonj\u00eb p\u00ebrvjetor, dat\u00eb apo \u00e7far\u00eb? \u2013 tha ai dhe u mek nga \u201cpakujdesia\u201d e tij.<br \/>\n&#8211; Hape, &#8211; i thash\u00eb dhe tundesha si vajz\u00eb shkoll\u00eb.<br \/>\nE hapi dhe m\u00eb mb\u00ebrtheu n\u00eb krah\u00eb, m\u00eb puthi e m\u00eb nduku si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr, kur pa se \u00e7far\u00eb i kisha dhuruar. Ishte nj\u00eb badi bebesh, ishte m\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019ia th\u00ebn\u00eb se isha shtatz\u00ebn\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ky po q\u00eb \u00ebsht\u00eb lajm, do b\u00ebhem baba! &#8211; b\u00ebrtiste dhe qeshte.<br \/>\n&#8211; Mami, hajde ham\u00eb tani, &#8211; tha dhe m\u00eb kapi n\u00eb krah\u00eb e m\u00eb uli p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb.<br \/>\nSigurisht q\u00eb lajmi ishte shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr familjen e Gimit dhe timen. Shtatzania shkoi mir\u00eb dhe un\u00eb linda nj\u00eb vajz\u00eb bullafiqe q\u00eb solli ve\u00e7 g\u00ebzim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Njeriu q\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb debules\u00eb p\u00ebr t\u00eb ishte gjyshi. Vinte \u00e7do dit\u00eb ta puthte, ta p\u00ebrqafonte, t\u00eb lozte me t\u00eb. Kur vajza u b\u00eb tre vje\u00e7e, un\u00eb mbeta s\u00ebrish shtatz\u00ebn\u00eb dhe linda nj\u00eb djal\u00eb. Thash\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim q\u00eb jeta m\u00eb ka ardhur e k\u00ebnd\u00ebshme dhe nuk jam lodhur shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur deri k\u00ebtu. Bashk\u00ebshorti m\u00eb ka ndihmuar dhe m\u00eb ka mb\u00ebshtetur. Familja e tij dhe e imja s\u00eb bashku m\u00eb kan\u00eb ndihmuar p\u00ebr t\u00eb rritur f\u00ebmij\u00ebt dhe kam patur koh\u00eb t\u00eb merresha edhe me veten. Pastaj, t\u00eb qenit n\u00eb pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb dikaster t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb gjithmon\u00eb kam patur rrog\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe jam mbajtur mir\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe un\u00eb n\u00eb pun\u00eb u b\u00ebra shum\u00eb e zonja, asnj\u00ebher\u00eb nuk kam patur probleme n\u00eb zgjidhjen e problemeve t\u00eb ndryshme. Edhe me ndryshimet e shumta t\u00eb pushteteve si e majta me t\u00eb djatht\u00ebn, nuk kam patur probleme serioze p\u00ebr arsyen e vetme sepse isha shum\u00eb e zonja n\u00eb pun\u00ebn time.<br \/>\nPor kjo rehati, nuk mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrjet\u00eb e imja. Para kat\u00ebr vitesh, na u nd\u00ebrrua shefi i zyr\u00ebs. Ne, zakonisht, kemi patur shefe (fem\u00ebr), por k\u00ebt\u00eb radh\u00eb na soll\u00ebn shef (mashkull). P\u00ebr nga natyra nuk jam ndonj\u00eb muhabetqare e madhe, por puna t\u00eb detyron t\u00eb flas\u00ebsh. Pastaj, kur je \u00e7do dit\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zyr\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin person gjat\u00eb tet\u00eb or\u00ebve, edhe mund t\u00eb flas\u00ebsh. Ne ishim tri gra dhe shefi n\u00eb zyr\u00eb.<br \/>\nShefi n\u00eb fillim na fliste nj\u00ebsoj t\u00eb trijave, por shum\u00eb shpejt filloi t\u00eb b\u00ebnte diferencime. Filloi t\u00eb fliste shum\u00eb m\u00eb shpesh me mua, t\u00eb b\u00ebnte shaka me vend e pa vend, me gjith\u00eb t\u00ebrheqjen time gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb theksuar. Situata po b\u00ebhej e padurueshme. \u201cZot\u00ebria\u201d gjeti momentin nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb zyr\u00eb kur t\u00eb dyja koleget e mia mungonin dhe m\u00eb tha se i p\u00eblqeja shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; Jam e martuar, kam nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm dhe kam dy f\u00ebmij\u00eb q\u00eb nuk dua t\u00eb ndihen t\u00eb turp\u00ebruar kur t\u00eb prezantohen si f\u00ebmij\u00ebt e mi, &#8211; i thash\u00eb dhe u ktheva nga kompjuteri.<br \/>\n&#8211; Edhe un\u00eb jam i martuar, kam nj\u00eb grua jo t\u00eb mrekullueshme si ti, kam nj\u00eb djal\u00eb dhe prap\u00eb ti m\u00eb \u00e7mend. Dua t\u00eb jesh edhe imja, &#8211; m\u00eb tha dhe u afrua te tavolina ime.<br \/>\n&#8211; T\u00eb lutem, mund t\u00eb largohesh nga tavolina ime ose un\u00eb mora \u00e7ant\u00ebn e ika!<br \/>\n&#8211; Nuk ke nga t\u00eb shkosh, &#8211; m\u00eb tha, &#8211; \u00ebsht\u00eb akoma ora dhjet\u00eb dhe un\u00eb nuk t\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb leje q\u00eb t\u00eb ik\u00ebsh, k\u00ebshtu q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb muhabet bashk\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb vet\u00ebm muhabet, mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe gj\u00ebra t\u00eb tjera, &#8211; tha dhe m\u00eb zg\u00ebrdhihej si djall.<br \/>\n&#8211; Do iki, se jam s\u00ebmur\u00eb, &#8211; i thash\u00eb. Arrita t\u00eb merrja \u00e7ant\u00ebn dhe t\u00eb largohesha mes t\u00ebrheqjeve t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb m\u00eb p\u00ebrqafuar.<br \/>\nIka e tromaksur, por n\u00eb sht\u00ebpi nuk tregoja dot. I thash\u00eb Gimit se nuk isha mir\u00eb dhe ai u mor me f\u00ebmij\u00ebt. U kujdes edhe p\u00ebr mua dhe ma p\u00ebrs\u00ebriti dy her\u00eb q\u00eb isha zverdhur si asnj\u00ebher\u00eb. \u201cAh, ta dish ti se \u00e7\u2019kam un\u00eb!\u201d, mendoja me vete. Mora raport at\u00eb jav\u00eb dhe dy dit\u00ebt e jav\u00ebs n\u00eb vijim, por duhej t\u00eb kthehesha n\u00eb pun\u00eb dhe kur u ktheva, shefin e gjeta t\u00eb xhindosur. Ky tmerr p\u00ebr mua vazhdoi edhe dy muaj t\u00eb tjer\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, kur s\u2019po duroja dot m\u00eb, i tregova Gimit.<br \/>\n&#8211; Kam probleme me pun\u00ebn, &#8211; i thash\u00eb. \u2013 Nuk \u00ebsht\u00eb se nuk di t\u00eb punoj, por shefi i ri q\u00eb na ka ardhur \u00ebsht\u00eb burr\u00eb i ndyr\u00eb. Ka kaq koh\u00eb q\u00eb m\u00eb bie n\u00eb qaf\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb? Pse s\u2019m\u00eb ke th\u00ebn\u00eb? \u00c7far\u00eb jam un\u00eb, teveqel? Tjetri m\u00eb ngacmon gruan gjith\u00eb koh\u00ebn e un\u00eb qet\u00eb-qet\u00eb, rrug\u00ebs e n\u00eb sht\u00ebpi?!<br \/>\n&#8211; Nuk t\u00eb kam th\u00ebn\u00eb se kam menduar se ai idiot do ta kuptoj\u00eb q\u00eb nuk dua dhe do t\u00eb m\u00eb l\u00ebr\u00eb rehat, por nuk po e duroj dot m\u00eb.<br \/>\n&#8211; At\u00ebher\u00eb, cil\u00ebn zgjidhje ke b\u00ebr\u00eb, me mua apo me at\u00eb? \u2013 m\u00eb tha.<br \/>\nSa s\u2019m\u00eb ra pika nga ajo q\u00eb d\u00ebgjova.<br \/>\n&#8211; Si ma thua k\u00ebt\u00eb? Un\u00eb s\u2019dua t\u2019ia shoh surratin atij ndyr\u00ebsire! &#8211; thash\u00eb.<br \/>\n&#8211; At\u00ebher\u00eb, jep dor\u00ebheqjen q\u00eb nes\u00ebr! &#8211; dhe e pash\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebhej fjal\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtoja.<br \/>\nT\u00eb nes\u00ebrmen paraqita dor\u00ebheqjen te drejtori dhe kam tre vjet q\u00eb jam pa pun\u00eb, por jam n\u00ebn\u00eb dhe bashk\u00ebshorte e lumtur. Jam e qet\u00eb se as f\u00ebmij\u00ebve, as bashk\u00ebshortit tim, as prind\u00ebrve t\u00eb mi apo prind\u00ebrve t\u00eb Gimit, nuk do t\u2019u vij\u00eb turp kur t\u00eb p\u00ebrmendet emri im. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E nderuar redaksi e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! E lexoj vazhdimisht rubrik\u00ebn e rr\u00ebfimeve t\u00eb ndryshme t\u00eb lexuesve. Ndjej keqardhje sepse lexoj histori e fatkeq\u00ebsi nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, por kjo e imja m\u00eb erdhi vet\u00ebm nga mir\u00ebsjellja, t\u00eb cil\u00ebn ma kan\u00eb rr\u00ebnjosur prind\u00ebrit n\u00eb gjak. Kam mbaruar fakultetin n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1992 dhe kam filluar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":6713,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-8725","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8725","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8725"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8725\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6713"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8725"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8725"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8725"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}