{"id":8720,"date":"2015-04-03T00:21:00","date_gmt":"2015-04-02T22:21:00","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8720"},"modified":"2015-04-03T00:21:00","modified_gmt":"2015-04-02T22:21:00","slug":"populizmi-ala-shqiptar-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/04\/populizmi-ala-shqiptar-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"POPULIZMI ALA SHQIPTAR  Nga Agron BERDAJ"},"content":{"rendered":"<p>POPULIZMI ALA SHQIPTAR\u2026<\/p>\n<p>Nga Agron BERDAJ<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se partit\u00eb politike me at\u00eb shpejt\u00ebsi maram\u00ebnd\u00ebse q\u00eb i afrohen popullit n\u00eb fushatat e zgjedhjeve ,po me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shpejt\u00ebsi i largohen atij pas marrjes s\u00eb pushtetit . Por, n\u00eb se n\u00eb v\u00ebndet me demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb liberale populizmi merr doza t\u00eb lehta , disi emocionale , n\u00eb vendin ton\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite tranzicioni ai \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm , n\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb sjellje me elektoratin , n\u00eb nj\u00eb mjet, ku sa m\u00eb e sofistikuar ka q\u00ebn\u00eb kjo dukuri, aq m\u00eb t\u00eb sigurta\u00a0 jan\u00eb ndjere elitat garuse n\u00eb fitoren e zgjedhjeve.\u00a0 Platformat elektorale \u00a0,stafet drejtuese , liderit politike dhe strukturat\u00a0 partiake\u00a0 n\u00eb fushatat e zgjedhjeve tjet\u00ebrsohen , veshin kostumet popullore , nderrojn\u00eb sjelljen dhe m\u00ebnyr\u00ebn e komunikimit me njerezit , shkojn\u00eb mes popullit , per ta par\u00eb varf\u00ebrin\u00eb me syt\u00eb e tyre , p\u00ebr ta v\u00ebzhguar\u00a0 Shqip\u00ebrin\u00eb tjet\u00ebr, jet\u00ebn reale p\u00ebrtej shk\u00eblqimit prapagandistik\u00a0\u00a0 , bot\u00ebn e p\u00ebrvuajtur , plot varf\u00ebri dhe skamje mbushur me konflikte sociale , me prona t\u00eb grabitura , me nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb rraskapitur\u00a0 dhe t\u00eb lodhur nga rruga e gjat\u00eb e tranzicionit\u00a0 . Ata shkojn\u00eb atje p\u00ebr t\u00eb par\u00eb rrenojat e pun\u00ebs s\u00eb tyre , katastrof\u00ebn q\u00eb kan\u00eb gatuar vet\u00eb ata n\u00eb k\u00ebto 23- vjet.<\/p>\n<p>Por, populizmi shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb shfaqur vet\u00ebm thjesht\u00eb si vij\u00eb\u00a0 sjellje ,si m\u00ebnyr\u00eb komunikimi , si marredh\u00ebnie e vecant\u00eb e liderve\u00a0 me publikun , por ai \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar edhe me an\u00ebn materiale ,me\u00a0 thas\u00eb me miell,me paketa ushqimore , me para , me shp\u00ebrndarjen falas t\u00eb kopeve me\u00a0 lop\u00eb, apo bag\u00ebti t\u00eb tjera\u00a0 , si sh\u00ebnj\u00eb dashurie dhe respekti p\u00ebr popullin n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb gj\u00ebje t\u00eb vog\u00ebl, vot\u00ebs n\u00eb zgjedhje . Dhe nj\u00eb treg\u00ebti e till\u00eb i n\u00ebnshtrohet konjukturave t\u00eb tregut sipas parimit sa m\u00eb e thell\u00eb \u00ebsht\u00eb varf\u00ebria aq m\u00eb i leht\u00eb \u00ebsht\u00eb manipulimi i vot\u00ebs ,aq m\u00eb i lart\u00eb \u00ebsht\u00eb cmimi i saj. Duke e njohur mir\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb politika shqiptare m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr zhvillimin dhe rritjen e mirq\u00ebnies s\u00eb vendit , me sa duket , punon p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e saj, varf\u00ebrimin e popullit si mund\u00ebsia m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ulur cmimin e vot\u00ebs e manipulimin e elektoratit.<\/p>\n<p>Dukuria e populizmit \u00ebsht\u00eb shfaqur te t\u00eb dy forcat e m\u00ebdha politike , te PD-ja edhe te PS-ja , vecse me ndryshime dhe t\u00eb vecantat e tyre . PD-ja , n\u00eb fushatat e zgjedhjeve , n\u00eb programe , n\u00eb objektiva ,n\u00eb premtime \u00ebsh\u00eb shfaqur m\u00eb e majt\u00eb se e majta . Kurse PS-ja, me marrjen e pushtetit \u00ebsht\u00eb treguar m\u00eb e djatht\u00eb se vet\u00eb e djathta .PD-ja ,si nj\u00eb forc\u00eb politike q\u00eb n\u00eb qeverisjen e saj\u00eb \u00ebsht\u00eb shquar p\u00ebr totalitariz\u00ebm , monopolin e dhunsh\u00ebm t\u00eb pushtetit , sundimin mbi institucionet e lira , uzorpimin n\u00ebn nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb hekurt t\u00eb t\u00eb gjitha pushteteve etj, gj\u00eb q\u00eb e\u00a0 shpuri vendin disa her\u00eb n\u00eb pragun e luft\u00ebs civile , realizoi\u00a0 disa grushteve t\u00eb shtetit ,\u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse direkte e\u00a0 tragjedive\u00a0 monstuoze, si ajo e G\u00ebrdecit ,e 21-janarit ,etj,n\u00eb k\u00ebto kushte i duhej t\u00eb gjente m\u00ebnyra t\u00eb tilla analoge me qeverisjen n\u00eb shfaqien e populizmit, si mjet\u00a0\u00a0 p\u00ebr t\u00eb komunikuar m\u00eb popullin dhe n\u00eb vecanti me elektoratin t\u00eb cilin do ti k\u00ebrkonte vot\u00ebn .Populizmi q\u00eb ajo zbatoi n\u00eb k\u00ebto kushte mb\u00ebshtetej n\u00eb anarkizem , n\u00eb dhun\u00ebn , presionin mbi njer\u00ebzit dhe institucionet ,n\u00eb ligjin e t\u00eb fort\u00ebve . Ajo\u00a0 veshi me\u00a0 pushtet\u00a0 militant\u00ebt , forcat e rrug\u00ebs , t\u00eb inkriminuarit , hajdut\u00ebt me besimin e plot\u00eb se ata do t\u2019i sillnin fitoren n\u00eb zgjedhje .Por, populizmi i saj nuk p\u00ebrfundon k\u00ebtu, ai vazhdon edhe m\u00eb tej ,m\u00eb zbatimin e metodave antishtet , me stimulimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb elektoratit t\u00eb saj\u00eb ,qoft\u00eb edhe n\u00eb zona apo qytete t\u00eb vecanta t\u00eb shfaqura\u00a0 si bastjone t\u00eb saj, duke u dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb mos paguanin energjin\u00eb elektrike , ujin , t\u00eb zaptonin apo nd\u00ebrtonin pa leje n\u00eb pronat publike , t\u00eb kultivonin dhe tregtonin l\u00ebnd\u00eb narkotike ,t\u00eb punonin t\u00eb pa licensuar. Administrata shtet\u00ebrore u mbush me militant duke p\u00ebrz\u00ebn\u00eb specialist\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb . Unversitetet q\u00eb mbin\u00eb si k\u00ebrpudhat pas shiut u shnd\u00ebrruan\u00a0 n\u00eb qoska ku shisnin e blenin\u00a0 diploma , por kursesi dije dhe kultur\u00eb . Kurse buxheti i shtetit , doganat dhe tatimet u kthyen n\u00eb burime financiare ku sekseri shtet nxiste dhe stimulonte trafikun dhe vjedhjen e votive .Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr premtimet e b\u00ebra se ata do ta ngrinin dhe ulnin diellin sa m\u00eb af\u00ebr elektoratit t\u00eb tyre , p\u00ebr ta ngrohur dhe freskuar popullin sa m\u00eb mir\u00eb ,se do t\u00eb nd\u00ebrhynin n\u00eb sistemin e galaktikave q\u00eb n\u00eb shqip\u00ebri t\u00eb kishte vet\u00ebm pranvere, se do ti vendosnin planetet n\u00eb at\u00eb form\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mos kishte n\u00eb asnj\u00eb rast p\u00ebrmbytje , ngrica , apo vap\u00eb p\u00ebrv\u00ebluese.\u00a0 Si t\u00eb mos ishin nd\u00ebshkuar ndonj\u00ebh\u00ebr\u00eb nga populli p\u00ebr nj\u00eb populiz\u00ebm deri n\u00eb mashtrim , liderit e rinj t\u00eb k\u00ebsaj partie vazhdojn\u00eb edhe sot\u00eb ti besojn\u00eb politikave hipokrite ku n\u00eb themel kan\u00eb g\u00ebnjeshtrat dhe mashtimin . Do t\u00eb heqim taks\u00ebn e ujit ,do t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblejm\u00eb nd\u00ebrtimet e prishura me leje nga qeveria aktuale ,t\u00eb varf\u00ebrve do t\u2019u kompesojm\u00eb dritat , shtresave n\u00eb varf\u00ebri do t\u2019u japin m\u00eb shum\u00eb para ,etj si k\u00ebto jan\u00eb premtimet q\u00eb liderit e PD-se I b\u00ebjn\u00eb popullit q\u00eb ky t\u2019i sjelli n\u00eb pushtet. Gati sa nuk thon\u00eb se me ardhjen e tyre n\u00eb qeverisje\u00a0 do t\u00eb lul\u00ebzoje droga ,anarkia ,trafiqet ,tregu i zi i pun\u00ebs , se ligjin do ta marin n\u00eb dor\u00eb vete njerzit ,forcat e rrug\u00ebs .<\/p>\n<p>Por dukuria e populizmit vrehet edhe n\u00eb kampin tjet\u00ebr politik , te PS-ja .Premtimet e b\u00ebra pa dogan\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn e zgjedhjeve ,u duk qart\u00eb se ato ishin euforike , pasionate , jo me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb ,t\u00eb pa mb\u00ebshtetura n\u00eb n\u00eb gjendjen reale q\u00eb ndodhej ekonomia e vendit . Ky lloj populizmi shkonte deri n\u00eb mashtrim elektoral .Do hapnin\u00a0 300. 000 v\u00ebnde pune u tha n\u00eb fushat\u00ebn e shkuar , kurse tani n\u00eb pushtet, thon\u00eb se qeveria nuk hap vende pune . Do t\u00eb vendosim shtetin ligjor, u premtua n\u00eb zgjedhje , nd\u00ebrsa tani nga karrigja e pushtetit thon\u00eb se kryeministria nuk \u00ebsht\u00eb prokurori apo gjykat\u00eb e lart\u00eb , nd\u00ebrkoh\u00eb kur krimet e vjetra dhe t\u00eb reja dekompozohen mes shoq\u00ebrise ,posht\u00eb mureve t\u00eb kryeministris\u00eb . Se lufta kund\u00ebr krimit u shpall prioriteti i qeverisjes ,nd\u00ebrsa sot quajn\u00eb sukses se policia tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nj\u00ebhere e mir\u00eb me krimin dhe se ngjarjet kriminale jan\u00eb c\u00ebshtje llogarish mes bandave dhe grupeve kriminale , nj\u00eb luft\u00eb brenda llojit .<\/p>\n<p>Detyra e policis\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb parandaloje krimin ,t\u00eb siguroje rendin dhe qetesin\u00eb n\u00eb vend dhe jo t\u00eb mburret me virgj\u00ebrin\u00eb e saj\u00eb , me faktin se ska polic t\u00eb inkriminuar, kur krimi cdo dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po mer hapesir\u00eb .<\/p>\n<p>Majat m\u00eb t\u00eb larta populizmi n\u00eb t\u00eb dyja forcat politike kryesore arrin kur ato jo vet\u00ebm nuk e cliruan shoq\u00ebrin\u00eb nga krimi , por arrit\u00ebn kriminalizojn\u00eb edhe vet\u00eb parlamentin ,me njer\u00ebz me t\u00eb shkuar dhe t\u00eb sotme kriminale ,ku mbi ta r\u00ebndojn\u00eb akt-akuzat makabre p\u00ebr vrasje njerzish , p\u00ebr afera t\u00eb renda koruptive ,vjedhj\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb publike ,q\u00eb me veprimin ose me mos veprimin e tyre kan\u00eb shkaktuar tragjedi komb\u00ebtare .K\u00ebta lloj krimin\u00ebl\u00ebsh kan\u00eb fituar statusin t\u00eb b\u00ebjn\u00eb opozit\u00eb ,t\u2019i japin leksione shoq\u00ebris\u00eb se si nd\u00ebrtohet shteti dhe demokracia n\u00eb vend ,se si duhet luftuar krimi , se si nj\u00eb band\u00eb kriminel\u00ebsh edhe mund t\u00eb qeverisin nje vend .<\/p>\n<p>Po le t\u00eb kthehemi te populizmi i qeveris\u00eb . Masat e nd\u00ebrmara prej saj n\u00eb koh\u00ebn qeveris\u00ebse mundohet t\u2019i shesi p\u00ebr suksese ,se populli do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb prej tyre ,s e mirqenia po u troket njer\u00ebzve t\u00eb dera , por ata nuk po e ndjejn\u00eb k\u00ebt\u00eb mrekulli .Dhe gjith\u00eb reformat kan\u00eb synuar te heqja e fashave si n\u00eb fush\u00ebn e sigurimeve shoq\u00ebrore ,n\u00eb llogaritjen e pensioneve ,n\u00eb kompesimin e energjis\u00eb elektrike ,etj .Madje me nj\u00eb list\u00eb n\u00eb dor\u00eb ministri i entuziazmit dhe\u00a0 mbrekullis komb\u00ebtare ,bashk\u00eb me t\u00eb edhe kryeministri i vendit nuk munguan t\u00eb\u00a0 lexonin\u00a0 n\u00eb kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0 list\u00ebn e dhjetrave p\u00ebrfituesve nga k\u00ebto reforma , por duke harruar se\u00a0 pas liste ishin\u00a0 dhjetra mijra qytetar\u00eb , q\u00eb humbasin nga heqia e k\u00ebtyre fashave . Dhe t\u00eb gjith\u00eb humbesit u p\u00ebrkasin shtresave te varf\u00ebra dhe ne nevoje . Si mund t\u00eb quhen t\u00eb suksesshme k\u00ebto reforma kur ato nd\u00ebrmeren n\u00eb kusht\u00eb emergjente ,t\u00eb imponuara nga kriza ekonomike dhe t\u00eb urdh\u00ebruar , gati n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\u00a0 taksative nga FMN-ja ,p\u00ebr ti shp\u00ebtuar katastrof\u00ebs dhe falimentimit t\u00eb k\u00ebtyre sektor\u00ebve . Thon\u00eb se g\u00ebnjeshtra i ka kemb\u00ebt e shkurt\u00ebra ,por me\u00a0 g\u00ebnjeshtrat e politikes shqiptare nuk q\u00ebnka k\u00ebshtu ,ato po mbijetojn\u00eb me sukses n\u00eb nj\u00eb popull t\u00eb indoktrinuar ,te varf\u00ebr dhe pa shum\u00eb kulture demokratike. Ai eshte gati per g\u00ebnjeshtr\u00ebn e radh\u00ebs n\u00eb fushat\u00ebn q\u00eb po zhvillohet .<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>POPULIZMI ALA SHQIPTAR\u2026 Nga Agron BERDAJ \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se partit\u00eb politike me at\u00eb shpejt\u00ebsi maram\u00ebnd\u00ebse q\u00eb i afrohen popullit n\u00eb fushatat e zgjedhjeve ,po me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shpejt\u00ebsi i largohen atij pas marrjes s\u00eb pushtetit . Por, n\u00eb se n\u00eb v\u00ebndet me demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb liberale populizmi merr doza t\u00eb lehta , disi emocionale [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-8720","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8720","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8720"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8720\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8720"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8720"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8720"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}