{"id":8657,"date":"2015-03-28T16:59:20","date_gmt":"2015-03-28T15:59:20","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8657"},"modified":"2015-03-28T16:59:20","modified_gmt":"2015-03-28T15:59:20","slug":"ankete-tom-doshi-fajtor-apo-viktime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/ankete-tom-doshi-fajtor-apo-viktime\/","title":{"rendered":"ANKETE: TOM DOSHI: FAJTOR APO VIKTIM\u00cb?"},"content":{"rendered":"<p>Arjan Bushati<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb Tom Doshi dhe Mark Frroku arrestohen p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn akuz\u00eb?! N\u00ebse t\u00eb dy kund\u00ebrshtojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, at\u00ebher\u00eb i bie q\u00eb nj\u00ebri g\u00ebnjen dhe tjetri thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Prokuroria ka b\u00ebr\u00eb gaf\u00eb duke akuzuar dy d\u00ebshmi kund\u00ebrshtuese me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn akuz\u00eb. Apo Ilir Meta drejton prokurorin\u00eb dhe fut n\u00eb burg t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin Durim Bami-Frroku-Doshi, meq\u00eb nuk arriti t\u2019i vras\u00eb?<\/p>\n<p>Elvis Berisha<br \/>\nTom Doshi, p\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb fajtor, kurse Frroku, viktim\u00eb.<\/p>\n<p>England Xhafa<br \/>\nJo, nuk \u00ebsht\u00eb fajtor&#8230;<\/p>\n<p>Brunilda Arapi<br \/>\n\u00cbsht\u00eb viktim\u00eb e duos Rama-Meta se, p\u00ebrderisa Doshi paska th\u00ebn\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr, pse nuk e arrestuan q\u00eb n\u00eb shtator? Apo tani q\u00eb u b\u00eb publike, doli sajes\u00eb! Mjer\u00eb populli \u00e7far\u00eb politikan\u00ebsh ka, super mafioz\u00eb!<\/p>\n<p>Andi Cuka<br \/>\nTom Doshi nuk \u00ebsht\u00eb fajtor, p\u00ebr mendimin tim.<\/p>\n<p>Gjergj Suli<br \/>\nZgjedhjet po vijn\u00eb dhe Iliri t\u00eb b\u00ebj\u00eb gati valixhet, se kaq ishte pushteti p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Rud Luga<br \/>\nMafioz, rruga\u00e7 dhe injorant. U p\u00ebrdor nga qeveria dhe tani nuk \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm, ndaj edhe po e nxjerrin jasht\u00eb loje&#8230;<\/p>\n<p>Staro Mevlan<br \/>\nPopulli k\u00ebrkon qet\u00ebsi. N\u00ebse Doshi e Frroku jan\u00eb fajtor\u00eb, t\u00eb d\u00ebnohen; n\u00eb qoft\u00eb se nuk jan\u00eb, t\u00eb mos d\u00ebnohen. P\u00ebrsa i p\u00ebrket ligjit, ai duhet t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kjo \u00e7\u00ebshtje. N\u00eb Shqip\u00ebri ka shum\u00eb\u00a0\u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera pa zgjidhur. Kemi edhe vrasjen e deputetit Sokol Olldashi, \u00e7\u00ebshtjen Santos etj. etj. Shqip\u00ebrin\u00eb e ka marr\u00eb nj\u00eb grup mafioz\u00ebsh q\u00eb quhen politikan\u00eb dhe b\u00ebjn\u00eb loj\u00ebra me nj\u00ebrin-tjetrin.<\/p>\n<p>Fatma Hasani<br \/>\nN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb fajtor\u00eb, por gjithmon\u00eb dalin viktima&#8230; \u00c7udi!<\/p>\n<p>Alberto<br \/>\n\u00cbsht\u00eb &#8220;viktim\u00eb&#8221;. Po tani, me &#8220;arrestimin&#8221; e tij dhe t\u00eb Frrokut, u dekriminalizua gj\u00eb parlamenti?! Jo! Pse jo? Sepse t\u00eb 140 jan\u00eb plehra dhe jo vet\u00ebm duhet t\u00eb arrestohen, por edhe t\u00eb kalben n\u00eb burgun e Guantanamos.<\/p>\n<p>Zhuljan Menjani<br \/>\nEdhe n\u00eb qoft\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb fajtor, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i dal\u00ebsh kundra shtetit, aq m\u00eb tep\u00ebr kur n\u00eb krye t\u00eb shtetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriminel si Meta. Drejt\u00ebsia duhet t\u00eb veproj\u00eb dhe ne besojm\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Aurel Prenga<br \/>\nTom Doshi \u00ebsht\u00eb fajtor, e meriton plot\u00ebsisht t\u00eb jet\u00eb aty dhe m\u00eb vjen keq p\u00ebr Mark Frrokun se nuk e meriton t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb aty ku \u00ebsht\u00eb tani&#8230;<\/p>\n<p>Dori Belba<br \/>\nFajtor.<\/p>\n<p>Aldi M\u00ebnalla<br \/>\nViktim\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb tani q\u00eb e arrestuan sepse mori guximin t\u00eb fliste hapur para bot\u00ebs. K\u00ebshtu ndodh me ata q\u00eb flasin me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb?<\/p>\n<p>Agron Mema<br \/>\nMendoj se q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb dyja, sepse politika nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vesh asnj\u00ebher\u00eb se si vepron. Arsyet q\u00eb jep prokuroria p\u00ebr arrestimin e tij deri tani jan\u00eb argumetuar si garanci p\u00ebr vijueshm\u00ebrin\u00eb e hetimeve dhe jo se \u00ebsht\u00eb deklaruar fajtor, pasi kjo i takon gjykat\u00ebs. Por, komenti b\u00ebhet p\u00ebrsa u p\u00ebrket opinioneve dhe servirjeve nga organi i akuz\u00ebs. Fajtor sepse nuk e b\u00ebri denoncimin n\u00eb koh\u00eb? Nga ana tjet\u00ebr, pse nuk jepen argumente se pse Ilir Meta donte ta zhdukte fizikisht? Cila qe arsyeja e plasaritjes apo l\u00ebkundjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes tyre? I \u00e7uditsh\u00ebm mbetet fakti q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh se Doshi \u00ebsht\u00eb edhe viktim\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje sepse Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima u takua me Doshin pas debateve t\u00eb ashpra n\u00eb kuvend dhe drekoi me t\u00eb, por p\u00ebrs\u00ebri nuk ndryshoi asgj\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimin e Doshit, p\u00ebrkundrazi, u b\u00eb m\u00eb agresiv dhe plasi skandali. N\u00ebse k\u00ebto zbardhen sakt\u00eb, do t\u00eb kemi edhe nj\u00eb mendim t\u00eb sakt\u00eb, por si\u00e7 e thash\u00eb, ky\u00e7 mbetet biseda me Kok\u00ebdhim\u00ebn. Q\u00ebndrimet kontradiktore t\u00eb prokuroris\u00eb n\u00eb letr\u00ebr-k\u00ebrkes\u00ebn drejtuar kuvendit p\u00ebr arrestimin e dy deputet\u00ebve dhe afatet e saj kohore, tregojn\u00eb se ka batica dhe zbatica n\u00eb q\u00ebndrimin e k\u00ebtij organi.<br \/>\nPolitika shqiptare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb sfide dhe detyrimi p\u00ebr dekriminalizimin e kuvendit. Pik\u00ebrisht paraditen e s\u00eb enjtes, deputeti Frroku deklaron se po u arrestua ai, 50% t\u00eb deputet\u00ebve do t\u2019u hidhen prangat. Pra, \u00e7far\u00eb din\u00eb dhe nuk e thon\u00eb? Kjo i b\u00ebn fajtor\u00eb. Nd\u00ebrsa viktim\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm si rrjedhoj\u00eb e procesit t\u00eb dekriminalizimit, proces i cili e k\u00ebrkon nj\u00eb pretekst t\u00eb justifikuesh\u00ebm dhe t\u00eb besuesh\u00ebm. Po t\u00eb kemi parasysh, dy luft\u00ebrat bot\u00ebrore kan\u00eb pasur shkak vrasjen e nj\u00eb personi me mision t\u00eb posa\u00e7\u00ebm. Qartazi, k\u00ebt\u00eb q\u00eb po them, e tregon edhe q\u00ebndrimi diplomatik i akredituar n\u00eb Shqip\u00ebri. Politika \u00ebsht\u00eb n\u00eb ng\u00ebr\u00e7 dhe mund t\u00eb priten zhvillime t\u00eb reja t\u00eb paparashikuara, ndoshta edhe zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>Demush Zyli Zenelaj<br \/>\nFajtor. Besoj se prokuroria do luaj\u00eb rolin q\u00eb i takon p\u00ebr cilindo q\u00eb shkel ligjet; si p\u00ebr deputetin, ashtu edhe p\u00ebr njeriun e thjesht\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Anisa Krasta<br \/>\nAma, t\u00eb themi realitetin: Shumica e shqiptar\u00ebve e b\u00ebjn\u00eb politik\u00ebn si sporti, shkojn\u00eb me tifozll\u00ebk. Ai \u00ebsht\u00eb fajtor kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb, kjo q\u00eb b\u00ebri ky ishte plani i tij B; iu prish\u00ebn interesat se fuste ila\u00e7et e skaduara nga Mali i Zi. Kan\u00eb 20 vjet shqiptar\u00ebt q\u00eb pin\u00eb ila\u00e7e t\u00eb skaduara! Edi Rama \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb dhe duhet t\u2019i jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs se po mundohet t\u00eb b\u00ebj\u00eb shtet, por problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb Korrado Katani, por ka nj\u00eb opozit\u00eb dhe drejt\u00ebsin\u00eb si Espinoza! Shqip\u00ebria do shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet tamam shtet.<\/p>\n<p>Teo Tiran\u00eb<br \/>\nFajtor. Nuk \u00ebsht\u00eb adoleshent p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb viktim\u00eb.<\/p>\n<p>Eriksjano Mu\u00e7aj<br \/>\n\u00cbsht\u00eb i pafajsh\u00ebm! Ai thjesht mbrojti pozicionin e vet.<\/p>\n<p>Bardhi Caushi<br \/>\nK\u00ebsaj pyetjeje i p\u00ebrgjigjet vet\u00ebm gjykata!<\/p>\n<p>Lazim Xhafa<br \/>\nTom Doshi nuk \u00ebsht\u00eb fajtor, por nj\u00eb person q\u00eb do q\u00eb ta \u00e7oj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn atje ku i takon. Ku \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta? Popull i dashur, e v\u00ebrteta nuk gjendet, se kryetar palamenti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ufo.<\/p>\n<p>Medin Reshati<br \/>\nFAJTOR! Nuk i b\u00ebhet shantazh qeveris\u00eb n\u00eb form\u00eb rruga\u00e7\u00ebrie.<\/p>\n<p>Adelina Alku<br \/>\nTom Doshi nuk e meriton burgun. Vendin n\u00eb burg e ka Ilir Meta, me grupin q\u00eb e p\u00ebrkrah.<\/p>\n<p>Elton D Miraka<br \/>\nGjithmon\u00eb del nj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb mos punuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend dhe t\u00ebrhiqet v\u00ebmendja e popullit nga ajo \u00e7ka presim ne n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb te k\u00ebto historira pa bereqet. Mendoj se luhet di\u00e7ka e madhe q\u00eb ky vend t\u00eb mos ec\u00eb para.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arjan Bushati Si ka mund\u00ebsi q\u00eb Tom Doshi dhe Mark Frroku arrestohen p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn akuz\u00eb?! N\u00ebse t\u00eb dy kund\u00ebrshtojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, at\u00ebher\u00eb i bie q\u00eb nj\u00ebri g\u00ebnjen dhe tjetri thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Prokuroria ka b\u00ebr\u00eb gaf\u00eb duke akuzuar dy d\u00ebshmi kund\u00ebrshtuese me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn akuz\u00eb. Apo Ilir Meta drejton prokurorin\u00eb dhe fut n\u00eb burg t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8593,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[794],"class_list":["post-8657","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-tom-doshi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8657","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8657"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8657\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8593"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8657"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8657"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8657"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}