{"id":8656,"date":"2015-03-28T15:15:44","date_gmt":"2015-03-28T14:15:44","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8656"},"modified":"2015-03-28T12:49:48","modified_gmt":"2015-03-28T11:49:48","slug":"ata-qe-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-14","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/ata-qe-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-14\/","title":{"rendered":"ATA QE NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE. Nga Artan Kristo"},"content":{"rendered":"<p>ADRIATIK LLALLA<br \/>\nPa dyshim, personi m\u00eb interesant p\u00ebr t\u2019u intervistuar k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, ishte Kryeprokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, zoti Adriatik Llalla. Shum\u00eb pik\u00ebpyetje na lind\u00ebn n\u00eb kok\u00eb pas arrestimeve t\u00eb Tom Doshit dhe Mark Frrokut. Dhe jo vet\u00ebm neve, por edhe juve, t\u00eb dashur lexues, apo jo? Pse u arrestuan ata me akuz\u00ebn e d\u00ebshmis\u00eb e kall\u00ebzimit t\u00eb rrem\u00eb, kur t\u00eb gjith\u00eb dim\u00eb dhjet\u00ebra raste q\u00eb politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb akuza e d\u00ebshmi t\u00eb rreme dhe jo vet\u00ebm q\u00eb nuk jan\u00eb futur n\u00eb burg, por nuk u ka hyr\u00eb asnj\u00eb gjemb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb? A justifikohet futja e tyre n\u00eb burg p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim? Edhe pse duhet p\u00ebrg\u00ebzuar puna e shpejt\u00eb e prokuroris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nuk mund t\u00eb rrim\u00eb pa pyetur: Pse u mbyll kaq shpejt kjo \u00e7\u00ebshtje, kur dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra t\u00eb tjera zvarriten prej vitesh?<br \/>\nZoti Llalla, e p\u00ebrligji arrestimin e deputetit Mark Frroku edhe me faktin se at\u00eb e k\u00ebrkonte drejt\u00ebsia belge. Dakord, mund t\u00eb jet\u00eb edhe k\u00ebshtu, por tani e m\u00ebsoi zoti Llalla k\u00ebt\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka koh\u00eb q\u00eb flet gjith\u00eb Tirana?! P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kan\u00eb shkruar edhe gjith\u00eb gazetat muaj m\u00eb par\u00eb. Nuk i lexon zoti Llalla ato?<br \/>\nDesh\u00ebm ta pyesnim zotin Llalla edhe p\u00ebr di\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb na b\u00ebri p\u00ebrshtypje gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb komisionit t\u00eb debateve n\u00eb Kuvend. Prokuror\u00ebt e pranish\u00ebm aty nuk na b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditur asnj\u00eb prov\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb ruajtjes s\u00eb sekretit. \u00c7far\u00eb provash p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sekret kur flitet p\u00ebr d\u00ebshmi apo akuz\u00eb t\u00eb rreme?! Nga kush ruhet sekreti tani q\u00eb gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb e shkruar n\u00ebp\u00ebr media?!<\/p>\n<p>ILIR META<br \/>\nNuk e takuam k\u00ebt\u00eb jav\u00eb as kryetarin e Parlamentit, zotin Ilir Meta. Desh\u00ebm t\u00eb ndanim me t\u00eb disa mendime n\u00eb lidhje me ngjarjen m\u00eb t\u00eb bujshme t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, \u00e7\u00ebshtjen Doshi. \u00cbsht\u00eb dakord ai me arrestimet? I duken normale? Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ato sipas deviz\u00ebs s\u00eb tij: \u201cMe qet\u00ebsi e dashuri\u201d?! Desh\u00ebm ta pyesnim edhe p\u00ebr nj\u00eb fakt q\u00eb ai p\u00ebrmendi k\u00ebt\u00eb jav\u00eb: \u201cZoti Braho, tha ai n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb televizive, ka shum\u00eb video, dy prej t\u00eb cilave ia ka treguar edhe zotit Berisha\u201d. P\u00ebr \u00e7far\u00eb ishin ato video? Kund\u00ebr kujt ishin? Kund\u00ebr zotit Berisha? Pse ia ka treguar? Q\u00eb t\u00eb mbyll\u00eb goj\u00ebn?! Pse nuk i \u00e7on videot n\u00eb prokurori, zoti Braho? K\u00ebshtu do t\u00eb vazhdohet, si bandat mafioze, duke i b\u00ebr\u00eb presion nj\u00ebri-tjetrit, her\u00eb me video e her\u00eb me batuta misterioze prej \u201cpadrinoje\u201d?!<br \/>\nDesh\u00ebm ta pyesim zotin Meta edhe n\u00eb lidhje me nxjerrjen e fakteve \u201ctrondit\u00ebse\u201d (si\u00e7 i quajti zoti Braho) kund\u00ebr zotit Doshi: Pse duhet t\u00eb merret deputeti me verifikim kartelash e raportesh mjek\u00ebsore apo regjistrash t\u00eb gjendjes civile? Nuk jan\u00eb detyra t\u00eb prokuroris\u00eb k\u00ebto? N\u00ebse po, pse i hyni n\u00eb pjes\u00eb prokuroris\u00eb, ose pse nxirrni n\u00eb shesh \u201csekretet\u201d e saj?<\/p>\n<p>PJERIN NDREU<br \/>\nNj\u00eb nga enigmat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb jav\u00ebs nxori n\u00eb tregun mediatik edhe deputeti i PS-s\u00eb, Pjerin Ndreu. Ai deklaroi se \u201cq\u00ebkur i kapa 13 kg drog\u00eb dikujt me pozit\u00eb t\u00eb lart\u00eb, nuk po gjej qet\u00ebsi\u201d. Kush \u00ebsht\u00eb ky person, q\u00eb zoti Ndreu i ka kapur drog\u00ebn?! \u00cbsht\u00eb akoma me pozit\u00eb? Pse nuk shkon ai n\u00eb Prokurori? Mos ka frik\u00eb se e arrestojn\u00eb p\u00ebr d\u00ebshmi t\u00eb rreme? Mos e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb sepse thashethemet thon\u00eb se jav\u00ebn e ardhshme do t\u00eb arrestohet edhe ai, p\u00ebr shkak t\u00eb rrahjes me deputetin Strazimiri?! Si mendon ai, pse shtypi nuk foli pothuajse fare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb tij?! Mos vall\u00eb ky person t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb kapur droga, komandon edhe mediat e majta, edhe ato t\u00eb djathta?! Po PD-ja dhe zoti Berisha, q\u00eb nuk l\u00ebn\u00eb gj\u00eb pa komentuar, pse hesht\u00ebn ndaj k\u00ebsaj deklarate?!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ADRIATIK LLALLA Pa dyshim, personi m\u00eb interesant p\u00ebr t\u2019u intervistuar k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, ishte Kryeprokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, zoti Adriatik Llalla. Shum\u00eb pik\u00ebpyetje na lind\u00ebn n\u00eb kok\u00eb pas arrestimeve t\u00eb Tom Doshit dhe Mark Frrokut. Dhe jo vet\u00ebm neve, por edhe juve, t\u00eb dashur lexues, apo jo? Pse u arrestuan ata me akuz\u00ebn e d\u00ebshmis\u00eb e kall\u00ebzimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,101],"tags":[542,744],"class_list":["post-8656","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-ata-qe-nuk-intervistuam-dot","tag-artan-kristo","tag-gazeta-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8656","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8656"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8656\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8656"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8656"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8656"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}