{"id":8653,"date":"2015-03-28T14:15:20","date_gmt":"2015-03-28T13:15:20","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=8653"},"modified":"2015-03-28T12:46:25","modified_gmt":"2015-03-28T11:46:25","slug":"spartak-braho-llalla-po-ben-prova-gjenerale-per-arrestime-me-te-bujshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/03\/spartak-braho-llalla-po-ben-prova-gjenerale-per-arrestime-me-te-bujshme\/","title":{"rendered":"Spartak Braho: \u201cLlalla po b\u00ebn prova gjenerale p\u00ebr arrestime m\u00eb t\u00eb bujshme!\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Zotin Spartak Braho e takuam n\u00eb sall\u00ebn e parlamentit kur po b\u00ebnte prova me aparatin e projeksionit p\u00ebr t\u00eb shfaqur nj\u00eb video p\u00ebr deputet\u00ebt.<\/p>\n<p>Kaso Kosa: &#8211; Zoti Braho, e b\u00ebt\u00eb shfaqjen e videos suaj t\u00eb famshme?<br \/>\nSpartak Braho: &#8211; Mos m\u00eb pyet, Kaso! Kam dy jav\u00eb q\u00eb e mbaj n\u00eb gatishm\u00ebri k\u00ebt\u00eb aparat, por nuk po e shfaq dot videon sepse situatat po precipitojn\u00eb vrullsh\u00ebm. M\u00eb ngel\u00ebn videokasetat n\u00eb \u00e7ant\u00eb sepse s\u2019po gjej rastin e volitsh\u00ebm. Dit\u00ebn q\u00eb e pata gati gjith\u00e7ka, Berisha ma drodhi, nuk erdhi fare n\u00eb seanc\u00eb. Duket u tremb p\u00ebr vdekje nga ajo video q\u00eb ishte posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb. Ve\u00e7 kot e ka, sepse ky aparat q\u00eb montova, k\u00ebtu do ngelet deri dit\u00ebn q\u00eb do krijohen kushtet p\u00ebr ta shfaqur e p\u00ebr ta par\u00eb ai dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<br \/>\n&#8211; \u00c7anta juaj e zez\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e famshme, sepse thuhet se atje ruani dosje e video kompromentuese t\u00eb politikan\u00ebve shqiptar\u00eb. E v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo?<br \/>\n\u2013 \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb sepse kam nj\u00eb seri dosjesh dhe videosh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt. P\u00ebr shembull, kam p\u00ebr nj\u00eb politikan, i cili n\u00eb rinin\u00eb e tij ishte kamerier n\u00eb Rinas dhe b\u00ebnte shejtanll\u00ebqe me turist\u00ebt n\u00eb turnin e dyt\u00eb apo t\u00eb tret\u00eb. Dhe ai e di q\u00eb un\u00eb kam fakte, ndaj asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb ka atakuar gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve q\u00eb po merret me politik\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb politikan tjet\u00ebr kam nj\u00eb kaset\u00eb q\u00eb tregon se \u00ebsht\u00eb kapur me drog\u00eb n\u00eb Itali dhe \u00ebsht\u00eb edhe sot i skeduar si trafikant droge&#8230;<br \/>\n&#8211; Para dy jav\u00ebsh, Meta i tha Doktorit se nuk mund ta jepte dor\u00ebheqjen dy her\u00eb p\u00ebr Zenin. I zuri n\u00eb goj\u00eb pularin\u00eb, u fol p\u00ebr nj\u00eb video me seks&#8230;<br \/>\n\u2013 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, un\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb bllofin me dosjen p\u00ebr pularin\u00eb dhe me seks t\u00eb Priftit. Ai i ziu e h\u00ebngri dhe e pranoi q\u00eb ka nj\u00eb video t\u00eb till\u00eb. Pse, \u00e7\u2019u b\u00ebra un\u00eb, Sali Berisha, q\u00eb merrte nj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Gazidede apo Visho Lika dhe e jepte n\u00eb konferenc\u00eb shtypi si zbulimin e mendjes s\u00eb tij gjeniale? Ose tani q\u00eb i kan\u00eb rrjedhur trut\u00eb hiqet sikur i di t\u00eb gjitha, kur n\u00eb fakt nuk di asgj\u00eb; vet\u00ebm shpif ose lexon qyfyret e \u00e7unave e vajzave n\u00eb Facebook dhe i trumbeton si idet\u00eb e tij. Jo, jo! Un\u00eb kam ato q\u00eb m\u00eb duhen dhe do t\u2019i ekspozoj n\u00eb koh\u00ebn e duhur dhe n\u00eb vendin e duhur. P\u00ebr at\u00eb \u00e7ant\u00eb t\u00eb zez\u00eb, shum\u00eb deputet\u00eb po m\u00eb marrin \u00e7do dit\u00eb n\u00eb telefon dhe me takt m\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb, larg e larg, t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr videot e mia t\u00eb pafundme.<br \/>\n\u2013 Ama, duket se edhe Doshi \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr i k\u00ebtyre videove, pasi thuhet se ka filmuar edhe prokuror\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet or\u00ebs s\u00eb dor\u00ebs kur ata e merrnin n\u00eb pyetje&#8230;<br \/>\n&#8211; Edhe mua k\u00ebshtu m\u00eb duket, por hallall i qoft\u00eb n\u00ebse ka arritur t\u00eb filmoj\u00eb prokuror\u00ebt, sepse tregon q\u00eb kursin e filmimeve me Dritanin e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Nganjeher\u00eb, nx\u00ebn\u00ebsi del m\u00eb i mir\u00eb se m\u00ebsuesi dhe Doshi hyn te k\u00ebta t\u00eb suksesshmit. P\u00ebr Fufin, m\u00eb vjen inat se ai jo vet\u00ebm nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb video si t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt shqiptar\u00eb, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb po ua kalojn\u00eb edhe kameraman\u00ebve t\u00eb televizioneve, por as nuk i \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb z\u00ebri fare&#8230;<br \/>\n&#8211; Mir\u00eb e kujtuat&#8230; P\u00ebr vrasjen e Mhill Fufit, nuk u fol fare. Pse kjo heshtje?<br \/>\n&#8211; Mhilli \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i revoltuar dhe me t\u00eb drejt\u00eb. Madje, edhe m\u00eb i revoltuar se Doshi, pasi ka tri arsye t\u00eb forta p\u00ebr t\u2019u rervoltuar. S\u00eb pari, u revoltua me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb q\u00eb, pasi mori vesh se do ta vriste Meta, nuk e prishi fare terezin\u00eb t\u2019i tregonte q\u00eb t\u00eb merrte masa p\u00ebr t\u2019u mbrojtur me badigard\u00eb, si\u00e7 b\u00ebri Doshi. Pse t\u2019ia b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb i v\u00ebllai me t\u00eb cilin kishte shkuar shum\u00eb mir\u00eb? Ka filluar t\u00eb dyshoj\u00eb se i v\u00ebllai nuk e paska dashur kurr\u00eb dhe kjo e trishton m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019e revolton. Po ta keni v\u00ebn\u00eb re, ka nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb madhe morale, q\u00eb e reflekton n\u00eb \u00e7do q\u00ebndrim t\u00eb tijin.<br \/>\n&#8211; E kemi v\u00ebn\u00eb re dhe menduam se mos e ka me ata t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij&#8230;<br \/>\n&#8211; Me ata i ka ndar\u00eb urat e komunikimit dhe nuk u flet fare. Jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb revoltuar q\u00eb kishin mbi tre muaj q\u00eb e dinin dhe nuk e paralajm\u00ebruan, por duket prisnin q\u00eb ai t\u00eb vritej dhe me gjakun e tij t\u00eb ngrinin fitoret e partis\u00eb. Sidomos me zotin Berisha \u00ebsht\u00eb i revoltuar e i zem\u00ebruar. \u201cNuk zem\u00ebrohem me Edi Palok\u00ebn, m\u00eb tha, se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cop\u00eb mishi q\u00eb b\u00ebn vet\u00ebm \u00e7\u2019thot\u00eb Doktori, por jam i revoltuar me Doktorin p\u00ebr t\u00eb cilin arrita deri atje sa vram\u00eb nj\u00eb njeri n\u00eb La\u00e7 q\u00eb t\u00eb frik\u00ebsonim votuesit pro Met\u00ebs dhe ajo vrasje, sipas kanunit q\u00eb ka bekuar Doktori, m\u00eb \u00ebsht\u00eb faturuar mua. I bie q\u00eb po m\u00eb la gjall\u00eb Meta, t\u00eb ma marrin jet\u00ebn la\u00e7ian\u00ebt. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sakrific\u00eb timen n\u00eb fushat\u00eb duhej t\u00eb m\u00eb paralajm\u00ebronte Doktori, e jo t\u00eb rrinte pa vajtur as n\u00eb Prokurori e as t\u00eb m\u00eb njoftonte mua!\u201d.<br \/>\n&#8211; Po arsyen e tret\u00eb, e ka me Doshin?<br \/>\n&#8211; Jo, jo! T\u00eb tret\u00ebn e ka me Ilir Met\u00ebn. N\u00eb takimin q\u00eb b\u00ebri me mua p\u00ebr atentatin q\u00eb i kishte kurdisur Meta, m\u2019u ankua dhe m\u00eb tha se me Met\u00ebn e lan vet\u00ebm Kanuni, pasi e ka fyer m\u00eb r\u00ebnd\u00eb se Berisha, Paloka dhe i v\u00ebllai s\u00eb bashku. \u201cT\u00eb m\u00eb vriste Meta dhe ta kishte hallall, por ama t\u00eb vinte p\u00ebr kok\u00ebn time t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shum\u00eb si p\u00ebr Doshin dhe jo t\u00eb m\u00eb fyente duke m\u00eb ulur 5 her\u00eb. P\u00ebr at\u00eb vuri 500 mij\u00eb euro e p\u00ebr mua 100 mij\u00eb?! Kaq pa vler\u00eb jam un\u00eb? T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk m\u00eb duan n\u00eb PD e sidomos k\u00ebta deputet\u00ebt e Lulit, m\u00eb th\u00ebrrasin \u201cEj, pes\u00eb me nj\u00ebshi!\u201d\u201d.<br \/>\n\u2013 Ju, \u00e7\u2018mendoni p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb zhurm\u00eb p\u00ebr vrasjet?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb jam i revoltuar me Met\u00ebn edhe m\u00eb shum\u00eb se Doshi dhe Fufi t\u00eb marr\u00eb s\u00eb bashku n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Si mundi t\u00eb porosiste dy vrasje dhe nuk mori mendimin tim q\u00eb i kam q\u00ebndruar aq pran\u00eb p\u00ebr \u00e7do problem q\u00eb i ka dal\u00eb duke e ndjekur me dosje e \u00e7ant\u00ebn e zez\u00eb nga prapa? S\u00eb pari, me ato gjasht\u00ebqind mij\u00eb euro un\u00eb e vrisja vet\u00eb edhe Doshin, edhe Fufin dhe hidhja festen mbi sy.<br \/>\n\u2013 Parmbr\u00ebm\u00eb, u b\u00eb arrestimi i Doshit dhe Frrokut, por opinionist\u00ebt thon\u00eb se arrestimet jan\u00eb t\u00eb pamotivuara&#8230;<br \/>\n&#8211; Kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, por ka nj\u00eb holl\u00ebsi q\u00eb k\u00ebta opinionist\u00eb, nuk e din\u00eb. Marku dhe Toma ishin shum\u00eb miq e shok\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb dhe do t\u00eb ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr Doshin t\u00eb ikte i vet\u00ebm n\u00eb burg. I shoq\u00ebruar nga miku i tij do t\u2019i b\u00ebhet burgu m\u00eb i leht\u00eb. Pastaj, mos harroni se ky arrestim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj demonstrimi force nga ana e prokuroris\u00eb e cila po b\u00ebn prova gjenerale p\u00ebr arrestime akoma m\u00eb t\u00eb bujshme n\u00eb t\u00eb ardhmen. Do t\u00eb jen\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto, arrestimet e bujshme, p\u00ebr t\u00eb cilat kryeprokurori yn\u00eb trim deklaroi para disa koh\u00ebsh n\u00eb mes t\u00eb Evrop\u00ebs se do t\u00eb ndryshonin fatin e Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe e them me bindje se fati i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e Llall\u00ebs.<\/p>\n<p>Bisedoi me shaka: Kaso KOSA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zotin Spartak Braho e takuam n\u00eb sall\u00ebn e parlamentit kur po b\u00ebnte prova me aparatin e projeksionit p\u00ebr t\u00eb shfaqur nj\u00eb video p\u00ebr deputet\u00ebt. Kaso Kosa: &#8211; Zoti Braho, e b\u00ebt\u00eb shfaqjen e videos suaj t\u00eb famshme? Spartak Braho: &#8211; Mos m\u00eb pyet, Kaso! Kam dy jav\u00eb q\u00eb e mbaj n\u00eb gatishm\u00ebri k\u00ebt\u00eb aparat, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8655,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,99],"tags":[117,866],"class_list":["post-8653","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kaso-kosa","tag-kaso-kosa-2","tag-spartak-braho"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8653","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8653"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8653\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8655"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8653"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8653"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8653"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}